Misteri i liqenit ngjyrë rozë

103

HillierLiqeni Hillier është një liqen me ngjyrë rozë në Middle Island në Australinë Perëndimore. Middle Island (Ishulli i Mesëm) është më i madhi prej ishujve që përbëjnë Arqipelagun Recherche, një grup prej 105 ishujsh dhe mbi 1200 pengesa për lundruesit.
Liqeni i vogël është vetëm 600 m i gjerë por ka një ngjyrë rozë që bën të mos gabosh. Megjithatë arsyeja pse është rozë është ende një mister.
Liqeni i shndritshëm me ujë të kripur është i rrethuar nga pyje të gjelbër të errët të eukaliptit dhe drurit të letrës. Një shirit i hollë i bardhë me duna rëre ndan liqenin nga ujërat e thella oqeanike. Raportimet e para datojnë në kohën e Mattheë Flinders, një navigator britanik në vitin 1802.

Flinders u ngjit në majën më të lartë të Middle Island, tashmë e njohur si Maja Flinder, për të parë ujërat rrethuese kur vështroi edhe këtë liqen të çuditshëm me ngjyrë rozë.
Arsyeja pse liqeni ka këtë ngjyrë është ende nën investigim. Një shpjegim i mundshëm sipas disa shkencëtarëve përfshin përqëndrimet e ulëta ushqimore dhe tipe të ndryshme bakteresh dhe algash. Ngjyrimi rozë mund të jetë edhe si rezultat i një reaksioni kimik i kripës së detit me baktere të kuqe halofilike.