Basha: “Nëpunësi civil”, cënon rëndë demokracinë

basha2-1024x694Kryetari i Partisë Demokratike, përgjatë përurimit të rrugës “Him Kolli” në Tiranë, ka akuzuar qeverinë e re, se po cënon rëndë demokracinë me ligjin e “nëpunësit civil”.

Në lidhje me deklaratat e një dite më parë të Nënkryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, Basha tha se, deklaratat për dialog dhe bashkëpunim nuk kanë më asnjë kuptim, pasi mazhoranca ka prishur tashmë konsensusin unanim të 30 majit.

“Fjalët i merr era në qoftë se nuk shoqërohen me vepra. Stërbetimet për dialog dhe bashkëpunim me opozitën s’kanë asnjë kuptim, kur akti i parë është prita që i bëhet konsensusit unanim të 30 majit. Akti normativ i sjellë në Parlament nuk lë vend për diskutim.

 Këtë e di çdo kush, uroj ta dijë edhe Kryetari i Kuvendit, që akti normativ o votohet, o hidhet poshtë, pra nuk ka vend për dialog. Në këtë kuptim, opozita është e vendosur të mbrojë vlerën e konsensusit, pikë së pari, si një vlerë të kulturës evropiane të politikë-bërjes dhe pikë së dyti, si një garanci për balancimin dhe kontrollin e pushteteve në demokraci dhe sa kohë që arbitrariteti dhe abuziviteti janë fakte, nuk ka asnjë vlerë fjala e mirë. Fjala e mirë ka vlerë vetëm nëse shoqërohet me vepra të mira” – ka deklaruar Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së e ka lënë të hapur faktin nëse PD do të vazhdojë të bojkotojë Kuvendin në lidhje me ligjin e “Statusit të Nëpunësit Civil”.

Dopieta e Januzajt shpëton Djajtë nga turpërimi

januzajnManchester United i falet dygolëshit të talentit me origjinë shqiptare, Adnan Januzajt, duke shmangur në këtë mënyrë një humbje të turpshme nga “Macet e zeza” të Sunderland-it.

Skuadra e vendase kaloi e para në avantazh mbrëmjen e sotme, por 18-vjeçari me pasaportë belge, shënoi një dopietë duke përmbysir gjithçka.

Loja e Januzajt ditën e sotme ka impresionuar çdokënd, duke i dhënë një shtysë të madhe përpara Manchester United-it, i cili po vuan së tepërmi tërheqjen e sir Alex Ferguson-it.

Fier, prisnin pyjet, 4 persona në pranga

policia...Katër persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga polica e Fierit, me akuzën e “prerjes së paligjshme të pyllit në Divjakë”.

Shtetasit: Mylaim Sina, Ledio Muça, Marsel Meço dhe Enea Mërtiri, kanë rënë në pranga, ndërsa inspektori i pyjeve, Agim S. po hetohet në gjendje të lirë.

Ditën e premte u arrestuan tre persona të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë, teksa po prisnin pemë në pyllin e Semanit dhe Darzezës.

Fillon ndërtimi i bulevardit. Rama: Ky është fillimi i transformimit rrënjësor për Beratin

Edi-Rama-fushate-2013-prezantim-kandidate-565x455Gjatë ceremonisë për përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Beratit ‘Republika’ kreu i qeverisë Rama deklaroi se, do të shpallet ndalimi i çdo ndërtimi në Berat për të frenuar shkatërrimin.

“Qeveria jonë do të marrë hap pas hapi masa konkrete, për të ndaluar rrënimin dhe të fillojmë pak nga pak, të shërojmë plagët që janë shkaktuar. Që këtë javë, ne do të shpallim ndalimin e çdo ndërtimi në Berat, Gjirokastër dhe Krujë”,- deklaroi Rama.

Kryeministri i vendit, deklaroi gjithashtu se, ky është fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin.

“Jam shumë i lumtur që kjo dallëndyshe e lajmëron pranverën këtu në Berat, sepse askund më mirë dhe askund më bukur nuk mund të shfaqej dallëndyshja e parë e një ndryshimi të madh. Një projekt që fillon të lidhë qytetin e një mbi një dritareve me qytetin e sotëm të bashkëkohësve dhe me qytetin e nesërm të fëmijëve që do të lindin këtu. Eshtë fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin”,- deklaroi Rama.

 

Hetimi: Apartament luksoz 120 m² brenda Ministrisë së Punës

spiroVetëm pak orë pas arrestimeve dhe shpalljeve në kërkim të disa nëpunësve të larte të Ministrisë së Punës fakte të tjera mbi abuzimet bëhen publike.

Brenda Ministrisë së Punës ndodhej një apartament “suite relaksi”, me pajisje nga më luksozet. Ndërkohë që kompjuteri i Shefit të Kabinetit ka zbardhur afera të tjera me abuzime në fonde, vjedhje dietash deri në 1500 euro ne ditë, në udhëtime të rreme dhe fryje të numrave të personave me probleme fizike për të përfituar nga skema e mashtrimit nëpërmjet pensioneve që këtyre personave iu takon me ligj.

Ndërkohë deponimet e personave të shkarkuar sepse nuk pranonin të bëheshin bashkëpunëtorë në vjedhje kanë folur për një arrogancë dhe mospërfillje ligjore të personave që kryenin vjedhjet. Fjalori i përdorur nga këto persona ishte ‘burgu për burra është’ gjatë kohës që kryenin abuzimet.

Personat në fjalë kanë deponuar gjithashtu se kanë denoncuar këto vjedhje edhe te Kabineti i Berishës, por kanë dalë që andej me një përgjigje se ‘ nuk ka shkelje’, çka vërteton dhe njëherë skemën e ngritur në piramidën e sistemit.

 

Shehi: Do ketë rrjedhje të tjera nga PD

dashiDashamir Shehi,  paralajmëron se nga e djathta mund të  ketë të tjera rrjedhje. Në një intervistë  për gazetën “Shekulli”, deputeti Shehi thekson se kjo histori është e persëritur dhe u hap me rastin Xhuveli.

“Mendoj se mund të ketë largime. Sigurisht nga e djathta, sepse fatkeqësisht  rrjedhjet gjithmonë kanë qenë nga opozita drejt pushtetit. Pushteti ka gravitet  të madh. Lëvizin interesa, kështu që ka  ndodhur shpesh herë. Fatkeqësisht kjo  është një histori e filuar nga vetë e djathta, nga PD-ja dhe nga kjo mazhorancë që  sot është në opozitë. Duke filluar nga historia e Xhuvelit e duke kaluar tek zgjedhja  e Presidentit Topi, tek aleanca me z.Meta,  tek transferimet e deputetëve nga e majta drejt së djathtës. Kjo është një histori  fatkeqësisht e përsëritur shpesh gjatë këtyre 8 viteve, e kulmuar kjo me transferimin e deputetëve nga socialistë, në PD  brenda së njëjtës legjislaturë. Ky lloj sporti, i kapërcimit të gardhit, është kthyer në një sport kombëtar. Kështu që në këtë  aspekt, ky nuk është ndonjë fenomen që  ne se kemi parë ndonjëherë. Ka ndodhur  vazhdimi i këtij fenomeni të trishtueshëm  politik, i cili mbart një ngarkesë imoraliteti të lartë. Nuk paragjykoj kërkënd,  dëshirën për të ndryshuar, të drejtën e  njerëzve për të revizionuar bindjet e veta,  por më duket se këtu s’jemi brenda një  debati politik. Këtu jemi brenda konjukturave politike, interesave, grupeve dhe  personave të veçantë që i lënë politikës  këtë shijen e keqe të qytetarëve që politika është diçka që mbart shumë interesa dhe pak moral, kur në fakt duhet të  ishte e kundërta. Duhet të mbante shumë  moral dhe pak interesa”,- deklaroi Shehu.

Braçe: Berisha ka ende pushtet në këtë vend, administrata po refuzon bashkëpunimin

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe ka deklaruar në profilin e tij në rrjetin social FB, se Sali Berisha ka ende pushtet në këtë vend. Braçe thekson se përpjekja për të bashkëpunuar me administratën ka dështuar dhe karteli i Berishës tërësisht i korruptuar, është ende solidar.

“Sali Berisha vazhdon te kete pushtet ne kete vend!! Ne cdo segment te tij: Ne administrate; Ne drejtesi; Ne gjyqsor, ne cdo gjykate perfshire dhe Gjykaten e Larte; Ne institucionet kushtetuese perfshire dhe vete Gjykaten Kushtetuese; Ne institucionet e sigurise perfshire edhe SHISH. Kudo!! Ky eshte pushteti qe ka Sali Berisha.

Beteja e tij per ligjin “per statusin e nepunesit civil” nuk ka lidhje me mbrojtjen e nepunesve; as me qendrueshmerine e administrates apo institucione!!

Thjesht Berisha kerkon te ruaje pushtetin!!

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet por nuk ka marre ende pushtetin. Perpjekja 3 javore per te bashkepunuar me kete administrate, me keto institucione kushtetuese, ka deshtuar me sukses.

Ata jane te paditur; por ata jane pa deshire per te punuar!! Me shume akoma, kane mllefin e mjaftueshem per te penguar, vonuar, sabotuar, demtuar, bllokuar, ne cdo zyre qe jane.

Provat jane te pafundme cdo dite. Kuptoni; Komisionerja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale ka bllokuar portalin e Ministrise se Drejtesise, hapur posacerisht qe qytetaret te denoncojne aktet e padenja deri korruptive te gjyqtareve e prokuroreve ne procese gjyqsore.

E ka bllokuar sepse medemek ministria po publikon te dhenat e qytetareve!! Eshte turp!! po shume turp!! Qytetaret shkruajne aty per korrupsionin e Komisioneria (nje ish gjykatese me kurs 6 mujor) i kerkon Ministrise te mbylle portalet per te mbrojtur te dhenat qe ata i denoncojne vete per te shpetuar nga korrupsioni.

Kjo eshte gjendja!! Ky eshte pushteti i Berishes nje kartel teresisht i korruptuar por solidar ende”,- ka deklaruar Braçe

Ndoka dezerton: Dua kontribut në qeverisjen e vendit

Nard-NdokaKreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar koalicionit të mazhorancës.

Ndoka edhe pse u zgjodh deputet nga lista e kandidatëve të PD-së, thotë se ai ka dhënë kontribut në opozitën e djeshme që sot qeveris vendin.

“Kam një histori opozitare, tre vite pjesë e asaj opozite. E shoh me gjakftohtësi, madje do të dëshiroja që edhe unë të jepja kontributin tim për të mbështetur mazhorancën”, tha ai gjatë emisionit “Tonight” të Ilva Tares.

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Republikane, Luan Duzha iu bashkua LSI-së duke e çuar numrin e deputetëve të mazhorancës në 84.

Bllokohen negociatat mbi shkëmbimin e lirë tregtar, BE-SHBA

960152-us-shutdownNegociatat mbi shkëmbimin e lirë tregtar midis SHBA dhe BE-së, janë pezulluar për një afat të pacaktuar kohor. Komisioneri Europian për Tregtinë Karel De Gucht, ka njoftuar se Përfaqësuesi Amerikan për Tregtinë Michael Froman, i ka komunikuar se për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, administrata e saj nuk mund të dërgojë në Bruksel javën e ardhshme zyrtarët e agjencive përkatëse, për të zhvilluar raundin e dytë të negociatave për Tregtinë e Transatlantikut dhe Partneritetin e Investimit (TTIP).

De Gucht ka sqaruar gjithashtu se, Froman i ka komunikuar që pala amerikane do t’i njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur, se kur mund të fiksohet takimi për raundin e radhës mbi procesin e TTIP.

Komisioneri Europian për Tregtinë De Gucht, ka shprehur keqardhjen mbi anulimin e raundit të negociatave të javës së ardhshme, por ai ka theksuar se kjo nuk i shpërqendron aspak nga objektivi i tyre global, për të arritur një kompromis ambicioz dhe marrëveshje investimi midis BE dhe SHBA, që do të sjellë një avantazh të vërtetë ekonomik për të dy popujt, në të dy anët e Atlantikut.

Negociatat midis BE dhe SHBA, mbi shkëmbimin e lirë tregtar, janë pezulluar si pasojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane. Dy Dhomat e Kongresit nuk arritën të gjejnë konsensusin mbi projektligjin e shpenzimeve qeveritare deri në afatin e lënë, që ishte data 1 tetor. Ndonëse Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga Republikanët e miratoi tre herë projektligjin për shpenzimet qeveritare, pjesë e së cilës ishte dhe shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore, Senati i cili kontrollohet nga Demokratët, e rrëzoi ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Obama e ka cilësuar si një papërgjegjshmëri të madhe mbylljen e qeverisë duke deklaruar, se ajo pengon rimëkëmbjen e ekonomisë./i.t/

 

 

 

Majlinda Bregu me Jaguar mbi 68 mijë euro

maj2-474x380Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është vërtet një femër me shumë shije dhe klas të lartë. Edhe pse ajo tashmë nuk gëzon më komoditetet që i jepte posti, ajo sërish gëzon shumë të mira.

Pas blerjes së çantës “Hermes Grace Kally” me lëkurë krokodili nuk kushton më pak se 15 mijë euro dhe është një nga çantat më të shtrenjta në botë, Bregu ka blerë dhe një makinë super lukzose.

Bëhet fjalë për një makinë të markës Jaguar XF me ngjyrë të zezë. Kjo markë, së bashku me Porshe apo Lamborgini, janë marka që preferohen nga njerëzit e spektakleve apo sportistët dhe nuk kemi parë që ta përdorin shumë njerëzit e politikës, të cilët preferojnë më shumë marka klasike.

maj1Por nuk është ky problemi. Pasi nuk diskutohen shijet e ish-ministres por lind pyetja ku i gjen Bregu gjithë këto para? Në faqen zyrtare  të Jaguar, kjo markë makine ka çmime të ndryshme, varet nga opsionet që ti zgjedh dhe çmimet variojnë nga 60000-90000 euro, raporton “Panorama”.

Nga deklaratat e përvitshme të pasurive që bëjnë punonjësit shtetërorë, shohim që paga e saj si ministre e Integrimit ka qenë rreth 1300 000 lekë në vit, pagë e cila, edhe pse është relativisht e mirë, në fakt nuk të krijon mundësi për ta ekzagjeruar kaq shumë me veshje e blerje të tjera të shtrenjta.

Ndërkohë që në deklarimet e saj vjetore të pasurisë, Bregu pohon se ai që sjell shumë para në shtëpi është i shoqi, rreth 45000 euro në vit, në punën e tij si producent dhe regjisor filmash.  E, për t’u kthyer te makina, duket se Jaguari i zonjës Bregu vjen i kombinuar shumë mirë me veshjet e saj, si gjithmonë perfekte, me taka dhe fustane ngjitur pas trupit.