Atentatet me eksploziv tashmë janë pjesë e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dyshohet se pas këtyre shpërthimeve fshihet një grup të rinjsh nën komandën e një të dënuari, të cilët paguhen për të ndërtuar mekanizmin e shpërthimeve me minë nëpër makina. Burimet thonë se nga verifikimet e kryera, thuajse të gjitha rastet e shpërthimeve të ndodhura në Vlorë, që nga rasti i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2010 e deri te rasti i fundit i shpërthimit me eksploziv të makinës së biznesmenit Ermal Bajramaj, kanë të njëjtin mekanizëm shpërthimi, me telekomande ose fitil. Sipas akuzës, nga të dhënat operative të policisë është mësuar se pas këtyre shpërthimeve qëndron një grup të rinjsh, që drejtohen nga një i dënuar që ndodhet në burg. Sipas të njëjtave burime policore, thuhet se ata pranojnë të kryejnë çdo akt kriminal me eksploziv kundrejt pagesave të ndryshme. Të ndodhur në këto kushte, grupi hetimor tashmë po verifikon emrat e këtyre personave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shpërthimi në Vlorë, autorët me pagesë nga burgu
Itali, një gomone me defekt pranë Pulias
Mediat italiane njoftojnë se një gomone me defekt dhe me rreth 20 klandestinë në bord ndodhet pranë brigjeve të Pulias, ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe shpëtimin e njerëzve.
Nuk dihet nëse ky mjet është i njëjti me atë që po kërkohet prej mbrëmjes së kaluar, pas një alarmi SOS të dhënë prej Kanalit të Otrantos.
Kanë nisur kërkimet nga ana e Rojes Bregdetare, si dhe nga një helikopter zjarrfikës.
Shkodër, Rama: Punë të ndershme e të palodhur!
Ka përfunduar rreth ores 13:25 dita e dytë e mbledhjes së ‘qeverisë’ Rama në qytetin e Shkodrës. Vetë Rama, por edhe ministrat e kabinetit mësohet se kanë lënë ambientet e Hotel ‘Koloseu’ në Shkoder, për t’ju drejtuar Tiranës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për diskutimet që edhe sot zgjatën 4 orë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama e cilëson kabinetin e ri, “Një skuadër të gatshme për të merituar besimin”.
Edhe kjo mbledhje u mbajt me dyer të mbyllura. Burime të News 24 konfirmojnë se në fokus të bisedimeve ka qënë çështja e financave dhe e buxhetit të shtetit.
Në përfundim të mbledhjes, Rama ka shkruar sërish në Twitter, por këtë herë nuk ka komentuar mbledhjen me kabinetin e tij. Rama deklaron se në rrugët e Shkodrës ka gjetur besimin e qytetarëve, ndërsa shton se këtë besim do t’ua kthejë me punë të ndershme dhe të palodhur.
Ai shkruan “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të ndershme e të palodhur për ta”.
Rama qeveria mbledhje shkoderNë mbledhjen e djeshme të qeverisë së re janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit, Rama, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’, bëri të ditur se rezultati i saj ishte: “piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit.
Greqi, kapen 3 shqiptarë për trafik kokaine
Policia e Athinës ka vënë në pranga 3 shqiptarë për posedim dhe trafikim kokaine dhe kontrabandë cigaresh.
Shqiptarët e arrestuar janë 2 femra të moshës 24 dhe 31 vjeç dhe një mashkull 25 vjeç.
Në momentin e arrestimit, 2 shqiptarëve iu gjetën 2.7 kg kokainë dhe 4 327 paketa cigare kontrabandë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në banesat e tyre 17 550 euro, 2 peshore elektronike, një makinë, 3 motoçikleta dhe 4 celularë.
Ndaj tyre është ngritur akuza “për posedim e trafik të sasive të mëdha të kokainës dhe për kontrabandë cigaresh”.
21-vjecari plumba ndaj dy vëllezërve
Një person ka tentuar të vrasë me armë dy vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Gulit Stafa.
Mësohet se 21-vjecari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.
Zhduket gomonia me 27 persona në bord
Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen të jenë klandestinë. Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i cili nëpërmjet një njoftimi për shtyp thekson se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë natës së djeshme një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otrantos, pas njoftimit të marrë nga Shërbimi SAR i Romës, Itali.
“Sipas komunikimit me MRCC Romë, dje më datë 2 shtator 2013, në orën 20.50, nga kanali i Otrantos është marrë një sinjal SOS nga një gomone me rreth 27 vetë në bord, të cilët dyshohet se janë klandestinë. Menjëherë në drejtim të rajonit të raportuar janë nisur dy anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, nga bazimi i Pashalimanit dhe Porto-Palermos, të cilat kanë kryer operacion kërkimi në det deri në orët e para të mëngjesit të sotëm”.
Edhe pse kërkimet kanë qenë intensive, nuk është bërë e mundur gjetja e gomones, për arsye të mungesës së të dhënave të sakta të vendndodhjes, si dhe të zonës së gjerë ku u zhvilluan kërkimet.
Ministrat i japin “OK” nga Shkodra programit të 100 ditëve
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin e ri qeveritar. Vendimi për mbajtjen e mbledhjes në Shkodër u bë i ditur nga Rama pasditen e së dielës. Edhe kjo mbledhje e dytë pritet të zgjasë 2 ditë.
Vetë Rama raportohet të ketë mbërritur sot rreth ores 15:45 në qytetin e Shkodrës, ndërsa mbledhja e dytë informale e kabinetit të ri qeverisës nisi rreth orës 17:20.
Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit të zgjedhur Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Ndërkohë që sipas gazetës “Panorama”, para dërgimit në Kuvend të programit të tij qeverisës, më 2 dhe 3 shtator Edi Rama bashkë me ministrat e tij do t’i japin “Ok” programit të 100 ditëve të para të qeverisjes.
Pasi kanë përcaktuar prioritetet e punës së tyre në çdo ministri, në një diskutim të hapur dyditor mes tyre, ministrat do të diskutojnë se cilat janë masat më të mira për të frenuar situatën aktuale në ekonomi, rend, polici, arsim, shëndetësi etj.
Të gjithë ministrat mësohet se kanë përfunduar ato porosi dhe problematika që kishin dalë në mbledhjen e 10 ditëve më parë të zhvilluar në Vlorë, duke i hedhur në një plan të detajuar pune.
25 misteret e pikturës së Mona Lizës
Imazhet më të reja kanë zbuluar 25 sekrete në foton e Mona Lizës, duke nxjerrë prova se Leonardo da Vinci ka vendosur në qerpikë një pamje që është mbetur mister për një kohë shumë të gjatë. Pamjet janë pjesë e një paraqitjeje, ‘Sekretet e Mona Lizës të zbuluara’, të cilat karakterizojnë një kërkim të ri të Pascal Cotte një asistent teknik francez në njj debutim pikturash në San Francisko.
Mona Liza në fakt bën pjesë në një paraqitje të quajtur ‘Da Vinci: një pjese e marre per studim si moster i misterit’. Cotte në fakt e ka eksploruar pikturën me një makinë fotografike që është multispektrale me një formacion imazhi prej 240 megapiksel, si dhe ka përdorur 13 valë largësie nga drita ultravjollcë dhe infra të kuqe.
Pamjet rezultuan të pazbuluara për shumë e shumë vite, duke mos bërë të ditur se si artisti ka arritur të bëjë të jetueshme një figurë madje edhe nga vetë bashkëkohësit e tij. ‘Fytyra e Mona Lizës duket pak më e largët dhe qeshja është e ndryshme, po ashtu edhe sytë janë të ndryshëm. Qeshja është ende e pazbardhur’, thekson Cotte.
Misteret e Mona Lizës në imazhin e zmadhuar të syrit të djathtë, kanë një shenjë si të goditur në pjesën e qerpikut. ‘Jam një asistent teknik dhe jo shkencëtar dhe mënyra ime mbi të gjitha duhet të jetë logjike. Nuk është se Mona Liza nuk ka qerpikë apo sy real. Kam zbuluar një fije të qerpikut’, thekson ai.
Një tjetër enigmë ka qenë pozicioni i krahut të djathtë në pamjen e parë, që gjendet në të njëjtin pozicion tek stomaku. ‘Ishte hera e parë që një piktor kishte vendosur në pikturën e tij krahun në pamje’, shton Cotte. Ndërkohë shumë artistë këtë fakt nuk e kishin kuptuar, por një arsyetim nga Da Vinci është kopjuar.
Asistent-tekniku ka zbuluar edhe pigmentin në pulsin e djathtë e cila vjen krahas gjunjëzimit të Mona Lizës. Pjesa e kycit dhe ajo e pulsit kanë një rrethim. ‘Pulsi në dorën e djathtë ndodhet sipër stomakut. Por nëse e vazhdon thellësisht në rrezet infra të kuqe do ta kuptoni se ndodhet një mbulesë mbi pulsin e saj’, nënvizion Cotte.
Prapa një pikture imazhet me rrezet infra të kuqe kanë paraqitur ilustrime përgatitore të da Vincit të cilat gjenden në pjesën e pasme, duke treguar se ajo është një qenie humane. ‘Nëse shihni dorën e majtë atje ku shihet edhe pozicioni fillestar, do të shihet ndryshimi dhe idea për të kapur një pozicion tjetër. Edhe vetë da Vinci ka pasur një tjetër ekzibicion’.
Ulja në gjunjë e Mona Lizës tregon trupin e saj dhe stomakun e madh. Madje studiuesi më i fundit i së famshmes Mona Liza, tregon se pasi e ka studiuar pikturën dhe imazhin e saj në rrezet infra të kuqe, ka parë bukurinë dhe misterin që ajo shpreh. ‘Nëse ndodheni përpara kësaj pamjeje që ka Mona Liza, do të kuptoni menjëherë se pse Mona Liza është kaq e famshme’, shton Cotte. Ai ka shtuar se pikërisht ka diçka qe duhet parë patjetër me sytë e të gjithëve
Ja çfarë duhet të dini për pemët
1. Një pemë e vetme e pjekur mund të thithi dioksid karboni në një normë prej 22.7 kg / vit dhe të lëshoj oksigjen të mjaftueshëm në atmosferë për të mbështetur 2 qënie njerezore.
2. Një hektar pemë në vit konsumon sasinë e dioksidit të karbonit ekuivalente me atë të prodhuar nga një makinë mesatare për 41.483 km. Kjo sasi e njëjtë e pemëve gjithashtu prodhon oksigjen të mjaftueshem për 18 njerëz që të marrin frymë për një vit.
3. Një pemë 30m, 18 ” diameter ne bazen e saj, prodhon 2721.5kg oksigjen.
Pra, të jeni të vetëdijshëm për barrën që ju vendosni mbi ekosistemet; reduktoni, ripërdoroni dhe ricikloni, -dhe mos harroni të ruani cdo pemë, sikur ajo të ishte pema e fundit.
Amerika kapet mat, Kerry në foto me al-Assadin
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur një sulm të mundshëm mbi Sirinë, ekziston një imazh të cilin administrata e Obamës nuk do të dëshironte që të publikohej kurrë.
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka krahasuar Bashar al-Assadin me Hitlerin dhe Saddam Hussein në një fjalim të gjatë gjatë së dielës, shfaqet në këtë foto duke darkuar me presidentin e Sirisë, në vitin 2009.
Assad dhe Kerry, në atë kohë një ish-kandidat për president i SHBA-së dhe një prej senatorëve me më shumë ndikim në Senat, duken tepër të përfshirë në bisedë, ndërsa gratë e tyre i qëndrojnë nga pranë.
Një kamarier me veshje popullore siriane i qëndron pranë, ndërsa Kerry dhe Assad shijojnë darkën, e cila nuk mund të konsiderohet si një pritje diplomatike, por një kortezi personale e Presidentit të Sirisë.
Për ironi të fatit, pas atij takimi, Kerry deklaroi në mediat amerikane se ishte takuar me “partnerin” al-Assad, me qëllim që të diskutonte mbi mbarëvajtjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Imazhet e këtij takimi, u publikuan të hënën nga “Daily Mail” dhe disa rrjete të tjera mediatike botërore.





