Shkenca, ja pse na duhet gjumi

truriShkencëtarët më në fund kanë një përgjigje për pyetjen sa vetë jeta se përse kemi nevojë përgjumë. Sipas një studimi në SHBA, gjumi aktivizon një gen që u lejon disa qelizave të trurit të rimbushen.

E quajtur “myelin”, qeliza është jetësore për rolin në izolimin e qarkut të trurit dhe u lejon impulsive elektronike të aktivizohen.

Deri tani kjo gjë është vërtetuar tek minjtë dhe kjo gjë pritet të shpjegojë më shumë për të kuptuar ndikimin e mungesës së gjumit tek trupi i njeriut.

Autorët e raportit, të publikuar në “The Journal of Neuroscience”, thonë se studimet e ardhshme praktike mund t’u japin përgjigje hamendësimeve për dëmin që shkakton pagjumësia duke agravuar simptomat e sklerozës.

 

Atentat biznesmenit të ndërtimit, i vendosin eksploziv në makinë

policiaAtentat biznesmenit të ndërtimit në kryeqytet. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në automjetin e ndërtuesit Armando Ceka, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:18 në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip Volvo me targa AA 997 CX.

Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë, si dhe janë thyer xhamat e tre bizneseve.

Ndërkohë në parukerinë e dëmtuar në momentin e shpërthimit një nuse po rregullohej për dasmë, edhe pas shpërthimit parukierja ka vijuar punën për të mos vonuar nusen.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimeve është përqëndruar në mosmarrëveshjet që biznesmeni kishte me banorët e një pallati të ndërtuar prej tij, të cilët e kanë kallëzuar disa herë në polici duke e akuzuar për shitjen e pallateve dy herë.

Siç raporton gazetari Spartak Koka, në vitin 2012, më 17 mars Lorenc Terenaj, ortakut të 34-vjecarit Ceka i është vendosur tritol në banesën e tij. Teranaj dhe Armando Cekaj kanë lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Ndërkohë që Teranaj ka qenë i arrestuar më 24 gusht 2011 pasi u kap me 1.2 kg heroinë.

Ekspertët e policisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shoqata e bankave: Më pak kredi të këqia

para pastrimBie niveli i kredive me probleme. Nga të dhënat e Shoqatës së Bankave rezulton se ky tregues, pas rritjes së vazhdueshme në dy vitet e fundit ka shfaqur shenjat e para të përmirësimit.

Në korrik, niveli i kredive me probleme arriti në 23.8%, duke shënuar një rënie prej 0.4% kundrejt muajit të mëparshëm dhe duke arritur kështu nivelin e fillimit të këtij viti.

Ekspertët shpjegojnë se një ndër faktorët që mund të ketë ndikuar është hyrja në fuqi e paketës së masave të ndërmarrë nga banka e shqipërisë, pjesë e të cilës është edhe lehtësimi i procedurave për ekzekutimin e kolateralit.

Efekt mund të ketë dhënë edhe shtrëngimi i standardeve që kanë aplikuar bankat në dhënien e kredive, pikërisht për të siguruar kthimin e tyre.

Gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e bizneseve kanë hasur vështirësi në kthimin e huave të marra. Shkak nuk ka qenë vetëm ndikimi i krizës europiane dhe ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në vend, por edhe mosshlyerja nga ana e qeverisë e kompanive të kontraktuara për punë publike.

Institucionet financiare ndërkombëtare, si banka botërore e FMN kanë kërkuar vazhdimisht që kjo faturë t’i paguhet sipërmarrjes private, si një mënyrë që do të ndikojë direkt jo vetëm në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve por edhe në uljen e nivelit të kredive me probleme.

Sipas kontrollit të lartë të shtetit, borxhet që qeveria i detyrohet biznesit aktulaisht arrijnë në 400 mln euro.

21-vjecari plagos dy vëllezër: Fshati më përfliste, nuk durova më

policiaLidhja” e dyshimtë e nënës ka bërë që një 21-vjeçar të sulmojë me armë automjetin ku udhëtonin dy vëllezër, bashkëfshatarë të tij, duke i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës, ku 21-vjeçari Gulit Stafa ka tentuar të vrasë me një pushkë gjahu dy vëllezërit Maja.

Policia e Krujës bëri me dije se dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur në kokë dhe në trup, por jashtë rrezikut për jetën. Pas dyshimeve se nëna e tij 40-vjeçare kishte lidhje jashtëmartesore me Murat Majën, 21-vjeçari Gulit Stafa, mbrëmjen e së hënës ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale që lidh fshatin Borizanë me Fushë-Krujën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur blutë e Krujës, të cilët kanë arrestuar 21- vjeçarin dhe kanë dërguar në spital dy të plagosurit, Murat Majën, 42 vjeç, dhe vëllain e tij J. Maja, 34 vjeç. Shoku i dy vëllezërve Maja nga Mamurrasi, është larguar nga vendngjarja.

Në dëshminë e tij dhënë në polici, 21-vjeçari ka deklaruar se nuk ka mundur të durojë më fjalët e fshatit dhe ndaj ka qëlluar mbi vëllezërit Maja. Ndërsa shprehet se nuk ka pasur ndërmend t’i vriste, por vetëm t’i trembte që të mos i ngacmonin më nënën.

DESHMIA
Hetuesit: Pse e ndërmore aktin për të vrarë vëllezërit Maja?
Isha vënë në një situatë shumë të rëndë. Të gjithë në fshat përflisnin nënën time. Nëna është e papunë dhe mua më kishin lindur shumë dyshime në kokë dhe për këtë kisha nisur ta ruaja kur ikte nga shtëpia. Dje e pashë kur hipi në furgonin e Murat Majës, i cili është shofer furgoni. Kisha dyshime të shumta se bashkëfshatari im Murat Maja më ngacmonte mamanë. Shikoja që nëna ime nuk po sillej mirë. Kishte disa muaj, edhe me ne në familje, edhe me njerëzit e fshatit. Shikoja që nëna hipte shpesh në furgonin e tij dhe ai i fliste sapo e shikonte, në fshat, në rrugë apo edhe në Fushë-Krujë.
Hetuesit: Po dje, kur i pe, si veprove?
Pashë që nëna ishte në furgonin e Muratit. Ai ishte me të vëllanë e tij dhe një shokun e tyre. Në furgon ishte edhe nëna ime. Nuk durova dot. Vajta në shtëpi, mora armën e gjahut të babit me një karikator fishekësh dhe u dola përpara. Qëllova ndaj furgonit fillimisht. Ata dolën menjëherë të tre nga mjeti dhe po largoheshin me vrap.
Hetuesit: Ku po largoheshin?
Nëpër ferra, po iknin me vrap dhe më shanin e më kërcënonin. Unë i ndoqa nga pas dhe shtiva ndaj tyre. Shtiva ndaj Muratit dhe të vëllait, ata vraponin në rrëpirë nëpër ferra, unë nga pas. Më kishte hipur gjaku në tru, se mirë që më ngacmonin nënën time, por edhe më ofendonin me fjalë fyese. Këtë s’mund ta duroja.
Hetuesit: Po më pas, çfarë bëtë?
Vazhdoja i qëlloja, se janë njerëz të ligj. Di që Muratin dhe vëllain e tij i plagosa. Ai shoku i tyre iku, nuk e pashë. Ia mbathi vrapit në anën tjetër të rrugës. Mua më ishin errur sytë.
Hetuesit: Gulit, po kur u kthyet, pse e qëlluat furgonin?
Pasi pashë që i qëllova, jo për t’i vrarë, por për t’i frikësuar që të mos e ngacmonin më nënën, u ktheva lart në rrugë, aty ku ishte furgoni. Nëna ishte duke qëndruar brenda në furgon. I thashë të dilte jashtë dhe qëllova furgonin me plumba. E qëllova, që ata të mos kishin asnjë mundësi të largoheshin apo të vinin dhe të më kapnin në befasi.
Hetuesit: A punon ndonjë në familje?
Ne merremi me punët e fshatit si familje. Unë jam i madhi i fëmijëve. Edhe babai, edhe nëna, të papunë janë; me punët e fshatit, me bagëtitë dhe tokën punojmë për të jetuar.

Gomonia e zhdukur në Otranto, Italia rinis kërkimet

gomone1Pala shqiptare i ka mbyllur përfundimisht kërkimet për gjetjen e gomones me klandestinë, e cila dha alarmin SOS një natë më parë, duke kërkuar ndihmë nga salla operative italiane. Ndërkohë që pala italiane ka rinisur sërish kërkimet mëngjesin e sotëm.

Mësohet se operacioni i palës italiane është përqendruar në afërsi të brigjeve të Pulias, ku dy anije patrullojnë zonën.

Shefqet Bruka, drejtori administrative I Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, bëri me dije se pala shqiptare nga ana e saj po mban në vëzhgim territorin ujor të vendit tonë.

Alarmi për gomonen në fjalë është dhënë nga një telefonatë, ku një person kërkonte ndihmë në gjuhën italiane, duke deklaruar se në bordin e gomones ndodheshin 27 persona. Nga të dhënat paraprake dyshohet se gomonia me klandestinë kryesisht kurdë ka pësuar një defekt në motor. Por nga kërkimet e djeshme nuk ka pasur asnjë gjurmë të gomones

Një kasetë për Berishën që nuk u transmetua kurrë

berisha-margarita-328x2912“DITA”

Detajet e një drame njerëzore që dëshmon personalitetin e njeriut që ka udhëhequr Shqipërinë e post-komunizmit

Materiali që po boton sot DITA, është regjistruar disa vjet më parë, por nuk është transmetuar kurrë. Publikimi i kasetës u anullua pak orë para transmetimit, për arsye ende të panjohura.

Historia e këtij regjistrimi ka nisur kur një emision i njohur investigativ televiziv, u përpoq të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të fillim viteve ’80 në Tiranë: dëbimin e mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ngjarje e cila impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie.

Kaseta që nuk u transmetua asnjëherë përmban edhe dëshmi të regjistruara nga 9 persona të tjerë veç Margaritës, të gjithë mjekë, që kanë patur dijeni mbi atë që ka ndodhur në 1982. Edhe këta janë regjistruar me kamera të fshehtë. Transkripti i regjistrimeve të patransmetuara posedohet i plotë nga DITA.

Është një histori, e cila sot nuk e ka më protagonisten kryesore. Zonja Kostaqi, një nga mjeket më të zonja të Tiranës së asaj kohe, me një karrierë të shkëlqyer të ndërprerë në mes nga intrigat e kolegut Berisha, nuk jeton. Pak kohë pas dhënies së kësaj dëshmie, ajo ka ndërruar jetë në 2011. Gjithë jetën, pas dëbimit nga Tirana ajo e kaloi në Kavajë.

Më poshtë, transkripti i bisedës së regjistruar me të ndjerën Margarita Kostaqi.

margarita-kostaqiMargarita flet fillimisht për jetën e saj të ditëve të sotme:

 “Vajzën e kam në Kanada, ndërsa djalin në Tiranë, në një firmë italo-shqiptare, është mirë. Unë dhe Miltoja punojmë bashkë, në Tiranë nuk kemi shtëpi. Atë që kishim e shitëm  në kohën e fajdeve për një copë bukë.  Tek Kisha jemi nga ora  8 deri në orën 12, part time. Në mengjes vijmë me furgon…” 

Gazetari e rikthen pas në kohë, tek ngjarja e vitit 1982, kur fati i saj, i bashkëshortit dhe i fëmijëve ndryshoi në mënyrë fatale dhe të pakthyeshme:

“Ardhën dhe na morën me ushtarë.  Në fakt ne nuk u internuam, por u dëbuam, u shpallëm të padëshirueshëm dhe desh na çuan në Kryevidh. Pastaj ky drejtori i Spitalit ndërhyri, u mor vesh me Muho Asllanin që ishte Sekretari i parë i qytetit të Durrësit që i tha: Mi jepni mua se janë mjekë të mirë. Pas dy vjetësh na dhanë shtëpi në Kavajë se vinim për ditë nga Tirana me autobus në këtë. Për ne ishte ndryshim i madh, por njerëzit  na pritën jashtëzakonisht mirë. Njerëzit na kanë mbajtur në pëllembë të dorës, prandaj qëndrojmë dhe këtu….”

 

berisha Margarita flet më pas për kavajasit dhe për PD-në e Kavajës dhe thotë:

“Populli, po të hynim ne në një kafe ngrihej në këmbë, partia një çikë e diferencuar, deputetët një cikë të diferencuar, sidomos ata të PD-së. Meqënëse sekretar ishte Saliu dhe ne na ka dëbuar Saliu dhe urrejtja ushqehet…”

Gazetari në këtë pikë, përpiqet ta bëjë të flasë për ngjarjen me Berishën në 1982 dhe i thotë: Të gjithë kanë folur kurse ti…Margarita tkurret menjëherë:

“…Aha nuk dua të flas, pse të flas është një gjë e kotë. Fëmijët u rritën e u martuan, unë po ta përmend do më ngrihet tensioni, do vdes. Nuk e kam takuar asnjëherë që atë herë dhe nuk më ka kërkuar dhe nuk e kam kërkuar.  Përse ta kërkojë? Për t’i thënë se ti më ke çuar atje? Shumë gazetarë kanë ardhur për  të shkruar për këtë punë dhe i kemi përzënë. Është pemë pa kokrra, njerëzit e dinë kush ishte fajtori. 9 mbledhje  partie janë bërë për të na përzënë. Motivacioni ishte për Milton  kur vrau veten Mehmet Shehu. Unë isha mëndjemadhe, kryelartë, hedh hapin me forcë egoiste, karrieriste, këto budallallëqe më tha… Gjithçka u imponua, se thelbi ishte Miltoja. Përkrahje gjeti tek Ylli Popa, por nuk ka kuptim më. Ky qe sekretar byroje i fakultetit, unë isha pedagoge, isha në organizatën e partisë. Që atëherë kam takuar Sejfullahun. Saliu punonte me mua, po ç’fitoj ta rikthej këtë histori? Mjeke jam, e qetë jam…

Çifti i mjekëve Kostaqi është përpjekur pas ’90-s të përfitonte statusin e të përndjekurit. Por… përndjekja ka vazhduar edhe pas 90-s dhe kjo është një tjetër pjesë e rëndë e kësaj historie. Madje Margarita thotë që  gjithçka ka qenë e organizuar me zhdukje të dokumentave që provonin historinë e tyre me Berishën:

“…U ndjeva keq kur u bë rehabilititmi i të gjithëve, jo e përndjekur, jo i internuar. Doja të çoja djalin në shkollë, nuk ia dhanë të drejtën as në demokraci. Desha një vërtetim që ishim të dëbuar. Shkova në Ministrinë e Brendshme dhe më thanë që nuk je regjistruar. Më thanë që u rezultonte se jemi  larguar me dëshirën tonë nga Tirana. Nga pedagoge e parë, shefe katedre unë isha larguar me dëshirë (?!!). Çdo gjë ishte piketuar e rregulluar mirë. Kështu që sipas këtyre dokumentave nuk kam të drejtë të kërkoj asgjë…

Rikthehet tek dëbimi dhe kujtimet e mbledhjes fatale:

 “Shqetësohem kur e kujtoj. Ashtu më kanë dëbuar, me kamionët e gardës. Mblidh plackat një orë e më pare – më thanë. Me urdhër të Hekurain Isait. Fillimisht më kanë përjashtuar mua, pastaj Milton. Tre herë e kanë  kthyer përjashtimin tim. “Pse e hedh hapin e rëndë” – më tha. Herën e katërt u ngrit Tafaj: Po mire, – më tha, – duhet të ishe edhe ti një çikë vigjilente për burrin. I thashë: Urdhëro teserën. E dija se çdo të hiqja për fëmijët, por hoqa dorë. Fëmijët kanë vuajtur shumë, jashtë mase,  ne jo. Populli na ka mbrojtur.. U mësuam, çdo bënim tjetër. Derisa populli na respektonte kishim një kënaqësi të jashtëzakonshme…” 

berisha-i-riJeta e kësaj gruaje është shkatërruar plotësisht nga ngjarja e vitit 1982. Vijon rrëfimi i Margaritës në kamera të fshehur:

 “Unë mbrojta dezertacionin, do ta mbaroja më 20 tetor. Por në 2 tetor më sollën në Kavajë. E kam në kuti, ia kam lënë këtij (Miltos) të ma vërë me vete në varr…”  

Më pas përqëndrohet tek figura dhe personaliteti i Sali Berishës. Frika e saj ndaj persekutimit edhe në vitet e “demokracisë” është e qartë gjatë gjithë rrëfimit. Fjalët e saj në kasetë:

“..Talleshin shokët me të, nuk e di se si mbijeton ai njeri. Qënka i plotfuqishëm. Nuk e di nuk e di, e ka nga zoti atë fuqi.  Që e kam mësuar, i kam mjekuar vjehrrën, të shoqen, me ngrënë dreka dhe darka, shoqëri e ngushtë… Po, ka qenë nxënës, por egoizmi nuk mund të më shihte mua që të mbijetoja…  Babën me mustaqe kur vinte nga Tropoja e vizitoja se vinte tek unë si mjeke e mirë. Nuk më hodhi poshtë nga profesioni mua por si karreiriste. Ai thotë se e bëri partia nuk e bëra une. Por po ta kishte bërë partia duhet të më kishte thirrur kur u bë president… Apo edhe kryeministër. Më fal – të thoshte, – të më kërkonte falje. Më urdhëruan. Dhe unë jam dakort, edhe mund ta pranoja që e urdhëruan, për një moment jam dakord, megjithëse s’ka logjikë, por të paktën të pyeste si jeni a duam shtëpi apo jo?? Se ne nuk kemi as shtëpi dhe as katandi. Ku e do punën ti the Miltoja?? Po jo…”

berisha-taniMë pas pranon hapur frikën e saj, pa e ditur që po e regjistronin:

“…Unë nuk dua të di që ai e di që unë ekzistoj me gjithë fëmijët.. Nuk  dua ta di. Them sinqerisht që kam frikë. Tani unë atë e kam frikë. Atëherë jo se ia përmblodha të tëra… zhduku procesverbalet se ishin dokumenta. Por unë tani kam frikë nuk dua nuk dua të përzihem më me të.  Në atë kohë po, kam folur. Por ai më tha kështu mua:  “Ke shkuar në Itali  dhe ke takuar motrën  të martuar me gjeneral italian që unë as që kisha njeri në Itali….”

Dhe vijon më tej, arsyetimin e dhimbshëm:

“…Ka metoda e metoda kërcënimi Një liri e kërcënuar nuk është liri. Tani kam frikë nga e vërteta, e pësova një herë, thashë të vërtetën e pësova. Tabu..  E kemi mbyllur burrë e grua këtë histori. Gjëja më e madhë është rreziku i njerëzve. Ju lëmë një emër shumë të mirë fëmijëve sa të merremi me këto histori që kurrë nuk ia gjen më fillin…”

Dhe përsërit akuzën e zhdukjes së dokumentave:

“Për mua janë bërë mbledhjet në korrik të vitit  1982. Në tetor kam ardhur në Kavajë.  Nuk ekziston asnjë procecverbal. Janë bërë me skema të studiuara, jo kot. Me lëvizje të matura.. Dhe neve na pëlqen të heshtim.. Pse të kërkoj? Nuk kam pse. Çfarë do të fitoj? I hyj llogarisë nuk fitoj. Jam 70 vjeç, nuk me duhet më asgjë….”.

 beris-demokrati1Dëshmia e njërit prej mjekëve të regjistruar në kasetën që nuk u transmetua:

 Sic e thamë në hyrje të kësaj dëshmie, janë regjistruar me kamera të fshehta edhe 9 mjekë që kanë dijeni mbi ngjarjen. Një prej tyre (DITA kontaktoi mbrëmë disa prej tyre) ka dëshmuar nën regjistrim:

  “…U bë intrigë e madhe. Dine Abazi ishte intrigë, shokun e tij po nga Tropoja.. Pas kësaj… Meqënëse Mehmeti filloi të kishte probleme nga zemra, kishtë kardiologun N. Rroku nga Lezha. Pikërisht në këtë kohë u fut Saliu. Kur erdhi nga një specializim në Francë, Saliu erdhi si mjek i Mehmetit. Unë isha shefi i specializantëve. Mirëpo që të futej ai, duhet të hiqej qafe Miltoja dhe Margarita. Këtu filloi intriga. Ndërkaq Margarita ishte doktoreshë ambicioze dhe kishte hyrë tashmë në Bllok. Ai donte të hiqte Margaritën. I del dosja Margaritës për në Francë. U thashë, bëj një specializim. Saliu kishte frikën që po të vente në Francë, ajo ngulej një herë e mirë në Bllok.  Detyroi Ylli Popën që t’i thoshte Mehmetit që të mos shkonte Margarita. Me thotë Ylli, si t’ia bëj që më është qepur Saliu, do ta heq qafe atë. Hyri Ylli tek Mehmeti. Më tha më duket se bëra gabim. Ai i kishte thënë që unë nuk merrem me këto probleme. por mos u merr as ti. Kjo ishte etapa e parë e Margaritës. Etapa e dytë vjen kur Mehmet Shehu vrau veten. U prish ekipi i Mehmetit. Miltoja iku. Heqin qafe edhe Margaritën. Margarita ishte komuniste. I fusin një dru edhe Margaritës, e përjashtojnë nga partia dhe e çojnë në Kavajë. Promotor i gjithë kësaj ishte Sali Berisha.

Kur bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për vitin 1981-82. Organizata bazë e Partisë kishte 13-14 veta. Ylli Popa, Nesti Kondili, Myzaferr Janina, Violeta Dhimitri nuk e di dhe të tjerë, nuk po më kujtohet.

Po Berisha kur u bë anëtar?

Saliu hyri në byronë e partisë së spitalit një çik më shpejt. Në vitin 1978 Hysni Kapo bëri një infakt. Saliu ishte në një ekip me mua meqë Saliu nuk bente dot karrierë i thanë Hysniut  ta merrte. Atë kohë Berisha bëri një shkrim tek Zëri i Popullit  që niveli i partisë në bazë është shumë i ulët. Por unë nuk kam qenë në mbledhjet e organizuara në spital për Margaritën se unë bëja pjesë tek klinika speciale. Por di , cfarë bëhej nga fjalët që thuheshin se të gjithë tek unë vinin dhe hapnin barkun. Ajo që mund të them se kjo ka qenë e gjitha një intrigë e sajuar nga Dinja dhe Saliu. Kur panë që nuk mund të zinin vendin tek Mehmeti u bë maksimumi për të qënë pjesë e ekpit të Kadriut…

Po Margarita?

S’kam qënë në mbledhje, por di që e akuzonin për imoralitet apo dhe  si karieriste. Por e vërteta ishte që Margarita sfidonte hapur Saliun dhe u përdorën të gjitha mënyrat që ajo të largohej edhe nga spitali edhe nga pedagoge dhe për këtë u përdor fakti që i shoqi ishte mjek i Mehmet Shehut. Pra punët u stisen aq mirë sa sot e kësaj dite nuk ke nga ta kapësh nëse nuk flasin vetë personat.

berisha-margarita-328x2912Në kasetë është regjistruar edhe Sokol Bare (inspektor terreni Kavajë). Ai thotë:

“…Pak kohë pasi kisha mbaruar studimet isha emëruar inspektor terreni në Kavajë.  Ky qytet ishte në  varësi të degës së brëndshme të Durrësit. Pasi nuk ishte rreth më vetë zyrat i kishm në rajonin e policisë së Kavajës. Atje jam njohur me  një dosje në ngarkim të dy mjekëve Milto dhe Margarita Kostaqi. Një dosje e çuditshme pasi e tërë dosja ishte  ngritur në bazë të mbledhjeve të organizatës së Partisë në të cilat ishin përjashtuar nga partia dhe kishim marrë si masë largimin nga  Tirana në rrethin e Kavajës.  Them se ishte dosje e çuditshme  sepse nuk ishte ngritur në bazë të parimeve me të cilat ngrihej një dosje. Më saktë them një fashikull. Një fashikull i cili  nuk kishte ecur më tutje pasi ishin bërë të tërë verifikimet e pretendimet e ngritura në mbledhjen e  organizatës së partisë në bazë të cilave ata ishin përjashtuar nga partia dhe nuk kishin rezultuar të vërteta dhe kishte ngelur një dosje e vjetëruar…”

Kjo dëshmi provon që dosja (ajo që Margarita nuk ka gjetur kur ka shkuar në Ministri pas viteve 90) ka ekzistuar. Pra është zhdukur.

**********

Kush ishte Margarita Kostaqi 
(1938 – 2011)

Dr Margarita Lluka (Kostaqi) lindi në vitin 1938 në Durrës ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme. Në vitin 1961 kreu gjithashtu me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës. Duke pasur parasysh rezultatet, Dr.Margarita në vitin 1961 emërohet në klinikën e propedeutikës me drejtues Prof. Nikolla Shurbani dhe pastaj në katedrën e terapisë për lëndën e propedeutikës ku punoi pedagoge në vitin 1982. Në vitin 1967 merr titullin si specialiste në kardiologji. Në vitin 1970 Dr.Margarita pasi kryen një kurs një vjeçar me specialist kinezë për kardiologjinë dhe hemodinamikën, së bashku me kolegët e saj, vuri në jetë për herë të parë me rezultate të mira kateterizimin e zemrës së djathtë. Dr. Margarita Lluka (Kostaqi) si pedagoge e propedeutikës, cilësitë e përkushtimit e të etikës në punë, të korrektesës ndaj kolegëve dhe pacientëve, i përçoi edhe tek shumë gjenerata mjekësh që përfunduan Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1980 deri 1981 specializohet në Paris pranë spitalit BEAUJON në klinikën e Prof. Gourgon për EKO të zemrës. Ajo pati meritën të ishte një nga specialistet e para që vuri në jetë ekzaminimin ekografik të zemrës në vendin tonë. Në vitin 1982 transferohet në Kavajë ku banoi deri në ndarjen nga jeta. *Sipas një jetëshkrimi të përgatitur nga: Kolektivi i Spitalit Kavajë dhe Këshilli Rajonal i UMSH për Tiranën

(Vijon neser)

Cana-Januzajt: Kombëtarja jote është Shqipëria

januzajnLorik Cana karikon ekipin kuqezi në prag të sfidës me Slloveninë. Në një intervistë për “Top Channel” në emisionin “Procesi Sportiv”, kapiteni i Kombëtares foli për mundësitë e skuadrës në dy transfertat e radhës, mungesën e Mavrajt, Lazion, por u ndal edhe te Adnan Januzaj.

Për talentin shqiptar të Manchester United Cana foli me superlativa teksa në fund u shpreh se Kombëtarja e tij është Shqipëria.

“Më e rëndësishme është që ai i ka shanset të luajë me Shqipërinë, sepse nuk është aktivizuar në asnjë skuadër tjetër më parë. Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion, pra të jetë gjithnjë në fokusin e Shqipërisë, por mbi të gjitha më e rëndësishme është që ai të ketë shëndet, të luajë rregullisht dhe të jetë i sigurt në të ardhmen e tij. Duhet të rritet gjithnjë e më shumë. Luan në një ndër klubet më të mëdha në botë, çka nuk e ka arritur asnjë shqiptar tjetër në këtë moshë. Kur të vijë koha të zgjedhë një përfaqësuese, ai e di fort mirë se përfaqësuesja që i përket dhe që e mirëpret është ajo e Shqipërisë. Të jeni të bindur se nëse vjen, do e presim ashtu siç kemi pritur edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj që kanë ardhur”, u shpreh kapiteni i Kombëtares kuqezi.

Ambasadori i Iranit kritikon Berishën për pranimin e muxhahedinëve

berisha sadKryeministri priti ambasadorin e ri të Iranit A. Majid  Mozafari duke i uruar mirëseardhjen në vendin tonë. Ambasadori Mozafari kërkoi mbështetjen e tij për çuarjen më përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai u shpreh se Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të  individëve të grupit  MEK(Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak.

Kryeministri Berisha i tha ambasadorit iranian A. Majid  Mozafari se ky vendim  ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Berisha e siguroi se nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve Iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritete shqiptare.

Ne jemi të përkushtuar , – tha kryeministri Berisha, – t’u krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar.

Kryeministri Berisha tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm në potencialin e madh që ekziston mes marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë, ndërsa uroi që Irani në interesin më të mirë të tij të zgjidh me transparencë dhe bashkëpunim të besueshëm, siç edhe vendet e tjera e kanë zgjidhur, kundërshtitë për problemin e armëve bërthamore dhe të eci në rrugën e kooperimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

PS, në 26 shtator do të zgjedhë kreun e ri

edi rama vlPartia Socialiste ende nuk i ka mbaruar zgjedhjet, pasi këtë muaj pritet që partia më e madhe e mazhorancës të çelë fushatën për përzgjedhjen e kryetarit të PS-së. Në 26 shtator mandatit i Edi Ramës si kryetar i PS-së mbaron.

26 shtatori i 2009-ës ishte dita kur Edi Rama u përball me Maqo Lakrorin për drejtimin e partisë më të madhe opozitare ne vend, zgjedhje të cilat i fitoi me afro 90% të votave.

Afrimi i datës 26 shtator duhet t’i hapë rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS-së saksionon se mandati i kryeçarit të PS është 4 vjet. Organi i parë që ngarkohet për zgjedhje është Asambleja Kombëtare.

Neni 27 i Statutit të socialisteve përcakton se kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant. Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

Siç pritet, Edi Rama do të rikandidojë për kryetar të PS-së dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt.

Në vitin 2003, në pozicionin edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës,Edi Rama, kandidonte për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-Presidentit Rexhep Mejdani, garë të cilën ai natyrisht do ta humbiste, pasi përballë kishte kryetarin dhe kryeministrin e vendit.

Dy vjet më vonë, në vitin 2005, ai do të provonte sërish përballë ish-Presidentit Rexhep Mejdani, të cilin do ta mundte me një diferencë të konsiderueshme.

Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statusore, PS-ja zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë.

Në zgjedhjet e 12 majit të atij viti, Rama mori mandatin e plotë të tij si kryetar i PS-së, përballe Shkëlqim Metës.

Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi në vitin 2009 ai do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme dhe një klauzolë në statutin e PS-së e detyron kryetarin të dorëheqjen në rast se humbiste zgjedhjet.

Rama dha dorëheqjen dhe rikandidoi sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i fitoi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.

Imami: Oficerët më spiunuan te Rama për “21 janarin”

arben-imami_15354Ministri në ikje i Mbrojtjes, Arben Imami, akuzon një grup ushtarakësh që kanë dhënë informacione tek Partia Socialiste. I pyetur për këtë grup, Imami shprehet se ka qenë një grup që ka dizinformuar. Sipas Imamit, thelbi është tërësisht politik dhe i lidhur me qëndrimet e tij në 21 Janar.

Gjatë katër viteve, ka persona që janë dënuar për problem me korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes?

Gjeta dy raste që kishin bërë një dëm të madh. Ishte një sasi dietash rreth 100 mije euro, një grup ushtarak dhe çështje karburantesh. Të dyja grupet i dërgova në prokurori, një pjesë e hoqa nga puna. Gjykatat i sollën prapë në punë.

Jeni shprehur se disa ushtarakë dizinformojnë PS?

Ka qenë një grup që kanë dizinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është i lidhur me qëndrimet e mia në 21 Janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuara të politikës e nxitjes së konfliktit. Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë, që 21 Janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje ? Ishte një sulm personal pa fakte, pa bazë. Nuk flas me emra.

Në akuzë tjerët është Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. Ministria e Mbrojtjes ka rol ekzekutiv përveç kërkesës që është bërë?

Ministria e Mbrojtjes ka rolin e saj. Në 2009-n në filluam të mendojmë për fuqizimin e “Public Relation”. Ne arritëm të krijojmë një orkestër simfonike. Në 2010-n vendosëm që shtëpia e oficerëve është e vogël, do të gjenim një ndërtesë tjetër. Për fat, ndërtesa tjetër ishte 200 m më poshtë. E kemi futur në planin e përhahjes, kemi investuar për të. Do të ketë vend për mediat, për aktivitetet kulturore, kafene për ish-ushtarakët. Kjo është një gjë pozitive për njerëzit që punojnë në ushtri. Në këtë kontekst ndërtesa e shtëpisë së oficereve mbetej pa funksion . E kanë kërkuar ente private e publike, por ajo duhej. Menduam dhe hartuam për ta shndërruar në një qendër ministerialesh me parashikimet buxhetore të 2009-s nuk ishte e pamundur. Megjithatë kushtonte shumë. Me shtrëngimin e krizës, sigurisht që të tilla gjëra mbetën në një plan më të largët. Kështu që kur Ministria e Brendshme më tha se e ka kërkuar një entitet, thashë që prona është e lirë. Nuk ka gjë për të diskutuar.

Nëse këtë kërkesë do e kishte bërë Partia Socialiste, cili do të ishte qëndrimi juaj?

E njëtja gjë është. PS ka një godinë të madhe e të mirë. Mund të kemi një refuzim nga kryeministri i ardhshëm. Unë jam dakort që PD të ketë një ndërtesë shumë më serioze e prestigjioze që të zhvillojë aktivitetin e saj politik. A ka mundësi të mos jetë SHQUP-i, por një tjetër ? Por këtu pati një vrull të madh. Nëse ka një gjë emblematike për ushtrinë shqiptare është ndërtesa e Ministrisë së Mbrotjes ku ka 75 vjet. Dhe kjo nuk është një ngjarje. Ekzekutivi vendos. Këta ishushtarakë që e kanë pasur minstrinë e tyre dhe emblemë e mbrojtjes ka qënë ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes pse nuk flasin një fjalë që e mori PD.

Z. Lubonja ka shprehur se këtë mund ta bënit shumë kohë më parë dhe pikërisht në momentin që humbi në zgjedhje mori një seli dinjitoze?

Ç’lidhje ka humbja e zgjedhjeve me një aktivitet normal partiak. Ajo ishte brenda kompetencës. Po të ishte e ndershme, lëreni një muaj që të përfundojë punimet në ndërtesën e re. Kaq mund të thuhej.

A keni frikë nëse PS mund ta kthejë këtë vendim?

Nuk është çështja ime si ish-minister i Mbrotjes. Ajo ndërtesë i është dhënë njëpartie politike legjitime për të kryer aktivitetin e saj partiak dhe ajo nuk mund të kthehet nga kjo pikëpamje. Nuk ka asnjë argument për ta kthyer mbrapsht. Opozita kërkon konflikt për ta kthyer mbrapsht këtë vendim.

Shefi i Shtabit nuk ka firmosur. Çfarë ndodhi?

Shefi i Shtabit nuk ka të njëtin mendim me ministrin edhe nuk ka firmosur. Ndoshta psikologjikisht, në Shtab ishin të papërgatitur për të dhënë një përgjigjje pozitive, por kjo nuk më bën të ndaloj të marr një vendim të mbështetur ligjërisht. Unë mora një mendim që ishte negativsht, por ruajta mendimin tim. Mbi bazën e këtij vendimi i bëra propozimin Kreut të Shtetit, të cilit nuk ia fsheha mendimin e Shtabit. Dhe në këtë moment vendos Kreu i Shtetit.

A u prishën marrëdhëniet tuaja me kreun e Shtabit?

Është normale të ndodhin të tilla gjëra. Ekziston bashkëpunimi.

A keni frikë se PS mund të kërkojë hetim në prokurori?

Akuza për trafik të paligjshëm është e pamundur. Vetëm një mendje e sëmurë mund të mendojë se Republika e Shqipërisë mund të bëjë një trafik të paligjshëm armësh. Një vend i NATO-s nuk mund të bëjë veprime të tilla dhe kjo është një çështje e mbyllur.

Perse humbet zoti Imami?

Opozita për tetë vite u rrit gjysëm përqind. Ne kemi humbur. Forca që ka fitur është ekstraopozitare. Ne nuk kemi humbur për shkak të punës. Nuk ka pasur Reagimi i Berishës Kryeministri në ikje Sali Berisha, ka komentuar mbledhjen e qeverisë së kryeministrit të ardhshëm Edi Rama e cila u fol që do të zhvillohej në Durrës. Sipas Kryeministrit, anulimi i mbledhjes erdhi sepse Rama nuk bindi dot pronarët e hoteleve për ta pritur falas kabinetin e tij. “Shkaku i anulimit qëndron në faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik! Madje merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbledhjeve të qeverisë nomade dhe pa dokumente të zotit Rama një qytetin e tij. Inati është diku tjetër”, shkruan Berisha në statusin e tij. mbledhja qeveria një zhvillim më të madh se kjo që kemi patur ne. Ndonjëherë janë marrë veprime pa u menduar gjatë. PS sot ka më pak deputetë se ka pasur në 2009- n. Po shpall një gjendje emergjence në vend, e cila mund të prekë pronën private. Një parti e cila ka një mandat të brishtë. Unë i shkrova Ramës se nuk është një mandat fitimtar, duhet kujdes, nuk mund të shkohet që për shkak të politikave, t’i kundervihemi ligjit dhe pronës.

Z. Berisha mori pergjegjësi dhe dha doreheqjen. Ju zoti Imami keni përgjegjësi?

Secili ka pergjegjësi për këtë situatë. Unë i mendoj disa gjëra sot më ndryshe. Besoj që duke mos e ndarë qartë se PD ishte diçka tjetër nga LSI, dhe PS dhe LSI janë bashkë, ne ndikuam psikologjikisht në mënyrë të gabuar tek zgjedhësit tanë. Zgjedhësit tanë në 2013-n u ndikuan në mënyrë pragmatiste drejt LSI-së. Ky është një nga faktorët krysorë që e bën diferencën kaq të thellë. Duke vepruar me premtime të thjeshta LSI arriti që një pjesë të mirë të votuesve t’i tërheqë. Ata kanë vepruar në mënyrë më inteligjente se ne.

A ishte faj që disa ministra qëndruan ministra për tetë vite rresht?

Rrotacioni, alternativa, kompeticioni i brendshëm mund t’i kishte dhënë një frymarrje më të mirë kësaj qeverie, por në momentin që u largua LSI, ne nuk kishim informacione që PS do të ecte përpara sepse të dhënat ishin të përgjithshme që nga zgjedhjet e 2009-s.

*Channel one