Rama, skuadër për planifikimin urban

skuadra e ramesKryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka angazhuar një skuadër profesionistësh për planifikimin urban. Në një postim në Facebook, ai njofton se arkitektët e planifikuesit urban po zhvillojnë një vizitë studimore 2-ditore në Tiranë dhe jashtë saj. Nisur nga dita e nesërme, në hotel “Sheraton” do të zhvillohet konferenca “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që do t’i kushtohet territorit dhe ekonomisë.

“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t’i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare”, njofton Rama në rrjetet sociale.

Skuadra përbëhet nga 50 arkitektë dhe planifikues urban profesionistë nga e gjitha bota.

Shqipëria, Turqia dhe Belgjika duan Januzajn

januzajnNuk është vetëm Shqipëria dhe Belgjika që kërkojnë ta angazhojnë në kombëtaret e tyre talentin 18-vjeçar të Manchester United, Adnan Januzaj. Në garë ka hyrë edhe Turqia. Sipas mediave belge, lojtari ka edhe shtetësi turke dhe federata turke e futbollit ka nisur të mendoj ta afroj talentin shqiptar të lindur në Belgjikë.

‘Shqipëria dhe Belgjika janë vendet që po e kërkojnë me ngulm Januzajn, për të cilin janë hapur edhe fanpage në Facebook. Të ngazëllyer me këtë fakt duket se janë edhe turqit, gazeta “Milliyet” shkruan se Januzaj mund të përfundoj te Turqia’, shkruajnë mediet belge.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, babai i futbollistit mohoi zërat se djali i tij mund të kalojë në kombëtaren shqiptare. Ai u shpreh se Andani ka planifikuar qëndrim të gjatë tek ekipi i Manchester United.

Priftërinjtë nuk ‘dorëzohen’ zhvillojnë meshë në shenjë proteste para Pallatit të Kulturës

permet-mesha-e-improvizuar-para-pallatit-te-kultures-300x224Priftërinjtë duket se dorëzohen lehtë para vendimit të Gjykatës, i cili pak ditë më arë sipas pretendimeve të tyre u rimori godinën që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit”

Që në orët e para të mëngjesit, priftërinjtë mbajtën meshë para Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë.

Priftërinjtë kanë improvizuar si Kishë ambientin para godinës së Pallatit të Kulturës duke vendosur aty objektet e shenjta teksa kanë qenë të pranishëm edhe besimtarë ortodoksë.

Përplasja mes priftërinjve ortodoksë me Bashkinë e Përmetit për godinën e Pallatit të Kulturës, e cila pretendohet nga kisha se është në pronësi të saj, ka pasuar me reagimin e komuniteteve të krishtera në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, Komunitet e Krishtera të Shqipërisë u shprehën dje se Përmbarimi përdori dhunën mbi klerikët dhe objektet fetare, duke rikthyer në kohë vitet e persekutimit të klerit fetar në Shqipëri.

KONFLIKTI
Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t’i rikthehet bashkisë. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u përdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterë i vendosur brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Përmet qiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare.

Tyson: Jam duke vdekur

mike-tysonMike Tyson është i bindur se ka mbërritur në limitin e jetës së tij, ndërsa pranoi për herë të parë publikisht, se varësia nga alkooli po e shkatërron dita ditës gjithmonë e më shumë.
“Do të doja të ndryshoja jetën, të jetoja ndryshe. Dua të jem esëll sepse e di që jam duke vdekur. Jam në prag të vdekjes, sepse jam një pijanec, jam një i alkoolizuar kronik”, deklaroi një prej boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

47-vjeçari, tre herë më parë ka qenë në rehabilitim për shkak të varësisë nga substancat narkotike dhe alkooli.

Në konferencë për shtyp, Mike shtoi se kishte gjashtë ditë pa konsumuar alkool dhe se shpreson që të ketë forcë të vazhdojë kështu sa më gjatë.

Nisma e Ramës për gjuhën

RAMA-vloreKryeministri i zgjedhur Edi Rama është angazhuar t’i ndryshojë paraqitjen shtetit shqiptar edhe në shkresat zyrtare që e përfaqësojnë atë. 

Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.

Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe. Mësohet se në kryeminstri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar.

Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjensi. Rama ka kërkuar vendosjen e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare. Duke e theksuar shpesh se shteti ynë duhet të jetë i vetmi shtet në Europë ku ka një kaos të vërtetë në paraqitjen dhe në shkrimin e gjuhës, Rama beson se duhet një paraqitje dinjitoze për një shtet edhe në këtë element për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së rëndë të materialeve gjuhësore të dokumentacionit zyrtar.

Familjet rome të braktisura: Kemi fëmijët pa bukë

Serbia GypsiesFamiljet rome të rreshtuara njëra pas tjetrës në barrakat e tyre presin që të vijë dikush për t’ju dhënë një lajm të mirë. Megjithëse duket sikur po pajtohen me fatin e tyre, sërish i gjejmë plot shpresë.

Midis tyre së fundmi duket se qarkullon lajmi se për cështjen e tyre do të ndërhyjë edhe presidenti i Republikës. Kjo është pergjigjia që të japin kur i pyet se nga kush po prisni t’ju ndohmojë. Të vendosur në barraka në trotuar, me triciklat e tyre dhe me disa orendi të tjera, herë herë edhe në rrugë shpresojnë për një fat më të mirë.

Fëmijë të vegjel të kequshqyer duken ngado, nënat na thonë thuajse njëzëri se shumica prej tyre qajnë në mëngjes, qajnë se kanë uri. Një prej nënave na thote se nuk ka çfare t’i japë për të ngrënë, ndihma për ta nga shoqatat vjen vetëm gjatë orëve të drekës. Fëmijë që enden barrakave dhe të sëmurë po përjetojnë prej ditësh këtë ferr.

Pëballen edhe me rrezikun për jetën, pasi rruga ku janë vendosur përballë pallatit me shigjeta është një nyje kryesore e kryeqytetit, ku makinat qarkullojnë më së shumti. Në këto ditë të nxehta gushti duket se për ta ka një lajm të mirë, disa shoqata i kanë regjistruar në njesitë bashkiake dhe presin për të marrë ndihmën ekonomike, e cila do tu shërbejë sadopak.

“Janë dy tre shoqata që na kanë regjistruar për ushqime, për vizita. Po na mbajnë me shpresë dhe nuk e dimë si do bëhet kjo puna jonë. Ne kalamajtë I kemi të gjithë të sëmurë, nga erërat nga plehrat”, shprehet një grua rome.

Regjistrimi i familjeve rome në të gjithë Shqipërinë është një nga rekomandimet që Avokati i Popullit i është drejtuar prej kohësh institucioneve. Disa prej fëmijëve të këtyre familjeve punojnë në pronën ku ishin të vendosur prej vitesh për të siguruar bukën e gojës. Ndërsa të tjerët me mbledhjen e kanaçeve, plastikës dhe hekurit në kazanët e Tiranës, por sërish shpresojnë për një jetë më të mirë, të cilën e presin nga institucionet pa ditur se kur do të vijë ky lajm.

“Kalamajtë gërmojnë në kazane, marrin nga 5 mijë lekë në ditë dhe me to blejmë ilacet”, thotë gruaja.

Besimtarë hindu para tempullit Kathmandu

Besimtarë hindu para tempullit Kathmandu, në Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)
Besimtarë hindu para tempullit Kathmandu, në Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)
Besimtarë hindu para tempullit Kathmandu, në Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)

SHBA po shqyrton shembullin e Kosovës ndaj Sirisë

Barack ObamaPas dyshimeve se në Siri forcat qeveritare mund të kenë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile, administrata amerikane në Washington është duke peshuar opsionet e reagimit, ndërsa këshilltarët e sigurisë kombëtare të presidentit Obama po studiojnë modelin e sulmeve ajrore të NATO-së, ashtu si në Kosovë, pa një mandat paraprak të Kombeve të Bashkuara. Kështu shkruan sot e përditshmja ‘The New York Times’ për të shtuar se Rusia mund të vinte veto ndaj çdo veprimi ushtarak në Këshillin e Sigurimit, ndërsa presidenti amerikan po përballet me dilemën nëse mund të anashkalojë Kombet Bashkuara.

“Nëse SHBA sulmon një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qarta, pyetjet që shtrohen janë se a e mbështet një gjë të tillë ligji ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që kjo të realizohet,” tha Obama dje për rrjetin CNN, në komentin e tij të parë publik pas sulmit vdekjeprurës të mërkurën, transmeton RTK-ja.

Kosova është një shembull i qartë për Obamën, shkruan gazeta njujorkeze, sepse ashtu si në Siri, atje u vranë civilë ndërsa Rusia kishte lidhje të gjata me qeveritarët (Serbinë) që akuzoheshin për abuzimet.

“Në vitin 1999, Presidenti Bill Clinton përdori miratimin e NATO-së dhe logjikën e mbrojtjes së një popullsie të pambrojtur për të arsyetuar sulmet ajrore 78 ditore,” shkruan The Neë York Times.

Zyrtarë të administratës i kanë thënë gazetës se precedenti i Kosovës (i ndërhyrjes së ngjashme ushtarake) ishte një nga shumë çështjet që po diskutohej në takimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë kur është fjala për krizën në Siri.

Clinton e dinte se nuk kishte asnjë shpresë të sigurohej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që autorizonte përdorimin e forces (në Kosovë). Rusia ishte një mbështetës i moçëm i Millosheviqit dhe ishte e vendosur të vinte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen, shkruan gazeta njujorkeze.

“NATO ndërmori sulmet ajrore para se Milloshevic të pranonte kërkesat e NATO-së,” shkruan ndër të tjera gazeta amerikane duke evokuar luftën e Kosovës si një shembull i mundshëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare në për ndalje të luftës civile në Siri.

De Biazi aksident me biçikletë, në spital me brinjë të thyera

de biasi 2Biçikleta është një pasion i vjetër i Xhani De Biazit, por ndonjëherë pasionet bëhen të rrezikshme për jetën. Trajneri i Shqipërisë ka përjetuar një nga ditët më të vështira të enjten. Ai ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në vendlindjen e tij, teksa në shpejtësi e sipër është përplasur dhe ka dalë nga rruga duke thyer tri brinjë. “Mbeta pa frymë për disa momente dhe realisht u shqetësova shumë. Megjithatë, tani jam më mirë dhe të jeni të sigurt se nuk do të mungoj në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë dje për “Panorama Sport” trajneri i përfaqësueses. Toni i zërit nuk është i zakonshëm, duket disi më i lodhur, por gjithsesi është optimist sa i përket shërimit.
Mister, çfarë ndodhi që keni përfunduar në spital?
Isha duke udhëtuar me biçikletë sot paradite (dje) dhe u përplasa me një nga mbrojtëset anësore të rrugës. Më pas duhet të jem rrëzuar me kokë, sepse disa momente nuk i mbaj mend fare.
Kaq shpejt ishit?
Po, mendoj se kjo mund të ketë ndodhur edhe prej shpejtësisë, sepse po udhëtoja me afro 30 km në orë. Nuk e di, nuk mund ta shpjegoj dot tamam se si ndodhi, por ja që tani jam në spital.
Jeni vrarë shumë?
Po, jam vrarë pak në kokë, megjithëse isha me kasketë dhe jam vrarë edhe te brinjët.
Keni thyer ndonjë brinjë?
Kam thyer tri brinjë. Kur u rrëzova u shemba aq shumë, sa për disa çaste nuk arrija të mbushesha me frymë.
Po tani a jeni më mirë?
Po, jam më mirë. Sigurisht, 24 orë më parë isha shumë më mirë, por s’kam çfarë të bëj… (qesh me vështirësi të madhe).
Çfarë ju kanë thënë mjekët?
Mjekët më thanë se më e keqja kaloi dhe se të shtunën duhet të dal nga spitali.
Sa do të zgjasë shërimi juaj i plotë?
Nuk mendoj se do të zgjasë shumë, ose të paktën kështu shpresoj. Zakonisht shërimi i brinjëve të thyera kërkon rreth një muaj kohë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jem në gjendje të bëj punën time apo të lëviz. Më vjen keq që humba ndeshjen e sotme me Kukësin, sepse e kisha planifikuar për të ardhur në Tiranë. Sa për të tjerat, besoj do të jem gati për dy ndeshjet e radhës.

*Panoramasport

Austronati italian përjeton makth në hapsirë

astronautAstronauti italian Luca Parmitano ka përshkruar makthin e tij gjatë një incidenti të ndodhur në hapësirë teksa po kthehej në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Parmitano tha se uji i kishte përshkuar kostumin e astronautit duke i depërtuar edhe në sy e veshë dhe se kishte përdorur kabllon e tij të sigurisë për t’u kthyer sërish në bazë.
Një anije kozmike ruse me 3 astronautë, një amerikan, një rus dhe një Italian, ndodhet që prej muajit maj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Astronautët do të kalojnë 6 muaj në stacion për të kryer eksperimente të shumëllojshme së bashku me tre shkencëtarë të tjerë që ndodhen prej kohësh atje.