Më i vogli i Burgut të Burrelit, ndaloi ‘Harvardin” t’i jepte “Doktor Nderi” Berishës

Një-nga-qelitë-e-burgut-të-Burrelit-1993Nga  Robert Papa

Viktor Martini jeton në Boston. Ai është ish i dënuari politik me moshën më të vogël që provoi Burrelin, vetëm 18 vjeçar. Në vitin 1995 kur “ Harvardi” do i jepte një “Doktoratë Nderi”, doktorit  të  Bllokut, Viktori arriti t’i shkruajë presidentit amerikan dhe presidentit të “Harvardit” për të mos lejuar që të ofendohen ish të  dënuarit politikë dhe të nderohej një komunist si Berisha. Ish Presidenti shqiptar, as nuk shkoi fare në Boston dhe ceremonia  u anulua.
Unë e kam pasur  në “ Fokus” Martinin dhe isha kureshtar se, si e kujtonte Burgun e Burrelit. Doja ta dija. Kisha dëgjuar shumë. Më ka folur Ngjela dhe shumë të tjerë. Madje Pjetër Arbnori kishte ndenjur në një qeli, me dajon e nënës sime, Dhimitër Garulin, i cili do dilte të hënën nga burgu, por u gjet i “helmuar” të dielën, se aty shkruhej: “Këtu është Burrel, ky hyn dhe nuk del!”
Martini, me një gegnishte të bukur kujton se: “Ju falenderoj që me jep mundesinë me fol për ata që sjan ma. Me fol për dinjitetin e shkelun keq, tash 20 vjet. Jam gati me një memorie krejt të freskët, jo për lavdinë teme, por për lavdinë e atyne që më ngarkun me fol.”
Imagjinoj një djalosh të njomë, të drojtur e mbase edhe pak i friguar nga qelitë. Djaloshi nuk harron Visarion Xhuvanin, kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare. Një fisnik i moshuar. Viktori nuk e harron takimin e parë më këtë martir të kishës sonë  Autoqefale. Ishte viti 1958. Visarioni e ka pyetur se si e quajnë. Viktori kthehet pas në kohë: “ Kur shkova në Burgun e Burrelit, herën e parë që dola në oborr, isha  18 vjec, ma i riu që kisha shkel  në burg në at moshë. Aty më kishte vdekë edhe baba. Ishte një tmerr, sepse dy vllaznit na çun përnjiherë në Burgun e Burrelit. Ka kenë edhe i treti ma vonë, se të katër vllaznit rame në burg. Ma i vogli ishte 13 vjec. Në burg 13 vjec, nën akuzën, demek ordiner, se  i morri një femije një xhaketë tuj lujt, ja kthej mas nji oret dhe kjo u qujt grabitje me  dhunë. Një lojë fëminore, por nuk ishte qëllimi të denohej një fëmijë, ishte qëllimi që të tmerroheshin masat e popullit shqiptar, se dikush u dojte me u ba kurban dhe ne jemi Kurbani i vërtetë . Ne ishim kurban.”
A jam habitur kur më ka thënë se ishte vetëm 18 vjecar kur e burgosën në Burrel? Po! Cfarë kishte bërë? Pse? “Jo  pa qëllim.U dote që në Shkodër disa familje të baheshin shenjë, që t’u  shtohej tmerri popullit. Vujtjet kanë krenarinë e vet, kur prej tyne del  me dinjitet, por nuk mburret kush me torturat. Eshtë një fatkeqësi për torturat ma cnjerëzore që kam ndi prej bashkëvujtsve të mij. Kur dola për herë të parë në oborrin e Burgut të Burrelit, më doli përpara një  moshë e vjetër 80 vjeçare me një mjekër të bardhë. Ma vonë e mësova se ishte  Visarion Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, i cili bëri shkeputjen e Kishës Shqiptare nga grekët. Ishte burrë i rrallë, si shumë të tjerë që ishin në atë burg. Sa më pavi në oborr mu avit dhe më tha: Si e ke emnin? Viktor e kam. Aj coj durt nga qielli dhe tha: O zot të falenderoj që prune në kët derë të mjerimit kët krijesë kaq të njomë.”
Martini përlotet pak. “Mendova se ky mund të jetë ndoj i sëmurë psiqik, por e hodhi poshtë kët. Më vuri dorën mbi kry dhe më tha: “Mos u habit biri im, unë e ndij thellë në shpirt vujtjet që ndodhesh  në praninë  tonë, por t’jesh i bindun se ti je nji dhuratë prej Zotit, sepse ti ke  me jetu se je i ri, por ather kur  ne skena me ken ma, po t’ngarkoj në emën të Zotit që te jesh deshmitar i vujtjeve tona.”
Martini ka dal nga ferri më vitin 1961 dhe e ka lënë në burg Visarionin e Madh. Viktori nuk e harron. Por sa keq, sa pak shkruhet dhe flitet për atë Martir. Ku është foto e tij? Ku janë fjalët dhe vepra e madhe e “shizmës” prej vartësisë greke? Ja pra, Martini, pas kaq vitesh nuk e harron. Dhe ka të drejtë. Mbase zoti e coi atë djalosh në  ato qeli që  të ishte dëshmitar. Ne, nuk e  kemi idenë,  se si ishte ai burg, ai ferr, ajo natë  pa fund. Kushte mizore. Sjellje shtazarake ndaj “armiqve”, madje edhe pse dikush ishte 18 vjecar, por përsëri  ishte armik. Ne jetonim gjetkë. Unë në Tiranë, nuk kisha se, si ta dija se çfarë vlerash, ishin ndrydhur në atë ferr. Por, shumë e dinin. Heshtja ishte turp. Cfarë  ndodhte në këtë realitet tjetër, në këtë Shqipëri tjetër, në këtë  botë tjetër?!
“ Ju  keni kenë i ri  dhe e njihni burgun sipas gojdhanash, por më vjen keq për dicka tjetër, intelektualët e asaj kohe, kur bi në kontakt dhe ju diftoj vujtjet e mbarë kësaj shtrese, thojnë ne s’kemi dit gja. Nuk falet injoranca, në fushën e dijes. Unë  mund t’ja fali nji fshatari të thjeshtë, por jo nji intellektuali, i cili ka shërby me devotshmëri diktaturës. Janë ato letrarët, intelektualë që i thurrën lavdi Enver Hoxhës, deri ne Alejuja, dhe thojnë janë të pafajshëm. Janë  gjykatësit e prokurorat. Kriminelat e asaj kohe, që sot i shërbejnë përsëri politikës shqiptare.  Kemi një Rustem Gjata, i cilli i ka shërby devotshëm diktaturës. Ka  dënu me pushkatim edhe prifterinjt, ka dënu me  nga 20 vjet aj dhe i biri udhëheqin drejtësinë sot dhe japin leksione me paturpësi të atyne, që i vejnë  në ato fuksione. Une ndihem shumë i ofendum, se  nëqoftse rrëxume, çume dy gishtat përpjetë dhe thamë  rroftë demokracia, poshtë komunizmi. Cil komunizëm paskemi rrëxu ne? Vum në krye të shtetit, një ish-komunist. Po, a lejohet në vendet demokratike që një nazist dhe fashist të vëhet në krye të shtetit? Mos valle komunizmi ishte më pak gjakatar? Nuk thom që të mos jetojnë fëmijët e tyne si ne, se shpirti jon human nuk krijojmë fëmijë të fajësum. Ne  kemi lindun të fajësum. Kjo asht ma e keqja e diktaturës. Unë një fjalim temin te stadium Qemal Stafa në  vitin 1991, kam thënë këto fjalë: 
“Jetë të gjatë anmiqve tonë! Ta perjetojnë sa më gjatë turpin, që ra mbi pafajësinë tonë. Jetë të lumtun fëmijëve tonë , jetë lumtun  dhe fëmijëve te armiqve tonë, se s’dima qe dora jon e hakmarrjes të ngrihet mbi foshnjet e pafajshme, ashtu sikur u ngrejt dora e krimit gjakatar te ne foshnjet e porsalindura, nga nanat e pafajshme. Po të kishin ba, atë çka bane te ne, do t’u bajshemi baraz. Ne dominume,  fitume moralisht. E morali, është gjaja ma e shtrenjtë për shqiptarin.”
E ndaloj pak. Dua ta qetoj ate që zien brenda tij edhe pse thinjat e bëjnë sa fisnik aq dhe të paqmë. Ai i ka ikur Shqipërisë. Unë jam në Nju Jork, e ai është Boston. Larg me largësinë si e mendojmë në Shqipëri. Mbi 400 km, por afër po të mendosh me largësitë në SHBA. Ndajmë jo veç ikjen prej vendit, por edhe  pendesën se shumë pak kemi bërë, t’u tregojmë shqiptarëve për kalvarin e kuq. “Fokus” ,ka dy dekada, por prap është shumë pak. Asgjë, një pikë ne atë oqean vuajtjesh. Por as unë, e as ai nuk rreshtim.
“Burgun e Burrelit  e kam parasysh si sot. Në dy anët kishte dy hymje në oborr. Shkallët me nga 5-6 kambë shkallë. Ne dy krahët ndodhej një korridor i ngushtë. Në me VC-te dhe qelitë ku futeshin për dëmime të ndryshme pse për izolime. Izolun Pajo Islamin ose disa që i lane si ish-komunista në nji dhiomë me kushte  pak ma të mira. Ish-ministrat i trajtonin me nje privilegj ma të mirë. Eshtë e çuditshme, se edhe këta që i qujmë bashkvujtës, kishin një distancë me ne. Na qujshin përsëri armiq. Ne jemi besnikë të komunizmit, thojshin. Aty, kam pa njerez që kan shkëlqy për mu. Ka kenë Padre Mëshkalla. I kam  qitë prej burgut më 1961 nji tufë poezish të tija, permensh, që i ruj edhe sot. Ka kenë Engjell Coba, ka kenë Gjergj Kokoshi. Meshkalla ishte si ajo shkypja që qendronte sipër nga ana  intelektuale dhe morale, karakter i fortë i papërkulur, por edhe Gjergj Kokoshi kishte karakter.”
Mëshkalla është figurë e madhe. Stoik.  Gjyqi i tij në Shkodër, u mendua të ishte shembull  për rininë. Kishin vënë altoparlanta dhe gjyqi ndiqej nga jashtë. Mëshkalla u tha : “Mos ua vini re rinisë, se  i mbani lidh më bukën e gojës. Do vij një ditë do ngrihen!”  Kishte të drejtë.
Martini flet për gjyqin: “Gjykatësi o tha se Ju keni pas pafytyrsinë t’i shkruni Mehmet Shehut dhe t’i thoni mëshirë për rininë shqiptare. Tha , JO! Kam pas krenarinë e ligjshme të paralajmeroj kryeministrin që të ketë mëshirë për edukatën që asht tuj dhanë rinisë shqiptare, se e keni lidh me kafshatën e bukës dhe pasojat keni me i pasë më vonë. Mjerisht  ju jeni injorantë në latinisht, i tha gjykatësit. Shof shumë gabime dhe ne recetat tuja, po deshët me dit çka thanë Shtoma, bini UNGJILLIN, e unë do jua perkthej dhe t’ju bindi, se asht ashtu si them unë. Ata ju përgjigjën me ironi, ungjillin tand të dashtun e ka djeg populli. Padre ka kenë natyrë e egër, ekzploziv dhe kërcej. Nuk asht ë vërtetë! Ungjillin se ka djeg populli,  e keni djegë ju! Dhe nëse doni  me e  sjell këtu, kërkoni nëpër botë se keni me miliona, se nuk i prekni dot asnjë germë. Por nuk asht hera e parë që digjet Ungjilli, por sa herë asht djeg ai ka përtëri edhe ma i fuqishëm.”
Viktori flet me shumë admirim për Mëshkallën , madje na reciton disa vargje:
“Nji maskë e zbukurume
Që holl mbulon ftyrën e shëmtume
Sa vojna lyra ngjyra
që mshehin rrudhat  e një plake mënxyrre
nji pare kallbet zbet
që në treg na del si flori i vërtetë
Thesi në gryk  ka  molla
e poshtë deri ne fund  është plot gjarpërij e bolla.
Një monument mermeri mi krymba
Mbi skelete e kafka tmerri.
Të njof mirë Hipokrizi
Ti je vec rrenë e mashtrim.
 E  rren synin  pash , e rri
Por shpirti drejt nuk din, nuk din se si
Por te ndin noj gjakun ty
Se je Hipokrizi!”

Në Nicë, Francë

Në Nicë, Francë. (Valéry Hache, Afp)
Në Nicë, Francë. (Valéry Hache, Afp)
Në Nicë, Francë. (Valéry Hache, Afp)

Rama: Me ne mund të vijnë më shumë deputetë të djathtë

edi-rama-sotKryeministri Edi Rama deklaroi se po bëhet gati mekanizmi për të publikuar online për publikun, çdo shpenzim që bën qeveria. Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Rama foli edhe për dorëzimin e mandatit të deputetit nga ministrat dhe tha se kjo do të nisë shumë shpejt, por nuk do të bëhet bllok. I pyetur në lidhje me mospërfshirjen e “senatorëve” të PS-së në qeveri, Rama tha se çdo ndryshim i ndodhur është bërë me mbështetjen e tyre. Në lidhje me kalimin e deputetit të PR-së në Kuvend, në krah të LSI-së, Rama tha se: “Në një moment të caktuar mund të kemi edhe më shumë”. “Por, – shtoi ai, – për këtë duhen pyetur vetë deputetët që largohen nga e djathta”.
Z.Rama, qeveria e parë me kaq shumë gra në përbërje, por duket se edhe në nivel drejtorësh keni zgjedhur femra dhe mbi të gjitha, të reja në moshë. Pse kjo zgjedhje? Femrat janë më të përkushtuara, më pak të korruptueshme, më ambicioze? Përse kjo zgjedhje? Apo të gjitha nga pak?
Janë të vërteta të gjitha këto. Por, përtej këtyre, besoj se në këto pika kyçe, që janë edhe pikat ku ndodhen gjëndrat më të mëdha tumorale të korrupsionit, është shumë e rëndësishme të ndërthurim profesionalizmin, – që unë ju siguroj që të gjitha këto vajza e kanë, – me luajalitetin ndaj misionit të marrë dhe me ambicien profesionale që po ashtu, të gjitha e kanë, sikundër edhe domosdoshmërinë që jo vetëm për vajzat, por edhe për djemtë, t’i jepet mundësi gjeneratës së re që të marrë në dorë përgjegjësi më të mëdha.
Z.Rama, keni deklaruar se do të keni një qeveri me pak shpenzime, më pak se ajo paraardhëse. Vazhdoni t’i qëndroni zotimit se do të bëni publik, online, çdo shpenzim?
Absolutisht po! Po përgatisim mekanizmin që do të bëjë të mundur filtrimin e të gjitha të dhënave drejtpërdrejt, pa asnjë reduktim apo redaktim online, të të gjitha shpenzimeve të brendshme, të Kryeministrisë dhe me radhë pastaj të të gjitha ministrive.
Keni një afat se kur do të kemi mundësinë t’i shohim të bëra publike këto shpenzime online?
Po punojmë për këtë çështje. Mos harroni që qeveria nuk ka bërë akoma një muaj.
Lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit të deputetit, keni një marrëveshje koalicioni me LSI-në, ku ata që kanë pranuar detyrën e ministrit, janë të detyruar të lënë mandatin e deputetit, përveç kryeministrit. Kur do të ndodhë kjo?
Do të fillojë së shpejti. Është çështje procedurash dhe është çështje e një organizimi të brendshëm, për të bërë të mundur që të mos ndihet për asnjë moment në Kuvend, mungesa e votave, sepse po të shikoni edhe Kodin Zgjedhor, ka disa afate dhe ka disa procedura për zëvendësimin e një deputeti me një tjetër. Kështu që, kjo nuk mund të bëhet menjëherë dhe nuk mund të bëhet e gjitha bllok, sepse do të krijojë pastaj vakum.
Z.Rama, zgjedhjet tuaja për t’u dhënë besimin dhe detyrën emrave të rinj, ndoshta dhe të panjohur, në politikën shqiptare, a kanë ngjallur ndoshta pakënaqësi te ata që, në thonjëza, le t’i cilësojmë senatorë të PS-së, ish-themelues të saj apo ish-ministra dhe kryeministra të kësaj partie, në grupin parlamentar të PS-së? A ndjeni një lloj presioni nga ata?
E vërteta është që, ata të cilët ju iu referoheni si senatorë, janë pjesa më mbështetëse e ndryshimeve të ndodhura.
Z.Rama, nuk keni frikë se pas këtyre muajve të parë të mjaltit, do të keni edhe shumë të pakënaqur në rreshtat e partisë e ndoshta dhe të militantëve?
Nuk kam frikë nga asgjë, përveçse nga çfarë do të gjejmë përpara, në kuptimin e shifrave, të të dhënave të ekonomisë dhe të financave, në kuptimin e të papriturave që mund të na ndodhin dhe mund të na vënë në kushte emergjencash kombëtare. Edhe për të gjitha këto, frika ka vetëm një emërues: që të mos gjendemi të papërgatitur, në kushtet kur realisht, këtë gjendje dhe këtë kapacitet shumë të ulët të shtetit ne e kemi të trashëguar dhe nuk kemi asnjë përgjegjësi tonën. Për të tjerat nuk kam asnjë frikë.
Për të qenë më konkretë, cilat do të jenë sfidat e ekzekutivit “Rama” në këto 100 ditë të para, të paktën?
Zgjimi i një shteti tërësisht të përgjumur, me pjesë të tëra të trupit të tij që janë të paralizuara dhe me një pjesë shumë të madhe të trurit të vet që është jashtë funksionit.
Zoti Rama, ju keni prezantuar 3 prioritetet tuaja, që janë menaxhimi i territorit, menaxhimi i ujërave dhe sundimi i ligjit. Qytetarët duhet të presin fundin e katërvjeçarit për të bërë një bilanc, apo do të kenë rezultate konkrete që në 100 ditët e para, apo në 300 ditët e para?
Këto janë 3 prioritete që i keni identifikuar ju. Nuk ka problem, mua edhe këto nuk më duken pak. Por, sigurisht që në rrugën e realizimit të programit, do të ketë gjëra që do të preken në fillim, do të ketë gjëra që do preken më vonë dhe tërësia e rezultateve do të mund të shihet vetëm në fund.
Zoti Rama, përballja e parë do të jetë shumë shpejt me Brukselin. Sa shanse ka Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor?
Nuk është çështje date dhe për mua, e kam thënë më parë në opozitë, e përsëris sot si kryeministër, rruga e integrimit evropian nuk është një rrugë që do të thotë ne të shkojmë drejt Brukselit, por është një rrugëtim brenda nesh, për të ndërtuar Shqipërinë Evropiane këtu, në vendin tonë.
Zoti Rama, do të kemi një përgjigje pozitive? Për të hapur qoftë edhe derën e parë të atij labirinti në rrugën drejt Brukselit?
E përsëris, kjo do të varet nga ne dhe vetëm nga ne dhe kjo nuk është çështje datash, sepse gjëja më e rëndësishme është që gjërat të ndryshojnë këtu, që ato çka janë të shkruara në Raportin e Progresit apo në listën e detyrave të shtëpisë, të bëhen dhe të realizohen këtu dhe të jenë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Për mua nuk është e rëndësishme data, për mua ka rëndësi që çdo ditë, Shqipëria të bëhet më evropiane.
Një detyrë e rëndësishme e lënë nga Brukseli është dhënia fund e kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Do të kemi diçka konkrete në këto 100 ditë që kemi para?
Ju e dini shumë mirë që kultura e pandëshkueshmërisë është një kulturë që i ka rrënjët sa tek një shtet, në tërësi, i kapur prej korrupsionit, tek një qeveri e paaftë për të luftuar sëmundjen që e ushqen vetë korrupsionin. Tek një prokurori e cila, deri më sot, nuk është treguar në lartësinë e duhur përballë korrupsionit dhe tek një gjykatë që, deri më sot, më shumë ka qenë faltore e korrupsionit sesa ndëshkimore për korrupsionin. Nuk besoj se ka mendje të arsyeshme që të gjitha këto, t’i kërkojë të zgjidhen brenda 100 ditësh.
Zoti Rama, në fjalën tuaj në seancën e parë plenare në Parlamentin e Shqipërisë, në këtë legjislaturë të re, ju e keni siguruar opozitën shqiptare se do t’i mundësoni asaj atë që ajo, në 8 vite, nuk jua mundësoi kurrë juve kur ishit në opozitë. Tashmë që keni 84 vota nëKuvend, a do t’i qëndroni prapë këtij premtimi?
100 për qind! Nuk ka lidhje me votat.
Çfarë mendoni për një deputet që ndërron krahun politik, zoti kryeministër?
Pyesni deputetin, unë nuk e kam ndërruar ndonjëherë krahun.
E bëjmë këtë pyetje sepse para pak ditësh u bëtë me 84 vota, me mazhorancë absolute në Kuvend, për shkak të një deputeti i cili ndërroi krahun?
Në një moment të caktuar ne mund të kemi më shumë, por kjo nuk do të thotë që për këtë duhet të na pyesni neve. Duhet të pyesni ata që vendosin që të ndërrojnë krahun, apo të votojnë për një ligj, ose një tjetër, që lidhet me vullnetin e shumicës.
Z.Rama, kjo do të tregojë se ka negociata? Nard Ndoka do të kalojë me ju? Është përfolur ditët e fundit në media një gjë e tillë.
Ju siguroj që nuk kam pasur kohë të merrem me çfarë flitet e çfarë përflitet, sepse jua thashë, zgjohem në mëngjes pas shumë pak orësh gjumë, me ndjesinë e kohës që ikën, ndërkohë që ka kaq shumë gjëra për të bërë. Dhe për këtë arsye, do të më falni, por realisht, nuk kam dëgjuar fare se çfarë thuhet e përthuhet.
Megjithatë, do keni dëgjuar që opozita ka bojkotuar seancën e fundit plenare dhe ka paralajmëruar një bojkot edhe më të gjatë. Cili do të jetë reagimi juaj në rast se ndodh një gjë e tillë?
Është e drejta e saj.
Z.Rama, në rast se do të ishit edhe një herë në fushatë elektorale tani dhe do ta dinit se cila është situata financiare në vend, do të kishit bërë sërish të njëjtat premtime, shëndetësi falas, legalizime falas?
Premtimet e bëra, apo zotimet e marra, janë pjesë e një vizioni dhe bazohen në një program. Është vizioni për Shqipërinë që duam, për atdheun që meritojnë fëmijët tanë dhe sigurisht, ky vizion nuk mund të kondicionohet nga gjendja financiare në një moment të caktuar. Gjendja financiare thjesht lëviz në kohë axhendën, por zotimet janë po ato, mbeten aty dhe ne do të luftojmë përditë për t’i realizuar.
Z.Rama, ndoshta jeni e vetmja qeveri, për të qenë i sigurt që nga viti 1991, që përbëheni nga 2 parti, një koalicion i fortë. Megjithatë, si ndihen aleatët e tjerë? Keni pasur marrëveshje parazgjedhore me ta për të ndarë poste, ose për të ndarë pushtetin në rast fitoreje? A ka kontakte me ta?
Duhet të pyesni ata. Unë kam qenë shumë i përqendruar në këtë periudhë fare të parë, për të sistemuar disa aspekte të mekanizmit qeverisës, që nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen me aleatët.
Pra, do të zbatohet kjo marrëveshje më vonë, në një periudhë të dytë?
Për të gjitha çfarë jemi marrë vesh, do të vazhdojmë të merremi vesh.
Z.Rama, 18 deputetët e LSI-së, deri tani, janë një mbështetje për ju, apo është ajo çka ju keni paralajmëruar dikur, një rritje e LSI-së dhe një zvogëlim i PS-së?
Nuk shikoj asnjë zvogëlim të Partisë Socialiste. Përkundrazi! Kemi marrë rezultatin më të mirë historik në këto zgjedhje. Ashtu sikundër, nuk shikoj një trupë deputetësh të ndarë në PS e në LSI. Shikoj vetëm trupën e deputetëve të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, tërësisht të vendosur për të çuar përpara një axhendë shumë ambicioze, në kushtet kur vendi e ka të domosdoshme të dalë nga një krizë dramatike dhe kur gjenerata tjetër e ka të domosdoshme të marrë më shumë besim, për të dhënë më shumë rezultat për vendin.

Polici i burgjeve plagoset me plumb në kokë

policiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një polic burgjesh është plagosur me armë zjarri pranë banesës së tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa polici ishte duke u kthyer në shtëpi.

Identiteti i policit e nuk është bërë i ditur. Ai ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë, aktualisht gjendet në reanimacion.

Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është thirrur nga një person e më pas është qëlluar me armë zjarri.

Autori i plagosjes është ende i paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.

– See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=31985&kat=95#sthash.HCJlJccj.dpuf

Veliaj: Basha mori SHQUP, kalb banesat sociale dhe nuk strehon romët

Serbia Gypsies“Rilindja e Romëve”, kështu nis siparin emisioni më i ri në “News 24”, “Njerëz në fokus”, i moderuar nga Ola Bruko. I ftuar në studio, ministri i Mirqënies dhe Punës Sociale, Erion Veliaj.

Në panel, të ftuar janë dhe përfaqësues të komunitetit rom. Ata shprehen se problemet më themelore janë strehimi, për të mos folur për ushqimin, arsimin, punësimin.
“Ushqehemi kazanëve. Kemi fëmijët të paregjistruar”.

“Vijnë shoqatat nuk na ndërtojnë një dhomë, na ndërtojnë banja”, shprehet një tjetër.

‘Jam 22 vjeç djalë, rëmoj me kokën ulur në kazane. Kush më jep punë? Pse nuk dua unë të punoj?”, thotë një i ri rom për mikrofonin e “News 24”.

“Puna e një shteti duket kur jep frute teksa kujdeset për më të dobëtit. Dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Çështja është si puna e asaj shprehjes, tani ndihmë është që një njeriu t’i japësh një peshk, por akoma më ndihmë është ta ndihmosh atë të kapë peshkun.
Përveç zgjidhjes për strehimin, ne duam të ofrojmë zgjidhje afatgjatë, arsimim që sjell më pas punësim dhe kushte më të mira për jetën e tyre”, tha Veliaj në nisje të emisionit.

Veliaj thekson se qeveria ‘Rama’ sapo erdhi në pushtet ka ndërhyrë me urgjencë me vendime të miratuara për strehimin e komunitetit rom.

Por sipas ministrit, një faj të madh ka Bashkia e Tiranës që vijon të mbajë komunitetin rom në gjendje skandaloze.
Veliaj konsideroi se SHQUP është një ndërtesë me emërtimin, sociale dhe rrëmbimi i kësaj godine nga PD ishte i padrejtë, kur shumë mirë sipas tij, kjo godinë mund të kalonte për komunitetin rom.
“Kemi një kryetar bashkie që merr SHQUP, çon një parti të tërë në këtë godinë të stërmadhe. Ti mund të marrësh një banesë të madhe si SHQUP, por nuk e merr dot nëse ke ngjyrën e gabuar, statusin social të gabuar, jo ti nuk merr dot ambiente”.
Duke marrë shkas nga një kronikë e “News 24” ku tregohen baraket e romëve në zonën e Shkozës, Veliaj theksoi se kryebashkiaku mban godina bosh sociale për të pastrehët ndërsa le nën këmbët e këtyre pallateve, romët e pastrehë.

“Jam rritur në këtë zonë dhe e njoh situatën me romët e Shkozës. Imagjino në sfond, janë banesat për të pastrehët. Vërtet ato ndërtesa janë ndërtuar në kohën kur në bashki ishte Rama, por ato kanë përfunduar kur Rama nuk është më kryetar bashkie. Ato mbaruan kur ne humbëm bashkinë. Por Shqipëria është një vend ku ka 30% të apartamenteve të pashitura. Bashkitë kanë fondin e banesave sociale, mjafton që me këtë fond të blejnë me çmim të lirë, dhe të japin këto lloj banesash sociale.
Dhe në Shkozë, kemi një investim disa milionë euro që po prishet, banesë e pabanuar, ka lagështirë, po prishet e kalbet dhe ka njerëz që rrinin nën këmbët e kësaj ndërtese dhe Lulzim Basha nuk i llogarit”.

Më pas biseda u përqëndrua tek strehimi ku u vunë në dukje 5 opsionet për strehimin e romëve, Sharra, Vaqarri, Yzberishti, pranë Shkollës së Bashkuar, dhe Shishtufinë.
Lidhur me konfliktin me ish-pronarët në Shishtufinë, Veliaj theksoi se godinat bosh atje janë të qeverisë, ndërsa po punohet për zgjidhjen e problemit të tokës.

“Unë e falënderoj komunitetin në Shishtufinë, e kuptoj që vetëm dialogu i zgjidh çështjet. Gjërat e pamenduara nuk i zgjidhin problemet”.

*Balkanweb

Pogradec, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet nënkomisari

arrestimNjë nënkomisar policie është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit. Agustin Çinari, specialist hetimi të krimeve në Komisaritatin e Policisë Pogradec, është arrestuar në flagrancë duke marrë ryshfet.

Arrestimi i Çinarit është bërë i mundur pas një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

Çinari është shkolluar jashtë Shqipërisë dhe vitet e fundit ishte kthyer për të punuar në vendin e tij.

SHKB pritet të bëjë të ditura më shumë detaj lidhur me arrestimin e Çinarit, që akuzohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të mbylljes së një çështjeje të hapur.

Materialet për hetimin e mëtejshëm për nënkomisarin do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit.

 

PD: Rama me dy personalitete, duhet të kurohet falas

Laura-Vorpsi-okMenjëherë pas takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit e QSUT-së, vjen dhe reagimi nga selia blu. Zëdhënësja e kësaj selie Laura Vorpsi, deklaroi në një Konferencë për Shtyp se Kryeministri Rama, kishte një hall të madh që shkoi te QSUT, sepse ka premtuar shëndetësi falas dhe gjithmonë e më shumë po i del në dritë ky mashtrim. Vorpsi deklaroi gjithashtu se, Rama nuk u tha mjekëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive, siç edhe ka premtuar publikisht.

“Kush shkon në spital, e ka një hall. Edi Rama shkoi sot në spital, dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi falas për të gjithë, dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral. Mashtrimin e Edi Ramës për shëndetësi falas, nuk ka mjek që ta kurojë. Z.Rama vazhdoi të denonconte sot punën që ka bërë në spitalet tona për vite me radhë aleati i tij kryesor, që e ka drejtuar këtë sistem. Pavarësisht arritjeve dhe reformave të bëra, Z.Rama nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive që do t’i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, sic ka premtuar publikisht. Z.Rama foli për shumë gjëra sot mes mjekëve dhe infermerëve, por nuk tha asgjë për tezën e tij për shendëtësi falas. Kryeministri i ka tashmë të gjithë mekanizmat dhe kompetencat për të realizuar premtimin e tij elektoral, dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”,- tha ajo.

“Nëse tek z.Rama ka dy personalitete, njëri që premton shëndetësi falas, dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë tezë kur gjendet në spital, atëherë kemi të bëjmë me një devijim shqetësues, një diagnozë e rrezikshme, e cila kërkon të trajtohet me seriozitet nga mjekët, dhe ky shërbim duhet të jetë vërtet falas, në mënyrë që të mos i kushtojë shtrenjtë gjithë shqiptarëve”,- deklaroi Vorpsi në emër të PD-së.

 

Obama letër Berishës: Shpresoj në një opozitë konstruktive dhe pozitive

Sali-Berisha-Barack-ObamaIsh Kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publike një letër që i ka dërguar Presidenti amerikan, Barack Obama.

Në letër, Presidenti Obama shpreh falënderimet ndaj ish kryeministrit Berisha mbi ndihmesën e tij për thellimin e miqësisë midis dy vendeve, për punën e tij për ruajtjen e stabiliteti në Ballkan dhe për bashkëpunimin qeveritar për lehtësimin e transferimit të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp.

Në këtë letër Presidenti Obama, i kujton ish Kryeministri Berisha rëndësinë e të qenurit faktor pozitiv, konstruktiv dhe efektiv, në opozitë.

 “Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.

Unë dua t’Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.

Ndërsa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar”, -thuhet në letër.

 

Nobel i mjekësisë, trios gjermane-amerikane

534x300_241288Dy shtetasit amerikanë James Rothman, Randy Schekman dhe shtetasi gjerman Thomas Südorf, janë të tre bashkë-laureatë të çmimit Nobel për Mjekësinë. Çmimi është akorduar për vlerësimin mbi shpjegimin, se si një qelizë organizon sistemin e transportit të brendshëm.

Në ditët në vazhdim priten dhënia e çmimeve Nobel për fizikën, kiminë, letërsinë, ekonominë dhe deri tek çmimi i famshëm i Nobelit të Paqes.

Qeveria Rama shfuqizon vendimet e qeverisë Berisha, për 5 HEC-e

berisha_hidrocentraliQeveria e re shfuqizon vendimet e qeverisë Berisha për miratimin e bonusve për 5 HEC-e, duke anuluar edhe procedurat e koncesioneve për tre prej tyre.

Me propozim të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve sa më poshtë.

  1. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.691, datë 16.08.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”.
  2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.754, datë 05.09.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjergjovinë”.
  3. Shfuqizim i vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.606, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq”.
  4. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.607, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”.
  5. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 24.07.2013 “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar”.

Ndërkaq, bazuar në “Kodin e Procedurave Administrative”, ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, ashtu sikurse edhe shkresave të Agjencisë së Prokurimit Publik në të cilat janë evidentuar një tërësi shkeljesh materiale dhe proceduriale nga ana e Autoritetit Kontraktor gjatë realizimit të procedurave, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri ka urdhëruar:

1 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i hidrocentralit Viliq”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.

2 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kolosjan”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.

3 – Anulimin e procedurës së koncesionit me objekt “Ndërtimi i Hidrocentralit Kalivar”, e hapur me urdhërin Nr.655, datë 02.08.2013.

Anulimet e procedurave të këtyre koncesioneve janë kryer, për shkak të aplikimit të gabuar të bazës ligjore, mosrespektimit të afatit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mos respektimin e afatit të ankimimit të operatorëve të pakënaqur.

Për tre rastet e mësipërme, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar analizimin e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.