Vdekja si mjet i pushtetit

63

Activists of Amnesty International IndiaNga Geraldo Durda

Ajo ç’ka dua t’ju përcjell ka të bëjë me një reflektim qytetar, me një meditim që për fat të keq e kaluam në mënryrën më të mirë të mundshme.

Mishërimi i gjithë pushtetit të Sali Berishës  në këto 8 vite përmblidhet në këto dy rrjeshta. S’ka të bëj as më ideologjinë, as me programin, as me aftësinë, as me transparencen, demokracinë apo integrimin.  Keto fjali duhet ti lexojmë përtej preferencave personale politike. Duhet ti lexojme sepse familja Berishiane këto 8 vite për të mbajtur pushtetin ka vrarë në emër të shtetit.

Pushteti i vetëm që Berishët kanë përdorur ka qënë vdekja si mjet për të qendruar në pushtet.

Në Shqipëri pas ngjarjeve të Gërdecit dhe 21 Janarit për interes vetjak,për të mbyllur dosjet,për të na sjellë mbetje nga jashtë,për të shkatërruar arsimin publik dhe mbështetur atë privat, pushteti i familjes së Sali Berishës,u përpoqë të vinte hakut, sepse ka të drejtë të të rrëmbejë gjithshka, pasurinë, fjalën, dinjitetin, personalitetin, identitetin,kështu më sakt mendonin të gjithë oborrëtarët,e familjes Berisha.

Këtu u vranë qindra qytetarë si nga krimi i rruges ashtu dhe nga krimi shtetorë i pushtetit të Sali Berishës.Këtu pushteti i Sali Berishës,si mjetë për të mbajtur pushtetin përdori vdekjen.Vrau për pushtet më 21 janar,vrau për pushtet në 15 mars,në Gërdec,e për të gjitha këto përdori si mjet  pushteti  vdekjen.

Kjo pra është tragjedia shqiptare .

Tashmë vdekja si mjet i pushtetit të familjes së Sali Berishës ra..!

Tani është koha për të formuar shtetin.

Tani është koha për të rikthyer besimin tek institucionet e pavarura.

Tani ështe koha që te denohen sipas ligjit ata që e cuan Shqipërinë në këtë ditë !