Egjipti, SHBA-BE thirrje për dialog

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë thirrje ndaj të gjitha palëve, në krizën politike të Egjiptit, t’i japin fund “ngërçit të rrezikshëm”, pasi qeveria e përkohshme tha se ndërmjetësimi i huaj dështoi.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se qeveria e Egjiptit kishte një përgjegjësi speciale për të nisur këtë proces. Qeveria e mbështetur nga ushtria njoftoi se do të prishë bllokadat në Kajro, nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Morsi.

Me dhjetëra kanë vdekur nëpër trazira, që prej largimit të Mohammed Morsi nga pushteti, më 3 korrik. Ndërkohë, diplomatët nga SHBA, BE, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përpjekur për të rikthyer procesin politik në Egjipt në rrugën e duhur.

Gjithsesi, të mërkurën, zyra e presidentit të përkohshëm, Adly Mansour, deklaroi përmes një njoftimi se “faza e përpjekjeve diplomatike ka përfunduar sot (dje)”. “Këto përpjekje nuk arritën rezultatet e shpresuara”, thuhej në deklaratë.

Ashton-dhe-Kerry-280x200Presidenca tha se fajëson Vllazërinë Muslimane, që mbështet Morsi-n, “si përgjegjësen totale për dështimin e këtyre përpjekjeve”.

Deklarata e qeverisë erdhi pak orë pasi zëvendës-Sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, u largua nga Egjipti, pas disa ditësh bisedimesh ndërmjetësuese. Ai u asistua nga i dërguari i BE-së, Bernardino Leon.

Menjëherë pas kësaj, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, lëshuan një deklaratë të përbashkët.

“Edhe pse përplasjet e mëtejshme të dhunshme janë shmangur deri më tani, ne mbetemi të shqetësuar se qeveria dhe liderët e opozitës nuk kanë gjetur ende një rrugë për të ndalur këtë ngërç të rrezikshëm, si dhe për të implementuar masa të prekshme të krijimit të besimit. Tashmë nuk është koha për të përcaktuar fajtorin, por për të ndërmarrë hapa, që mund të ndihmojnë në nisjen e dialogut dhe vazhdimin e tranzicionit” thanë ata.

Bruksel, sot takimi i radhës Kosovë-Serbi

EEASNë Bruksel zhvillohet sot takimi i radhës mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka deklaruar se pala serbe pret që sot të arrihet marrëveshja rreth prefiksit telefonik për Kosovën. Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, bisedimet mund të ndërpriten.

“E enjtja është afati kur duhet të deklarohemi rreth propozimit të fundit, që ndodhet në tavolinë. Do të përpiqemi gjatë konsultimeve me Brukselin e Prishtinën të gjejmë një zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, është shprehur Ljajic

Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic varet nga rezultati i dialogut teknik për telekomunikacionin dhe energjetikën.

“Nëse s’ka marrëveshje, s’do të ketë as takim. Prandaj do të jetë e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi” ka thënë Ljajic.

Policia e Tiranës parandalon një vrasje

policia-e-tiranesPolicia ka arritur të parandalojë një vrasje mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Demi” në  Tiranë.

Uniformat blu të komisariatit numër 1 në Tiranë kanë vënë në pranga shtetasin Shpëtim Brahollari, i cili ka tentuar të vrasë me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke arrestuar agresorin si dhe ka sekuestruar thikën me të cilën do të kryente krimin.

Ndërkaq në një tjetër ngjarje është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë ku një person është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar gruan e tij.

Sipas policisë shtetasi Xhemal Haka ka dhunuar gruan e tij, edhe pse kishte një urdhër mbrojtjeje ndaj saj.

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin

bajramifaljaBesimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë besimtarët islamë kryen ritin e faljes së Bajramit në orën 6. 23 minuta në shehsin përpara hotel Dajtit e deri te lulishtja në sheshin “Skënderbej”, ndërsa si vend faljeje për gratë u planifikua  segmenti i rrugës “Myslym Shyri, në krah të ministrisë së Mbrojtjes.

Për të  realizuar ritin e faljes së Bajramit ishin marrë masa për kufizimin e lëvizjes së mjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti  nga ura pranë ish-hotel “Dajtit” deri në sheshin Skënderbej si dhe në pjesën jugore të këtij sheshi.

Krerë të shtetit dhe politikës kanë përcjellë një ditë më parë on-line mesazhet e tyre të urimit  për besimtarët myslimanë, por pritet që sot të zhvillojnë vizita urimi në selitë e komunitetit mysliman dhe atë të kryegjyshatës së bektashinjve.

Kreu i Komuniteit Mysliman, Haxhi Selim Muça ka uruar gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për sa më shumë paqe dhe harmoni mes njeri-tjetrit. Ai e cilësoi këtë muaj të shenjtë si “muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe mëshira hyjnore”.

Një urim tjetër drejtuar besimtarëve myslimanë ka ardhur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani i cili i ka ftuar të përqafojnë të mirën, paqen e t’i shmangen konflikteve e sherrit.

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë për mediat kreu i shtetit e quan Bajramin një festë të shenjtë, Nishani shton se ajo shërben për të na bërë më të mirë për veten, për tjetrin dhe për shoqërinë.

Nishani apeloi më tej se festa të tilla duhet të na shërbejnë për ta parë botën me sy të tjerë, duke mposhtur kulturën e urrejtjes.

“Le të na bëjë ky Bajram ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobtëve dhe të varfërve. Le ta mposhtim me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe festa si Bajrami, kulturën e urrejtshme të sherrit, këtë rudiment të rrezikshëm trashëguar nga e kaluara diktatoriale. Nga thellësia e zemrës, ju uroj gjithë të mirat në këtë ditë të madhe. Le të jetë Dita e Bajramit një ditë e lumtur. Gëzojeni këtë ditë bashkë me të dashurit Tuaj. Ngushëllohuni bashkërisht. Ndihmohuni bashkërisht. Këshillohuni bashkërisht. Gëzohuni bashkërisht në këtë ditë Bajrami”,ka theksuar Nishani.

Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Pas 30 ditë agjërimi e sakrifice, për shlyerjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe të trupit, besimtarët myslimanë i falen zotit t’u pranojë këtë ritual pavarësisht të mirave që ata presin t’u sjellë.

Devoll, automjeti përplas për vdekje kalimtarin

AKSIDENT2Një person ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme ndërsa është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bitinckë në Devoll, ku një automjet tip ford me targa AA235DH ka përplasur për vdekje shtetasin Jani Baci, nga fshati Potgoria i Korçës.

Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga edhe drehjtuesin e mjetit të aksidentit, shtetasin Arben Kulla nga fshati Pilur. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ka qenë duke kaluar rrugën dhe mendohet se i ka prerë rrugën automjetit.

Ndërkaq nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Qeveria firmos 2600 ton plehra në vit nga Italia e Greqia

MBETJETNdërsa në dhjetor pritet të zhvillohet referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së shoqërisë civile, qeveria ka vendosur importine një sasie prej 2600 tonësh plehra në një vit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e rradhës të qeverisë Berisha dhe sipas tij autorizohet shoqëria”V.A.L.E. Recycling” për importin e 2000 ton mbetjeve në vit nga Italia në rrugë detare dhe tokësore, si dhe “Plastica Albania”-n për importin e 600 tonë mbetjeve në vit me qëllim riciklimi nga Greqia.

“Shoqeria  “V.A.L.E. RECYCLING”, është autorizuar per importim të  Mbetjeve të gizës së derdhur, Mbetje të çeliqeve të lidhura; Mbetje të gizës dhe çelikut të kallajisur;  Mbetje të bakrit; Mbetje të aluminit; Mbetje zinku; Mbetje të plumbit; Qelq i thyer dhe mbetje të tjera qelqi; Mbetjet plastike,   Letër apo karton i rikuperueshëm,  Tallash, e mbetje të drurit, si dhe Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë  veshjeje.Sasia e mbetjeve që do të importohet nga Italia është 2000  ton në vit dhe Transporti do të bëhet në rrugë tokësore dhe detare. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me  raport – analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit”- sqarohet ne vendimin e qeverisë.

Ndërsa periudha e lejimit të importit të mbetjeve nga shoqëria “V.A.L.E. RECYCLING”, është njëvjeçare. Kontrolli i procesit të riciklimit të mbetjeve nga kjo shoqëri do te mbikqyret nga Ministria e Mjedisit, e cila  duhet te komunikoje me shkrim me shtetet eksportuese dhe ato ku do të bëhet kalimi transit i mbetjeve.

Ndërkaq shoqeria “PLASTIKA – ALBANIA”, autorizohet per importin e 600 tone mbetjeve te polietilenit ne vit per qellime riciklimi. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë. Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare.

VENDIMI 1
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave v e n d o s i:
1. Autorizimin e shoqërisë “Plastika – Albania”, sh.p.k., për importin e mbetjeve të polietilenit, me kodet e mëposhtme tarifore:
• GH 011 ex 39 15 10 00;
• B3010,
të Konventës së Bazelit, sipas aneksit 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.
2. Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 600 (gjashtëqind) tonë në vit.
3. Mbetjet importohen nga shteti i Greqisë. Transporti të bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003,
të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim”, dhe anekseve III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
4. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “Plastika – Albania”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport – analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.
5. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “Plastika – Albania”, sh.p.k., është njëvjeçare dhe fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve të polietilenit nga shoqëria “Plastika – Albania”, sh.p.k., pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon me shkrim me shtetet eksportuese dhe me ato ku do të kryhet kalimi transit i mbetjeve, për autorizimet përkatëse, në bazë të të cilave lejohet kalimi i kësaj sasie të mbetjeve të polietilenit, në përmbushje të kërkesave të Konventës së Bazelit “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, konventë në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

VENDIMI 2
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 49, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave v e n d o s i:
1. Autorizimin e shoqërisë “V.A.L.E. Recycling”, sh.p.k., për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, me kodet e mëposhtme tarifore:
• GA 040 72 04 10 00 Mbetje dhe kthime të gizës së derdhur;
• GA 050 72 04 21 Mbetje dhe kthime të çeliqeve të lidhura;
• GA 070 72.04 30 00 Mbetje dhe kthime të gizës dhe çelikut të kallajisur;
• GA 120 74 04 00 Mbetje dhe kthime të bakrit;
• GA 140 76 02.00 Mbetje dhe kthime të aluminit;
• GA 160 79 02 00 00 Mbetje dhe kthime zinku;
• GA 150 78 02 00 00 Mbetje dhe kthime të plumbit;
• GE 010 7001 00 Qelq i thyer dhe mbetje të tjera qelqi;
• GH 010 3915 Mbetjet, prerjet dhe kthimet prej plastike: etilenit, stirenit, vinil – kloridit;
• GI 010 4707 Letër apo karton i rikuperueshëm (mbetje dhe kthime);
• GL 010 44 0131 00 Tallash, mbetje dhe kthime të drurit, nëse janë apo jo të aglomeruara në kërcunj, briketa, sfera apo në forma të ngjashme: sfera prej druri;
• GJ 120 63090000 Veshje të përdorura dhe artikuj të tjerë veshjeje, dhe kodet e listës së Bazelit: B1010, B1020, B3010, B3020, B3030, B3040, bazuar në aneksin 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, referuar vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”, të ndryshuar.
2. Sasia e mbetjeve që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 2000 (dy mijë) tonë në vit.
3. Mbetjet importohen nga shteti i Italisë. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, pasi të jetë plotësuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, si dhe kërkesat e kreut II, të vendimit nr.806, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për importimin e mbetjeve për qëllime përdorimi, përpunimi dhe riciklimi”.
4. Për çdo transfertë ndërkufitare të mbetjeve, shoqëria “V.A.L.E. Recycling”, sh.p.k., dorëzon të plotësuar në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dokumentin e lëvizjes/transfertës ndërkufitare të mbetjeve, sipas formatit të dhënë në anekset III dhe IV, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, dhe monitorimi i tyre të kryhet nga strukturat përkatëse të doganave. Çdo transfertë mbetjesh duhet të jetë e pajisur me raport – analizë, të kryer për aspektin e radioaktivitetit.
5. Periudha e lejimit të importit të mbetjeve nga shoqëria “V.A.L.E. Recycling”, sh.p.k., është njëvjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
6. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në zbatim të kërkesave të mësipërme ligjore dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, merr masat e nevojshme për kontrollin e procesit të riciklimit të mbetjeve nga shoqëria “V.A.L.E. recycling”, sh.p.k., pas miratimit të këtij vendimi.
7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave komunikon me shkrim me shtetet eksportuese dhe ato ku do të bëhet kalimi transit i mbetjeve, për autorizimet përkatëse në bazë të të cilave lejohet kalimi i kësaj sasie të mbetjeve, në përmbushje të kërkesave të Konventës së Bazelit “Për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”, konventë në të cilën Republika e Shqipërisë është palë.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Emancipim sfidues-një “Grua e hekurt” si ministre e Mbrojtjes

 Robert Papa Nga Robert Papa

Askush nuk ishte menduar se Rama do sillte një risi të tillë: Një femër e suksesshme, ministre e Mbrojtjes. Mimi Kodheli ( Vata) nderon brezin e saj të “Sami Frashërit” dhe thyen një tabu. Ne jemi shoqëri maskiliste, dhe të gjithë e pranojmë. Personalisht do prisja që Rama të kishte ne kabinetin e tij një të djathtë si Ngjela ,por risia e tij:Mbrojtja nuk do drejtohet si gjithmone.Për herë të parë do kemi një ministre.Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Media austriake e cilësoi “Gruaj e hekurt” dhe kjo nuk është pak,pra edhe miqve tanë u ka rënë në sy. Edhe Arsimi dhe Kultura do kenë ministre femra, por kjo nuk është hera e parë Në SHBA, një femër synon presidencën, në Gjermani nje grua drejton me stoizëm.Te ne-një ministre për mbrojtjen.Shqipëria tregon emancipim” dhe thyerja tabushë e dokesh që nuk e pranojnë lehtas që në krye të Minstrisë së Mbrojtjes të “komandojë” një zonjë Ajo ka qenë Prefekte e Tiranës, nën kryetare e Bashkisë. Tash ministre e Mbrojtjes-një shenjë qytetarie, përmbysje mentaliteti dhe qasje moderne ndaj strukturimit të qeverisë. Përfaësuese e një brezi që u arsimua në vitet e fundit të diktaturës; ushqyer nga koha kur nisi mendimi ndryshe duke ëndërruar perëndimin. Unë jam i ndëgjegjshëm se ish-volejbollistes së “17 Nëntorit” nuk do i ketë shkuar kurrë ndermend se një ditë do ishte ministre e Mbrojtjes. Një sfidë? Një dicka ndryshe?! Nuk e di se cfarë mesazhi ka dashur të na japë Rama, por skeptikët, si gjithmonë, bëjnë kritizerin. Kanë rrjedhur shumë vite dhe Shqipëria po i largohet shablloneve,skemave dhe maskilizmit konservator Një ministre femër , ka më pak gjasa të përfshihet në korrupsion, se te në ky shtë monopol i meshkujve, dhe ky mbase është mesazi i Ramës-te Mbrojtja lufta ndaj Korrupsionit do jetë maksimale. Kush e njeh Mimin, prej vitesh nuk ka se si të mos i ketë vënë re thjeshtësinë, modestinë dhe fisnikërinë. Ajo ka qenë e shkëlqyer në shkollë dhe me elegancë dhe elokuencë në jetën politike, duke reflektuar kulturë dhe qyetari. Për një ish -gjimnazist të brezit të saj do ishte e habitshme të thoje a është Mimi a majtë apo e qendrës së majtë. Besoj të gjithë do thonin, ajo është realisht qytetare në cdo këndvështrim. Dhe politika jonë, qeveria apo opozita, mbi të gjtha vuajnë nga mungesa e qytetarisë. E pra, te Mbrojtja kemi qytetari-një risi nga Rama dhe një mesazh ndaj të gjithëve. Të parët reaguan austriakët-Gruaja e Hekurt! Një cilësim që ne shqiptarët e kemi vështirë ta themi. Ende jemi shoqëri maskiliste,por dicka ka nisur të lëvizë dhe sa shume ndryshon portreti i saj nga sterotipi prepotent i dikujt që zuri edhe kreun e parlamentit. Kur shikonim Thacerin, apo kur shikojmë sot Merkel dhe Hillary Clinton nuk habitemi por tregojmë respekt pqr ato shoqëri të përparuara dhe realiste. Sot në disa ministri do drejtojnë femra. E ndërsa në Kulturë ,Arsim apo Integrim kemi pasur femra sot Shqipëria shfaqet jo vetëm moderne, por edhe sfiduese duke pasur një Ministre të Mbrojtjes.

CIA tregon formulën e bojës së padukshme

boja-padukshme-300x187CIA ka bërë publike formulën kimike për të krijuar ngjyrën e cila bëhet e padukshme pasi të shkruhet një mesazh me të. Agjencia amerikane e spiunazhit e ka bërë publikimin në faqen e vetë të internetit, duke theksuar se nuk është më fshehtësi informacioni mbi një nga dokumentet më antike që mbaheshin ende në arkiva që prej një shekulli më parë.
Duke parë progresin e teknologjisë dhe formulat e ndryshme të bëra publike, ngjyra e krijuar para një shekulli është më shumë për një muze, sesa për një arkiv sekret.

Misteri i liqenit ngjyrë rozë

HillierLiqeni Hillier është një liqen me ngjyrë rozë në Middle Island në Australinë Perëndimore. Middle Island (Ishulli i Mesëm) është më i madhi prej ishujve që përbëjnë Arqipelagun Recherche, një grup prej 105 ishujsh dhe mbi 1200 pengesa për lundruesit.
Liqeni i vogël është vetëm 600 m i gjerë por ka një ngjyrë rozë që bën të mos gabosh. Megjithatë arsyeja pse është rozë është ende një mister.
Liqeni i shndritshëm me ujë të kripur është i rrethuar nga pyje të gjelbër të errët të eukaliptit dhe drurit të letrës. Një shirit i hollë i bardhë me duna rëre ndan liqenin nga ujërat e thella oqeanike. Raportimet e para datojnë në kohën e Mattheë Flinders, një navigator britanik në vitin 1802.

Flinders u ngjit në majën më të lartë të Middle Island, tashmë e njohur si Maja Flinder, për të parë ujërat rrethuese kur vështroi edhe këtë liqen të çuditshëm me ngjyrë rozë.
Arsyeja pse liqeni ka këtë ngjyrë është ende nën investigim. Një shpjegim i mundshëm sipas disa shkencëtarëve përfshin përqëndrimet e ulëta ushqimore dhe tipe të ndryshme bakteresh dhe algash. Ngjyrimi rozë mund të jetë edhe si rezultat i një reaksioni kimik i kripës së detit me baktere të kuqe halofilike.

Edi Rama: “Kapitull i ri për diplomacinë”

Edi Rama, VeliuNë një intervistë për “Top-Channel”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama jep detaje të tjera që lidhen me vizitat në Itali, Turqi dhe Greqi. 

Sipas Ramës, qëllimi primar i  këtyre vizitave është nisja e një kapitulli të ri për diplomacinë shqiptare si dhe fuqizimi marrëdhënieve me këto tre shtete të cilat ai i quan partner strategjikë.

“Ne jemi të gatshëm qe të ngremë në një nivel të panjohur marrëdhëniet me Turqinë që e konsiderojmë një partner strategjik”, thekson Rama.

Sipas tij, Shqipëria gjatë viteve të shkuara nuk ka bërë sa duhet për sa i përket marrëdhënieve me këto tre shtete.

Muhamed Veliu – Në ndryshim me kryeministrat e tjerë të vendit, duket qartë fakti që ju e barazuat Turqinë si një partner strategjik, siç konsideruat Italinë dhe Greqinë, çfarë ju shtyu të merrni këtë vendim?

Edi Rama – Përfshirja e Turqisë në partnertin strategik është pjesë e programit tonë të Rilindjes në kapitullin e politikës sonë të jashtme dhe është rezultat i një analize të detajuar dhe shumë të vëmendshme lidhur me këtë faktor shumë të rëndësishëm, e fatkeqësisht të lënë jashtë vëmendjes së nevojshme gjatë të gjithë këtyre viteve.

Muhamed Veliu – A mendoni se dhënia e këtij këtij statusi Turqisë do të xhelozojë fqinjët tanë?

Edi Rama – Unë nuk besoj se ne duhet të merremi me xhelozitë potenciale, unë besoj që duhet të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët e të cojmë përpara një proces partneritieti strategjik me të tre këto vende në funksion të një Shqipërie më të fortë politike e ekonomike.

Kjo ishte një pjesë e intervistes që zoti Rama i dha sot gazetarit Muhamed Veliu.

Gjatë intervistës, ai flet edhe për çështjen e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, atë të kufirit detar, për të cilën ai pranon se është biseduar gjatë qëndrimit në Athinë me kryeministrin Samaras.