BE, Këshilli miraton Direktivën mbi të drejtën për avokat gjatë procedurës penale

42

conseil-de-l-ue3Këshilli i Unionit Europian, ka adoptuar pa debat një direktivë që lidhet me të drejtën për të pasur  një avokat, për të gjithë qytetarët e BE-së, gjatë fazës së procedurës penale. Ky vendim historik, vjen dhjetë vjet më vonë nga kryerja e tentativave të para, mbi një masë legjislative, që përfshin kryesisht të drejtën për këshilla juridike.

Të 28-të Shtetet Anëtare, do të kenë 3 vjet kohë pas hyrjes në fuqi të kësaj direktive, për të adoptuar dispozitat e nevojshme kombëtare.

Kjo direktivë sipas njoftimit për shtyp të Këshillit, përcakton rregullat mbi të drejtën për një avokat gjatë procedurës penale dhe gjatë procedimit të urdhrit të arrestit Europian, mbi të drejtën për të informuar një palë të tretë mbi privimin nga liria, të drejtën për të komunikuar kur je i privuar nga liria, me persona të tretë dhe me autoritetet konsullore.

Direktiva ka të bëjë ndër të tjera me:

–       Të drejtën për të pasur një avokat, për personat e dyshuar dhe të akuzuar (kur, në cilat kushte)

–       Principin e konfidencialitetit të komunikimit ndërmjet avokatit dhe personit të dyshuar apo të akuzuar.

–       Të drejtën për personin e dyshuar apo të akuzuar të informojë një person të tretë, për privimin e tij nga liria.

–       Të drejtën për një person të dyshuar apo të akuzuar, i cili është privuar nga liria për të komunikuar me persona të tretë dhe me     autoritetet konsullore të vendit të tij.

–       Mundësinë për të bërë përjashtime të përkohshme ndaj disa të drejtave në rrethana të jashtëzakonshme dhe vetëm nën kushte qartësisht të specifikuara.

–       Të drejtën për personat që i nënshtrohen urdhër arrestit europian, të kenë akses për një avokat në shtetin ekzekutues dhe të caktojnë një avokat në shtetin subjekt.

Kjo Direktivë është pjesë e Udhërrëfyesit mbi të Drejtat Procedurale në kuadrin e Procedurës Penale, të miratuar nga Këshilli, më Nëntor 2009, dhe që parashikon një seri propozimesh me synim krijimin e standardeve minimale të përbashkëta, mbi të drejtën e personave të dyshuar apo të akuzuar në procedime penale.

Komisioni e prezantoi këtë Projekt Direktivë më qershor 2011. Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë aprovuar tashmë masat përkatëse mbi të drejtën e përkthimit dhe të interpretimit, mbi të drejtën për informim dhe komunikimin e kartës së të drejtave.

Kjo masë, mbi të drejtën për të pasur një avokat, është thelbi i pesë masave të Udhërrëfyesit, i cili mund të plotësohet me të drejta të tjera./i.t/