Femra që po shëtit botën për të shkuar me 100 mijë meshkuj

femraAnia Lisewska, është nga Polonia dhe ka vendosur që të ketë raporte seksuale me 100.000 burra, sipas “Daily Mail”.

Ajo ka thënë se do të udhëtojë në çdo qytet në të gjithë botën në kërkim të meshkujve të ndryshëm për të arritur qëllimin e saj, të kryejë marrëdhënie seksuale me 100.000 meshkuj.

Ania Lisewska nga Varshava filloi misionin e pazakontë në qytetin e saj në shtëpi muajin e kaluar dhe deri tani ajo ka shkuar me 284 persona. Lisewska tha për revistën austriake “Times” se, “unë i dua njerëzit nga Polonia, Evropa dhe nga e gjithë bota. Unë dua qejf, seks dhe burra. Në Poloni objekt i seksit është ende tabu dhe kushdo që dëshiron të përmbushë fantazitë e tyre seksuale konsiderohet si një devijues, ose i sëmurë mendorë”- vijoi ajo.

Zonjusha Lisewska thotë se ajo do të shikojë për të përfunduar detyrën në fundjavë dhe ka ngritur një faqe në Facebook dhe një faqe interneti që tregon për qejfet e saj. Ajo shton se shpreson të kalojë të paktën 20 minuta me secilin partner.

aniaAnia në FB: “Fillon oferta për të thyer rekordin për të fjetur me 100.000 burra në çdo qytet në botë”.

Por detajet e saj me sa duket ambicioze kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e nismës së saj, teksa raportohet se ky lajmërim mund të jetë një mashtrim. Disa raporte thuan se të kesh marrëdhënie seksuale me aq shumë njerëz për 20 minuta do të marrë Mis Lisewska 3.8 vjet për të përfunduar, nëse ajo nuk ndalon për ushqim apo fjetje. Duke parë se ajo planifikon që të realizojë nismën e saj të shtunave dhe të dielave, detyra do të marrë 20 vjet non-stop.

Lista: De Biasi 28 ”gladiatorë” ndaj Sllovenisë dhe Islandës

de biasi bAshtu si ishte parashikuar edhe më parë tekniku Italian I Kombëtares kuqezi Gianni De Biasi ka shpallur listën për dy sfidat e radhës eleminatore kundra Sllovenisë dhe Islandës. Bëhet fjalë për dy transferta të rëndësishme dhe ndoshta pas këtyre dy sfidave do të kuptojmë sa afër dhe larg jemi nga Brasil 2014. De Biasi ka zgjedhur të ketë të grumbulluar plot 28 futbollistë e ndikuar kjo nga fakti që do të luhen dy takime Brenda katër ditësh dhe numri I madh futbollistëve do të shmangte problemet e shkaktuara nga ndonjë dëmtim apo ndëshkim I mundshëm. Pikërisht për arsye dëmtimi në këtë listë nuk do të jenë mbrojtësi Mavraj dhe mesfushori Meha. Por jashtë është lënë edhe Bogdani, I cili ende nuk ka firmosur për skuadrën ku do të luaj këtë sezon. Risia e vetme e listës është sulmuesi I Olhanenses, Agon Mehmeti , I cili vetë para pak ditësh konfirmoi në rrjetet sociale ftesën e marrë nga De Biasi. Mesfushori I Grasshopers, Shkëlezen Gashi dhe Vullnet Basha rikonfirmohen pas miqësores me Armeninë. Kampionët e Skënderbeut do të kenë tre futbollist ndërsa Tefik Osmani është futbollisti tjetër I grumbulluar nga Superliga Shqiptare.

Lista e futbollistëve të thirrur:

Portierë: Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha(Kalmar), Orges Shehi(Skënderbeu)

Mbrojtës: Andi Lila (PAS Giannina), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Debatik Curri (Hoverla), Admir Teli (Qaraback), Lorik Cana(SS Lazio), Tefik Osmani(FK Teuta), Renato Arapi (Skënderbeu), Elseid Hysaj (Empoli), Ansi Agolli (Qaraback)

Mesfushorë: Jurgen Gjasula (Litex Lovech), Ergys Kace (PAOK Selanik), Odise Roshi (FSV Frankfurt),  Migjen Basha (Torino), Armando Vajushi (Litex Lovech), Ervin Bulku (Sepahan), Valdet Rama (Real Valladolid),  Vullnet Basha (Sion), Amir Abrashi (Grasshopers),Sabien Lilaj (Skenderbeu), Emiliano Vila (PAS Giannina),  Shkëlzen Gashi (Grasshopers)

Sulmues: Ahmed Januzi (Vorskla Poltava), Edgar Çani (Karpi), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty), Agon Mehmeti (Olhanense)

Rama uron të ëmën për ditëlindjen

rama mamKryeministri i zgjedhur Edi Rama nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook ka treguar disa momente nga festa e ditëlindjes së nënës së tij. Aneta, e cila mbushi 75 vjeç tregohet në ketë foto përpara një torte mjaft e emocionuar dhe e rrethuar nga familja e djalit të saj. Në të shfaqet djali i saj Edi me bashkëshorten Lindën dhe fëmijët e secilit prej tyre, Gregorin e Rean. Ndërsa Rama në FB,e ka prezantuar foton e festës me urimin “Edhe 100 mam!”.

Vrau babain, arrestohet pas 24 vjetësh

arrestimResul Ahmeti, ishte vetëm 27 vjeç, kur në bashkëpunim me nënën, ekzekutoi babain e tij, Neshat Ahmeti. Pas krimit të rëndë, ai ishte larguar nga fshati Gercar në Maqedoni, vend ku ishte lindur e rritur dhe kishte mundur të siguronte një pasaportë kanadeze, duke jetuar në qetësi të plotë, për më shumë se dy dekada. Duket se pikërisht pasaporta kanadeze e ka ndihmuar Resul Ahmetin, të qëndrojë larg hekurave të burgut, pavarësisht se ishte dënuar me 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Por arratia e 50-vjeçarit, nuk mundi të zgjaste përgjithmonë. Më 26 qershor 2013, në duart e Resul Ahmetit u shtrënguan prangat. Ai u arrestua në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri, duke u hequr si shtetas kanadez, në një kohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Maqedonase të Drejtësisë. Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës, mbi bazën e një kërkese të mbërritur nga autoritetet maqedonase të drejtësisë, vendosi për ekstradimin e Ahmetit drejt Maqedonisë, ku do të vuajë dënimin me 12 vite burg të firmosur ndaj tij që në vitin e largët 1989.

Bashkë me kërkesën për ekstradim në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë shqiptare, është vënë dhe vendimi i fajësisë ndaj Resul Ahmetit. “Me vendimin Nr. K.nr. 5/88-I datë 27.01.1989 të Gjykatës së Qarkut në Manastir si dhe vendimit Nr. K.ZH.nr. 28/89 datës 01.06.1989 të Gjykatës Supreme të Maqedonisë ky shtetas është deklaruar fajtor për veprën penale të “Vrasjes”, vepër penale e parashikuar nga neni 37 i Kodit Penal të Maqedonisë e kryer në vitin 1986, dhe si rrjedhojë është dënuar me 12 vjet burgim. Pasi në bashkëpunim me nënën e tij, Xhezije Ahmeti, kanë vrarë babain e të arrestuarit Resul Ahmeti, shtetasin Neshat Ahmeti”, thuhet në vendimin e ekstradimit. Gjykata e Tiranës pasi ka shqyrtuar kërkesën e autoriteteve maqedonase, ka arritur në konkluzionin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ekstradimin e Resul Ahmetit. “Ka kërkesë nga autoritet e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për ekstradimin e shtetasit Resul Ahmeti, si dhe ka të dhëna të rëndësishme fajësie për këtë shtetas, relacioni mbi veprën që i ngarkohet personit për të cilin kërkohet ekstradimi duke treguar kohën dhe vendin e kryerjes së veprës dhe cilësimin ligjor të saj, teksti i dispozitave ligjore që do të zbatohen, të dhënat individuale dhe çdo informacion që shërben për të përcaktuar identitetin dhe shtetësinë e personit për të cilin kërkohet ekstradimi”, arsyetohet në vendim. Më tej, arsyeton gjykata, vepra penale për të cilën akuzohet personi që kërkohet të ekstradohet është parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj. Ndër të tjera gjykata thekson se “Nuk ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, ç’njerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut”. Për këto shkaqe, ka firmosur për ekstradimin drejt Maqedonisë të 50-vjeçarit Ahmeti.

Një ari polar në parkun zoologjik në Beograd, në Serbi

Një ari polar në parkun zoologjik në Beograd, në Serbi. (Marko Djurica, Reuters/Contrasto)
Një ari polar në parkun zoologjik në Beograd, në Serbi. (Marko Djurica, Reuters/Contrasto)
Një ari polar në parkun zoologjik në Beograd, në Serbi. (Marko Djurica, Reuters/Contrasto)

Ushtarët amerikanë kundër sulmit në Siri

esercito-americano-guerra-ecologica-fotoNdërkohë që Amerika pret miratimin nga Kongresi për sulmin kundër Sirisë, në rrjete sociale janë përhapur pakënaqësitë e disa ushtarëve dhe marinarëve. Ata janë shfaqur me letra në duar, por duke fshehur fytyrën.

Nga mesazhi që ata përcjellin duket qartë refuzimi për marrë pjesë në luftën civile siriane. Tek disa shënime thuhet: Obama, unë nuk do të luftoj për rebelët e Al-Qaedas tënde, duke i bërë thirrje popullit të zgjohen.

Ndërkohë një marins tjetër shprehet: Nuk iu bashkova trupave për të luftuar për Al-Qaedan në luftën civile siriane. Ndërsa një tjetër ushtarë thotë: “Nuk kam nënshkruar për të vrarë të varfrit për të pasurit. Jo luftë kundër Sirisë”.

Rama mbledh sot ministrat për programin e 100 ditëve

RAMA-vloreKryeministri i zgjedhur Edi Rama, pritet të zhvillojë sot mbledhjen e radhës me kabinetin e ri qeveritar, në një lokal pranë “Shkëmbit të Kavajës”, duke zhvendosur kështu mbledhjen e kabinetit të tij nga Vlora në Shkodër. Vendimi për mbajtjen e mbledhjes në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës.

Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Ndërkohë që sipas gazetës “Panorama”, para dërgimit në Kuvend të programit të tij qeverisës, më 2 dhe 3 shtator Edi Rama bashkë me ministrat e tij do t’i japin “Ok” programit të 100 ditëve të para të qeverisjes.

Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi etj.

Të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune. Ne fakt mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por ditët e fundit u vendos për në Durrës, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme në Komunën Rrethina.

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeniE

Makina e policiseNjë ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës, ku një biznesmen ka mbetur i vrarë. Policia bën të ditur se viktima është biznesmeni i ndërtimit Plaurent Cani.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta dhe sipas policisë dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, në vendin e njohur si “Rrota  Kuqe”.

 Mësohet nga dëshmitarët se persona ishin të maskuar dhe kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin teksa po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit.

Mësohet se fillimisht 40-vjeçari u plagos dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

40-vjeçari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumbat, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia.

Në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve, ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë lidhje me punën që bënte biznesmeni. Ndërkohë, dëshmia e punonjësve që shoqëronin viktimën në lokal do të jetë pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të krimit.

Vdekja si mjet i pushtetit

Activists of Amnesty International IndiaNga Geraldo Durda

Ajo ç’ka dua t’ju përcjell ka të bëjë me një reflektim qytetar, me një meditim që për fat të keq e kaluam në mënryrën më të mirë të mundshme.

Mishërimi i gjithë pushtetit të Sali Berishës  në këto 8 vite përmblidhet në këto dy rrjeshta. S’ka të bëj as më ideologjinë, as me programin, as me aftësinë, as me transparencen, demokracinë apo integrimin.  Keto fjali duhet ti lexojmë përtej preferencave personale politike. Duhet ti lexojme sepse familja Berishiane këto 8 vite për të mbajtur pushtetin ka vrarë në emër të shtetit.

Pushteti i vetëm që Berishët kanë përdorur ka qënë vdekja si mjet për të qendruar në pushtet.

Në Shqipëri pas ngjarjeve të Gërdecit dhe 21 Janarit për interes vetjak,për të mbyllur dosjet,për të na sjellë mbetje nga jashtë,për të shkatërruar arsimin publik dhe mbështetur atë privat, pushteti i familjes së Sali Berishës,u përpoqë të vinte hakut, sepse ka të drejtë të të rrëmbejë gjithshka, pasurinë, fjalën, dinjitetin, personalitetin, identitetin,kështu më sakt mendonin të gjithë oborrëtarët,e familjes Berisha.

Këtu u vranë qindra qytetarë si nga krimi i rruges ashtu dhe nga krimi shtetorë i pushtetit të Sali Berishës.Këtu pushteti i Sali Berishës,si mjetë për të mbajtur pushtetin përdori vdekjen.Vrau për pushtet më 21 janar,vrau për pushtet në 15 mars,në Gërdec,e për të gjitha këto përdori si mjet  pushteti  vdekjen.

Kjo pra është tragjedia shqiptare .

Tashmë vdekja si mjet i pushtetit të familjes së Sali Berishës ra..!

Tani është koha për të formuar shtetin.

Tani është koha për të rikthyer besimin tek institucionet e pavarura.

Tani ështe koha që te denohen sipas ligjit ata që e cuan Shqipërinë në këtë ditë !

Maqedoni, hidhen 100 mijë trofta në liqenin e Ohrit

trofta_722909781Në ujërat e Liqenit të Ohrit, janë hedhur 100 mijë copë trofta endemike të kultivuara në Institutin e Entit hidrobiologjik në Ohër.

Këtë aksion e ka realizuar Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave, Instituti hidrobiologjik dhe koncesionari i pjesës së Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë, ndërmarrja “Pastërmka 2012”.

Në aktin e hedhjes së troftës, i pranishëm ishte edhe ministri i bujqësisë Lupço Dimovski.

“Bëhet fjalë për vazhdimësinë e begatimit të fondit të peshkut që është përcaktuar që në vitin 2006, për hedhjen e 14 milion njësive të rasatit të troftës endemike në ujërat e Liqenit të Ohrit, duke investuar rreth 35 milion denarë.

Poashtu, intensifikohen komunikimet edhe me palën Shqiptare, për të pas kontroll sa më të madhe të peshkimit dhe në këtë mënyrë edhe të zvogëlimit të fondit të troftës endemike”, është shprehur Dimovski.