Rama: Evropën e ëndërruar ta ndërtojmë këtu

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Partia Socialiste vijoi sot sesionin e dytë të konferencës me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, Në fjalën hapëse, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, falenderoi te ftuarit ndërkombëtarë personalisht për mbështetjen dhe ndihmën për formësimin e një plani real aksioni, që do të zbërthejë të gjithë programin e Partise Socialiste, të Rilindjes.

Sfida e qeverisë së re, sipas Ramës do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim.

“Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social” tha Rama.

Pasi shprehu nevojen per ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi per vendin, Rama theksoi se, ky model duhet bazuar tek “prodhimi, punësimi përmes investimeve prodhuese, transformimi i sistemit tonë arsimor dhe rritja e peshës dhe cilësisë së arsimit profesional”.

Kryeministri i ardhshem Rama shprehu bindjen se “të gjitha këto, janë të mundur vetëm përmes një reforme rrënjësore të sistemit qeverisës, të institucioneve që lidhen drejtëpërdrejtë me ekonominë dhe me botën e sipërmarrjes, të marrëdhënies së qeverisë me sipërmarrësit dhe të sipërmarrësit me shoqërinë”.

“Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci”, apeloi Rama.

Acid në fytyrë 27-vjeçares tek Liqeni Artificial

acidNjë 27-vjeçare është sulmuar nga një person me acid në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë tek kodrat e Liqenit Artificial, Tiranë. Shkaku dhe autori i këtij veprimi të rëndë ende nuk është bërë i ditur. E sulmuara është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve nga spitali, viktima e sulmit, Vilma Dule ka marrë djegie e në fytyrë dhe në trup të shkallës së tretë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

PS nis sot konferencën dy ditore “Shqipëria e Gjeneratës së Re”

territoriNis sot punimet dy ditore, konferenca me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, e organizuar nga Partia Socialiste.

Në konferencë do të marrin pjesë 50 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota dhe biseda do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm.
Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, sipastë cilit synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

“Një Konferencë për territorin dhe ekonominë; një hapësirë diskutimi me arkitektë, urbanistë, artistë dhe ekonomistë, financierë, menaxherë, ku do të ballafaqojmë ide, do të marrim opinione, sugjerime. Do të vendosim një kontakt që synon të jetë i vazhdueshëm në funksion të një transformimi rrënjësor të atyre potencialeve të mëdha që Shqipëria i ka si dhuratë, nga Zoti apo nga natyra, por që në gjithë këto vite janë dëmtuar në mënyrë shumë të ndjeshme dhe kërcënuese për të ardhmen”, u shpreh dje Rama në përfundim të vizitave të qytetin e Durrësit.
Për dy ditë arkitektët dhe urbanistët e ftuar nga Partia Socialiste u shoqëruan në një tur njohës nëpër Shqipëri.

Të shoqëruar nga ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, si dhe arkitektë e specialistë të fushës së urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore, mes të cilëve edhe artisti figurativ Anri Sala apo arkitekti Artan Shkreli 50 pjesëmarrësit në këtë konferencë zhvilluan një tur vizitash në disa nga pikat më të rëndësishme me interes arkitekturor dhe historik të kryeqytetit. Ata janë njohur me historikun e këtyre ndërtimeve e bashkë me to edhe të historikun e zhvillimit urbanistik të Tiranës.

Ata u ndalën tek Piramida, apo Pallati i Brigadave më pas edhe në disa nga zonat informale, si në Paskuqan, Kamëz dhe zonën e ish-Kënetës në Durrës.

“Padyshim, një nga prioritetet e vitit të parë do të jetë goditja pa asnjë kompromis ndaj gjithë atyre zhvillimeve që kanë dëmtuar territorin duke filluar nga bregdeti. Por, njëkohësisht, edhe nisja e punës intensive për një zhvillim harmonik, të qëndrueshëm, ekonomik, social dhe urban në funksion të një turizmi, i cili nuk mund të bazohet më në shifra të sajuara, apo duke u ngushëlluar me prurjet që vijnë natyrshëm drejt bregut, por që duhet të kthehet në një industri për të prodhuar punësim dhe të mira materiale”, është shprehur Rama.

Nisen me pedalinë për Itali, shpëtohen pas 16 orë kërkimi

polumbaret-kerkimeGjenden pas 16 orë kërkimi 3 adoleshentët të cilët që prej pasdites të së dielës rreth orës 16:00 rezultuan të zhdukur në det.

Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cii nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin ‘Rinia’ në Durrës.

Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi.

Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit  në Durrës dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjttë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali.

Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. ‘Aventura’ e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare.

PS: Do të zhbëjmë koncesionet e gabuara të Berishës

ermonela-felajNëpërmjet deputetes Ermonela Felaj, PS akuzoi qeverinë në ikje se po merr vendime që bien ndesh me votën plebishitare dhe votën e popullit. PS i bën thirrje organit të Prokurorisë për të nisur çështjen dhe hetimet për grabitje të pronës publike.

“Edhe pse përmes një vote plebishitare shqiptarët zgjodhën ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit, qeveria në ikje ende vazhdon të ndërmarrë vendime të cilat bien ndesh me interesin publik dhe në të njëjtën kohë nuk plotësojnë vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës. Jo më larg se në datën 19 gusht, Agjensia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit. Një tjetër tender, një tjetër koncesion, një tjetër plaçkitje e aseteve publike. Dhe mbi të gjitha, një proces aspak transparent, i nisur vetëm 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe i përfunduar pasi shqiptarët e kishin shprehur vullnetin e tyre për të dërguar qeverinë Berisha në opozitë. Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale, e cila për ne është e papranueshme. Njësoj siç është e papranueshme vala e koncesioneve dhe privatizimeve të gabuara, në dëm të interesit publik, karakteristikë e 8 viteve qeverisje të Sali Berishës dhe një nga arsyet pse shqiptarët votuan në mënyrë plebishitare kundër tij”, deklaroi në një konferencë për shtyp, Ermonela Felaj.

“Ky vendim do të jetë një prej atyre vendimeve që do të zhbëhet nga qeveria e re qysh në mbledhjet e para të qeverisë. Por në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’i bëjmë thirrje organit të prokurorisë për të nisur çështjen dhe hetimet për grabitje të pronës publike. Për ne pasuria kombëtare është aseti më i çmuar, që në asnjë rast e për asnjë arsye nuk mund të shpërdorohet në këtë formë”, përfundoi Felaj.

Një natë përrallore: 5 vende ku mund të shkoni për të pushuar

Një shpellë hotel në Matera
Një shpellë hotel në Matera
Një shpellë hotel në Matera

A keni ëndërruar ndonjëherë të kaloni një natë në një dhomë të veçantë me pamje nga deti, ndoshta në një far të vjetër larg nga çdo gjë dhe të gjithë, e ndërtuar në vitin 1880, ose në një mulli me erë, ose, më mirë akoma, direkt nën qiellin e Franciacortas natën e San Lorenzos?

Dhe a keni menduar ndonjëherë se si do të jetë po të zgjoheni direkt në një pemë në pyjet e Merano, në mesin e vreshtave dhe pemishteve të Salentos apo tharëseve antike të duhanit në kodrat e toskanës së vjetër?

Më origjinalët patjetër do të rezervonin një natë në një shpellë në mesin e Sassarit dhe Materës, në një suitë prej kashte Esserhof, në një ish  tapiceri në Carinthia ose në hotelin e parë të Pulias i ndërtuar i gjithi në gur. Ne kemi përzgjedhur disa nga vendet më ekskluzive të pushimeve me përvojë të ndryshme nga ajo që jemi mësuar zakonisht. Një eksperiencë për tu jetuar të paktën një herë në jetën tuaj dhe që ju bën ti vendosni në listën e momente të paharrueshme.

Suita Alberta
Suita Alberta

Albereta, Erbusco Për një natë romantike, suita e paharrueshme dhe unike me çati që hapet sipër shtratit tuaj. Kjo suitë është ideale për  të parë rënien e yjeve në natën e San Lorenzos, por qielli i verës është gjithmonë i bukur për tu parë.

 

 

Hotel Pixel
Hotel Pixel

Pixel Hotel,  ku mund të flini në një anije të ankoruar në port ose në një ish tapiceri të . Gjithashtu muund të zgjidhni të rezervoni një suitë në një anije tregtare të viteve 60’. Janë gjashtë dhoma në këtë hotel.

Mulliri Santorini
Mulliri Santorini

 

 

Mulliri, ishulli i Santorinit , ku shtëpitë e bardha riformatojnë horizontin e vijës blu të detit, janë tre mullinjtë e erës që duket sikur  vijnë nga përrallat më romantike. Mund të kaloni një muzg mbi tarracë, ose flini në dhomë brenda një mulliri me erë dhe zgjoheni në agim, ndërsa fryn era mbi fletët e saj, kjo është një eksperiencë e paharrueshme.

Hotel Irma Merano
Hotel Irma Merano

Meisters Hotel Irma, Merano, nëse një ditë vendosni për të jetuar në një dimension tjetër dhe për të stakuar këmbët tuaja onga tok terren, duke u fshehur si bëjnë fëmijët në degët e një pemë? Në Merano ju mund të,rezervoni një suitë pemë shumë të veçantë, bie në gjumë me fishkëllimën e bilbilit dhe të zgjoheni në mëngjes me cicërimat e zogjve.

Hotel Tabaccaia
Hotel Tabaccaia

Tabaccaia, Castelfalfi Në zemër të Toscanës, e rrethuar nga më shumë se një mijë hektarë tokë, nata shndërrohet në në një fabrikë tharje duhani, të vjetër më shumë se 800 vjet. Dhomat janë elegante, mes trarëve të ekspozuar dhe mureve prej guri.

 

 

*Lifestyle.it

Sampdoria-Juventus, gjëndje e tensionuar para ndeshjes

sampdoria-juventusJashtë fushës, Seria A regjistroi një nisje për të turpshme, ndërsa përplasjet midis tifozëve lanë të plagosur dy persona përpara ndeshjes Sampdoria-Juventus, teksa në “Bentegodi” të Veronës u regjistruan incidente të tjera.

Më Xhenova, përpara takimit të mbrëmjes, një grup tifozësh të Sampdorias e panë veten përballë një grupi ultras juventinë.

Policia arriti të shmangte përballjen, por nga të shtyrat dhe kaosin në turmë, dy mbështetës të skuadrës vendase mbetën lehtësisht të plagosur dhe u shoqëruan në spital.

Në Veronë, ndërsa Balotelli u prit në fushë me ovacione ironike dhe vërshëllima raciste, grupe të tifozëve të dy ekipeve u përballën, duke lëshuar ulëset e stadiumit dhe mjete të tjera të forta në sektorët e secilës tifozeri.

Cameron-Obama kërcënojnë për reagim në Siri

cameron-obama_2166960bSHBA dhe Anglia kanë kërcënuar për një reagim serioz, nëse rezulton që Siria të ketë përdorur armë kimike gjatë sulmit të së mërkurës. Kryeministri David Cameron dhe Presidenti Barak Obama zhvilluan një bisedë telefonike ditën e shtunë përreth 40 minuta. Ata ishin shumë të shqetësuar për faktin se ekzistojnë shenja të mëdha, të cilat tregojnë se sulmi në Siri të jetë bërë me armë kimike nga regjimi sirian.

Ndërkohë qeveria siriane e mohon plotësisht përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë dhe fajëson forcat kryengritëse. Televizioni shtetëror Sirian raportoi se ushtarët kanë gjetur agjentë kimik në tunele të përdorura nga rebelët në lindje të Damaskut. Gjithashtu televizioni shtetëror trasmetoi pamje të maskave kundërgaz dhe granada gazi, por asgjë tjetër që mund të mbështeste deklaratën që ushtarët ishin asfiksuar kur rebelët përdorën gaz helmues.

Sipas tyre, sulmi u krye nga rebelët, të cilët në pamundësi për të mbrojtur gjatë këtë territor, zgjodhën përdorimin e armëve kimike. Ndërkohë, Siria i ka pranuar Iranit se po shikon mundësinë për te lejuar ekspertët e Kombeve të bashkuara të hetojnë zonën ku mendohet se janë përdorur armë kimike.

Greqi, borrxhi kap ‘majat’

euroBorxhi grek ka tejkaluar shifrën 321 miliardë euro.

Shifrat publikohen në shtypin vendas, ku thuhet se borxhi është shtuar në 6 mujorin e parë të vitit me 16 miliardë euro.

Sipas gazetës “To Vima”, borxhi është 18 miliardë euro më i lartë nga muaji qershor i vitit 2012, kur qëndronte në 303 mld euro, madje ka shënuar rritje edhe krahasuar me vitin 2009, koha kur shpërtheu kriza greke.

Shuma e huamarrjes, me të dhënat aktuale, korrespondon me 180% të GDP-së, dhe pavarësisht arritjes së një tepricë primare, ka ngritur shqetësimin në ekipin ekonomik të qeverisë greke, i cili është në kërkim të mënyrave për t’u marrë me të.

Analistët janë të ndarë lidhur me faktin nëse borxhi publik grek, në këtë masë, mund të trajtohet në mënyrë efektive, pa një “prerje” të re.

Ndërkaq, në frymën e diskutimeve për një paketë të tretë ndihme për Greqinë, ministri i Financave ka deklaruar se “nëse Greqisë i duhet një paketë e re stimuluese nuk do të ketë shkurtime dhe masa të reja” dhe se “një mbështetje e mëtejshme në Greqi do të jetë afërsisht 10 miliardë euro, pra një shumë mjaft e vogël në krahasim me memorandumet e mëparshme. Sipas tij, “nuk po flasim për memorandum të ri, por për një paketë financiare mbështetjeje pa kushte të reja mbi objektivat e caktuara”.

Rreth perspektivës së borxhit grek, Sturnaras sqaron, se nuk ekziston mundësia e prerjes së tij. “Nuk ka asnjë ulje të borxhit. Por ekziston baza ligjore e vendimit të Eurogrupit të nëntorit 2012, për zgjatjen e afatit të shlyerjes së tij dhe për reduktimin e normës së huadhënies”.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se kur do të jetë e mundur që vendi të marrë hua nga tregjet, Sturnaras deklaron se kjo varet nga dy faktorë: “Së pari, nga teprica primare dhe, së dyti nga rritja pozitive e PBB për dy tremujorë radhazi”, dhe konsideron se këto dy objektiva do të arrihen në vitin 2014. “Në fund të 2013 do të përcaktohet nëse do të ketë përfundimisht një tepricë primare këtë vit. Bazuar në rezultatet e 2013 do të merren dhe vendimet nga Bashkimi Evropian mbi shumën e fondeve të reja, zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxhit dhe për reduktimin e normave të huamarrjes”, përfundon ministri.

Vlorë, gjendet trupi pajetë i një personi

kufomeGjendet trupi i pajetë i një personi në zonën ne plazhit të vjetër në Vlorë.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës, ndërkohë burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se personi të jetë mbytur.

Trupi i pajetë është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit rajonal, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhje e plotë të vdekjes së tij.