Rama mbledh sot ministrat për programin e 100 ditëve

17

RAMA-vloreKryeministri i zgjedhur Edi Rama, pritet të zhvillojë sot mbledhjen e radhës me kabinetin e ri qeveritar, në një lokal pranë “Shkëmbit të Kavajës”, duke zhvendosur kështu mbledhjen e kabinetit të tij nga Vlora në Shkodër. Vendimi për mbajtjen e mbledhjes në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës.

Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Ndërkohë që sipas gazetës “Panorama”, para dërgimit në Kuvend të programit të tij qeverisës, më 2 dhe 3 shtator Edi Rama bashkë me ministrat e tij do t’i japin “Ok” programit të 100 ditëve të para të qeverisjes.

Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi etj.

Të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune. Ne fakt mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por ditët e fundit u vendos për në Durrës, për shkak të zgjedhjeve të pjesshme në Komunën Rrethina.