Shkodër, Rama: Punë të ndershme e të palodhur!

44

rama ministratKa përfunduar rreth ores 13:25 dita e dytë e mbledhjes së ‘qeverisë’ Rama në qytetin e Shkodrës. Vetë Rama, por edhe ministrat e kabinetit mësohet se kanë lënë ambientet e Hotel ‘Koloseu’ në Shkoder, për t’ju drejtuar Tiranës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për diskutimet që edhe sot zgjatën 4 orë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama e cilëson kabinetin e ri, “Një skuadër të gatshme për të merituar besimin”.

Edhe kjo mbledhje u mbajt me dyer të mbyllura. Burime të News 24 konfirmojnë se në fokus të bisedimeve ka qënë çështja e financave dhe e buxhetit të shtetit.

Në përfundim të mbledhjes, Rama ka shkruar sërish në Twitter, por këtë herë nuk ka komentuar mbledhjen me kabinetin e tij. Rama deklaron se në rrugët e Shkodrës ka gjetur besimin e qytetarëve, ndërsa shton se këtë besim do t’ua kthejë me punë të ndershme dhe të palodhur.

Ai shkruan “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të ndershme e të palodhur për ta”.

Rama qeveria mbledhje shkoderNë mbledhjen e djeshme të qeverisë së re janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit, Rama, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’, bëri të ditur se rezultati i saj ishte: “piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të përcaktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit.