21-vjecari plumba ndaj dy vëllezërve

44

policiaNjë person ka tentuar të vrasë me armë dy vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Gulit Stafa.

Mësohet se 21-vjecari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.