Shqipëria mbretëresha e turizmit, jo kazan plehrash

51

Saranda_viewNga Geraldo Durda

Tre qeveritë paraardhëse  janë përpjekur t’i veshin vendit “kostumin e plehrave” duke përfituar miliona e duke vrarë qytetarët shqiptarë. Kujtojmë ish qeverinë “Meta” më 2002, “Nano” më 2004, “Berisha” më 2006 dhe deri më 2013,kur kjo qeveri u largua.Qeveria e re dha shpresa për një Shqipëri të pastër,për një mjedis të mbrojturë,dhe për një turizëm të zhvilluar.

Brënda 10 vjecarit të fundit në Shqipëri janë formuar mbi 70 shoqata mjedisore e, megjithatë, është fakt se publiku shqiptarë është shumë pak i informuar në lidhje me shkatërrimin dhe shkallën e ndotjes së mjedisit. Për të ndryshuar e ndihmuar zhvillimin e Mjedisit në Shqipëri duhet filluar nga:

1-Hartimin e një ligji ku për 30 vitet e ardhshme te Ndalohet me çdo kusht importim të plehrave, mbetjeve nga shtetet e tjera drejt Shqipërisë.

2-Ruajtjen si dhe shtimin e mjedisit të gjelbëruar pranë banesave, shkollave dhe vendeve të punës .

3-Shtimin e trysnisë drejtë institucioneve përkatëse si dhe sensibilizimin e qytetarëve për ndarjen e kategorive të ndryshme të plehrave.

 4-Insistimin për përmisimin e grumbullimin, përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve VETËM të vendit tonë.

5-Kthimin e zonave të ndotura në mjedis të pastër me anë të sensibilizimit, insistimit dhe aksioneve vullnetare.

6-Lobing për zhvillimin e turizmit malor, pyjor dhe detar.

7-Hartimin dhe propozimin e politikave, strategjive, si edhe planeve të veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve dhe ujërave, në funksion të zhvillimit të qëndrueshem, përmirësimit të cilësise së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mireqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën dhe sensibilizuar opinionin publik.