Rama: Do t`i japim fund historisë përçarëse të shqiptarëve

63

rama6Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot në Peshkopi kandidatët për deputetë për qarkun e Dibrës.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbërit dhe investime të mëdha për Dibrën që sipas tij është braktisur nga qeveria.

“Jam jashtëzakonisht i mrekulluar nga kjo pamje dhe kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë për Dibrën që do ti bëjmë realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit që Dibra të mos jetë e izoluar. Pas 23 qershorit Dibra nuk do të jetë më e rrënuar, Dibra nuk do të jetë më e braktisur.  Numri 29 është numri i bekuar që do të çlirojë energjitë dhe pasionet e këtij populli për një liri dhe rilindje kombëtare” tha Rama.

Kryesocialisti Rama theksoi më tej se pas 23 qershorit do t`i jepet fund historisë së përçarjes së shqiptarëve dhe do t`i hapet rrugë rilindjes së Shqipërisë.

“Nuk kemi ardhur këtu për të treguar përralla se ka kush i tregon përrallat. Ne kemi detyrën historike të rilindim Shqipërinë duke i hapur rrugë çdo familje të zakonshme pavarësisht bindjes partiake, pavarësisht ku jetojnë në qytet apo në fshat, pasi historia e një Shqipërie të përcarë, historia e urrejtes mes veti ka sjellë rrënimin që ne do ta ndalim në 23 qershor. Për hapur derën e një histroie që njerëzit shihen si njerëz dhe jo si zgjedhës” tha Rama.