Bruksel, sot takimi i radhës Kosovë-Serbi

52

EEASNë Bruksel zhvillohet sot takimi i radhës mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka deklaruar se pala serbe pret që sot të arrihet marrëveshja rreth prefiksit telefonik për Kosovën. Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh, bisedimet mund të ndërpriten.

“E enjtja është afati kur duhet të deklarohemi rreth propozimit të fundit, që ndodhet në tavolinë. Do të përpiqemi gjatë konsultimeve me Brukselin e Prishtinën të gjejmë një zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, është shprehur Ljajic

Sipas tij, takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic varet nga rezultati i dialogut teknik për telekomunikacionin dhe energjetikën.

“Nëse s’ka marrëveshje, s’do të ketë as takim. Prandaj do të jetë e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi” ka thënë Ljajic.