Parlamenti i ri mblidhet në 9 Shtator

parlamentiSesioni i ri parlamentar nis punimet të hënën e dytë të muajit shtator, me datën 9. Në bazë të Kushtetutës Presidenti i Republikës ka dekretuar fillimin e legjislaturës së re pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Në dekretin e Kreut të Shtetit për legjislaturën e 19-të thuhet se “në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00”.

Dekreti i Kreut të Shtetit erdhi një ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht rezultatin e e zgjedhjeve të 23 qershorit, ku mazhoranca e re e koalicionit të majtë do të ketë nga 140 deputetë, 83 mandate, ndërsa opozita e djathtë do të ketë 57 mandate deputeti.

Ndërkaq në bazë të marrëveshjes zyrtare të koalicionit të ri qeverisës parlamenti do të drejtohet gjatë katër viteve të ardhshme nga kreu i LSI, Ilir Meta, ndërsa qeveria nga kreu i PS Edi Rama. Ndërkaq në bazë të ligjit seanca e parë e sesionit të ri parlamentar drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, ç’ka mendohej se do të ishte ish kryetari i PD, Sali Berisha, deri në momentin që ai deklaroi se s’mund të drejtojë një parlament që vjen nga krimi.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë deputeti që do të drejtojë seancën e parë të sesionit që me shumë gjasa do të jetë, Spartak Braho, ndërsa seanca do të jetë të hënën e 9 shtatorit, ku pritet të bëhet betimi i deputetëve dhe i qeverisë së re.

Berisha: Ligji për TVSH-në sipas ekspertizës më të mirë

Sali BerishaKryeministri Berisha ka nisur sot mbledhjen e qeverisë me shqyrtimin e projektvendimit për TVSH-në, ligj që kundërshtohet nga të majtët.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se ligji është përgatitur nga specialistët më të mirë të fushës dhe ka shkallën më të lartë të ekspertizës.

“Një ligj themor është ai i TVSH-së i cili është pregatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtar të kontraktuar. Ligji ka shkallën më të lartë të ekspertizës” tha Berisha duke shtuar se i takon Parlamentit të ri që ta votojë.

Gjithashtu kryeministri Berisha sulmoi edhe mazhorancën e re sa i përket programit të saj për universitetet. Sipas tij, platforma e qeverisë së re do të kundërshtohet nga Partia Demokratike në Parlament.

“Kuotat e universiteteve do të shkojnë në përputhje me programin e kësaj qeverie “me dyer të hapura për çdo të ri për të provuar ëndrrën universitare dhe për ta bërë realitet. Ne do ta kundërshtojmë në mënyrë demokratike platformën e re dhe do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të ulen në bankat e universiteteve. Alternativa jonë është ajo e dyerve të hapura për të rinjtë” tha Berisha.

Kryeministri gjithashtu tha se vendim i rëndësishëm do të jetë edhe shpronësimi i pronarëve për investimin që do kryhet në energjitikë, në kaskadën e Devollit e zona të tjera.

Pogradec, plagoset me armë zjarri një person

policia...Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në qytetin e Pogradecit ku një person është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit ku Jetmir Muçollari është qëlluar me armë nga shtetasi Edmond Fejzollari ndërsa ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në krah por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Runi jashtë, Junajtid “jo” ofertës së Çelsit

RuniUejni Runi vazhdon që të mos jetë i pranishëm në takimet parasezonale të Mançester Junajtid. Ylli i futbollit anglez nuk është thirrur për takimin miqësor ndaj suedezëve të AIK-ut, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim, këtë herë në shpatull. Lojtari mori një goditje në përballjen ndaj Betisit, që u luajt me dyer të mbyllura. Ky është njoftimi që “djajtë e kuq” kanë bërë, por tashmë dihet që dëshira e anglezit është të ndryshojë skuadër. Më parë ai u largua nga grumbullimi në Tailandë si pasojë e një tërheqjeje. Vetëm ditën e djeshme u bë i njohur njoftimi i mungesës së Runit, ndërkohë që shumë media angleze e komentojnë këtë vendim si një presion të futbollistit për ta bindur klubin ta lërë atë të ikë.

Në asnjë takim të këtij turi parasezonal ai nuk është aktivizuar, duke e bërë të qartë ftohtësinë që ekziston mes tij dhe Junajtid. Ndërkohë që Çelsi vazhdon që të bëjë oferta për kartonin e lojtarit. Kampionët e Anglisë refuzuan një ofertë prej 30 mln eurosh për kartonin e tij, por blutë e Londrës nuk do të tërhiqen. Nga ana e tyre, edhe “djajtë do të bëjnë rezistencë, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kartonit të talentit anglez. “Një ofertë u refuzua nga Junajtid për Runin. Ne vazhdojmë të mbajmë pozicionin tonë, ai është i pashitshëm”, – njoftoi klubi.

Taktika – Junajtid po lufton që ta mbajë Runin, por nëse nuk ia arrin, do të përfitojë sa më shumë. Kështu, mediat angleze raportojnë se ata po presin një tjetër ofertë, por londinezët nuk duan të shkojnë më shumë se 35 mln euro për kartonin e Runit. Pritet që çështja të marrë zgjidhje më 26 gusht, kur do të ketë një sfidë mes dy ekipeve.
Fletçer – Mesfushori i Junajtid, Daren Fletçer, ka frikë se Uejn Runi mund të largohet nga ekipi: “Uejni është një lojtar fantastik, të cilin çdokush do e donte ta kishte në ekip. Unë do të dëshiroja që ai të qëndronte, por kam frikë se në vazhdim mund të vesh një fanellë tjetër. Megjithatë, ky është një vendim që i takon atij dhe klubit”.

Arjan Jaupllari: Alarm gjendja e barnave në vend

jaupllariKreu i Urdhrit të Farmacistit, Arjan Jaupllari vë alarmin mbi gjendjen e barnave në vend. Në një njoftim për shtyp, Jaupllari thekson se qeveria në ikje bëri shumë prapësira sa i përket sistemit farmaceutik dhe se rrezikon të lerë shqiptarët pa barna.

Sipas Jaupllarit kjo do të ndodhë nëpërmet pullifikimit konçesionar si pasojë e një kontrate të qeverisë shqiptare me një kompani konçensionare të përcaktuar në ligjin e barnave për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale të barnave.

“Qeveria në ikje po i lë edhe pa barna shqiptarët. Shumë prapësira ju bënë sistemit farmaceutik pas vitit 2005 në lidhje me barnat, por dhe shërbimit farmaceutik. Së fundi po ia heqin fare barnat, sigurisht edhe shërbimin, sepse sistemi nuk ka kuptim pa të dy. Këtë duan ta realizojnë nëpërmet pullifikimit konçesionar.

Nëpërmjet këtij komunikimi me ju, ne japim alarmin se ky proces ka filluar që sot. Nëpërmjet një shkrese zyrtare të Ministrisë së Financave dërguar QKKB, e cila urdhërohet të mos japë më pulla për importimin e barnave, sepse prodhimi dhe emetimi i tyre do të bëhet nga konçesionari dhe do të vendosen nga prodhuesi në vendin e origjinës së barit”.

Jaupllari më pas numëron shkaqet që sipas tij do të shkaktojnë mungesën e barnave tek shqiptarët.

“Shkaqet që shqiptarët do të mbeten pa barna janë:
1. Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë konçensionare të përcaktuar në ligjin e barnave për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale të barnave. Rast unikal në botë.

2. Mospranimi i kompanive prodhuese të huaja lidhur me manipulimin shtesë për vendosjen e pullës shqiptare të barnave nga ana e tyre.

3. Mospranimi nga importuesit e barnave në vendin tonë të burokracive të panevojshme për importimin e barnave.

4. Mosmiratimi e një vendimi qeverie për përjashtimet e mundëshme në këtë proces apriori.

5. Mostërheqja e mendimit të aktorëve të sistemit në ndërmarrjen e kësaj reforme pullëzimi, si dhe mospërfillja e kundërshimeve të bëra nga ana jonë.

Pasojat e këtij procesi për konsumatorët e barnave dhe sistemin në tërësi do t’i rendisnim si më poshtë:

1. Mbetjen e tregut farmaceutik pa barna dhe shqiptarëve pa trajtimin e domosdoshëm me to.

2. Rritje të çmimit të barnave, për shkak të kostos së lartë të kësaj pulle, sidomos për alternativat e para të barnave të listës së rimbursimit.

3. Ndryshim të çmimeve në Listën e Barnave të Rimbursueshme dhe miratimin e një liste të re barnash me ndryshimet përkatëse.

4. Ndryshimin e çmimit të barnave të tenderuara dhe ribërjen e kontratave nga e para.

5. Kaos total në sistemin farmaceutik dhe përballje të farmacistëve me pacientët për çmimet e ndryshme të barnave midis pullave ekzistuese nga të rejat për të njëjin bar.

6. Asgjë të re në lidhje me sigurinë e barnave, sepse pulla ekzistuese i plotëson më së miri ato.

7. Asgjë të re për ISKSH, përveç rritjes së shpenzimeve të buxhetit, sepse në shkelje flagrante të ligjit, i cili e percakton si pullë dyfishe, është katandisur rrugës së gjatë dyvjeçare në pullë njëfishe. Vetëm ky argument do të mjaftonte për ta bërë nul këtë proces të pullës së turpit të përfitimit koncensionar”.

Vlieland, një nga ishujt Frisone, në vendet e ulëta

vendet e uleta
Vlieland, një nga ishujt Frisone, në vendet e ulëta. (Catrinus Van Der Veen, Afp)

 

Sigurohen të huajt në Jemen

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi evakuimin e personelit jo të domosdoshëm nga ambasada në Jemen për shkak të kërcënimeve për një  sulm të mundshëm terrorist.

Departamenti i Shtetit po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në Jemen që të kufizojnë lëvizjet e tyre.

Edhe Britania ka evakuuar të gjithë personelin nga ambasada e saj në Jemen. Ndërkohë, 19 ambasada dhe konsullata të tjera amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë kësaj jave.

Perëndimorët që jetojnë në Jemen janë duke marrë masa shtesë të sigurisë në prag të paralajmërimeve amerikane dhe britanike rreth kërcënimeve të mundshme për sulme terroriste dhe mbylljen e ambasadave të huaja.

Nga zyra e tij në Jemen, një zyrtar i një organizate humanitare me bazë në Shtetet e Bashkuara thotë se nuk ka plane të menjëhershme për tu larguar nga Jemeni, por është duke i marrë me seriozitet paralajmërimet.

“Ne qëndrojmë vetëm në shtëpi, larg syve të publikut dhe larg vendeve publike” ka theksuar ai

Ai gjithashtu shprehet se edhe nëse nuk do të kishte paralajmërime për sulme të mundshme terroriste, zyra e tij do të ishte e mbyllur gjatë ditëve të ardhshme për shkak të festës myslimane të Bajramit të Madh, e cila shënon fundin e Ramazanit.

Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste, jeta në rrugët e qytetit Sana duket normale.

“Ne nuk duhet të ndikohemi nga ajo që shohim . Kërcënimi është i pranishëm dhe unë mendoj se marrja e masave të sigurisë është e arsyeshme si dhe lëshimi i paralajmërimeve. Mendoj se ne duhet jemi të kujdesshëm dhe duhet ta analizojmë situatën” thekson ai.

Ndërkohë, Jemeni ka dislokuar qindra automjete të blinduara ushtarake për të siguruar pallatin presidencial, ndërtesat jetike dhe ambasadat perëndimore në kryeqytet.

Festa e Bajramit, Thaçi dhe Jahjaga urojnë besimtarët myslimanë

Atifete Jahjaga dhe Hashim ThaciPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka uruar udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve myslimanë ditën e Bajramit.

“Dita e Bajramit të Madh është një ditë feste, që vjen pas muajit të Ramazanit, i karakterizuar me sakrificë dhe solidaritet mes gjithë njerëzve”, thuhet në urim të presidentes Jahjaga.

Më tej, siç njofton faqja në Internet e presidencës, ajo në këtë ditë “ka përkujtuar me respekt të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bënë që ne sot ta kemi shtetin tonë, të jetojmë të lirë”.

“Paçi gjithmonë gëzime në familjet tuaja dhe u qoftë me fat festa e Bajramit të Madh, uron presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërkaq edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit.

Në urim theksohet se Fitër Bajrami, i njohur edhe si Bajrami i Madh, “vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame”.

Më tej Thaçi, u shpreh të gjithë besimtarëve të fesë islame urimet më të mira, me bindjen që gjatë ketyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë.

Në telegram thuhet se “Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka uruar udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve myslimanë ditën e Bajramit.

“Dita e Bajramit të Madh është një ditë feste, që vjen pas muajit të Ramazanit, i karakterizuar me sakrificë dhe solidaritet mes gjithë njerëzve”, thuhet në urim të presidentes Jahjaga.

Më tej, siç njofton faqja në Internet e presidencës, ajo në këtë ditë “ka përkujtuar me respekt të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bënë që ne sot ta kemi shtetin tonë, të jetojmë të lirë”.

“Paçi gjithmonë gëzime në familjet tuaja dhe u qoftë me fat festa e Bajramit të Madh, uron presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërkaq edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit.

Në urim theksohet se Fitër Bajrami, i njohur edhe si Bajrami i Madh, “vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame”.

Më tej Thaçi, u shpreh të gjithë besimtarëve të fesë islame urimet më të mira, me bindjen që gjatë ketyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë.

Në telegram thuhet se “Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”.

Totozani takohet me përfaqësues të OSBE-së dhe të KiE-së për romët

Avokati i Popullit, pret sot në zyrën e tij përfaqësuesin e OSBE-së dhe përfaqësues nga Këshilli i Europës në Tiranë për të diskutuar mbi çështjen e komunitetit rom.

Ditën e djeshme në një reagim të saj, organizata e të drejtave të Njeriut “Amnesty International” kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome qe rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

“Amnesty International” shkruan në apelin e saj, se pronari i tokës nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj dhe se autoritetet nuk kanë marrë masa për t’u garantuar familjeve rome një strehim alternativ.

Pas institucionit të Avokatit të Popullit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është institucioni i dytë që reagon për çështjen e romëve.

Samaras në SHBA, do takojë presidentin Obama

Antonis SamarasKryeministri i Greqisë Antonis Samaras mbërriti në SHBA, ku më datën 8 gusht do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Barak Obama. Takimi Obama-Samaras do të fokusohet kryesisht në çështjet e ekonomisë.

Para se të takojë presidentin e Amerikës, kryeministri grek, do të takojë sekretarin e Jashtëm John Kerry. Takimi do të trajtojë të gjitha çështjet e politikës së jashtme, si çështjen e emrit të Maqedonisë, marrëdhëniet greko-turke dhe çështjen e Qipros.

Samaras do të ketë kontakte me krerët e grupeve të mëdha amerikane të investimeve greke. Të premten, ai do të ketë takime me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, me përfaqësues të diasporës greke dhe me kreun e këshillit greko-amerikan.

Programi i kryeministrit grek përfshin edhe kontakte me stafin gazetaresk të “Washington Post” dhe “New York Times”.

Samaras gjithashtu do të vizitojë Zonën “Zero”, vendi ku ranë kullat binjake dhe do të shohë ndërtimin e kishës së Shën Nikollës.