Në mes të Kryeqytetit shpërndahen ndihma ushqimore, në këmbim të votës për PD-në

61

123Në kulmin e denoncimeve mbi shkeljet ligjore në këtë fushatë, vjen dhe denoncimi i radhës nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’. Shpërndarje e ndihmave ushqimore, në këmbim të votës për Partinë Demokratike. ‘Fiks Fare’ ka transmetuar pamje dhe filmime duke treguar, se si banorët hynin në një dyqan në rrugën ‘Myslym Shyri’, që tregton bojëra të ndryshme dhe aty mbusheshin qeset me ushqime dhe qytetarët dilnin me radhë njëri pas tjetrit. Stafi që merrej me këtë punë i përkiste Gazmend Dibrës.

Gazetarët investigativ të ‘Fiks Fare’ kanë arritur të penetrojnë deri tek personat që i merrnin ndihmat, duke marrë informacione të mëtejshme se si funksiononte situata, ku të paktën 5 persona ishin të aktivizuar në shpërndarjen e tyre. Në shkëmbim të votës për nr. 44 në listë, banorëve iu janë shpërndarë tre pako makarona, 2 litra vaj, tre kg miell dhe tre kg oriz.

Banorët e pyetur nga gazetari i cili kishte hyrë në rolin e një qytetari të thjeshtë, shprehnin revoltën e tyre se si ky sistem i nëpërkëmb duke i gënjyer me ushqime për një ditë dhe duke i lenë pa ngrënë për 4 vjet. Në qese personat e ngarkuar për shpërndarje u vinin dhe fletën me nr. 44 për kujtesë. Banorët iu shprehën gazetarit se ushqimet do i marrin, por votën nuk do ia japin PD-së.

Biseda e gazetarit me qytetarët, që sapo kishin marrë ndihmat ushqimore

Fiksi– Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja– Po, a e ke emrin?

Fiksi-  Duhet me emër ë?

Qytetarja– Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi– Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja– Po.

Qytetari– Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja– Tek kjo ku shiten bojërat.

Qytetari– Ëhë tek Çimi.

Fiksi- E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja– Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi– Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja- I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20.000 lekë bëjnë.

Qytetari- Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja– Edhe një pulë.

Fiksi– Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari- Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja– Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari– Kaq gjë duam ne.

Fiksi– Me kaq gjë ë?

Qytetarja– Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ja futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte folë ai komshiu im.

Fiksi– Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja– Një Çimi, Çimi.

Fiksi– Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja– Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi– Jo unë.

Qytetarja– A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këto që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pasë hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë, më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq, i thashë. Unë nuk dua me ja thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari– Dëgjo…

Qytetarja– Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari– Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja– Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ja the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari– Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20.000 lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja- Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri!

410

 

 

 

 

 

 

 

 

315