Maqedoni, hidhen 100 mijë trofta në liqenin e Ohrit

69

trofta_722909781Në ujërat e Liqenit të Ohrit, janë hedhur 100 mijë copë trofta endemike të kultivuara në Institutin e Entit hidrobiologjik në Ohër.

Këtë aksion e ka realizuar Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomizimit të ujërave, Instituti hidrobiologjik dhe koncesionari i pjesës së Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë, ndërmarrja “Pastërmka 2012”.

Në aktin e hedhjes së troftës, i pranishëm ishte edhe ministri i bujqësisë Lupço Dimovski.

“Bëhet fjalë për vazhdimësinë e begatimit të fondit të peshkut që është përcaktuar që në vitin 2006, për hedhjen e 14 milion njësive të rasatit të troftës endemike në ujërat e Liqenit të Ohrit, duke investuar rreth 35 milion denarë.

Poashtu, intensifikohen komunikimet edhe me palën Shqiptare, për të pas kontroll sa më të madhe të peshkimit dhe në këtë mënyrë edhe të zvogëlimit të fondit të troftës endemike”, është shprehur Dimovski.