Ushtarët amerikanë kundër sulmit në Siri

54

esercito-americano-guerra-ecologica-fotoNdërkohë që Amerika pret miratimin nga Kongresi për sulmin kundër Sirisë, në rrjete sociale janë përhapur pakënaqësitë e disa ushtarëve dhe marinarëve. Ata janë shfaqur me letra në duar, por duke fshehur fytyrën.

Nga mesazhi që ata përcjellin duket qartë refuzimi për marrë pjesë në luftën civile siriane. Tek disa shënime thuhet: Obama, unë nuk do të luftoj për rebelët e Al-Qaedas tënde, duke i bërë thirrje popullit të zgjohen.

Ndërkohë një marins tjetër shprehet: Nuk iu bashkova trupave për të luftuar për Al-Qaedan në luftën civile siriane. Ndërsa një tjetër ushtarë thotë: “Nuk kam nënshkruar për të vrarë të varfrit për të pasurit. Jo luftë kundër Sirisë”.