Messi akuzohet për evazion fiskal, mbrohet nga miqtë

54

Barcelona's Lionel Messi celebrates a goalMenjëherë pas lajmit të bujshëm i cili u transmetua në të gjitha mediat ndërkombtare ku Messi akuzohet  për evazion fiskal avokatët e argjentinasit janë gati për betejën ligjore.

Angel Juarez ka theksuar se ylli i Barcelonës nuk është njoftuar në lidhje me ankesën që është parashtruar mbi mashtrimin e dyshuar të tij tatimor, ndërsa shtoi se avokatët e sulmuesit janë të gatshëm për një luftë të mundshme ligjore me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurori Raquel Amado po heton pretendimet se argjentinasi dhe babai i tij kanë shmangur pagimin e taksave nga shitja e të drejtave të imazhit të 25-vjeçarit, duke operuar përmes kompanive të bazuara jashtë vendit, ndaj paraqiti një ankesë pranë gjykatës së Gavas në Barcelonë, të mërkurën.

“Ne do të donim të shprehim habinë tonë mbi lajmet e publikuara në disa media. As ne, as klienti ynë nuk ka marrë ndonjë njoftim nga prokurori në lidhje me atë që është raportuar. Si këshilltarë të tij ligjor dhe fiskal, ne do të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura kundër ankesës së prokurorit dhe jemi të bindur se drejtësia do të mbizotërojë”, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga Juarez.

Në mbështetje të argjentinasit janë vënë menjëherë edhe drejtuesit më të lartë ekipit të Barcelonës. I pari që ka dhënë mbështetjen e tij ka qenë ish presidenti Johan Laporta. Në një intervistë për mediat katalanase ai ka theksuar se: “Jam i bindur se as Leo, dhe as babai i tij, nuk kanë kryer invazin fiskal apo ndonjë parregullësi tjetër. Nuk e di se ku qëndrojnë bazat e këtyre akuzave në lidhje me të drejtat e imazhit. Ajo që di unë është se gjithçka është kryer në rrugë ligjore”.

Pas Laportes ka ardhur edhe reagimi i presidentit aktual të Barcelones Rosell i cili beson në pafajësinë e yllit të skuadrës. “Nuk kam asnjë dyshim mbi pafajësinë e Messit. Familja e futbollistit është e qetë në lidhje me këtë çështje e po ashtu edhe klubi. Lojtari ka të gjithë mbështetjen tonë”, tha ai.