Rama: Evropën e ëndërruar ta ndërtojmë këtu

44

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government. AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Partia Socialiste vijoi sot sesionin e dytë të konferencës me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, Në fjalën hapëse, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, falenderoi te ftuarit ndërkombëtarë personalisht për mbështetjen dhe ndihmën për formësimin e një plani real aksioni, që do të zbërthejë të gjithë programin e Partise Socialiste, të Rilindjes.

Sfida e qeverisë së re, sipas Ramës do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim.

“Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social” tha Rama.

Pasi shprehu nevojen per ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi per vendin, Rama theksoi se, ky model duhet bazuar tek “prodhimi, punësimi përmes investimeve prodhuese, transformimi i sistemit tonë arsimor dhe rritja e peshës dhe cilësisë së arsimit profesional”.

Kryeministri i ardhshem Rama shprehu bindjen se “të gjitha këto, janë të mundur vetëm përmes një reforme rrënjësore të sistemit qeverisës, të institucioneve që lidhen drejtëpërdrejtë me ekonominë dhe me botën e sipërmarrjes, të marrëdhënies së qeverisë me sipërmarrësit dhe të sipërmarrësit me shoqërinë”.

“Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci”, apeloi Rama.