Greqi, kapen 3 shqiptarë për trafik kokaine

48

Panama DrugsPolicia e Athinës ka vënë në pranga 3 shqiptarë për posedim dhe trafikim kokaine dhe kontrabandë cigaresh.
Shqiptarët e arrestuar janë 2 femra të moshës 24 dhe 31 vjeç dhe një mashkull 25 vjeç.
Në momentin e arrestimit, 2 shqiptarëve iu gjetën 2.7 kg kokainë dhe 4 327 paketa cigare kontrabandë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në banesat e tyre 17 550 euro, 2 peshore elektronike, një makinë, 3 motoçikleta dhe 4 celularë.
Ndaj tyre është ngritur akuza “për posedim e trafik të sasive të mëdha të kokainës dhe për kontrabandë cigaresh”.