Femra që po shëtit botën për të shkuar me 100 mijë meshkuj

68

femraAnia Lisewska, është nga Polonia dhe ka vendosur që të ketë raporte seksuale me 100.000 burra, sipas “Daily Mail”.

Ajo ka thënë se do të udhëtojë në çdo qytet në të gjithë botën në kërkim të meshkujve të ndryshëm për të arritur qëllimin e saj, të kryejë marrëdhënie seksuale me 100.000 meshkuj.

Ania Lisewska nga Varshava filloi misionin e pazakontë në qytetin e saj në shtëpi muajin e kaluar dhe deri tani ajo ka shkuar me 284 persona. Lisewska tha për revistën austriake “Times” se, “unë i dua njerëzit nga Polonia, Evropa dhe nga e gjithë bota. Unë dua qejf, seks dhe burra. Në Poloni objekt i seksit është ende tabu dhe kushdo që dëshiron të përmbushë fantazitë e tyre seksuale konsiderohet si një devijues, ose i sëmurë mendorë”- vijoi ajo.

Zonjusha Lisewska thotë se ajo do të shikojë për të përfunduar detyrën në fundjavë dhe ka ngritur një faqe në Facebook dhe një faqe interneti që tregon për qejfet e saj. Ajo shton se shpreson të kalojë të paktën 20 minuta me secilin partner.

aniaAnia në FB: “Fillon oferta për të thyer rekordin për të fjetur me 100.000 burra në çdo qytet në botë”.

Por detajet e saj me sa duket ambicioze kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e nismës së saj, teksa raportohet se ky lajmërim mund të jetë një mashtrim. Disa raporte thuan se të kesh marrëdhënie seksuale me aq shumë njerëz për 20 minuta do të marrë Mis Lisewska 3.8 vjet për të përfunduar, nëse ajo nuk ndalon për ushqim apo fjetje. Duke parë se ajo planifikon që të realizojë nismën e saj të shtunave dhe të dielave, detyra do të marrë 20 vjet non-stop.