BE, Këshilli miraton Direktivën mbi të drejtën për avokat gjatë procedurës penale

conseil-de-l-ue3Këshilli i Unionit Europian, ka adoptuar pa debat një direktivë që lidhet me të drejtën për të pasur  një avokat, për të gjithë qytetarët e BE-së, gjatë fazës së procedurës penale. Ky vendim historik, vjen dhjetë vjet më vonë nga kryerja e tentativave të para, mbi një masë legjislative, që përfshin kryesisht të drejtën për këshilla juridike.

Të 28-të Shtetet Anëtare, do të kenë 3 vjet kohë pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive, për të adoptuar dispozitat e nevojshme kombëtare.

Kjo direktivë sipas njoftimit për shtyp të Këshillit, përcakton rregullat mbi të drejtën për një avokat gjatë procedurës penale dhe gjatë procedimit të urdhrit të arrestit Europian, mbi të drejtën për të informuar një palë të tretë mbi privimin nga liria, të drejtën për të komunikuar kur je i privuar nga liria, me persona të tretë dhe me autoritetet konsullore.

Direktiva ka të bëjë ndër të tjera me:

–       Të drejtën për të pasur një avokat, për personat e dyshuar dhe të akuzuar (kur, në cilat kushte)

–       Principin e konfidencialitetit të komunikimit ndërmjet avokatit dhe personit të dyshuar apo të akuzuar.

–       Të drejtën për personin e dyshuar apo të akuzuar të informojë një person të tretë, për privimin e tij nga liria.

–       Të drejtën për një person të dyshuar apo të akuzuar, i cili është privuar nga liria për të komunikuar me persona të tretë dhe me     autoritetet konsullore të vendit të tij.

–       Mundësinë për të bërë përjashtime të përkohshme ndaj disa të drejtave në rrethana të jashtëzakonshme dhe vetëm nën kushte qartësisht të specifikuara.

–       Të drejtën për personat që i nënshtrohen urdhër arrestit europian, të kenë akses për një avokat në shtetin ekzekutues dhe të caktojnë një avokat në shtetin subjekt.

Kjo Direktivë është pjesë e Udhërrëfyesit mbi të Drejtat Procedurale në kuadrin e Procedurës Penale, të miratuar nga Këshilli, më Nëntor 2009, dhe që parashikon një seri propozimesh me synim krijimin e standardeve minimale të përbashkëta, mbi të drejtën e personave të dyshuar apo të akuzuar në procedime penale.

Komisioni e prezantoi këtë Projekt Direktivë më qershor 2011. Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë aprovuar tashmë masat përkatëse mbi të drejtën e përkthimit dhe të interpretimit, mbi të drejtën për informim dhe komunikimin e kartës së të drejtave.

Kjo masë, mbi të drejtën për të pasur një avokat, është thelbi i pesë masave të Udhërrëfyesit, i cili mund të plotësohet me të drejta të tjera./i.t/

 

 

 

Paris Hilton bën publike fotot me motrën e saj të vogël, Nicky

article-2448204-1892572B00000578-534_634x790Paris Hilton ka festuar ditëlindjen e motrës së saj së vogël, Nicky Hilton në Las Vegas. Ajo ka postuar disa foto në profilin e saj në Twitter, ku shfaq dashurinë dhe krenarinë që ndjen ndaj motrës së saj. ‘Një person i bukur si brenda dhe jashtë’,- ka deklaruar ajo për 12 milion fansat e saj në Twitter.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

P § N. Hilton
P § N. Hilton

 

P § N. Hilton
P § N. Hilton

 

P § N. Hilton
P § N. Hilton

 

 

 

 

 

 

Bregu: Lajmet për mua, tërheqje vëmendje nga mosmbajtja e premtimeve të qeverisë

maj1Ish Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pretendon se po prodhohen lajme për makinat e saj luksoze apo për aksesorët që ajo mban, në mënyrë që qeveria të tërheq vëmendjen nga mosmbajtja e premtimeve. Ajo përpiqet të bindë publikun, nëpërmjet një komunikimi në profilin e saj në FB, se makina e saj Jaguar është blerë 10 herë më lirë dhe se çantat e saj nuk kushtojnë aspak.

 “Për të manipuluar opinionin me sajime, në mënyrë që sa herë të dëgjoni për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të Kryeministrisë pa procedurë, me fonde që s’dihet nga vijnë e kush e pse u bëkan dhuratë, etj, t’ju bëjnë të mendoni se fajin e kanë ata që sot janë në opozitë e se të gjithë janë njëlloj.

Gjithkush, edhe ata që s’janë dashamirës me mua, e dinë përgjigjen.

Por po ju ftoj të gjithëve ju që nuk dini se ç’çantë kam në dore, por i besoni gazetës se bën 20 mijë euro, nuk dini se e kujt viti është makina që kam blerë, sa km ka bërë, çfarë opsionesh ka, elementë të cilat çmimin e largojnë më shume se 10 herë nga vlera që të përditshmet e pavarura ju servirin për t’ju lënduar, të kërkoni informacion për të vërtetuar sa, ku, si është e vërteta.

Unë e bëj këtë çdo vit zyrtarisht, në përgjigje të ligjit e jo të pallavrave që duan të shesin gazetat.

Mund t’ia kërkoni në heshtje ta bëjë këtë për ju deputeti juaj e t’ju ndihmojë me marrjen e këtij informacioni në rrugë zyrtare, ose dhe ndonjë mik gazetar, por jo nga ai soj që xhelozinë personale e shfryjnë në kurrizin tuaj.

Parimi “shaj e sajo se diçka do të ngelet” ka zënë vend në këtë shoqëri tonën, shumë e shumë herë më tepër se “sqaro se diçka do të ngelet”.

Por përsëri sado të jemi shtrembëruar, nuk besoj se kjo shoqëri është aq primitive sa inatet e lajmet e porositura me qëllim, të errësojnë gjykimin e çdokujt e të fyejnë inteligjencën e qytetarëve për secilin nga ne,” – shkruan Bregu në FB.

 

Sulmohet makina e deputetit socialist Sadri Abazi, plagoset shoferi

Sadri-AbaziMakina e deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, është sulmuar me armë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Babë Rexha” tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ku shoferi i deputetit socialist, Nazmi Kaca, ka mbetur i plagosur.

Policia nga hetimet paraprake bën me dije se objektiv i sulmit ka qenë shoferi, i cili është rrahur dhe më pas autorët kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit. Fatmirësisht në ato momentet deputeti i PS-së, për Tiranën Sadri Abazi, nuk ka qenë në automjet.

Policia ka bërë të ditur se sulmi nuk ka lidhje me deputetin Sadri Abazi, por me shoferin e tij Nazmi Kaca.

Gjyqtarja i refuzon mbrojtjen shtatzënës, kërcënohej nga burri

violenza(1)Dhuna ndaj femrave mbështet në mënyrë të heshtur nga opinioni me indiferencë, por edhe me veprime e mosveprime. Edhe në gjykatë ku femrat presin drejtësinë, shpesh kartoni jeshil i mbrojtjes i jepet meshkujve. Mjafton një klikim në faqen e Gjykatës së Tiranës për të kuptuar realitetin tronditës të qëndrimit të gjyqtarëve tanë për të “mbrojtur” gjininë e dobët. Në pjesën më të madhe të rasteve konstatohet se gjykata vendos të pushojë kërkesën për urdhër mbrojtjeje, për shkak të mosparaqitjes së njërës palë, ku në të gjitha raste është femra që dorëzohet nga padia e saj. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur urdhri i mbrojtjes u mohohet femrave të dhunuara sepse “mungojnë provat”.

Dy rastet e gjyqtares Irena Hoxha

Dy raste flagrante, të siguruara për gazetën “Shekulli”, që mbajnë firmën e gjyqtares Irena Hoxha, tregojnë realitetin e dhimbshëm të vendimeve flagrante në raport me femrën. Rasti i parë është i shtetasit Ilir Mandri, i cili ndonëse në mungesë provash përfitoi urdhër mbrojtjeje nga togat e zeza kundër ish-bashkëshortes me inicialet I.M dhe vajzës së tij 14-vjeçare. Sipas vendimit të zbardhur gjyqtarja, Irena Hoxha aprovon një urdhër mbrojtjeje, duke u bazuar vetëm në “bindjen e saj të brendshme”. Në një kohë që në legjislacionin shqiptar termi “bindje e brendshme” nuk ekziston dhe nuk legjitimon marrjen e një vendimi. Brenda një hapësirë të shkurtër kohore vendimi i gjyqtares Irena Hoxha u rrëzua nga Gjykata e Apelit, pasi rezultonte i pabazuar në fakte dhe prova. “Në konsideratë të nenit 15/3 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, kur nuk disponohen të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjykata nuk mund të lëshojë vendim urdhër mbrojtjeje bazuar vetëm në përshkrimin e rrethanave dhe fakteve, në të cilat është kryer dhuna në familje, duke e bazuar në bindjen e saj. Ndërsa rasti i dytë, i dhënë po nga kjo gjyqtare, është i një gruaje 7-muajshe shtatzënë, e cila kërkonte urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti i saj i dhunshëm derisa të lindte. Kjo gjyqtare i mohon një gruaje shtatzënë mbrojtjen nga ish-bashkëshorti i saj.

Rama: Frikë nga situata ekonomike në vend

rama profilKryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka treguar sot sesi nis puna për të, që në mëngjes. Ai ka thënë se çdo mëngjes ndodhet në tryezën e kryeministrit duke pritur njerëzit, fillimisht skuadrën e tij të vogël më pas ministrat dhe drejtorët, me të cilët diskuton zgjidhjet e problemeve. Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ te “Vizon Plus”, i cili kur është pyetur se cili ishte shqetësimi i tij i parë, ai është shprehur se, “Sa shpejt kalon koha”.

Rama ka folur ndër të tjera edhe për administratën e mbushur me femra. Ai ka thënë se femrat janë më pak të korruptuara dhe vajzat që ka zgjedhur kanë një ambicie të madhe.

Rama ka thënë se po punohet intensivisht që çdo shpenzim i çdo institucioni të bëhet online.

“Do bëjmë publik çdo shpenzim online dhe do të bëjmë filtrimin e të gjithë të dhënave drejtpërdrejt dhe do jepen të gjitha shpenzimet online të ministrive dhe institucioneve të tjera”, tha Rama.

Kur gazetarët e pyetën Ramën se nga çfarë ka frikë. Ai tha, nga asgjë. Por të vetmes gjë që i ndruhet është situata e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet vendi. “Të papriturat dhe ato çka mund të gjej përpara nga vështirësitë ekonomike, janë të vetmet gjëra që i druhem. Kjo për shkak se mund të gjendemi në ndonjë emergjencë kombëtare dhe frika ka një emërues, që mos gjendemi të papërgatitur në këto situata”.

Rama ka folur edhe për integrimin e vendit, ai nuk ka dhënë një përgjigje të saktë lidhur me datën për marrjen e statusit në BE. “Statusi nuk është çështje date, rruga e integrimit nuk është rrugë që ne të shkojmë drejt Brukselit, por një rrugë brenda nesh, të ndërtojmë Shqipërinë Evropiane. Sfida e është zgjimi i një shteti krejtësisht të përgjumur”, tha kryeministri.

Ai ka thënë se do t’i mbajë premtimet edhe opozitës do t’u japë vendin që i takon në Parlament. Rama ndër të tjerë është pyetur edhe për lëvizjen e deputetëve të djathtë për t’iu bashkëngjitur koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se nuk ka asnjë lloj informacion për lëvizjen Nard Ndokës. Rama ka shtuar se nuk është interesuar për këtë pjesë dhe interesi i vetëm që ka janë hallet dhe problemet e popullit.

I morën shtëpinë, vdes “rrugëve” e moshuara

durres-ambulanca-duke-transportuar-te-plagosurinE moshuara Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj, Llazin 67 vjeç jetonte prej 6 javësh në një stol në lulishten pranë Bashkisë së Durrësit, u nda nga jeta ditën e djeshme.

Mësohet 87-vjeçarja pati një përkeqësim të gjendjes shëndetësore dje pasdite dhe u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm. Fillimisht, mjekët thanë se gjendja e saj pati një përmirësim, por dje në mbrëmje, rreth orës 22:00, Qëndro u nda nga jeta në spitalin rajonal të Durrësit.

Ajo së bashku me nipin e saj, jetonin në lulishten e bashkisë në mungesë të një strehë, pasi shtëpia ku jetuan për 70 vjet, kaloi nën pronësi të ish-pronarit. Ky i fundit i nxori nga banesa, duke i lënë fillikat në rrugë, vetëm me rrobat e trupit.

Në mungesë të strehës, dy të moshuarit përfunduan në lulishten e Bashkisë dhe ushqeheshin vetëm me pensionin e Llazit, nipit të Qëndros, pasi si për ironi të fatit, 87-vjeçares i kishin humbur dokumentet e pensionit.

Jemen, sulm ish-ambasadores gjermane në Shqipëri

sulmi2Një sulm ndaj ish-ambasadores gjermane në Shqipëri, Carola Mueller-Holtkemper i mori jetën truprojës së saj në kryeqytetin e Jemenit, Hada.

Mësohet se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi, ku ish-ambasadorja gjermane në Tiranë dhe disa pjesëtarë të trupit diplomatik po qëndronin.

Mësohet se Carola Mueller-Holtkemper nuk është dëmtuar nga sulmi, por i vdekur ka mbetur truproja e saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas raportimeve të para, mësohet se disa persona të armatosur tentuan që të merrnin peng ish-ambasadoren, e cila tashmë shërben në Jemen si ambasadore e Gjermanisë.

“Ambasadorja i shpëtoi sulmit por truproja e saj u vra, teksa u bëri rezistencë agresorëve, të cilët u përpoqën ta rrëmbenin”, raportojnë burime nga vendngjarja për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Gjermania është jë nga vendet e Perëndimit, i cili mbylli përkohësisht misionet diplomatike në Jemen në muajin gusht, pas paralajmërimeve të SHBA-ve se ekzistonte një rrezik i madh për sulme në Lindjen e Mesme. Deri më tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

SHBA, kongresi ende në krizë

Barack ObamaNdërkohë që mbyllja e qeverisë hyn në ditën e gjashtë, Presidenti Obama dhe republikanët në Kongres po shkëmbejnë akuza, duke ritheksuar kërkesat, megjithëse nuk duken pranë arritjes së një zgjidhjeje për të rifilluar aktivitetin qeveritar. Demokratët dhe republikanët nuk kanë mospajtime vetëm për mënyrat për të zgjidhur ngërçin për buxhetin, por secila palë beson se do të arrijë sukses po iu përmbajt me forcë qëndrimit të vet, duke e bërë të pamundur kapërcimin e situatës.

Në fjalimin e përjavshëm dje në radio, Presidenti Obama kritikoi përsëri republikanët për parashtrimin e kushteve politike për miratimin e projekt-ligjit për buxhetin dhe rritjen e tavanit të borxhit:

“Nuk do të paguaj shpërblim në shkëmbim për rihapjen e qeverisë. As nuk do të paguaj shpërblim për rritjen e tavanit të borxhit”.

Po dje, ligjvënësi republikan Eric Cantor kritikoi kundërshtimin e presidentit për të negociuar: “Ky nuk është qëndrim udhëheqës. Pikërisht mungesa e vullnetit për t’u ulur në negociata e ka sjellë këtë mbyllje të qeverisë”.

Ajo që e ndërlikon edhe më tej konfliktin është fakti se shumë ligjvënës demokratë dhe republikanë duket se besojnë se qëndrimi i tyre do të triumfojë nëse ruajnë unitetin brenda partisë dhe vazhdojnë rezistencën. Anketat tregojnë se amerikanët fajësojnë republikanët më së shumti për mbylljen e qeverisë. Ligjvënësi demokrat Jim Moran beson se kjo strategji do t’i dëmtojë: “Do t’u dalin llogaritjet keq, pasi mendoj se shumica e amerikanëve duan që qeveria të jetë në funksionim”.

Demokratët shpresojnë se irritimi publik do t’i detyrojë republikanët e moderuar të bashkohen me demokratët për të miratuar një ligj të pastër vetëm për buxhetin. Deri në atë moment, ligjvënësi Moran thotë se demokratët duhet të qëndrojnë të fortë: “Mendoj se do të ishte gabim të kapitullonim. Asnjë nga kërkesat e republikanëve nuk është e pranueshme”.

Republikanët po përpiqen të anulojnë ligjin për kujdesin shëndetësor dhe të reduktojnë qeverinë në përgjithësi. Shumë ligjvënës republikanë besojnë se mund ta arrijnë këtë nëse këmbëngulin në qëndrimin e tyre. Ligjvënësi republikan Doug Lamborn thotë se nuk beson se refuzimi i Presidentit Obama për t’u ulur në negociata do të vazhdojë gjatë:

“Zoti Obama po i përmbahet atij qëndrimi sot, por nuk mendoj se mund të vazhdojë gjatë në këtë mënyrë”. Për momentin, Presidenti Obama dhe demokratët në Kongres po i përmbahen një qëndrimi unik, duke kërkuar financimin e operacioneve qeveritare në nivelet e miratuara më parë.

Disa ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat kanë vënë në pikëpyetje taktikat e partisë së tyre, por përçarjet në parti ende nuk kanë marrë përmasa aq të mëdha sa të detyrojnë kryetarin e Dhomës John Boehner të hedhë në vote një projekt-ligj pa parakushte të tjera.

Dje Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të paguar punonjësit qeveritarë që janë pezulluar nga mbyllja e qeverisë, por ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo mbyllje.

Shqipëria mbretëresha e turizmit, jo kazan plehrash

Saranda_viewNga Geraldo Durda

Tre qeveritë paraardhëse  janë përpjekur t’i veshin vendit “kostumin e plehrave” duke përfituar miliona e duke vrarë qytetarët shqiptarë. Kujtojmë ish qeverinë “Meta” më 2002, “Nano” më 2004, “Berisha” më 2006 dhe deri më 2013,kur kjo qeveri u largua.Qeveria e re dha shpresa për një Shqipëri të pastër,për një mjedis të mbrojturë,dhe për një turizëm të zhvilluar.

Brënda 10 vjecarit të fundit në Shqipëri janë formuar mbi 70 shoqata mjedisore e, megjithatë, është fakt se publiku shqiptarë është shumë pak i informuar në lidhje me shkatërrimin dhe shkallën e ndotjes së mjedisit. Për të ndryshuar e ndihmuar zhvillimin e Mjedisit në Shqipëri duhet filluar nga:

1-Hartimin e një ligji ku për 30 vitet e ardhshme te Ndalohet me çdo kusht importim të plehrave, mbetjeve nga shtetet e tjera drejt Shqipërisë.

2-Ruajtjen si dhe shtimin e mjedisit të gjelbëruar pranë banesave, shkollave dhe vendeve të punës .

3-Shtimin e trysnisë drejtë institucioneve përkatëse si dhe sensibilizimin e qytetarëve për ndarjen e kategorive të ndryshme të plehrave.

 4-Insistimin për përmisimin e grumbullimin, përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve VETËM të vendit tonë.

5-Kthimin e zonave të ndotura në mjedis të pastër me anë të sensibilizimit, insistimit dhe aksioneve vullnetare.

6-Lobing për zhvillimin e turizmit malor, pyjor dhe detar.

7-Hartimin dhe propozimin e politikave, strategjive, si edhe planeve të veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve dhe ujërave, në funksion të zhvillimit të qëndrueshem, përmirësimit të cilësise së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mireqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën dhe sensibilizuar opinionin publik.