Hapet tuneli i Krrabës, Berisha: Blushi të mbajë premtimin

berisha-krrabeNë ceremoninë e inagurimit të tunelit të Krrabës, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e gjeneratave.

“Urime më vllazërore për këtë ditë e cila do të mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale, e krenarisë sonë kombëtare sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë të shqiptarëve, djepi i dijës dhe i shkollimit të bashkohet me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet janë të ëmdha dhe ato nuk kanë të përshkruar por kënaqësia është shumë e madhe sepse sot në 16 qershor vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe më të prapambetur po çan malet, po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po ndërton realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale” tha Berisha.

Ndërkohë Kryeministri Berisha ftoi deputetin e PS-së Ben Blushi që të mbajë fjalën e dhënë dhe të marrë teseren e Partisë Demokratike.

“Kam menduar për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD-së dhe ti jap dokumentin e Partisë Demokratike dhe këtë vetëm e vetëm për ti dhënë atij mundësinë njëherë në jetë në mbaj fjalën e tij.  E pres në seli kur të doj që tia dorëzoj atë dokument sepse ne tunelin e ndërtuam” tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se kjo rrugë përbën një rëndësi të madhe për tregun e Tiranës dhe Elbasanit, pasi të dy qytetet afrohen shumë me njëri- tjetrin.

“Me tunelin ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihen në një. Ne bëjmë që prodhimet të vijnë në tregun më të madh të vendin me koston më të ulët. Me këtë rrugë, jo vetëm Elbasani, i cili vjen në Tiranë për 20 minuta, por edhe Korça, Bilishti e Kolonja vijnë në Tiranë një orë më shpejt. Kjo autostradë është segmenti më krenar dhe i pavdekshëm i korridorit tetë. Shqipëria inaguron sot segmentin më të rëndësishëm në territorin e saj, në korridorin 8, duke u shndërruar gjithmonë e më shumë një nyje ekonomike në Ballkan dhe Adriatik. Ne ndërtuam Rrugën e Kombit, po ndërtojmë autostrada në 4 anët e vendit, ndërtuam autostradën Lushnje-Fier-Vlorë, Levan-Tepelenë-Gjirokastër. Sot çdo shqiptar nga Konispoli në Vermosh nga Hani i Hotit në Gjirokastër udhëton në rrugët më moderne. Modeli ynë është modeli i zhvillimit. Tuneli që sapo inaguruam, qindra e qindra qëndrat shëndetësore, shkollat, subvensionet për fermerët, dyfshimi i rrogave dhe pensioneve janë të gjitha mbështetje për të gjtihë qytetarët, pa dallim, demokratë apo socialistë.  Modeli ynë  është ai i punësimit, i rritjes së rrogave, modeli ynë është i integrimit në BE. Ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanit të bashkohemi në përpjekjen tonë për Elbsanin e zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar.  Të bashkohemi për të bërë realitet projekte të tjera të mëdha, kaskadën e Devollit, qindra HEC-e, ndërtimin e TAP-it, për të ndërtuar çdo rrugë të qyteteve dhe fshatrave tona.  Ky është modeli ynë” tha Berisha

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e konsideroi ndërtimin e këtij segmenti si simbolin e modelit të cilit ai i ofron qytetarëve, përballë alternativës së bllokimit të Partisë Socialiste.

“Kjo autostradë është modeli ynë i zhvillimit I cili vendoset përballë bunkerit pa ide të autobuzit mavi. Kjo opozitë, ajo që doli kundër tunelit, ajo që ka dalë në mënyrë të vazhdueshme kundër zhvillimit. Modeli i opozitës është modeli i dëshpërimit, modeli i zhgënjimit, mbjelljes së zisë dhe vrerit kudo.  Ky model i fabrikuar nga njerëz pa nivele kërkon që tunelin, rrugët tuaja, shkolla tuaja, ti mohojë dhe ti fusë në thesin e Koços dhe bashkë me Koçon në autobuzin mavi. Ndaj dhe është koha të bashkohemi. Ne mbajmë fjalën tonë dhe inagurimi i tunelit tonë është mbajtja e premtimit tonë. Në këtë ceremoni ishte edhe i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit (Qazim Sejdini), por ai nuk erdhi për arsye partiake. E ja pra, kjo është një tjetër provë, se alternativës së zhvillimit, rrugëve, shkollave, spitaleve të rinj e integrimit, që vendoset përballë asaj të bllokimit”, shtoi kryeministri.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka cilësuar kryeministrin Berisha si arkitektin kryesor të ndërtimit të rrugës.

“Elbasani, kjo qendër e rëndësishme kulturore, e traditës, tani është në hyrje të qytetit. Jam i lumtur shumëfish si qytetar i Tiranës dhe përfaqësues i zgjedhur i Elbasanit. Kur Sali Berisha thotë do ta bëjmë rrugën, tunelin, rruga dhe tuneli bëhet. Ne sot jemi në një mrekulli mahnitëse të infrastrukturës, që afron qytetarët dhe lidhemi më shumë me njëri-tjetrin dhe sa herë lidhemi me njëri-tjetrin, arkitekti është Sali Berisha. Nuk është rastësi, por është lidershipi për çdo qytetar. Sot ofrohet për Tiranën  një fuqi më shumë, një fuqi blëerëse, për zhvillim. Ata që nuk e votuan dhe u përpoqën ta pengojnë u shprehën të turpëruar se ky nuk është zhvillim dhe duan të na kthejnë pas. Ne do ecim përpara, se ne jemi alternativa e duhur” tha Basha.

Ja paraqitja e aktorëve të Hollivudit, nëse do të ishin njerëz të thjeshtë

Nëse aktorët e Hollivudit, apo personat e famshëm do të kishin një jetë normale si gjithë të tjerët pa qenë të njohur aspak, ato do të kishin këtë paraqitje sipas simulimeve të kryera me Photoshop. Fakti, që u duhet të jenë vazhdimisht në paraqitjen e tyre më të mirë, për të konkurruar në një treg të fuqishëm, ka përmirësuar në vazhdimësi tiparet e tyre, si nëpërmjet formave të kujdesit personal, po ashtu edhe nëpërmjet ndihmës së kirurgjisë plastike. Gjithsesi, në një jetë krejt normale ato, nuk do të dalloheshin dot nga njerëzit që i rrethojnë, siç e tregon dhe ky simulim kompjuterik.

Brad Pitt -Angelina Jolie
Brad Pitt -Angelina Jolie

 

Jennifer Aniston
Jennifer Aniston

 

Beyonce dhe Jay-Z
Beyonce dhe Jay-Z

 

Familja Kardashian
Familja Kardashian

 

Johnny Depp
Johnny Depp

 

Kim Kardashain
Kim Kardashian

 

Madona
Madona

 

Scarlett Johansson
Scarlett Johansson

 

 

 

 

 

 

 

Rama: Legalizime falas, Tirana e të gjithëve

rama pkLegalizime falas për të gjitha lagjet informale. Ky ka qenë premtimi i kreut të PS-së Edi Rama për të ardhurit në Tiranë, ndërsa mbajti në “Pallatin e Kongreseve” aktivitetin me temë “Tirana e të gjithëve”, ku merrnin pjesë banorë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Gjatë bashkëbisedimit Rama ka hedhur poshtë akuzat e mazhorancës dhe kryeministrit Berisha si për punën e tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ashtu dhe për raportin e tij me banorët e veriut.

“Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do t’i bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do t’ju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është me u vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas.Të gjithë ardhurit në Tiranë me qeverisjen tonë do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre, dhe jo si të huaj, sepse është ai që ju do që të ndiheni si të huaj, që të urreheni me ata që janë këtu. Do t’ju kundërvejë me ata të tjerët, që në fakt ju kanë hapur derën dhe ju kanë mirëpritur. Historia e Tiranës nuk ka filluar në 90, po kështu ka qenë denbabaden, ka pasur shkodran, dibranë,, etj ka pasur të ardhur, është historia e Tiranës autoktone, këtë histori ne e njohimm mirë, por Saliu ska si ta njohë. Ai kërkon vete që të ardhurit të ndihen të huaj, me qëllim që të urrehen me ata që janë këtu. Saliu gënjen për shprehjen shpellarë, largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem më nëse e kam thënë. Nga e thënë në të bërë është një det i tërë, atë det e kanë kapërcyer vetëm socialistët që qeverisën Tiranën. Bashkia Tiranës, ndërtoi në të vetmen pronë publike, 400 banesa, me fondet e veta të kufizuara. Sikur Saliu tu donte ju, të lirë, të mirëqenë, do kishim ndërtuar 4000 apartamente.”- theksoi Rama.

Përkundër shqetësimit dhe thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Rama shprehu qëndrimin e patundshëm për mosplotësimin e vakancës, duke i ftuar qytetarët të bëjnë detyrën e tyre si votues.

“Lëreni KQZ-në, lëreni të shkuarën dhe shikoni se pas 8 ditësh është stacioni kur Shqipëria takohet me të ardhmen. Që do të thotë, e shkuara vlen si pasqyrë për të parë të ardhmen. Në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika. Secili të bëjë detyrën e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese” tha ai.

Berisha akuza Ramës nga Tropoja

June-12-23-2-28IMG_0265Si rrallë ndonjëherë në historinë e tij, qytetarët e B. Currit kanë tejmbushur qëndrën e qytetit, në një miting madhështor në nder të birit të tyre, kryeministrit Sali Berisha. Kryeministri Berisha në fjalën e tij duke ju referuar investime të qeverisë në këtë zonë, theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë vite ndryshimi për Tropojën dhe Shqipërinë. Nën entuziazmin e simpatizantëve, askund më mirë se në Tropojë Berisha nuk do të mund të drejtonte ftesën ndaj socialistëve për t’iu bashkuar alternativës së PD.

“Sëbashku kemi bërë gjithçka që pasuritë e Tropojës dhe Shqipërisë të shndërrohen në mirësi, rroga dhe mirëqënie për ju. Janë asfaltuar këto vite rrugë në të katër anët e rrethit të Tropojës, janë ndërtuar dhe rindërtuar shumica e shkollave të këtij rrethi. Vajzat dhe djemtë e e rrethit tuaj nuk përjashtohen më si para 8 viteve nga e drejta e studimit. Kemi dyfishuar pensionet, kemi rritur rrogat e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve, kemi rritur mirqënien në mbarë Shqipërinë. Vitet e fundit Tropoja dhe Shqipëria njohën ndryshimet më të mëdha historike. Alternativa jonë bazohet në një ndërmarrje të përbashkët për të zhvilluar vendin. Sot jam këtu për t’iu drejtuar një thirrje vëllazërore të gjithë socialistëve të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë, bashkohuni me ne, me projektin tonë. Ju ju bashkon me ne përpjekja për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze në katër anët e vendit, përpjekja për krijimin e vendeve të reja të punës, për Tropojën dhe Shqipërinë turistike, Tropojën dhe Shqipërinë europiane” deklaroi Kryeministri.

Kreu i koalicionit të djathtë ka sulmuar alternativë e majtë, ku deklaroi se shoku i autobusit do të shkelmojë gjithçka që qeveria shqiptare dhe qytetarët e saj kanë realizuar gjatë këtyre viteve.

“Alternativa tjetër është ajo  e nxirjes, poshtërimit të gjithckaje që ju keni realizuar. Në krye të fushatës pasagjeri i autobusit mavi shpalli Shqipërinë tuaj, Shqipërinë tonë, Shqipërinë anëtare të NATO-s, të vizave, e shpalli Shqipërinë e gënjeshtrës. NATO-n si natë njësoj si etërit e tij, ndërsa  BE për të është  asgjë. Nga autobusi i tij, për të, rrugët e ndërtuara me taksat tuaja nuk ekzistojnë, rritja e rrogave dhe pensioneve nuk janë të vërteta. Shoku i autobusit do të shkelmojë gjithçka që keni realizuar” tha ai.

Ndërsa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, Kryeministri tha se në 23 qershor përballen jo vetëm dy alternativa por dhe dy modele, ai i qytetarit dhe Sali Berishës përballë modelit të bllokatorit Rama. I gjendur shumë pranë Kosovës , Berisha ka rikujtuar dekorimin e Goran Bregoviçit nga Rama, shpërblim që sipas tij kryesocialisti i bëri atij që i këndoi xhelatëve të popullit kosovar.

“Me 23 qershor përballen jo dy alternative, por dhe dy modele, modeli juaj dhe i Sali Berishës që bazohet në besimin tek puna dhe  idetë tuaja juaja. Modeli juaj dhe i Sali Berishës që bazohet në vokacionin, ëndrrën tonë europiane  që ne të arrijmë sa më shpejt stacionin e ndritur, BE.  Modeli tjetër është modeli i Edi Ramës, njeriu i cili nuk ka lënë fjalë të ndyrë pa hedhur mbi vendin e tij. Modeli i Edi Ramës është dekorimi i atyre që u kënduan xhelatëve të popullit e Kosovës në një kohë kur ju sakrifikonit jetën tuaj për larine e saj. Pa u tha akoma gjaku i djemve tuaj të rënë për lirinë e Kosovës, Edi Rama do dekoronte Goran Brogovicin si shpërblim për masakrën në popullin e Kosovës. Modeli i Edi Ramës është modeli i përcmimit ndaj cdo kundërshtari, njeriu që agreson me brutalitet edhe fizikisht cilindo që mundet. Modeli i Edi Ramës është modeli për të cilin familja është treg dhe tregëti, që martohet dhe ndahet sa herë kërkon të fitojë më shumë vota  në zgjedhjet që i humbet gjithnjë, modeli i Ramës është modeli që nuk nguron të shkelmojë mbi cdo interes tuajin.  Mbi këtë modelRama mbajti për 231 ditë statusin e vendit kandidat, atë që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve s’ia bëri dot askush përvec etërve të tij. Modeli i tij është modeli i hekurave të burgut, padive për këdo që e kundërshton” përfundoi Kryeministri Berisha.

Ndërkaq kandidati për deputet në qarkun e Kukësit, Minsitri  Flamur Noka, tha se alternativa e majtë është ajo e kolltuqeve dhe pazareve, pa një program të qartë, thesht një bllok mavi me shgarravina.

“Pak ditë na ndajnë nga fitorja e madhe e PD dhe këtu në Tropojë uragani i fitores do nisë dhe nuk do ndalë, Tropoja dhe gjithë shqiptarët do votojnë Sali Berishën. Tropoja dhe gjithë shqiptarët smund të mbështesin alternativën e zezë, alternativën e bllokimit, alternativën e karriges së Edi Ramës. Ai ju paraqet një bllok mavi, pacavure me shgarravina që se kupton as vetë ai dhe as socialistët. Alternativa e tij është alternativë pazaresh dhe kolltuqesh, ndërsa ajo e PD është alternativë për qytetarin.Sali Berisha është alternativa e ndryshimit të Tropojës, është alternativa për punësimin, mirëqënien dhe integrimin” tha Noka.

Ndërsa kandidati për deputet për Tropojën Besnik Dusha deklaroi se uragani i fitores së PD do nisë pikërisht nga ky rreth, duke shfaqur bindjen se malësorët do ti thonë jo si gjithmonë Edi Ramës dhe partisë së tij.

 Më pas Kryeministri Berisha dhe kandidatët për deputetë për qarkun e Kukësit kanë ndaluar edhe në qëndrën e Hasit, qytetin e Krumës. Kryeministri ka ftuar hasianët  dhe mbarë banorët e këtij qarku të angazhohen maksimalisht këto ditë të fundit të fushatës elektorale për të bindur cdo qytetar për t’iu bashkangjitur PD dhe alternativës së saj.

“Pak vite më parë në këtë shesh premtova heqjen e vizave dhe sot lëvizim të lirë. Ne u angazhuam drejt Europës, merituam statusin kandidat të cilin na e bllokoi një njeri por e detyruam ti votojë ligjet dhe shumë shpejt statusin do ta marrim. Vite më parë rruga e kombit dhe tuneli i Kalimashit dukej një ëndërr e largët, por sot ato janë realitet. Entuziazmin e zjarrtë që keni për fitoren të bëjmë gjithcka këto 8 ditë që kanë mbetur për të bindur cdo banor të Hasit të vijë me ne, me alternativën tonë, alternativën e një infrastrukture moderne, shtimit të vendeve të punës, subvencionimin e fermave, të vinë me alternativën tonë për rritje të mëtejshme të rrogave dhe pensioneve, për ecjen përpara drejt integrimit në BE, të vinë me ne për të hequr vizat me SHBA, të vinë me ne për të hequr doganat me Kosovën. Kjo është alternativa jonë” tha ai.

Alo 116: Fëmijët të informuar mbi drogërat

mariuanaPërplasja e mentalitetit mes brezave, mungesa e komunikimit prindër-fëmijë, lëvizjet e theksuara demografike nga zonat rurale në qëndrat e mëdha, tendenca e pavarësisë dhe vendimarrjes, kurioziteti, takimet me miqtë të rinj dhe të panjohur, janë shkaqet kryesore që i bëjnë adoleshentët të jenë përdorues dhe vartës të substanncave të ndaluara.

Në Alo 116, që i referohen rasteve ku vetë personat kanë kërkuar këshillim nga psikologët nëpërmjet telefonit në një vit është vënë re se fëmijët dhe adoleshnëtët kanë më tepër informacion mbi stubstancat e ndaluara por nuk qëndojnë dot indiferentë ndaj tyre. 77 prej adoleshnetë të pyetur janë shprehur të informuar ndaj përdorimit të këtyre substancave, ndërsa për fat të keq 39 adoleshentë kanë pranuar vartësinë ndaj duhanit, alkoolit dhe drogës.

200 adoleshentë dhe fëmijë kanë kërkuar ndihmën e psikologes dhe mjekëve për të lënë alkoolin apo drogën. Por pasi kanë telefonuar një herë, këta adoleshentë dhe fëmijët nuk kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme terapitë.

Në raportin përfundimtar të Alo 116, linja e këshillimit të të miturve dhe e mbrotjes së të drejtave të tyre, thuhet se 125 meshkuj dhe 21 femra kanë shprehur gjendjen e tyre të paqëndrushem emocionale. Frika dhe anthi, që i referohen sërisht shëndetit mendor është më evidente tek adoleshentet femra, ku 20 prej tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologes dhe të mjekut.

Nga depresioni, sipas të dhënave, vuajnë më tepër femrat sesa meshkujt dhe në këtë raport rastet janë 10 adoleshente dhe 4 adoleshentë të cilët gjenden në gjendje depresive.

Një pishinë në hotelin Marina në Singapor

Një pishinë në hotelin Marina në Singapor. (Stephen Morrison, Epa/Corbis)
Një pishinë në hotelin Marina në Singapor. (Stephen Morrison, Epa/Corbis)

Messi akuzohet për evazion fiskal, mbrohet nga miqtë

Barcelona's Lionel Messi celebrates a goalMenjëherë pas lajmit të bujshëm i cili u transmetua në të gjitha mediat ndërkombtare ku Messi akuzohet  për evazion fiskal avokatët e argjentinasit janë gati për betejën ligjore.

Angel Juarez ka theksuar se ylli i Barcelonës nuk është njoftuar në lidhje me ankesën që është parashtruar mbi mashtrimin e dyshuar të tij tatimor, ndërsa shtoi se avokatët e sulmuesit janë të gatshëm për një luftë të mundshme ligjore me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurori Raquel Amado po heton pretendimet se argjentinasi dhe babai i tij kanë shmangur pagimin e taksave nga shitja e të drejtave të imazhit të 25-vjeçarit, duke operuar përmes kompanive të bazuara jashtë vendit, ndaj paraqiti një ankesë pranë gjykatës së Gavas në Barcelonë, të mërkurën.

“Ne do të donim të shprehim habinë tonë mbi lajmet e publikuara në disa media. As ne, as klienti ynë nuk ka marrë ndonjë njoftim nga prokurori në lidhje me atë që është raportuar. Si këshilltarë të tij ligjor dhe fiskal, ne do të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura kundër ankesës së prokurorit dhe jemi të bindur se drejtësia do të mbizotërojë”, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga Juarez.

Në mbështetje të argjentinasit janë vënë menjëherë edhe drejtuesit më të lartë ekipit të Barcelonës. I pari që ka dhënë mbështetjen e tij ka qenë ish presidenti Johan Laporta. Në një intervistë për mediat katalanase ai ka theksuar se: “Jam i bindur se as Leo, dhe as babai i tij, nuk kanë kryer invazin fiskal apo ndonjë parregullësi tjetër. Nuk e di se ku qëndrojnë bazat e këtyre akuzave në lidhje me të drejtat e imazhit. Ajo që di unë është se gjithçka është kryer në rrugë ligjore”.

Pas Laportes ka ardhur edhe reagimi i presidentit aktual të Barcelones Rosell i cili beson në pafajësinë e yllit të skuadrës. “Nuk kam asnjë dyshim mbi pafajësinë e Messit. Familja e futbollistit është e qetë në lidhje me këtë çështje e po ashtu edhe klubi. Lojtari ka të gjithë mbështetjen tonë”, tha ai.

Atentat mafioz, ekzekutohet bizesmeni

policiaAtentat pronarit të një “Autoshkolle”. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8: 30 në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën 45-vjeçari Luigj Dukagjini, i cili u qëllua me armë sapo doli nga banesa e tij.

Ai është derguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur aty, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga të shtënat me armë.

Burime të policisë që mbërritën menjhërerë në vendin e ngjarjes bënë me dije se viktima ka marrë 6 plumba në trup. Uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po hetohet mbi të shkuarën e viktimës nëse ka pasur konflikte të hapura.

Mësohet se personi që e ka qëlluar i është afruar në këmbë viktimës dhe më pas i ndihmuar nga një tjetër person është larguar nga vendi i ngjarjes me motor.

Burime të policisë bëjnë më dije se autorët dyshohet të jenë nga Shkodra, prej nga është dhe viktima e këtij atentati, 45- vjeçari Luigj Dukagjini, ndersa pista kryesore ne te cilen po hetohet eshte ajo e hakmarrjes.

Sipas bluve, viktima dyshohet se më herët është marrë me veprimtari të paligjshme në Angli dhe ekzekutimi i tij mendohet se ka të bëjë me larje hesapesh pikërisht për shkak të këtyre veprimtarive.

Ndërkaq në ambientet e komisariatit janë shoqëruar 8 persona, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Bashkia në aksion elektoral, prish një kat pa leje

hoxhaKur kanë mbetur vetëm 8 ditë nga zgjedhjet Bashkia e Tiranës, duket se ka zhvendosur fushatën elektorale në një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e saj. Kësaj radhe operacionet e saj janë fokusuar në zonën e ‘Don Boskos’, ku kishte filluar ndërtimi i një kati tjetër mbi një pallat 10 katësh. Edhe pse ndërtimi kishte nisur muaj më parë, kohë kur ishte denoncuar nga banorët policia elektorale e Bashës, ka vendosur ta prishte të shtunën, duke mos harruar të përcillte nëpërmjet kamerave televizive show-in e radhës. Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake në kryeqytet u shpreh se askush në territorin e Tiranë nuk do të ndërtojë pa leje, ndërsa aksione të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj periudhe. Por ndryshe nga ai, banorët thanë se gjithçka do të kishte shkuar më mirë nëse ndërtimi do të prishej që në momentin kur ishte denoncuar, çka shkurtonte shpenzimet si dhe dëmin ekonomik e stresin e përditshëm të tyre. “U kërkoj qytetarëve që të na ndihmojnë, duke telefonuar në numrat tanë pa pagesë për të denoncuar çdo konstatim të ndërtimeve pa leje. I garantojmë ata se Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake e Tiranës janë në dispozicion të tyre 24 orë në 24, për të parandaluar të gjithë ndërtimet pa leje” – u shpreh Hoxha, i cili në fakt deri tani duket se ka qenë i angazhuar për goditjen e bizneseve të mbështetësve të opozitës.

Berisha heq antiplumbin!?

BERISHA RRASHBULLKryeministri Berisha ka befasuar shqiptarët gjatë së premtes kur është shfaqur në ekranet e televizioneve me nje bluzë T-shirt me mëngë të shkurta, çka të jepte përshtypjen se poshtë saj kishte veshur vetëm kanotjerë dhe jo antiplumbin e shumëpërfolur. Pamja e re e Berishës, u trasmetua nga një takim elektoral në zonën e Rrashbullit në Durrës. Ende nuk është e qartë nëse Berisha, i kritikuar, dhe shpesh i tallur rëndë kohët e fundit, për antiplumbin e tij, ta ketë hequr atë apo të ketë veshur një të tillë special dhe që bie më pak në sy. Gjatë momentit të përfundimit të fjalimit, Berisha u pa të qarkullonte nëpër skenë ndërsa bluza i lëvizte lirshëm, çka përforconte mendimin se bëhej fjalë për faktin e mosmbajtjes së antiplumbit. Logjikisht, nëse Berisha nuk do kishte veshur një antiplumb, por kanotjere i bie që bluza ose të jetë prej najloni të rëndomtë. Duket e pamundur për nivelin e tij ekonomik, ndërkohë mendohet se poshtë saj të ketë qenë veshur antiplumbi. (Kjo e bënte bluzën të pakontaktueshme me transpirimin e stimuluar nga temperaturat e larta të verës. Një tjetër arsye që të çon tek dyshimi i përdorimit të antiplumbit nga Berisha ishte edhe fakti i kopsitjes së T-shirtit deri në komçën e fundit. Gjithësesi, Berisha është përfolur shpesh kohët e fundit për mbushjen e takimeve të tij elektorale me bodyguardë dhe mitingashë ambulantë, e për pasojë ai mund të jetë ndjerë i sigurtë derisa të ketë mbërritur në vendimin e habitshëm të heqjes së antiplumbit.