Atentat mafioz, ekzekutohet bizesmeni

19

policiaAtentat pronarit të një “Autoshkolle”. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8: 30 në rrugën “Hoxha Tahsim” në kryeqytet. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën 45-vjeçari Luigj Dukagjini, i cili u qëllua me armë sapo doli nga banesa e tij.

Ai është derguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur aty, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga të shtënat me armë.

Burime të policisë që mbërritën menjhërerë në vendin e ngjarjes bënë me dije se viktima ka marrë 6 plumba në trup. Uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po hetohet mbi të shkuarën e viktimës nëse ka pasur konflikte të hapura.

Mësohet se personi që e ka qëlluar i është afruar në këmbë viktimës dhe më pas i ndihmuar nga një tjetër person është larguar nga vendi i ngjarjes me motor.

Burime të policisë bëjnë më dije se autorët dyshohet të jenë nga Shkodra, prej nga është dhe viktima e këtij atentati, 45- vjeçari Luigj Dukagjini, ndersa pista kryesore ne te cilen po hetohet eshte ajo e hakmarrjes.

Sipas bluve, viktima dyshohet se më herët është marrë me veprimtari të paligjshme në Angli dhe ekzekutimi i tij mendohet se ka të bëjë me larje hesapesh pikërisht për shkak të këtyre veprimtarive.

Ndërkaq në ambientet e komisariatit janë shoqëruar 8 persona, të dyshuar si autorë të vrasjes.