Rama: Në shtator hap Zyrën e Deputetit në Vlorë

edi rama vlKryeministri i ardhshëm Edi Rama bën të ditur se në shtator do të hapë në Vlorë Zyrën e Deputetit, që siç thekson ai, do të funksionojë si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se kjo zyrë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit.

“Me dëshirën që t’u gjendem pranë qytetarëve të Vlorës dhe synimin që të jem në kontakt të pandërprerë me ta, do të hap në shtator siç e kam premtuar Zyrën e Deputetit në Vlorë. Kjo zyrë do të jetë e hapur çdo ditë dhe do të mirëpresë çdo qytetar e qytetare që dëshiron të ndajë me mua opinionet, shqetësimet, dëshirat për mbarëvajtjen e jetës ekonomike e sociale në Vlorën tonë të dashur. Zyra ime në Vlorë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit. Ajo do të funksionojë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre. E unë dua të dëgjoj e të mësoj gjithçka është e mundur prej tyre, për të ndikuar sa më mirë në ecurinë procesit legjislativ dhe qeverisës në nivelin qendror po edhe vendor.”- shkruan Rama.

Lideri i PS-së shkruan se për hapjen e kësaj zyre ka nevojë për një skuadër njerëzish të përkushtuar. Për këtë arsye Rama u bën thirrje të gjithë të rinjve të interesuar që të dërgojnë letrën e motivimit me CV bashkëngjitur, në adresën [email protected], duke vendosur në subjekt: Aplikim pune për zyrën e deputetit në Vlorë.

“Për ta realizuar sa më mirë qëllimin e përfaqësimit me dinjitetin më të lartë të interesave të Vlorës e të komunitetit të qytetarëve të saj, kam nevojë për një skuadër të vogël njerëzish të përkushtuar. Të cilët dëshirojnë të punojnë në zyrën time në Vlorë. Prandaj ftoj çdo vajzë apo djalë që ka dëshirë të konkurrojë për një nga detyrat e zyrës, që të dërgojë letrën e vet të motivimit me CV bashkëngjitur, në adresën [email protected], duke vendosur në subjekt: Aplikim pune për zyrën e deputetit në Vlorë. Të gjithë ata që do ta kalojnë fazën e parë të seleksionimit, do të ftohen për një intervistë të drejtpërdrejtë në javën e fundit të gushtit. Paraprakisht falenderoj me mirënjohje çdonjërin që do të shprehë dëshirën të punojë me mua për komunitetin e Vlorës. Por njëkohësisht dua t’ju kujtoj të gjithëve se procedura do jetë rigoroze dhe numri i të pranuarve do të jetë minimal. Kështu që dy gjëra në fund: E para, kush nuk pranohet s’duhet ta marrë absolutisht si dështim dhe ne do mbetemi sidoqoftë në kontakt. Dhe e dyta, përveçse të jeni bindës në kandidaturën tuaj, asgjë tjetër nuk ndihmon (përkundrazi, kush fut mik humbet pikë).”- shkruan Rama.

Kukësi, ekipi i parë shqiptar në play-off të Europa League

Kukesi 2Kukësi ka shkruar histori në futbollin shqiptar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në play-off të garave evropiane.

Edhe pse u mposht 1-0 në ndeshjen e kthimit nga skuadra ukrainase Metalurg Donetsk, Kukësi ka arritur të kualifikohet në rundin e ardhshëm, “play-off”, të Europa League.

Kukësjanët eliminojnë ukrainasit me rezultat të përgjithshëm 2-1, falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Qemal Stafa të Tiranës javën e kaluar.

Vendasit ishin dominues në takim dhe arritën të thyejnë mbrojtjen e Kukësit pas 27 minutash lojë. Skuadra ukrainase ishte shumë sulmuese edhe në pjesën e dytë, duke krijuar shumë raste shënimi, por mbrojtja shqiptare ishte më e kujdesshme në këtë pjesë duke shmangur të gjitha rastet për pësim.

Fanelebardhët na Kukësi madje krijuan disa raste të rralla shënimi, kryesisht përmes kundërsulmeve, por pa arritur të gjejnë rrjetin.

Kukësi madje e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë, për shkak të dy kartonëve të verdhë të Enco Malindi, kur kishin mbetur 15 minuta deri në fund të takimit.

Kjo ishte edhe disfata e parë e Kukësit në gjashtë ndeshje të Europa League.

Rivalin e radhës në play-off kukësianët do ta kuptojnë nesër, kur në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për play-off të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, ka lënë kështu gjurmë në historinë e futbollit kombëtar, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që arrin në play-off të garave evropiane.

Rastin të shkruajë histori e pati edhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që arriti deri në rundin e tretë të Ligës së Kampionëve, por që u eliminua nga Shakhter Karagandy.

Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit, nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem, lajmeroi se do t’i akordoje Kukesit si shperblim per kalimin e turit shumen e 100 mije eurove.

Shtëpia e Oficerëve, seli e PD

shtepia e oficeravePartia Demokratike tani nuk ka vetëm një kryetar të ri, por ajo mund të ketë edhe një godinë të re për seline qëndrore të saj.

Të paktën sot, me letra, e ka. Sepse në mbledhjen e së mërkurës, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, ka marrë vendim t’i kalojë Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit.

Vendimi në fjalë nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmojnë për Top Channel se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

Nuk dihet me saktësi se çfarë do të bëhet me godinën historike të Partisë Demokratike, e cila nuk është në pronësi të kësaj force politike dhe gjendet në një territor që ka pronarë privatë.

Ajo që dihet është se ka qenë kreu i ri i demokratëve, Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai që ka bërë propozimin për marrjen e një godine tjetër për Partinë Demokratike dhe për këtë është piketuar Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë, e cila ka një territor dhe një ndërtim shumë më të madh sesa selia aktuale e Partisë Demokratike.

Është shumë herët të flitet se çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, rreth këtij vendimi, që transferon një pronë publike nga Ministria e Mbrojtjes tek forca kryesore e opozitës së ardhshme.

Por, deri tani Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të ashpër për futjen në proces privatizimi të disa pronave të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se do të kthejë mbrapsht çdo vendim që mazhoranca e re konsideron se ka cënuar interesin publik.

Brukseli nuk konfirmon marrëveshjen për telekomin

komisioni-evropianBrukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom mes Kosovës dhe Serbisë.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefës për politikë të jashtme, Catherine Ashton e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.

“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijançiq.

Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjës, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.

Marrëveshja është që pala kosovare të marrë kodin ndërkombëtar, +383, ndërsa për këtë të aplikojë një prej vendeve anëtare të BE-së.

Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur pasi edhe delegacioni serb është pajtuar për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

Rama: Ndërtimet në bregdet kancer agresiv

ramaNë këtë ditë Bajrami, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka zgjedhur të vizitojë qytetin ku dhe fitoi mandatin e deputetit, si kryesues i listës së PS, Vlorën. Rama do të hapë në Vlorë zyrën e tij të deputetit, ku qytetarët mund ti drejtohen për shqetësimet e tyre.

Ndërkaq përmes një postimi në “Twitter” Rama ka paralajmëruar një operacion të gjërë kundër ndërtimeve pa leje.

“Ndërtimet abuzive në bregdet, një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë.”- shkruan Rama.

Lideri i mazhorancës së re thekson se operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Situata me ndërtimet pa leje në bregdet për Ramën konsiderohet si një emergjencë kombëtare.

Më tej Rama kërkon mbështetje për këtë operacion dhe kërkon që të përcillet në zyrën e tij çdo  ankesë konkrete kundër abuzuesve.

“Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqëroheni me ‪”‎Stop rrënimit” shkruan Rama.

Pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje ka qënë një nga premtimet e Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit.

Përmet, arrestohet për zjarrëvënie të qëllimshme 42-vjeçari

arrestimPolicia e Përmetit ka arrestuar një person i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 42-vjeçari Hekuran Sherifi.

Ky i fundit akuzohet t’i ketë vënë zjarrin disa shkurreve, por flakët më pas janë përhapur dhe kanë përfshirë disa parcela me bar dhe jonxhë.

Mësohet se zjarri është vënë në vendin e quajtur Melqinjas, ndërsa është djegur rreth 5 dylym tokë në pronësi të shtetasit Gj.S.

Fiter Bajrami, krerët e politikës urojnë besimtarët

lulzim bashaKrerët e lartë të shtetit dhe të politikës uruan sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Urimet e politikanëve u përcollën fillimisht në vizitën tradicionale në Komunitetin Mysliman dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku u pritën Haxhi Selim Muça dhe nga baba Edmond Brahimaj.

Në emër të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së re, Niko Peleshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fiter Bajramit.

“Në emër të Kryeministrit Rama dhe qeverisë re dua të uroj mysimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t’i qëndrojmë këtij mesazhi sa hyjnor aq edhe njerëzor duke pritur ditët e begata që presin gjithë shqiptarët” u shpreh Peleshi.

Basha uron myslimanët: Sakrifica e Ramazanit t`u kthehet në mirësi

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pasi uroi besimtarët myslimanë për Festën e Fiter Bajramit vlerësoi sakrificën e atyre që kanë agjeruar duke i uruar që kjo sakrificë t`u kthehet në mirësi.

“Pas javëve të mundimshme të muajit të Ramazanit sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin. Dua ti uroj Gëzuar! Sakrifica e agjërimit, lutjet e tyre u kthefshin në mirësi, dritë për cdo besimtar, Shqipërinë e gjithë kombin shqiptar!” tha kryebashkiaku.

Më pas Basha uroi edhe besimtarët bektashianë, pas një vizite në Kryegjyshatën Bektashiane. “Përcjell urimet për besimtarët bektashinj anembanë Shqipërisë, begati dhe dritë” tha Basha.

Parlamenti i ri, mazhoranca me shifra të frikshme

parlamentiMazhoranca e majtë në sallën e Kuvendit do të jetë vërtet e frikshme pwrsa i takon raporteve numerike. Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, kaoalicioni qeverisës ka fituar 83 mandate deputetësh ndërsa koalicioni i opozitës së djathtë do të ketë 57 deputetë. Megjithatë, këto pritet të jenë vetëm ekuilibrat në procesin e votimit pasi në sallën e Kuvendit situata do të jetë edhe më e përkeqësuar për opozitën e në favor të mazhorancës. Kriteri i vendosur nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për ndarjen e mandateve të deputetit nga ministri e ka zgjeruar edhe më tej raportin numerik. Pas shpalljes së emrave të ministrave është qartësuar edhe numri i deputetëve të rinj. Në sallën e Kuvendit do të kemi 103 përfaqësues të mazhorancës ku përfshihen 83 deputetët dhe 20 ministra e zv.kryeministri. Në kampin tjetër do të mbeten po aq, pra 57 deputetë opozitarë.

Karachi, Pakistan, pas një shpërthimi të një bombe

pakistan1
Në Karachi, Pakistan, pas një shpërthimi të një bombe që shkaktoi 11 viktima (Athar Hussain, Reuters/Contrasto)

Suarez: Dua të largohem

luis_suarez_asso_dei_redsLuis Suarez nuk heq dorë nga largimi. Sulmuesi uruguaian ka kërcënuar edhe njëherë se do të bëjë kërkesë për transferim nëse klubi nuk e lejon të largohet te Arsenali. Gjatë një interviste për “The Daily Telegraph” ai u shpreh se Liverpuli duhet të zbatojë marrëveshjen që ka arritur me të.

Sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez, ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt Arsenalit gjatë gjithë verës. 26- vje☼ari konfirmon se dëshiron të largohet nga klubi dhe është i gatshëm për të shkuar në një tjetër klub. Ai zbulon se do të paraqesë një kërkesë transferimi në fund të javës nëse Liverpool nuk e le të shkojë.

“Unë kam thënë menaxherit që unë dua të largohem. Unë dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe është një klub që më ofron mundësinë”, thotë Suarez për “The Telegraph”.

Klubi në fjalë është Arsenali i cili më parë bëri një ofertë për Suarez, një milionë paund më shumë duke e çuar ofertën në 41 milionë paund.

“Sezonin e kaluar, kam pasur mundësi për të shkuar në një klub të madh evropian. Nuk u largova për Brendan Rodgers sepse klubi më premtoi për të arritur Ligën e Kampionëve. Roxhers më tha : “qëndro edhe një sezon këtu dhe të jap fjalën time që unë personalisht do të lejoj që të mund të largoheni nga klubi në qoftë se ne nuk arrijmë Ligën e Kampionëve”-tha sulmuesi i “The reis”.

Suarez dha gjithçka për Liverpulin në sezonin e kaluar por sërish klubi nuk arriti dot të kualifikohej.

Suarez tha se ai nuk po e lë skuadrën për ta dëmtuar dhe se e dinë shumë mirë që tifozët do të mërziten nga largimi i tij. Por ai beson se është normale që çdo lojtarë të synoj për sa më lart, dhe Liga e Kampioneve është kompeticioni që e duan të gjithë.