Lista: De Biasi 28 ”gladiatorë” ndaj Sllovenisë dhe Islandës

39

de biasi bAshtu si ishte parashikuar edhe më parë tekniku Italian I Kombëtares kuqezi Gianni De Biasi ka shpallur listën për dy sfidat e radhës eleminatore kundra Sllovenisë dhe Islandës. Bëhet fjalë për dy transferta të rëndësishme dhe ndoshta pas këtyre dy sfidave do të kuptojmë sa afër dhe larg jemi nga Brasil 2014. De Biasi ka zgjedhur të ketë të grumbulluar plot 28 futbollistë e ndikuar kjo nga fakti që do të luhen dy takime Brenda katër ditësh dhe numri I madh futbollistëve do të shmangte problemet e shkaktuara nga ndonjë dëmtim apo ndëshkim I mundshëm. Pikërisht për arsye dëmtimi në këtë listë nuk do të jenë mbrojtësi Mavraj dhe mesfushori Meha. Por jashtë është lënë edhe Bogdani, I cili ende nuk ka firmosur për skuadrën ku do të luaj këtë sezon. Risia e vetme e listës është sulmuesi I Olhanenses, Agon Mehmeti , I cili vetë para pak ditësh konfirmoi në rrjetet sociale ftesën e marrë nga De Biasi. Mesfushori I Grasshopers, Shkëlezen Gashi dhe Vullnet Basha rikonfirmohen pas miqësores me Armeninë. Kampionët e Skënderbeut do të kenë tre futbollist ndërsa Tefik Osmani është futbollisti tjetër I grumbulluar nga Superliga Shqiptare.

Lista e futbollistëve të thirrur:

Portierë: Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha(Kalmar), Orges Shehi(Skënderbeu)

Mbrojtës: Andi Lila (PAS Giannina), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Debatik Curri (Hoverla), Admir Teli (Qaraback), Lorik Cana(SS Lazio), Tefik Osmani(FK Teuta), Renato Arapi (Skënderbeu), Elseid Hysaj (Empoli), Ansi Agolli (Qaraback)

Mesfushorë: Jurgen Gjasula (Litex Lovech), Ergys Kace (PAOK Selanik), Odise Roshi (FSV Frankfurt),  Migjen Basha (Torino), Armando Vajushi (Litex Lovech), Ervin Bulku (Sepahan), Valdet Rama (Real Valladolid),  Vullnet Basha (Sion), Amir Abrashi (Grasshopers),Sabien Lilaj (Skenderbeu), Emiliano Vila (PAS Giannina),  Shkëlzen Gashi (Grasshopers)

Sulmues: Ahmed Januzi (Vorskla Poltava), Edgar Çani (Karpi), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainty), Agon Mehmeti (Olhanense)