“Alo 116”, fëmijët: Dhunë në shkollë e familje

femije violenceLinja kombëtare e këshillimit të fëmijëve në Shqipëri “Alo 116”, prezantoi të premten të dhënat 4-vjeçare, duke synuar që të sjellin në vëmendje disa nga problemet më shqetësuese të fëmijëve në ditët e sotme. Ky prezantim synon të sjellë në vëmendje ato çështje që fëmijët sot vlerësojnë si problemet më kryesore në jetën e tyre, si dhe ndarja me publikun e gjerë e raportit të plotë dhe të kategorizuar të të dhënave të “ALO 116”.

Altin Hazizaj, kreu i kësaj qendre shprehet se nevojitet një legjislacion më i fortë për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe më shumë vëmendje prej politikbërësve.

“Zgjedhjet parlamentare janë një moment shumë i rëndësishëm politiko-social për të refelektuar edhe mbi arritjet e bëra në garantimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Është momenti kur kandidatë të ndryshëm duhet të paraqesin alternativat për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri. Qeveria që do të zgjidhet duhet të vendosë në prioritet sigurimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve, përmirësimin dhe funksionimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, hartimin e programeve efikase dhe monitorimin e zbatimit të tyre. Këto hapa do të çojnë në rritjen e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve në Shqipëri”, tha ai

Rastet më shqetësuese të shfaqjes së dhunës në vendin tonë janë në familje, në shkollë dhe dhuna midis vetë fëmijëve. Sipas Komisioneres kundër Diskriminimit, Irma Baraku, bazuar në monitorimet e zhvilluara në shkolla të ndryshme, janë vetë fëmijët ata që diskriminojnë më shumë njëri-tjetrin”.

“Alo 116”, është një shërbim unik në dispozicion të fëmijëve në të gjithë vendin, i cili synon ngritjen e procedurave dhe standardeve të duhura në funksion të një shërbimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë në vend. Ai synon ti përgjigjet fëmijëve në momentet më të vështira të jetës së tyre, me anë të këshillimit për problemet dhe shqetësimet e tyre, informimit në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe referimit në shërbimet për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë.

Rama: Mos rrini duarkryq, merrni edhe një person tjetër dhe votoni PS

RAMA-Turi elektoral i PS është zhvendosur në qyetin e Lacit, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar rëndësinë e riciklimit të figurave politike, u shpreh se rrotacioni politik në 23 qershor i hap një frymëmarrje vendit. Në këtë kontekst ai kërkoi votën e laçianëve dhe kurbinasve, për të bërë në Laç investime aq sa nuk janë bërë në 20 vite rresht.

“Ju e dini çfarë ndryshimi i madh është kur ikën katragjyshi dhe vjen gjenerata e re në krye. Ju lacianët e larguat me 8 maj të dy viteve më parë çetën e rrënimit nga pushteti këtu në Lac. Ndryshimi është i dukshëm, është i prekshëm për të gjithë. Ajo që them me siguri është se në rast se ju në 23 qershor do të bashkoheni socialistë e demokratë për ti dhënë votën programit për një rilindje shqiptare do ti jepni Arturit dhe vetes një mbështetje të jashtëzakonshme. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë atë që nuk është bërë për 20 vite me radhë” tha ai.

Çlirimi i biznesit të vogël dhe mbështeja për biznesin fason, janë dy arsye kryesore, tha Rama, që qyetarët duhet vendosin përfundimisht të punësohen vetë dhe të nxjerrin në pension Kryeministrin.

“Dua tu jap dy shembuj, shembullin e parë dua ta jap për të gjitha ata që jetojnë në Lac dhe Kurbin. Në 23 qershor të gjitha ata që kanë një dyqan dhe jetojnë me punë të ndershme kanë një zgjedhje të qartë ose të mbajnë katragjyshin me antiplumb në qafë, ose duke votuar për numrin 29 të clirohen nga taksa e biznesit të vogël, të përgjysmojnë tatimin mbi fitimin dhe ti shpëtojnë njëherë e mirë falimentimit. Ata që janë papaunë do të zgjedhin nëse duan të mbajnë në punë Saliun ose të punësohen vetë, të punojnë dhe jetojnë më mirë. Programi ynë ka një nga pikat më të rëndësishme për rritjen e mirëqënies, mbështetjen për ndërmarrjen fason. E pra nëse doni një punë për vete ka vetëm një adresë, PS dhe numri 29” deklaroi Rama.

Nën premtimin se hallet e qytetaërve do jenë dhe hallet e qeverisë së ardhshme socialiste, Rama e mbylli takimin në Laç me një fjalë të urtë.

“Ne nuk jemi shkop magjik, por ajo për cilën ju zotohem është se me votën për PS dhe me besimin për skuadrën e rilindjes ju do merrni në krah një qeveri që hallet tuaja do ti ketë hallet e veta dhe përpjekjen për të carë rrugën drejt mirëqënies do ta bëjë bashkë me ju. Zgjedhja në 23 qershor nuk është mesdikujt dhe dikujt, do fitojë Saliu apo Edi Rama, këtu është në pyetje a do vazhdojë rrënimi apo do fillojë rilindja. Në 23 qershor Shqipëria do vendosë nëse do ketë ujë të rrjedhshëm, a do të vadisë tokën, a do ketë shërbim shëndetësor? Zgjedhja është qartë rrënim me PD apo rilindje me PS. Mos harroni kurrë shprehejen e urtë: “Kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve, por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë”. Mos rrini duarkryq, por merrni dhe një person tjetër me vete dhe shkoni votoni për PS” deklaroi kreu i PS.

Ambasadorja gjermane: KQZ problematike, dyshime për rezultatin e zgjedhjeve

holtkemper-300x224Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri flet për Deutsche Welle-n për atmosferën elektorale dhe pritshmëritë për 23 qershorin, për pjesëmarrjen në votime dhe raportet Tiranë – Berlin pas zgjedhjeve në të dy vendet.

DW: Parlamenti në Tiranë i ka miratuar më në fund me votim të cilësuar paketën me tri ligjet për integrimin. E themi tani që Shqipëria e kap objektivin e saj strategjik për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE? 

Müller-Holtkemper: Në radhë të parë, ne e përshëndesim faktin, që dy ligjet dhe rregullorja e brendshme e parlamentit më në fund u miratuan edhe pse do të duhet të hyjnë në fuqi vetëm në shtator. Vendimin rreth hapit të ardhshëm të Shqipërisë, atë të statusit të vendit kandidat, Këshilli Evropian i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive do ta marrë na varësi të konsideratës për raportin e Komisionit të BE. Në këtë kontekst do të luajë rol edhe lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu hetimin proaktiv dhe ndjekjen penale të rasteve të tilla. Pra, vendimtar nuk është vetëm miratimi formal i ligjeve, por edhe implementimi faktik i tyre. Konkluzionet e Këshillit, datë 11 dhjetor 2012, vënë theksin edhe në faktin që realizimi i suksesshëm i zgjedhjeve parlamentare është një test shumë më i rëndësishëm për funksionimin joproblematik të institucioneve demokratike në Shqipëri. Ne shpresojmë që Shqipëria ta kalojë me sukses këtë test.

DW: Pas pak ditëve qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Si e konsideroni atmosferën e përgjithshme në këtë fushatë elektorale? 

Müller-Holtkemper: Ne po ndjekim me interes të madh përgatitjet zgjedhore dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Përveç disa ngjarjeve të veçuara fushata elektorale ka rrjedhur deri më tani relativisht e qetë. Të papranueshme mbeten gjithsesi përplasjet dhe sulmet ndaj kandidatëve të partive të veçanta. Nëse rreth tyre ekziston një dyshim i mjaftueshëm fillestar për ushtrimin e një vepre penale, u behet apel autoriteteve shqiptare të ndjekjes penale t’i ndjekin më tej këto dyshime.

DW: Prej javësh ka apele, madje duke krijuar idenë e një trysnie nga faktori ndërkombëtar, për ti dhënë sa më shpejt zgjidhje problemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, i cili diskuton dhe merr vendime vetëm me 4 anëtarët e mazhorancës. Ju e shikoni këtë çështje të mbyllur, apo shpresoni se diçka do të lëvizë para ditës së votimeve për të pasur një KQZ me 7 anëtarë?

Müller-Holtkemper: Kjo varet vetëm nga partitë, duke u nisur pikërisht nga parahistoria e të gjitha partive pjesëmarrëse. Në këndvështrimin tonë një KQZ me vetëm katër anëtarë, në vend të shtatë, është problematik për shumë arsye: Jo vetëm për faktin se opozita nuk është e përfaqësuar në KQZ dhe që katër persona duhet tanimë të ndajnë punën e shtatë vetëve – por vështirësia kryesore qëndron para së gjithash në faktin, që disa vendime të caktuara të KQZ, përfshirë këtu vendimin zyrtar për rezultatin përfundimtar dhe shpërndarjen e mandateve kërkojnë një shumicë të cilësuar. Do të shihet më tej, a do ta dëmtojë ky aspekt realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, dhe eventualisht deri në çfarë mase. Në muajin shtator, në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet për Bundestag-un Gjerman. Nëse dikush do të më pyeste për emrin e kryetarit të komisionit të zgjedhjeve federale, do të më duhej ta gjeja në faqen zyrtare të këtij të fundit. Realizimi i zgjedhjeve duhet të jetë, pra, një çështje thjeshtë dhe vetëm teknike.

DW: Një nga çështjet e diskutueshme ne qarqet politike, por dhe më gjerë në opinionin publik është niveli i pjesmarrjes në votimet e 23 qershorit. Duket si një rivalitet mes dy iniciativave, njëra e konsideruar si “Fleta e bardhë”, që nënkupton paraqitjen në qendrën zgjedhore, por pa shënuar asgjë në fletën e votimit, dhe iniciativa tjetër është me kredon “Nëse nuk votojmë, nuk flasim!”. Cila sipas jush do të dëgjohet më shumë nga ajo që konsiderohet si pjesa “gri” e elektoratit?

Müller-Holtkemper: E drejta për të zgjedhur, si në shumë vende të tjera edhe në Shqipëri është fituar mes përpjekjesh dhe përballjesh të mëdha. Ata që në shenjë proteste nuk shkojnë të zgjedhin, nuk mund të ankohen më pas, nëse në pushtet vijnë partitë e gjykuara prej tyre si të „gabuara“. Por demokracia nuk konsumohet vetëm duke marrë pjesë rregullisht në zgjedhje, ajo ka nevojë edhe për një angazhim të vazhdueshëm qytetar. E këtu bën pjesë edhe vlerësimi i partive përmes mbajtjes ose jo të premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe realizimit të programeve të tyre partiake.

DW: Nga eksperienca e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ndodh thuajse i njëjti refren: shënohet një ditë e qetë votimi, por më pas në procesin e kalkulimit dhe shpalljes së rezultatit ka probleme, bllokime, acarime dhe deri kontestime nga palët. Si e parashikoni pas 23 qershorin 2013 në aspektin e përllogaritjes se votave dhe njohjen e rezultatit nga të gjitha palët?

Müller-Holtkemper: Sikurse thashë më sipër, realizimi i zgjedhjeve duhet të jetë një proces i pastër teknik, në mënyrë që rezultati i vullnetit të zgjedhësve të pasqyrohet sa më saktë të jetë e mundur. Nuk është e nevojshme të shohim shumë larg për këtë qëllim, në Gjermani, Francë apo vende të tjera anëtare të BE-së. Edhe vende fqinje të Shqipërisë ia dalin brenda një kohe mjaft të shkurtër të numërojnë votat dhe të përcaktojnë rezultatin përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve.

DW: Pak më vonë zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, në muajin shtator, do të ketë po zgjedhje të përgjithshme dhe në Gjermani. A pritet ndikim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Berlinit, në varësi të rezultateve që do të dalin nga këto zgjedhje?

Müller-Holtkemper: Sigurisht, askush nuk mund të thotë në këtë moment se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve për në Bundestag-un Gjerman. Por në Gjermani ekziston aktualisht mes pothuaj të gjitha partive të përfaqësuara në Bundestag një konsensus i përgjithshëm rreth orientimit të politikës së jashtme gjermane.

 

Berisha: Rama i ndërron gratë çdo dy vjet. Po Shkëlzeni?

Sadija dhe ArminaKryeministri Berisha nga Rrashbulli i Durrësit, ka sulmuar kreun e opozitës socialiste Edi Rama, duke e akuzuar, se ai i ndërron gratë çdo dy vjet. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha, nuk ka përmendur ndërrimin e grave nga djali i tij, ku gazetat vetëm pak ditë më parë kanë zbuluar se Shkëlzen Berisha ka lënë Sadije Berishën, një grua më të madhe në moshë nga ai dhe me lidhje farefisnore, dhe me të cilën kishte dy fëmijë, duke u lidhur me një vajzë tjetër të ekraneve shqiptare, Armina Mevlani.

“Këto ditë përballen dy modele. Modeli i Sali Berishës, modeli juaj, i një njeriu që beson tek puna, beson tek familja, beson tek Zoti, beson tek vendi i tij, një njeri që ka faktuar se i qëndron besimeve dhe fjalëve të tij, një njëri që është 20 vjet në politikë dhe jeton në një apartament 125 metër katror, një njeri që është 20 vjet në politikë dhe ka bërë gjithçka në interes të vendit të tij, ka mbrojtur në çdo kohe interesin kombëtar të vendit dhe kombit të tij, është përpjekur së bashku me ju për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për statusin e vendit kandidat, së bashku me ju mbrojti ekonominë shqiptare nga kriza lubi që po përpin ekonomitë e vendeve të tjera, së bashku me ju kontribuoi për forcimin e iniciativës private dhe që i thotë fjalës fjalë.

Në krahun tjetër, ju keni një politikan që gjithë ditën flet për shkatërrim, një model që flet për shkatërrim, flet për hekura burgjesh e hekura arrestimesh, keni një njeri i cili ka faktuar se ç’janë për të vlerat e familjes, që i ndërron gratë çdo dy vjet, sipas oportuniteteve, keni një njeri që niset drejt karriges së lartë të ekzekutivit me një vilë 57 metra të gjatë dhe një pallat në shpinë dhe nuk tregon një qindarkë se me se po i ndërton ato, një njeri i cili për interesa të veta bllokoi dhe mori peng një vit statusin e vendit kandidat, një njeri që për interesa të karriges së tij i vuri flakën institucioneve dhe donte të vinte në pushtet me dhunë, një njeri i cili ka grumbulluar rreth vetes një grup miliarderësh, vetëm e vetëm për t’i fryrë e pasuruar më tej ata në kurrizin tuaj, një njeri i cili ju parashtron sot dogmat e regjimit të shkuar, qytetarët pa taksa, siç deklaronin etërit e tij 45 vjet me radhë, ndërkohë që rriti me taksa indirekte më shumë se kushdo tjetër qytetarët shqiptarë, një njeri që nuk ka durim të dëgjojë njeri, një brutal që agreson fizikisht bashkëbiseduesit e tij”,- ka deklaruar Berisha

 

Thaçi: Idealet perëndimore frymëzojnë arritjen e paqes në Ballkan

13.6.2013_-_KM_Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka botuar në gazetën e Kongresit Amerikan ‘The Hill’ shkrimin me titull ‘Idealet perëndimore frymëzojnë arritjen e paqes në Ballkan’. Shkrimi konstaton qartë perspektivën europiane perëndimore, si edhe synimin drejt një fqinjësie të mirë dhe bashkëpunuese. Më poshtë do të gjeni shkrimin e plotë në ‘The Hill’:

Kur nënpresidenti Biden iu drejtua Parlamentit të  Bashkimit Evropian më 06 maj 2010, ai lavdëroi BE-në për ndërtimin e asaj që “duhet të jetë dukur si një fantazi” pas Luftës së Dytë Botërore: “një Evropë paqësore dhe e bashkuar”.

Për më tepër, Nënpresidenti vazhdoi, BE-ja ka krijuar një “komunitet të përkushtuar për mendimin e lirë, lëvizjen e lirë, dhe sipërmarrjen e lirë”. Një Evropë të cilën një historian e kishte  quajtur më shumë një ide sesa një vend”.

Kur të takoj sot më vonë zotin Biden, unë do të sjell lajme të mira në lidhje me atë se si një nga rajonet më të trazuara tradicionalisht të Evropës – Ballkani – është duke bërë paqe dhe duke avancuar idealet perëndimore. Avantazhet e përafrimit me komunitetin botëror të demokracive të tregut të lirë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, janë duke inkurajuar kombet e Evropës Juglindore për t’u pajtuar me njëri-tjetrin dhe të reformojnë vetveten.

Gjatë udhëtimit tim në SHBA, unë do të raportoj se një konflikt që nuk mund të zgjidhej për më shumë se një shekull është afër përfundimit paqësor. Me ndërmjetësimin e palodhshëm të shefes së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe  Siguri, Catherine Ashton, dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara, unë dhe  kryeministri serb Ivica Daçiç, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshjen e parë të arritur ndonjëherë ndërmjet dy vendeve tona.

Duke arritur këtë mirëkuptim historik, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për ta zbatuar atë. Në takimin e mbajtur në Bruksel më 21 dhe 22 maj, me baroneshën Ashton nga BE-ja duke shërbyer si ndërmjetëse, unë dhe  kryeministri Daçiq diskutuam hapat specifik për të vënë marrëveshjen në fuqi. Si rezultat, ne kemi rënë dakord dhe kemi nënshkruar Planin e Implementimit, i cili tani është miratuar formalisht nga të dyja qeveritë.

Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë dërmuese në mbështetje të marrëveshjes dhe Qeveria e Kosovës kërkon nga homologët tanë serbë që të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen si dhe të  punojnë në procesin e implementimit.

Në një dispozitë të rëndësishme, marrëveshja jonë siguron të drejta shtesë dhe gjithëpërfshirëse për pjesën veriore të Kosovës me shumicë etnike serbe. Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të mëdha  të integrojë serbët të cilët jetojnë në pjesën veriore në institucionet dhe shoqërinë  e Kosovës, duke krijuar  komuna me shumicë serbe që garantojnë të drejtat politike, ekonomike dhe socio-kulturore.

Kjo përpjekje nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e marrëveshjes sonë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me atë që ne sigurojmë se vendi ynë është një demokraci e larmishme. Ne duam të sigurohemi që komuniteti serb, kultura e tyre dhe institucionet e tyre fetare, duke përfshirë kishat dhe manastiret, respektohen dhe mbrohen. Duke bërë këtë, ne jemi duke demonstruar se ne mund të jemi një vend demokratik, multietnik, multikulturor dhe multi-fetar.

Në këtë frymë, gjatë javës së tretë në muajin maj, Kosova ka mbajtur një seri ngjarjesh që promovojnë pajtimin, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet bashkësive tona fetare, duke përfshirë shumicën myslimane, pakicën ortodokse serbe, katolikët, protestantët dhe hebrenjtë. Më 23 maj, memoriali për viktimat e Holokaustit u përurua në vendin e sinagogës së fundit të mbijetuar në kryeqytetin tonë, në Kosovë.

Promovimi i diversitetit është pjesë e asaj që do të thotë të jesh anëtar i familjes evropiane të demokracive të tregut të lirë. Ne jemi duke përqafuar vizionin evropian të të drejtave të barabarta dhe respektit të ndërsjellë, i shprehur jo vetëm në dokumentet historike në letër, por edhe në praktikë.

Për Kosovën dhe Serbinë, perspektiva e pjesëmarrjes së plotë në BE është  nxitje dhe  frymëzim për përpjekjet tona që të arrijmë pajtimin dhe reformat. Marrëveshja jonë nënvizon se as Serbia e as Kosova nuk do të pengojnë – ose inkurajojnë të tjerët të pengojnë – progresin e njëri-tjetrit drejt integrimit në BE.

Kjo ndihmë reciproke nga ish-kundërshtarët është duke inkurajuar BE-në të lëvizë përpara me bisedimet rreth anëtarësimit me të dy vendet  tona. Në të vërtetë, Komisioni Evropian i ka kërkuar BE-së të caktojë datën për negociata me Serbinë për anëtarësim, ndërsa gjithashtu ka rekomanduar hapjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit – një hap kyç drejt anëtarësimit. Nëpërmjet tregtisë së lirë me BE-në, si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Kosova mund të rrisë eksportet e saj për në 27 vendet anëtare, duke ndihmuar në këtë mënyrë gjenerimin e vendeve të punës dhe ndërtimin e bizneseve në vendin tonë.

Me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia mund të dëshmojnë se ka mbaruar koha e armiqësive të vjetra edhe për rajonet e tjera të trazuara dhe se është më mirë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët për paqe dhe prosperitetit, në vend se të lejojmë që  të acarohen  përgjithmonë urrejtjet arkaike. Shembulli ynë mund të shërbejë si frymëzim për një botë të lodhur nga lufta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Kosovës 

Risku i kirurgjisë plastike është se edhe mund të shëmtohesh

Tara Raid
Tara Raid

 

Jocelyn Wildenstein- 4 milion dollar ne kirurgji plastike
Jocelyn Wildenstein- 4 milion dollar ne kirurgji plastike

 

Donatella Versace
Donatella Versace

 

Carrot Top
Carrot Top

 

Melanie Griffith
Melanie Griffith

 

 

Tori Spelling
Tori Spelling

 

Mickey Rourke
Mickey Rourke

 

Michael Jackson
Michael Jackson

 

 

 

 

 

 

 

Pas Ambasadorit të BE-së në Tiranë, prononcohet Arvizu: Situata në KQZ problematike

Albania Protest InvestigationAmbasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu, ka qenë sot në Fier ku u takua me Kryebashkiakun Baftjar Zeqaj. Arvizu është prononcuar edhe për situatën aktuale në KQZ, duke deklaruar, se duhet gjetur kompromisi midis palëve, për të zgjidhur këtë problem.

“Mendoj që kemi folur gjerësisht për shqetësimet për KQZ, nuk jam i sigurt se, çfarë mund të shtoj më shumë, që KQZ nuk është plotësisht e konstituuar dhe kjo nuk ndihmon në zhvillimin e procesit zgjedhor, si duhet të funksionojë. Supozoj që duhet të ketë vullnet nga ana e partive që në njëfarë mënyre, të gjejnë mënyrën për plotësimin e KQZ. Qartazi për ta bërë këtë, palët duhet të bëjnë kompromise”- tha ai.

Apeli i Ambasadorit amerikan, vjen pas apelit të djeshëm të Shefit të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, në lidhje me situatën problematike në KQZ.

 

Situata në Turqi, PE kalon Rezolutën

turkey-violenceDeputetët në Parlamentin Europian kanë kaluar për votim një Rezolutë, në lidhje me situatat e fundit në Turqi. Eurodeputetët janë shprehur të shqetësuar, për sa i përket dhunës disproporcionale të përdorur kundër protestuesve legjitimë dhe paqësorë. Ato kanë paralajmëruar Turqinë, ndaj përdorimit të dhunës së tepruar të forcave policore, kundër protestuesve, duke i bërë thirrje Kryeministrit turk Erdogan, për gjetjen e një pozicioni unifikues dhe pajtues. 

Eurodeputetët kanë deklaruar se, përgjegjësit e dhunës policore duhet të sillen përpara drejtësisë, protestuesit e burgosur të lirohen menjëherë dhe viktimat të kompensohen. Ndonëse përgjigja e moderuar e Presidentit turk Abdullah Gül, si edhe ndjesa e Zv. Krryeministrit turk Bulent Aric, janë mirëpritur, eurodeputetët dënojnë mungesën e vullnetit të qeverisë turke dhe të Kryeministrit Erdogan, për të ndërmarrë hapa për gjetjen e gjuhës së përbashkët, kërkimin e ndjesës dhe kuptimin e reagimeve të segmenteve të popullatës turke. 

Deputetët në PE kanë theksuar gjithashtu, se protestuesit po ndjejnë gjithnjë e më shumë se zëri i pakicës nuk përfaqësohet, duke nënvizuar se në një demokraci përfshirëse dhe pluraliste, shumica ka përgjegjësinë të përfshijë opozitën dhe shoqërinë civile në një proces vendim-marrje.

Eurodeputetët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me përkeqësimin e lirisë së shtypit, me përfshirjen e akteve të censurës dhe rritjen e akteve të vetë censurimit në median turke. Ato vërejnë se, mediat kryesore turke po heshtin në lidhje me demonstratat dhe përdoruesit e Twitter-it, janë arrestuar. Ato kanë nënvizuar rëndësinë e një shtypi të pavarur për një shoqëri demokratike dhe rolin e sistemit gjyqësor në rritjen e lirisë së shtypit, duke cituar numrin e lartë të gazetarëve që gjenden në burg dhe në procese gjykimi.

Kryeministri turk ka reaguar, duke mos e pranuar këtë Rezolutë. Erdogan ka deklaruar se, ato që votuan këtë Rezolutë duhet të shikojne fillimisht, se çfarë po ndodh në Greqi. Turqia nuk është shtet anëtar i BE-së, por vetëm një vend kandidat. Reagimi i fundit i Erdogan, ka qenë në të njëjtin nivel refuzimi dhe mospranimi të situatës, edhe ndaj deklaratave të mëparshme të kryera në nivel europian.

 

 

 

Vendoset rritja e rrogave dhe pensioneve, por pas zgjedhjeve

1371157756-IMG_6299Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim, vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe vendime të tjera që lidhen me 44 projektligje dhe projektvendime. Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi në parim vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, në përputhje me përcaktimin e ligjit të buxhetit të shtetit. Berisha theksoi, se rritja  e rrogave dhe pensioneve është dhe mbetet një politikë konstante  e qeverisë dhe se, ajo do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Berisha bëri me dije gjithashtu, vendimin për miratimin e një shumë për dëmshpërblimin financiar për 1040 të përndjekur politikë, në masën në masën rreth 45 milion dollarë, si dhe vendime të tjera për shpronësime, dhënie me koncesion, etj.

Këto vendime të miratuara në parim, po sipas Kryeministrisë, do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes nuk u bë publike, se në ç’mënyrë do të mundësohej skema e rritjes së rrogave dhe pensioneve, kur rrogat dhe pensionet aktuale gjejnë vështirësi konstante në shpërndarje periodike të tyre, duke krijuar vonesa disa mujore.

Si të ruajmë fëmijët nga pornografia e internetit

1_3_kinderpornografie_102_683x231Gjigandëve të internetit u kërkohet të bëjnë më shumë për të bllokuar faqet e abuzimit seksual me fëmijët. Pas vrasjeve të dy fëmijëve në Britaninë e Madhe kërkohet ndalimi i faqeve pornografike me fëmijë online.

5-vjeçarja April Jones u rrëmbye dhe u vra në zonën rurale të Wales tetorin e shkuar nga një pedofil me emrin Mark Bridger. Gjatë procesit gjyqësor u bë e njohur se Bridger kishte kërkuar rregullisht në internet pamje të abuzimeve seksuale me fëmijë para se të kryente aktin e vrasjes. Në një rast tjetër 12-vjeçarja Tia Sharp u vra gushtin e shkuar nga një i afërm i familjes, Stuart Hazell. Po ashtu edhe ky person kishte shikuar në internet faqe pornografike me fëmijë duke treguar një interes gjithnjë e më në rritje për imazhet me abuzimin seksual. Që të dyja rastet sollën shtimin e zërave në Britaninë e Madhe për bllokimin e imazheve pornografike ku protagonistë janë fëmijët. Pornografia e minorenëve është ilegale në Britaninë e Madhe. John Carr, këshilltar i qeverisë britanike për sigurinë e fëmijëve në internet iu ka drejtuar thirrje publike koncerneve të internetit të bëjnë më shumë për të zgjidhur një problem të tillë. “Po qe se një person ka tendencën të kërkojë pamje të tilla, nuk ka dyshim që me gjashtë apo shtatë klike ai do t’i ketë ato në monitor”, u shpreh Carr për Deutsche Welle-n.

Thirrje për ndryshime të strukturave kërkuese

John Carr kërkon që kompanitë e intërnetit të bllokojnë të gjitha link-et që përdoren nga pedofilët që kërkojnë pamje abuzimi seksual përmes vendosjes së standartave të sigurisë. Në përgjithësi ata që duan të kenë hyrje në faqet pornografike duhet të regjistrohen dhe të provojnë se janë mbi 18 vjeç. Përdoruesit duke qenë se do të japin emrin e tyre do të jenë të përmbajtur në kërkimin e faqeve ilegale online. “Vetëm kjo gjë në vetvete do të bëjë që një numër i madh burrash të rezervohen në kërkimin e pornografisë për fëmijë”, thote Carr.

Ndihmë nga kompanitë e mëdha

Kompanitë e mëdha kanë premtuar se do të bashkëpunojnë më ngushtë me qeverinë dhe organizatat joqeveritare për të vepruar më me rigorozitet kundër download-imit të faqeve ilegale. Në një deklaratë për Deutsche Welle-n të Scott Rubin, drejtor i komunikimit dhe çështjeve publike i Google-it thuhet: “Google tregon tolerancë zero kundër çdo lloj përmbajtjeje me abuzim seksual të fëmijëve. Ne jemi anëtarë dhe bashkëthemelues të Fondacionit “Internet Watch Foundation” – një trupë e pavarur që kërkon në internet imazhet e abuzimit seksual me fëmijë dhe na i dërgon neve për t’i fshirë nga indeksi ynë i kërkimit. Kur zbulojmë imazhe të abuzimit me fëmijë apo jemi të vetëdijshëm për këtë, ne reagojmë menjëherë dhe e raportojmë këtë tek autoritetet e ligjit.”

John Brown punon për NSPCC, organizatën humanitare më të njohur në Britaninë e Madhe që punon për ndalimin e mizorive kundër fëmijëve. Eksperti e vlerëson angazhimin e kompanive të internetit, por mendon se ato mund të bëjnë më shumë. „Ne mendojmë se kompanitë e internetit mund të bëjnë më shumë duke dërguar edhe paralajmërime të menjëhershme tek ata persona që i kërkojnë këto imazhe. Në qoftë se dikush kërkon faqe të tillë, atëherë në paralajmërimin që i dërgohet mund t‘i bëhet e qartë se ju po kërkoni faqe ilegale dhe ky veprim është regjistruar. Në qoftë se ata vazhdojnë ta bëjnë një gjë tillë, ky informacion mund t’u dërgohet autoriteteve.”

Një çështje ndërkombëtare

Origjina e imazheve pornografike me fëmijë është një problem global. Nga vetë natyra e internetit nënkuptohet që një problem i tillë nuk mund të zgjidhet nga një qeveri e vetme. “Shumë nga krime të tilla nuk janë përgatitur në Britaninë e Madhe, madje as në Europë, por shumë më larg dhe natyrisht që një imazheri e tillë mund të ndahet shumë lehtë përmes internetit”, thekson John Broën. “Pra është absolutisht e nevojshme metoda e kërcënimit e, parandalimi, por edhe identifikimi dhe gjetja e gjurmës së viktimave. Sepse çdo imazh i krijuar dhe transmentuar online ka pas vetes një fëmijë të abuzuar. Këta fëmijë kudo ku janë duhet të identifikohen dhe të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme.”

Islanda për shembull ka gjetur një rrugë tjetër. Që në fillim të këtij viti, qeveria planifikoi kufizimin e shpërndarjes së pornografisë në tërësi – jo vetëm të imazheve ilegale të abuzimit seksual me fëmijë, si në Britaninë e Madhe. Pas kësaj strategjie qëndron frika se me pornografinë legale fëmijët do të mund të influencohen, kur arrijnë të gjejnë faqet shumë thjesht online./DW/