Berisha përpiqet të bindë skraparllinjtë, se Rama i ka fyer

June-12-23-2-28IMG_0265Kryeministri Berisha gjatë prezantimit në Poliçan të Skraparit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Beratit ka sulmuar kandidatin socialist Fidel Ylli. Ai e ka konsideruar Yllin një miliarder që ka shkelur Kushtetutën, pasi kishte në zotërim një radio.

Berisha është përpjekur t’i bindë skraparllinjtë se Rama i ka fyer ato, siç ka fyer edhe Tropojanët.

“Vëllezër e motra,këtu tek ju, në garë është Astrit Veliaj dhe nga ana tjetër, në garë është Fidel Ylli. Mendoni të dy i keni të  gjakut tuaj, por ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder, i cili humbi mandatin në parlament, sepse duke shkelur Kushtetutën, radion e tij ia dha të motrës dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Veliaj është gjithashtu biznesmen, por me lekët e tij hapi universitetin e parë privat në Shqipëri me tarifa publike për ju, për Beratin, për Skraparin, për mbarë Shqipërinë. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis ndjenjave të atdhetarizmit, dashurisë dhe respektit për ju të Astrit Velisë dhe makutërisë,  pangopësisë të shokut Fidel Ylli. Nga ana tjetër, e thashë edhe në Çorovodë, do ta them edhe këtu tek ju, duhet t’i kërkoni zotit Ilir Meta ta sjellë Edi Ramën, në këtë shesh, për të kërkuar të falur për fyerjen me gjeografinë. Një ditë fyen pse je nga Skrapari, ditën tjetër nga Tropoja, ditën tjetër nga ky apo ai rreth. Një ditë do vijë t’ju thotë, unë jam nga Skrapari, në Tropojë u thotë e kam origjinën nga Geghyseni. Ai bëhet një personazh qesharak, por fyerjet me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme”,- tha Berisha.

 

Kërkon të përdhunojë fqinjën, arrestohet

policia-elbasanPolicia e Elbasanit ka arrestuar sot një 29-vjecar, i cili kishte hyrë me forcë në shtëpinë e fqinjës, duke kryer vepra të turpshme me të.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Thanë ku 29-vjeçari Besmir Murati ka thyer xhamat e dritares së banesës së 28-vjeçares me inicialet A. Toska e cila ndodhej në shtëpi vetëm me vajzën e saj të mitur dhe ka hyrë brenda duke kryer edhe veprime të turpshme.

Sipas policisë arrestimi i 29-vjeçarit Murati u bë pas denoncimit që ka bërë 28-vjeçarja në polici.

 

Rama: 23 qershori, për të zgjedhur mes rrënimit dhe rilindjes

mitingu-psKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se zgjedhjet e 23 qershorit janë për të zgjedhur mes rrënimit dhe rilindjes.

Duke folur në një aktivitet me tëmë “Tironsit për Rilindjen”, kryesocialisti Rama se në 23 qershor do të merret një vendim për “çfarë Shqipërie duam nesër”.

“Zgjedhjet e 23 qershorit është më tepër se zgjedhja mes dikujt e dikujt tjetër. Ka moment në historinë e një vendi ku zgjedhjet janë më shumë se zgjedhje mes palësh.  Zgjedhjet në  vitin 92 ishin zgjedhje mes të shkuarësh  dhe të ardhmes, zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje mes rrënimit të mëtjeshëm dhe një rilindje qytetare. Janë zgjedhje për të marrë një vendim për çfarë Shqipërie duam nesër që ti ngjajë më shumë për keq kësaj që kemi tani, ku ka papunësi, arsim jo cilësor, analfabetizëm që rritet, shërbim shëndetësor me para në dorë, plehra që importohen nga jashtë, vend që ka ujë por që nuk pi dot ujë apo të një shoqëri normale ku puna mos të jetë privilegj” tha Rama.

Kryesocialisti Rama premtoi se pas fitores së PS-së në 23 qershor ai do të shikojë me përparësi të gjitha hallet dhe problemet e qytetarëve.

“Ju siguroj duke votuar për PS-në dhe nr 29 ne nuk do të bëjmë magji sepse nuk kemi shkop magjik por një gjë zotohem që hallet e njerëzve do të jenë hallet e mia, problemet e njerëzve do të jenë problemet e mia sepse unë kam bindjen se Shqipërisë i ka munguar shteti” tha Rama.

Rama: Qeveria e re në anën e punëtorëve

945416_10151456940046523_1411267374_nNga Bulqiza kreu i PS, Edi Rama, premtoi nje qeveri qe do jete ne anen e punetoreve, per ti dhene fund skllaverimit te tyre. Pas 23 qershorit, Rama tha se do te marre fund shkelja e kontratave konçensionare qe synojne vetem grabitjen e nentokes shqiptare.

“Në katër vite unë do jem krah për krah me ju për ti dhënë fund grabitjes së kësaj pasuri kombëtare, për t’i dhënë fund shkeljeve të vazhdueshme në kontratave koncensiobnare në kurrizin tuaj” tha

Nga Bulqiza, Rama denoncoi edhe presionin qe po i behet qytetareve me ndihmen ekonomike.

“Ndihma ekonomike iu është vënë si lak në fyt qytetarëve. Ne do ti japim fund këtij turpi që nuk ka fjalë për tu përshkruar, kësaj loje të ndyrë. Askush nuk iu ofron punë jo se nuk duan të punojnë. Programi ynë i Rilindjes ndihmën ekonomike do ta shndërrojë nga lëmoshë për të mbajtur peng të varfërit, në një formë për punësimin e të gjithë atyre që duan punë”, tha ai.

Ndërkohë në një bashkëbisedim me banorë të Klosit Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbrit.

“Përsa i takon gjërave që s’ka bërë, PD-ja e drejton gishtin tek ne. Madje unë rezultoj se kam bllokuar gjithë Shqipërinë, jo rrugën e Arbrit, gjëja më e vogël. Puna është se pse nuk e ka ndërtuar PD-ja, atë. Ajo që është bërë është sa për sy e faqe, sa për të shkatërruar mjedisin dhe unë ju them se ne do ta bëjmë rrugën e Arbrit. Dhe ne do bëjmë të gjitha rrugët, ndryshe nga këta. Kjo rrugë hyn tek projektet strategjike, që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet” deklaroi Rama.

Vota e 23 qershorit për kryesocialistin është një votë për të vendosur qytetarët se në çfarë Shqipërie duan të jetojnë.

“Nuk duhet të vendosni a do fitojë Sala apo Edi por a do të vazhdojë rrrënimi apo do fillojë rilindja. Shqipëria duhet të vendose se kur ju bie sëmundja në shtëpi dhe kur janë të papunë, të gjithë ata që nuk kanë lekë të vendosin nëse do vazhdojnë me shërbim shëndetësor me lekë apo falas. Turp është ta themi në shekullin e 21 në vitin 2013 të vendosi a do vazhdojë pa ujë për të pirë e për të vaditur tokën, apo do cojë ujë në cdo rubinet e parcelë, a do ta lërë fshatin në rrënim apo do fillojë rilindjen duke rilindur fshatin. Do vendosi të vazhdojë të mbytet Shqipëria nga plehrat apo do bëhet vendi i bukur dhe i ndershëm që gjithë shqiptarët meritojnë”, tha ai më tej.

Berisha 90% e familjeve shqiptare kanë ujë rubineti, Censusi 4083 familje pa tualet në shtëpi

June-12-16-31-19FOTO7Kryeministri Berisha ka qenë sot në disa komuna të qarkut të Elbasanit, ku fillimisht u ndal në Labinot-Mal për të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së re 9 vjecare Osman Sllami-Guri i Zi me një investim me vlerë 17 milion lekë.

Nga Labinoti, Kryeministri Berisha ka sulmuar sërish liderin opozitar Rama duke i thënë se Shqipëria nuk është mesjetë dhe se 90% e shqiptarëve kanë ujë rubineti. Ndërkohë deklaratat e Kryeministrin duken të bien në kontradiktë,  kur vetëm jo pak kohe më parë studimi i censusit kishte konstatuar, se një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare ( 2336 familje në Shkodër , 1567 familje në Tiranë dhe 180 familje në Gjirokastër, nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre).

“Kryetari shoferi i autobuzit mavi kalon nga një vend në një vend tjetër dhe u thotë qytetareve këtu është mesjetë, këtu s’ka ujë. Në vitin 2005 vetëm 60 %  e shqiptarëve kishin ujë rubineti. Sot, kjo shifër po shkon mbi 90 %, por as atëherë nuk ishte mesjetë, as tani nuk është mesjetë, por tani është një përpjekje e fuqishme, për zhvillimin e Shqipërisë, për zhvillimin  e Labinotit, e Elbasanit dhe ne po ecim përpara.

Çdo njeri e kanë dorë të kontribuojë në zhvillim dhe secili prej jush ka kontributin e vet të madh, të gjithë qytetaret pa përjashtim. Ky kontribut bëri të mundur anëtarësimin tonë në NATO. Ky kontribut bëri të mundur lëvizjen e lirë pa viza në Evropë, ky kontribut bëri të mundur firmosjen e stabilizim asocimit, ky kontribut bëri të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat së shpejti. E bllokoi për 236 ditë shoku i autobusit mavi, në fund u dorëzua dhe ne do të marrim statusin.

Ndaj dhe le ta lëmë shokun e autobusit mavi të çlodhet në autobusin mavi dhe ne të vazhdojmë bashkë të lodhemi dhe të djersijmë për të realizuar objektivat tona fisnike, të punojmë më shumë për veten tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë , për Labinot-Malin, për Elbasanin, për Shqipërinë”-, tha Berisha.

 

Survejimi Amerikan revolton PE-në

foto ilustruese
foto ilustruese

Zbulimi i ekzistencës së projektit të survejimit Amerikan, nëpërmjet programit ‘Prism’, ka shkaktuar reagime  të forta në Parlamentin Europian. Implikimet për jetën private, ruajtjen e të dhënave dhe bashkëpunimi i sigurisë ka qenë në fokus të polemikave. Besimi përballë partnerëve amerikane është tronditur dhe pritet të reflektohet edhe në Marrëveshjet e ardhshme dypalëshe, SHBA-BE. 

Denoncimi publik i Edward Snowden, mbi përgjimin masiv elektronik amerikan, ka shkaktuar tronditje diplomatike, që kanë prekur edhe Parlamentin Europian. Baza ligjore është FISAA (Foreign Intelligence Surveillance Amendment Act) dhe është adoptuar për herë të parë më 2008, nën qeverinë Bush dhe me pas është miratuar edhe për 5 vjet të tjerë, më 29 dhjetor 2012. Ky kornizë ligjore përcakton kuadrin e survejimit numerik të qytetarëve amerikanë dhe jo amerikanë. Neni 1881a autorizon de facto,  në kuadrin e Politikës së Jashtme të vendit, një survejim në masë të  personave, që jetojnë jashtë SHBA-së dhe që nuk kanë kombësi amerikane.

Çka do të thotë, se të gjithë të huajt, jashtë territorit amerikan mund të jenë objekt i një survejimi politik, që vjen nga përtej Atlantikut. Dhe ky survejim mund të bëhet në veçanti përmes infrastrukturës  të furnizuesve amerikanë si Google, Microsoft, Amazon, Apple, Dropbox, Facebook, PalTalk, Skype, AOL, etj. Investigimet e kryera nga ‘Wired’, kishin zbuluar ndërtimin e një baze të dhënash gjigande në Utah, nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar. Kjo bazë do të jetë e fuqishme për grumbullimin e miliarda të dhënave në rrugë elektronike. 

Edward Snowden
Edward Snowden

Edward Snowden, i cili ka arritur të ketë akses në dokumentet Top Secret të Agjencisë së Sigurimit Kombëtar Amerikan, ka deklaruar: 

“Edhe pse ju nuk po bëni asgjë të keqe, ju jeni duke u vëzhguar dhe regjistruar dhe kapaciteti i stokimit të të dhënave në sistem rritet çdo vit. Edhe pse ju s’mund të keni bërë asgjë të keqe, mjafton vetëm që ju të ngjallni një dyshim eventual, qoftë edhe nëpërmjet një telefonate të gabuar dhe ato mund të përdorin sistemin, për të kontrolluar gjithçka dhe vëzhguar çdo vendim, që ju keni marrë, të gjithë miqtë me të cilët ju keni diskutuar diçka të veçantë dhe ato mund t’ju sulmojnë ju, mbi këtë bazë të derivuar të dyshimit. Nga një jetë e pafajshme, mund të transformojmë këdo, në një person keqbërës”. 

Debatet në PE, kanë qenë të forta dhe shumë eurodeputetë janë prononcuar të indinjuar në lidhje me këto akte. Komisioneri Tonio Borg, i ngarkuar për çështjet e Shëndetit dhe Politikën e Konsumatorëve, në emër të Komisionit Europian ka deklaruar, se programe të tilla si ‘Prism’ vënë potencialisht në rrezik të drejtën themelore për jetë private dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve evropianë. Ai shtoi gjithashtu, se Komisioni Europian do të ngrejë këtë çështje për diskutim gjatë mbledhjes ministeriale BE-SHBA, që do të mbahet të premten në Dublin, duke nënvizuar se, në një demokraci, organizmat e aplikimit të ligjit duhet të ndjekin rregullat.

Reagimet të forta ka pasur edhe nga grupet politike në PE:

“Të dhënat e mia, më përkasin mua, kjo është pika kyçe e mendimit europian mbi ruajtjen e të dhënave”- ka deklaruar deputeti demokrat kristian gjerman Manfred Weber, Zv. President i PPE. “ Edhe pse është totalisht e papranueshme që SHBA të ketë ligje të ndryshme për qytetarët amerikanë dhe për qytetarët e vendeve të tjera…”- ka shtuar ai.

Deputeti demokrat, socialist britanik Claude Moraes, ka folur për një “dhunim madhor të besimit, jo konform ligjit mbi ruajtjen e të dhënave në Bashkimin Europian”, duke paralajmëruar se,  “ekuilibri vital midis sigurisë dhe nevojës për ruajtjen e të dhënave duhet të garantohet”. “Besimi qartësisht është thyer. Ne duhet të garantojmë që trajtimi i të dhënave të qytetarëve europianë nga autoritetet publike amerikane të bëhet sipas normave tona”,-ka shtuar ai.

“Ne po zhgënjejmë qytetarët europianë dhe duhet të na vijë turp”,-  ka deklaruar deputetja demokrate liberale flamande, Sophie In’t Veld. “Obama i deklaroi qytetarëve të tij : Mos u shqetësoni, ne nuk ju spiunojmë si qytetarë, ne spiunojmë vetëm të huajt”, por të huajt, jemi ne. Ç’lloj marrëdhënie specifike është kjo”, – shtoi ajo.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për ruajtjen e të dhënave, por gjithashtu për demokracinë dhe primovimin e së drejtës, që nuk mund të jetë konform me survejimin masiv të qytetarëve përreth botës”,- deklaroi deputeti i gjelbërt Jan Philipp Albrecht, i ngarkuar për raportim mbi legjislacionin e ri të ruajtjes së të dhënave.

“Iniciativat e denoncuara deri më tani kanë mohuar, se kanë vepruar përtej kuadrit ligjor….gjithsesi, ne jemi këtu duke na u drejtuar gishti, disa prej jush duke mbajtur një fjalim antiamerikan apo anti-Komision “- deklaroi deputeti anglez Timothy Kirkhope, anëtar i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Europian.

Deputeti sllovak Jaroslav Paska, anëtar i grupit Europë, Liri, Demokraci, shpjegon : “Ne duhet të adoptojmë të njëjtat sanksione kundër këtyre iniciativave, si ato që aplikojmë ndaj akteve të tjera, që dhunojnë ligjet. Sjellja paranojake e partnerëve tanë amerikan është e papëlqyeshme”.

Deputeti francez Marie-Christine Vergiat, anëtar i grupit Konfederal të së Majtës Unitare europiane dhe së majtës së gjelbër nordike, shpjegoi, se dyshimi kryesor është se “qytetarët europianë nuk përfitojnë nga të njëjta të drejta, si qytetarët amerikanë”.

Megjithë tronditjen që ka shkaktuar lëvizja e palës amerikane, disa eurodeputetë mendojnë, se disa qeveri mund të jenë bashkëpunëtore dhe thonë, se kjo mund të influencojë së shpejti në Marrëveshjen Tregtare dhe të Investimit, që pritet të realizohet midis SHBA-së dhe BE-së.

 

Presidenti Slloven: Europës i nevojitet një Kushtetutë e Re

Presidenti Slloven Borut Pahor/foto PE
Presidenti Slloven, Borut Pahor/foto PE

Presidenti Slloven Pahor, në fjalimin e mbajtur dje para Parlamentit Europian, ka prezantuar vizionin e tij për të ardhmen e Europës. Pahor ka vlerësuar, se Europës i nevojitet një Kushtetutë e re, në emër të mbrojtjes së paqes, për të ruajtur mirëqenien e qytetarëve evropianë dhe për të përballuar krizën aktuale. Pahor ka parashtruar idenë e një projekti të ri kushtetues, që mund t’i nënshtrohet një referendumi për të qenë legjitim. 

Presidenti Slloven ka deklaruar përpara eurodeputetëve, se shumë shpejt Traktati i Lisbonës do të jetë i pamjaftueshëm, për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që ato përfaqësojnë. Ai theksoi se BE nuk është në të njëjtat kushte, si fuqitë e tjera të mëdha në përballjen e krizës, për sa i përket institucioneve dhe mjeteve në zotërim. Ai hodhi idenë, se një bashkëpunim do të garantonte paqen, si bazë të mirëqenies. Në këtë kuadër ai vlerësoi, se një thellim i integrimit evropian është më se i nevojshëm, duke gjykuar se momenti më i mirë për fillimin e punimeve mbi këtë kuadër, do të ishte pas zgjedhjeve elektorale të vitit të ardhshëm.

Presidenti i PE-së Martin Schulz, deklaroi gjithashtu se idetë e prezantuara nga Presidenti Slloven mund të shkaktojnë reagime, por ai vlerësoi se, Parlamenti është një vend i nevojshëm ku vendimet mund të merren nëpërmjet dialogimit.

Rifutja në skenë e një debati mbi nevojshmërinë e krijimit të një Kushtetute Europiane, nuk është e shkëputur nga idetë e hedhura mbi një integrim të thelluar të Unionit Europian. Deklarimet e Kancelares gjermane Merkel, për një Union të thelluar politik, janë në të njëjtën vijë logjike me rekomandimet e analistëve të ndryshëm për daljen e unionit nga kriza dhe për një stabilitet të mëtejshëm.

 

 

 

Gjendet i varur biznesmeni italian

vetvarjeNjë 50-vjeçar, është gjetur nga policia i varur me litar, 4 ditë pas zhdukjes, në apartamentin ku jetonte prej 2 vitesh në Durrës.
Në rrethana shumë të dyshimta, 50-vjeçari Haxhi Ismailaj, ose Rino di Fiore, me identitet të dyfishtë, me shtetësi shqiptare e nënshtetësi italiane, lindur në Tiranë e banues prej dy vjetësh në plazhin e Durrësit, është gjetur i varur në apartamentin që kishte me qira në lagjen 13 në Durrës. Burimet policore bënë me dije zyrtarisht, se zhdukjen e tij gjatë katër ditëve e kishin denoncuar dy gra në polici. Ndërsa në datën 8 qershor, ditën që dyshohet se është kryer akti i vetëflijimit, një tjetër femër e ka denoncuar 50-vjeçarin për plagosje të lehtë. Policia po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvarje, megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.vetvarje

Shqipëria ka dështuar në mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi ekonomik

VIETNAM_(F)_1110_-_Traffico_bambiniNë  një deklaratë, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, kërkon të shpreh revoltën e saj për dështimin e Shtetit Shqiptar për të eleminuar punën dhe shfrytëzimin ekonomik të fëmijëve që prej vitit 2001 e deri më sot.

“Studimi Kombëtar mbi Punën e Fëmijëve në Shqipëri vlerëson se 57,000 femijë ose 8,2 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeçare punojnë. Shkalla e punësimit të fëmijëve është vlerësuar të jetë 7,7%, ku djemtë priren të kenë një shkallë më të lartë punësimi sesa vajzat, duke punuar mesatarisht 18,7 orë në javë. Studimi tregoi se 40,9% e fëmijëve angazhohen në shërbime të papaguara dhe punë familjare. Kjo përqindje rritet me moshë, duke arritur 68,8 për qind të fëmijët e moshave 15-17 vjeç. Fëmijët harxhojnë mesatarisht 7.2 orë në javë të angazhuar në shërbime të papaguara familjare” thuhet në deklaratë.

Kërkesat e CRCA-së për qeverinë shqiptare

CRCA Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, i drejtohet me këtë deklarate publike Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punës, duke i kërkuar sa më poshtë:

1. Përgatitjen e Planit Kombëtar për Eleminimin e Punës së Fëmijëve, një detyrim ky i shtetit shqiptar që prej vitit 2001;

2. Ushqim falas për çdo femijë që ndjek kopshtin dhe shkollën dhe ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe jeton në varferi;

3. Të ratifikojnë Konventën Nr. 189 të ILO-s në lidhje me Punëtorët në Familje, një instrument i ri ndërkombëtar që kërkon ndalimin e punës ë fëmijëve në familje;

4. Zbatimin rigoroz të ndryshimeve të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë specifike Nenit 124, paragrafi C, ku tashmë dënohen të gjitha format e shfrytëzimit të fëmijëve si ‘Detyrimi, shfrytëzimi, shtytja ose përdorimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo arsimimin e tij’.

CRCA në Shqipëri është një organizatë me një histori të gjatë në luftën për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore të fëmijëve. Që nga viti 1997 ajo punon dhe avokon për të mbrojtur dhe  avancuar të drejtat e fëmijëve në Shqipëri, si dhe për t’i garantuar çdo fëmije të drejtën që të dëgjohet dhe mendimet e tij të merren në konsideratë.

Janet Jackson largohet nga familja

janet-jackson (1)Janet Jackson raportohet se ka ndërprerë  lidhjen me vëllezërit e saj.

Këngëtarja 47-vjeçare, vazhdimisht i kishte mbajtur financiarisht vëllezërit e saj, por tani është lodhur.

“Janet ka qenë shumë e sjellshme kurdo që ndonjë prej familjes së saj ka ardhur te ajo për t’i kërkuar para. Por duket se paratë që ajo u kishte dhënë kurrë nuk kishin mjaftuar, dhe ishte vetëm çështje kohe para se Janet të shkëpuste lidhjet”.

“Janet madje i është dashur ta ndërrojë numrin e telefonit, nëna e saj, Katherine, ishte e vetmja anëtare e familjes me lidhje të drejtpërdrejtë te ajo. Por tani vëllezërit e Janet përpiqen ta gjejnë atë përmes nënës së tyre”, ka thënë burimi