25 misteret e pikturës së Mona Lizës

530

mona lisa

Imazhet më të reja kanë zbuluar 25 sekrete në foton e Mona Lizës, duke nxjerrë prova se Leonardo da Vinci ka vendosur në qerpikë një pamje që është mbetur mister për një kohë shumë të gjatë. Pamjet janë pjesë e një paraqitjeje, ‘Sekretet e Mona Lizës të zbuluara’, të cilat karakterizojnë një kërkim të ri të Pascal Cotte një asistent teknik francez në njj debutim pikturash në San Francisko.

Mona Liza në fakt bën pjesë në një paraqitje të quajtur ‘Da Vinci: një pjese e marre per studim si moster i misterit’. Cotte në fakt e ka eksploruar pikturën me një makinë fotografike që është multispektrale me një formacion imazhi prej 240  megapiksel, si dhe ka përdorur 13 valë largësie nga drita ultravjollcë dhe infra të kuqe.

Pamjet rezultuan të pazbuluara për shumë e shumë vite, duke mos bërë të ditur se si artisti ka arritur të bëjë të jetueshme një figurë madje edhe nga vetë bashkëkohësit e tij. ‘Fytyra e Mona Lizës duket pak më e largët dhe qeshja është e ndryshme, po ashtu edhe sytë janë të ndryshëm. Qeshja është ende e pazbardhur’, thekson Cotte.

Misteret e Mona Lizës në imazhin e zmadhuar të syrit të djathtë, kanë një shenjë si të goditur në pjesën e qerpikut. ‘Jam një asistent teknik dhe jo shkencëtar dhe mënyra ime mbi të gjitha duhet të jetë logjike. Nuk është se Mona Liza nuk ka qerpikë apo sy real. Kam zbuluar një fije të qerpikut’, thekson ai.

Një tjetër enigmë ka qenë pozicioni i krahut të djathtë në pamjen e parë, që gjendet në të njëjtin pozicion tek stomaku. ‘Ishte hera e parë që një piktor kishte vendosur në pikturën e tij krahun në pamje’, shton Cotte. Ndërkohë shumë artistë këtë fakt nuk e kishin kuptuar, por një arsyetim nga Da Vinci është kopjuar.

Asistent-tekniku ka zbuluar edhe pigmentin në pulsin e djathtë e cila vjen krahas gjunjëzimit të Mona Lizës. Pjesa e kycit dhe ajo e pulsit kanë një rrethim. ‘Pulsi në dorën e djathtë ndodhet sipër stomakut. Por nëse e vazhdon thellësisht në rrezet infra të kuqe do ta kuptoni se ndodhet një mbulesë mbi pulsin e saj’, nënvizion Cotte.

Prapa një pikture imazhet me rrezet infra të kuqe kanë paraqitur ilustrime përgatitore të da Vincit të cilat gjenden në pjesën e pasme, duke treguar se ajo është një qenie humane. ‘Nëse shihni dorën e majtë atje ku shihet edhe pozicioni fillestar, do të shihet ndryshimi dhe idea për të kapur një pozicion tjetër. Edhe vetë da Vinci ka pasur një tjetër ekzibicion’.

Ulja në gjunjë e Mona Lizës tregon trupin e saj dhe stomakun e madh. Madje studiuesi më i fundit i së famshmes Mona Liza, tregon se pasi e ka studiuar pikturën dhe imazhin e saj në rrezet infra të kuqe, ka parë bukurinë dhe misterin që ajo shpreh. ‘Nëse ndodheni përpara kësaj pamjeje që ka Mona Liza, do të kuptoni menjëherë se pse Mona Liza është kaq e famshme’, shton Cotte. Ai ka shtuar se pikërisht ka diçka qe duhet parë patjetër me sytë e të gjithëve