Emancipim sfidues-një “Grua e hekurt” si ministre e Mbrojtjes

64

 Robert PapaNga Robert Papa

Askush nuk ishte menduar se Rama do sillte një risi të tillë: Një femër e suksesshme, ministre e Mbrojtjes. Mimi Kodheli ( Vata) nderon brezin e saj të “Sami Frashërit” dhe thyen një tabu. Ne jemi shoqëri maskiliste, dhe të gjithë e pranojmë. Personalisht do prisja që Rama të kishte ne kabinetin e tij një të djathtë si Ngjela ,por risia e tij:Mbrojtja nuk do drejtohet si gjithmone.Për herë të parë do kemi një ministre.Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Media austriake e cilësoi “Gruaj e hekurt” dhe kjo nuk është pak,pra edhe miqve tanë u ka rënë në sy. Edhe Arsimi dhe Kultura do kenë ministre femra, por kjo nuk është hera e parë Në SHBA, një femër synon presidencën, në Gjermani nje grua drejton me stoizëm.Te ne-një ministre për mbrojtjen.Shqipëria tregon emancipim” dhe thyerja tabushë e dokesh që nuk e pranojnë lehtas që në krye të Minstrisë së Mbrojtjes të “komandojë” një zonjë Ajo ka qenë Prefekte e Tiranës, nën kryetare e Bashkisë. Tash ministre e Mbrojtjes-një shenjë qytetarie, përmbysje mentaliteti dhe qasje moderne ndaj strukturimit të qeverisë. Përfaësuese e një brezi që u arsimua në vitet e fundit të diktaturës; ushqyer nga koha kur nisi mendimi ndryshe duke ëndërruar perëndimin. Unë jam i ndëgjegjshëm se ish-volejbollistes së “17 Nëntorit” nuk do i ketë shkuar kurrë ndermend se një ditë do ishte ministre e Mbrojtjes. Një sfidë? Një dicka ndryshe?! Nuk e di se cfarë mesazhi ka dashur të na japë Rama, por skeptikët, si gjithmonë, bëjnë kritizerin. Kanë rrjedhur shumë vite dhe Shqipëria po i largohet shablloneve,skemave dhe maskilizmit konservator Një ministre femër , ka më pak gjasa të përfshihet në korrupsion, se te në ky shtë monopol i meshkujve, dhe ky mbase është mesazi i Ramës-te Mbrojtja lufta ndaj Korrupsionit do jetë maksimale. Kush e njeh Mimin, prej vitesh nuk ka se si të mos i ketë vënë re thjeshtësinë, modestinë dhe fisnikërinë. Ajo ka qenë e shkëlqyer në shkollë dhe me elegancë dhe elokuencë në jetën politike, duke reflektuar kulturë dhe qyetari. Për një ish -gjimnazist të brezit të saj do ishte e habitshme të thoje a është Mimi a majtë apo e qendrës së majtë. Besoj të gjithë do thonin, ajo është realisht qytetare në cdo këndvështrim. Dhe politika jonë, qeveria apo opozita, mbi të gjtha vuajnë nga mungesa e qytetarisë. E pra, te Mbrojtja kemi qytetari-një risi nga Rama dhe një mesazh ndaj të gjithëve. Të parët reaguan austriakët-Gruaja e Hekurt! Një cilësim që ne shqiptarët e kemi vështirë ta themi. Ende jemi shoqëri maskiliste,por dicka ka nisur të lëvizë dhe sa shume ndryshon portreti i saj nga sterotipi prepotent i dikujt që zuri edhe kreun e parlamentit. Kur shikonim Thacerin, apo kur shikojmë sot Merkel dhe Hillary Clinton nuk habitemi por tregojmë respekt pqr ato shoqëri të përparuara dhe realiste. Sot në disa ministri do drejtojnë femra. E ndërsa në Kulturë ,Arsim apo Integrim kemi pasur femra sot Shqipëria shfaqet jo vetëm moderne, por edhe sfiduese duke pasur një Ministre të Mbrojtjes.