Shpërthimi në Vlorë, autorët me pagesë nga burgu

47

Makina e shperthyerAtentatet me eksploziv tashmë janë pjesë e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dyshohet se pas këtyre shpërthimeve fshihet një grup të rinjsh nën komandën e një të dënuari, të cilët paguhen për të ndërtuar mekanizmin e shpërthimeve me minë nëpër makina. Burimet thonë se nga verifikimet e kryera, thuajse të gjitha rastet e shpërthimeve të ndodhura në Vlorë, që nga rasti i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2010 e deri te rasti i fundit i shpërthimit me eksploziv të makinës së biznesmenit Ermal Bajramaj, kanë të njëjtin mekanizëm shpërthimi, me telekomande ose fitil. Sipas akuzës, nga të dhënat operative të policisë është mësuar se pas këtyre shpërthimeve qëndron një grup të rinjsh, që drejtohen nga një i dënuar që ndodhet në burg. Sipas të njëjtave burime policore, thuhet se ata pranojnë të kryejnë çdo akt kriminal me eksploziv kundrejt pagesave të ndryshme. Të ndodhur në këto kushte, grupi hetimor tashmë po verifikon emrat e këtyre personave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.