Berisha: PS shan, mashtron, trillon dhe mallkon

56

June-11-22-8-49IMG_8740Kryeministri Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë të Tiranës, në tubimin elektoral me banorë të lagjes 4 të kryeqytetit. Ai theksoi arritjet e qeverisë së tij, duke theksuar, se është derdhur djersë e madhe së bashku me popullin, për këto suksese.

Këto vite nuk kanë qenë vite të lehta, por këto vite, mundi, djersa e secilit prej jush, puna dhe përkushtimi kanë qenë më të çmuara se kurrë sepse këto vite ne së bashku bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Tiranën, kryeqytet të  një vendi anëtar të NATO-s. Me mbështetjen tuaj, përkushtimin tuaj, ne ia dolëm të heqim vizat, të lëvizim të lirë në mbarë Evropën me dinjitet të plotë siç na takon. Së bashku ne ia dolëm të firmosim marrëveshjen e stabilizim asocimit, kontratën më të madhe me Evropën, të meritojmë statusin e kandidatit dhe më në fund ti imponojmë atij, që na bllokoi për 236 ditë, të votojë tre ligj. Statusi i kandidati na pret gjatë muajve që vjen, pasaporta e qytetarëve të Tiranës, të Shqipërisë drejtë të ardhmes së tyre të ndritur.

Së bashku, me lumenj djerse pune dhe përkushtimi ne arritën në kulmin e krizës të vazhdojmë rritjen ekonomike. Çdo miligram, çdo centimetër është djersë e juaj, është mundi juaj, është përkushtimi juaj, është meritë e juaja. Së bashku ia dolëm të hapim për Tiranën një kapitull të ri, kapitullin e Tiranës së shekullit të 21”,-tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, nuk ka munguar dhe sulmi ndaj kundërshtarëve të tij duke e konsideruar alternativën socialiste si mashtruese, trilluese dhe mallkuese.

Cila është alternativa tjetër? Mashtrime, trillime, sharje dhe mallkime.  Por ato le ti hedhim me një akt dhe të mos konsumojmë asnjë minutë duke u marrë me to. Le t’ia lemë shokut të çlodhet në autobuz. Vazhdo të çlodhesh. Ne le të vazhdojmë në përpjekjen tonë të mëtejshme për të ulur më tej taksat, për të ndërtuar një jetë më të mirë, për  të ecur drejt Europës dhe të vazhdojmë për një punësim më të madh, rrogave më të larta, mirëqenie  më të madhe, për Tiranën ëndrrës së qytetarëve të saj”,- deklaroi Berisha.