Jemen, sulm ish-ambasadores gjermane në Shqipëri

46

sulmi2Një sulm ndaj ish-ambasadores gjermane në Shqipëri, Carola Mueller-Holtkemper i mori jetën truprojës së saj në kryeqytetin e Jemenit, Hada.

Mësohet se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi, ku ish-ambasadorja gjermane në Tiranë dhe disa pjesëtarë të trupit diplomatik po qëndronin.

Mësohet se Carola Mueller-Holtkemper nuk është dëmtuar nga sulmi, por i vdekur ka mbetur truproja e saj, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas raportimeve të para, mësohet se disa persona të armatosur tentuan që të merrnin peng ish-ambasadoren, e cila tashmë shërben në Jemen si ambasadore e Gjermanisë.

“Ambasadorja i shpëtoi sulmit por truproja e saj u vra, teksa u bëri rezistencë agresorëve, të cilët u përpoqën ta rrëmbenin”, raportojnë burime nga vendngjarja për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).

Gjermania është jë nga vendet e Perëndimit, i cili mbylli përkohësisht misionet diplomatike në Jemen në muajin gusht, pas paralajmërimeve të SHBA-ve se ekzistonte një rrezik i madh për sulme në Lindjen e Mesme. Deri më tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.