Një dyqan në Bamako, Mali

Një dyqan në Bamako, Mali. (Joe Penney, Reuters/Contrasto)
Një dyqan në Bamako, Mali. (Joe Penney, Reuters/Contrasto)
Një dyqan në Bamako, Mali. (Joe Penney, Reuters/Contrasto)

Greqia nuk duhet të ishte në Euro

euroDuke folur para 1000 mbeshtetesve te saj Merkel ka deklaruar se Greqia nuk duhet te hynte ne euro ne 2001, por kancelari Shreder e pranoi kete fakt dhe dobesoi Paktin e Stabilitetit.

Kjo ka qene pikenisja e problemeve qe perballojme sot -ka theksuar Merkel duke perseritur se deshiron te shohe nje monedhe te fuqishme europiane,por kjo do te vije nepermjet reformave te dhimbshme per vendet problematike si Greqia.

Ndersa ceshtja e Greqise dhe e borxhit te saj diskutohen pothuajse çdo dite ne fushaten elektorale disa jave para zgjedhjeve ne Gjermani duke shkaktuar replika te ashpra ne se duhet te vazhdoje apo jo Berlini t’i jape ndihme financiare Athines, industrialistet gjermane kane propozuar si garanci per pagesen e borxhit pasurite shteterore te Greqise.

Dhoma e Industrialisteve ka kerkuar qe perderisa ne Greqi ekziston nje pasuri shteterore me vlere prej miliarda eurosh, si biznese ne sektorin e energjise, porte, aeroporte dhe pasuri te tjera te paluajtshme, ato mund te sherbejne si garanci, ne rast se Greqia nuk do te jete ne gjendje te paguaje borxhet e saj. Propozimi i tyre ndaj znj Merkel qe ka shprehur hapur mbeshtetjen e saj tek kryeministri Samaras, vjen vetem dy dite pasi ne shtypin grek eshte publikuar plani i fshehte i trojkes, ne nje raport te eksperteve te saj,per kalimin e te drejtave te shitjes dhe vleresimit te pasurise shteterore te Greqise nga organizmi shteteror i krijuar per kete qellim, tek specialistet e huaj te Mekanizmit te Stabilitetit Europian.

Berisha: Atribut i Ramës 20%-shi, do e zhysë vendin në recesion

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS, Edi Rama, duke hyre ne dreken e shtruar per nder te kryeministrit italian, Romano Prodi, ne Pallatin e Brigadave.Kryeministri në detyrë Sali Berisha e ka krahasuar konferencën dy ditore të PS-së për territorin si dramë me dy akte. Berisha ka akuzuar kryesocialistin Rama se synon që të zotërojë gjithë territorin e vendit, i cili sipas ligjit i takon të administrohet nga pushteti vendor, teksa e ka cilësuar qeverinë e “Ramës’ si qeveri të 20%-shit.

“Dita e parë e kësaj drame u karakterizua nga fakti se kryeministri i ardhshëm i dëshmoi shqiptarëve si preokupimin e tij më madhor, e para: të shtinte ne dorë gjithë territorin e vendit në një kohë që administrimi i territorit është atribut i qeverive vendore rampa e di që mjalti i mjaltit është 20% dhe ky duhet shtrirë në gjithë vendin. Akti i frymëzuar nga drejtimi i Bashkisë Tiranë që e la në situatën me dramatike. Përpjekja ka marrë përgjigjien më përfundimtarë nga Gjykata Kushtetuese që përcakton se territori është cështje e qeverive vendore. Revanshi i tij është evident, në këtë revansh spikat deklarata e tij se do prishë ndërtimet pa leje dhe ne e përgëzojmë, edhe pse janë atribut i qeverise vendore. E përgëzoi nëse këtë pikë të programit tonë e zbaton në programin e tij”, ironizoi Berisha.

Berisha e etiketoi pasardhësin e tij “Hitler”, teksa e paralajmëroi që të mos provokojë shqiptarët me monumentet e diktaturës pasi do përballet me reagim të fortë. Kreu i qeverisë sulmoi ashpër pasardhësin e tij lidhur me projektet që kërkon të aplikojë në bregdet.
“Dyshja Rama-Kokëdhima po ndërtojnë kështjella në zonën bregdetare ku është e ndaluar kategorisht ndërtimi. I them Edi Ramës të mosprovokojë shqiptarët me Enver Hoxhën pasi do përballet me zemërimin e tyre. Shqiptarët panë ekipin më injorant, më të paskrupullt që do të qeverisë vendin”, nënvizoi Berisha.

Akti i dytë i konferencës së PS-së, sipas shefit të qeverisë, është se ekipi i PS-së paralajmëroi se do zhysë vendin në recension, nderkohe Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij, që arritën gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën. “Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorantë. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Problemi me madh janë financat. Ju them shqiptarëve me sinqeritet dhe vendosmëri te madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit pavarësisht defekteve ka merita shume te medha ne artisten e këtij vendit ka mbledhur 9.2 miliarde dollare me shume. Këta qe vijnë kanë ndërmend te mbushin arkat e tyre dhe te zbrasin arken e publikut. Akti i dyte paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët rë në recension dhe ky është oguri me i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik. ”, u shpreh Kryeministri teksa shtoi se  të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.

Tiranë, vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

scena-del-crimine-CSI_h_partbKrimet makabre vazhdojnë të shqetësojnë shoqërinë shqiptare madje edhe më të rëndë nga dita në ditë. Një, i tillë i fundit, ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e martë), dhe pas tij një person është vrarë gjatë një përleshjeje me grushta dhe mjete të forta në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Viktima është Gëzim Karaj, banues tek “Fusha e Ali Demit”. Sipas policisë, 53-vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës “Ali Demi”, ku ai punonte si mekanik. Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre më një raft të vjetër, të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, një 23-vjeçar, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun. Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka identifikuar autorin e krimit.

Rama: Qeveria e re, njësh me SHBA kundër regjimit të Damaskut

RAMA-vloreNë cilësinë e kryeministrit të ardhshëm të vendit, Edi Rama ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për të ndihmuar me çdo mjet SHBA dhe aleatët e saj kundër regjimit të Damaskut. Në një dalje për mediat, Rama tha se “si qeveri e re e Shqipërisë ne do jemi kurdoherë në lartësinë e aleatëve që mbështetën shqiptarët dhe në krah të tyre për t’iu përgjigjur politikës shfarosëse të armëve kimike. Ne do të jemi pa asnjë diskutim në krah të SHBA në çdo front beteje ushtarake. Sot ne jemi njësh me ta në shprehjen e revoltës kundër regjimit të Damaskut. Jemi plotësisht dakord që me të marrë detyrën në Kuvendin e ri, ne do të jemi në krah të Aleancës për të qëndruar në krah të popullit sirian në këtë moment të vështirë për të. Jam i bindur se Kuvendi do të jetë unanim”- përfundoi Rama.

 

Golstein e BB: Shqipëria këto vite kryereformatore e ekonomisë

para pastrimKryeministri Berisha priti sot një grup të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore.

Znj. Goldshtein i tha Kryeminstrit që erdhi në këtë takim për të përcjellë vlerësimet më të larta dhe falenderimet më të përzemërta të drejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe shumë i fryshëm, një partneritet konsekuent dhe i fuqishëm, në reformat e mëdha të ndërmarra dhe që ne shpresojmë, u shpreh ajo, që BB të ketë kontributin e saj nga bashkëpunimi, në arritjet tuaja. “Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që Shqipëria ia doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje”, – tha znj. Goldstein.

Kryeministri Berisha e falenderoi znj. Goldstein për bashkëpunimin e gjatë e të mrekullueshëm të Bankës Botërore me qeverinë e tij, si partnere e rëndësishme në arritjet e vendit në këto 8 vjet. Institucioni që ju përfaqësoni dhe zyra e tij në Tiranë , u shpreh Kryeministri, ka qenë gjithmonë një partner eficent e frutdhënës, që i ka dhënë vendit një ndihmë të paçmuar.

Përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit që institucioni i saj do të vazhdojë mbështetjen e qeverisë së re për vazhdimësi e zhvillim të qëndrueshëm, siç ka bërë dhe deri më sot, duke i sugjeruar qeverisë së re si fusha përqendrimi të bashkëpunimit: energjinë, menaxhim financiar, forcimin e konkurueshmërisë dhe shtimin e vendeve të punës, mbrojtja sociale, mbrojtja e ambientit etj.. I kemi sugjeruar qeverisë së re, të krijojë vazhdimësi e të mos fshijë rezultatet pozitive të reformave dhe institucioneve të ndërtuara, por të vazhdohet e çohet më tej investimi në ato fusha e sektorë.

Fier, helmohen 47 dasmorë

Ambulance1Dasma kthehet në një fatkeqësi për 47 persona, tashmë të shtruar në spital. Siç bëhet e ditur nga Fieri, 47 dasmorë janë helmuar nga ushqimi në një ceremoni martesore në fshatin Carkan të Fierit.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se rreth 80% e dasmorëve kanë shfaqur probleme me intoksimin, ndërkohë që 47 prej tyre vijojnë të marrin mjekime.

 

Vritet në atentat 36-vjeçari

scena-del-crimine-CSI_h_partbNjë 36-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat në qendër të qytetit të Shijakut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40 minuta të së hënës në sheshin para filialit të Albtelekomit, ku persona ende të paidentifikuar nga policia qëlluan mbi Ervin Kërtallen dhe shokun e tij Dorian Zotajn që të dy nga Shijaku.

Dy te rinjte mbeten te plagosur rende, ndersa Kertalla gjeti me pas vdekjen ne spital. Viktima eshte pronar i nje pike bastesh sportive ne qytet. Nga deshmite e marra ne vendin e ngjarjes rezulton se qitja u krye nga nje

automjet tip Audi pa targa qe me pas u largua me shpejtesi. Ne atentat u perdor me shume se nje arme zjarri.

Forca te shumta policore te Shijakut e Durresit kane krehur zonen dhe ngritur postoblloqe, po nuk munden te kapin autoret.

Uashingtoni kërkon bazat greke për ndërhyrjen në Siri

Mideast SyriaUashingtoni ka kërkuar zyrtarisht nga Greqia edhe ndihmën e saj për ndërhyrjen e mundshme në Siri.

Ndihma konsiston në sigurimin e objekteve për tranzitin e avionëve dhe anijeve ushtarake dhe përdorimin e bazave ushtarake në Suda dhe Kallamata.

Në Athinë ky zhvillim shihet si një mundësi për të përmirësuar rolin gjeostrategjik të vendit, megjithatë ekziston shqetësimi në lidhje me dimensionet e paparashikueshme që mund të marrë ndonjë operacion ushtarak në rajon. Greqia deri tani ka bërë të qartë se nuk do të përfshihet në mënyrë aktive në operacionet ushtarake.

Dje ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos e trajtoi çështjen në një takim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke lëshuar pas këtij takimi, e përshkruan si “absolutisht të papranueshëm” dhe “sfidues” çdo pengim të ekspertëve të OKB-së për hetimin e rrethanave të sulmit me armë kimike në Siri.

Në të njëjtën kohë, ministria njoftoi se Venizelos do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Kajro me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Egjiptit.

Ndërkaq “The Guardian” njofton se aeroplanë luftarakë dhe transporti janë vendosur tashmë në bazën ajrore të Britanike në Qipro.

Washington Post: Obama po mendon për një sulm në Siri

Barack ObamaPresidenti Obama po mendon për një sulm ushtarak kundër Sirisë, që do të jetë i kufizuar në fushëveprim dhe në kohëzgjatje, i projektuar për të shërbyer si formë ndëshkimi për përdorimin e armëve kimike nga ana e Damaskut.

Kështu shkruan ne numrin e sotëm gazeta amerikane ‘Washington Post’, e cila i referohet burimeve të saj në administratë sipas të cilës Obama synon që t’i mbajë Shtetet e Bashkuara të papërfshira thellë në luftën civile të këtij vendi. Koha e një sulmi të tillë, që ndoshta do të zgjasë jo më shumë se dy ditë dhe do të përfshijë raketat Kruiz të lëshuara nga deti – ose ndoshta bombardues me rreze të gjatë veprimi mbi shënjestrat ushtarake të Sirisë që nuk kanë lidhje direkte me arsenalin e saj të armëve kimike do të varet nga tre faktorë; përfundimi i një raporti të inteligjencës që vërteton fajësinë e qeverisë siriane për sulmin e dyshuar te javës së kaluar me arme kimike; konsultim të vazhdueshëm me aleatët dhe Kongresin; dhe arsyetimin se një vendim i tillë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar.

“Jemi angazhuar në mënyrë aktive në kërkim në këndvështrimeve të ndryshme ligjore që do të çonin drejt një vendimi të tillë,” tha një zyrtar, i cili foli në lidhje me debatet presidenciale në kushte anonimiteti.

Sipas ‘Washington Post’ luftanijet amerikane te pajisura me raketa tashme janë pozicionuar në Mesdhe. Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët kimike nisin ditën e dytë të hetimeve lidhur me sulmin e javës së kaluar në periferi të Damaskut ku humben jetën qindra persona akt për të cilin qeveria dhe rebelët kanë fajësuar njëri-tjetrin. Gjatë ditës së parë të inspektimit, një prej automjeteve të hetuesve të OKB-së u qëllua me snajper.