Cameron-Obama kërcënojnë për reagim në Siri

53

cameron-obama_2166960bSHBA dhe Anglia kanë kërcënuar për një reagim serioz, nëse rezulton që Siria të ketë përdorur armë kimike gjatë sulmit të së mërkurës. Kryeministri David Cameron dhe Presidenti Barak Obama zhvilluan një bisedë telefonike ditën e shtunë përreth 40 minuta. Ata ishin shumë të shqetësuar për faktin se ekzistojnë shenja të mëdha, të cilat tregojnë se sulmi në Siri të jetë bërë me armë kimike nga regjimi sirian.

Ndërkohë qeveria siriane e mohon plotësisht përfshirjen në këtë ngjarje të rëndë dhe fajëson forcat kryengritëse. Televizioni shtetëror Sirian raportoi se ushtarët kanë gjetur agjentë kimik në tunele të përdorura nga rebelët në lindje të Damaskut. Gjithashtu televizioni shtetëror trasmetoi pamje të maskave kundërgaz dhe granada gazi, por asgjë tjetër që mund të mbështeste deklaratën që ushtarët ishin asfiksuar kur rebelët përdorën gaz helmues.

Sipas tyre, sulmi u krye nga rebelët, të cilët në pamundësi për të mbrojtur gjatë këtë territor, zgjodhën përdorimin e armëve kimike. Ndërkohë, Siria i ka pranuar Iranit se po shikon mundësinë për te lejuar ekspertët e Kombeve të bashkuara të hetojnë zonën ku mendohet se janë përdorur armë kimike.