Rama: Legalizime falas, Tirana e të gjithëve

58

rama pkLegalizime falas për të gjitha lagjet informale. Ky ka qenë premtimi i kreut të PS-së Edi Rama për të ardhurit në Tiranë, ndërsa mbajti në “Pallatin e Kongreseve” aktivitetin me temë “Tirana e të gjithëve”, ku merrnin pjesë banorë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Gjatë bashkëbisedimit Rama ka hedhur poshtë akuzat e mazhorancës dhe kryeministrit Berisha si për punën e tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ashtu dhe për raportin e tij me banorët e veriut.

“Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do t’i bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do t’ju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është me u vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas.Të gjithë ardhurit në Tiranë me qeverisjen tonë do të ndihen për herë të parë në vendin e tyre, dhe jo si të huaj, sepse është ai që ju do që të ndiheni si të huaj, që të urreheni me ata që janë këtu. Do t’ju kundërvejë me ata të tjerët, që në fakt ju kanë hapur derën dhe ju kanë mirëpritur. Historia e Tiranës nuk ka filluar në 90, po kështu ka qenë denbabaden, ka pasur shkodran, dibranë,, etj ka pasur të ardhur, është historia e Tiranës autoktone, këtë histori ne e njohimm mirë, por Saliu ska si ta njohë. Ai kërkon vete që të ardhurit të ndihen të huaj, me qëllim që të urrehen me ata që janë këtu. Saliu gënjen për shprehjen shpellarë, largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem më nëse e kam thënë. Nga e thënë në të bërë është një det i tërë, atë det e kanë kapërcyer vetëm socialistët që qeverisën Tiranën. Bashkia Tiranës, ndërtoi në të vetmen pronë publike, 400 banesa, me fondet e veta të kufizuara. Sikur Saliu tu donte ju, të lirë, të mirëqenë, do kishim ndërtuar 4000 apartamente.”- theksoi Rama.

Përkundër shqetësimit dhe thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Rama shprehu qëndrimin e patundshëm për mosplotësimin e vakancës, duke i ftuar qytetarët të bëjnë detyrën e tyre si votues.

“Lëreni KQZ-në, lëreni të shkuarën dhe shikoni se pas 8 ditësh është stacioni kur Shqipëria takohet me të ardhmen. Që do të thotë, e shkuara vlen si pasqyrë për të parë të ardhmen. Në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika. Secili të bëjë detyrën e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese” tha ai.