Shaqiri thirrje tifozëve: Na mirëkuptoni

shaqiriXherdan Shaqiri, e quan Shqipërinë “atdhe” të tij, por u kërkon tifozëve që ta mirëkuptojnë për situatën para të cilës ndodhen lojtarët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës.

“Ndjehemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në “Qemal Stafa”, pasi si ne dhe Shqipëria synojmë fitoren. Sa u përket tifozëve, është më se normale që do të reagonin në këtë mënyrë, por ama lutem ta kuptojnë këtë situatë”, shprehet Shaqiri.

Lojtari i Bajernit të Mynihut thotë se, shqiptarët e Zvicrës veprojnë si profesionistë pavarësisht se përballë do të kenë Shqipërinë. “Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë futbolli fundja-fundit është profesion. Ne jemi profesionistë”, deklaron Shaqiri.

 

Ja si Nishani shkarkonte njerzit nga puna, motivi: Ka marrë pjesë në mitingun e PS-së

faksimilePresidenti i vendit, Bujar Nishani, dy ditë më parë është ankuar publikisht për gjendjen psikologjike jo të mirë të administratës publike për shkak të shkarkimeve sipas tij.

“Nuk ka nevojë politika, por edhe tërë ambienti ynë shoqëror për acarime të tilla,- ka deklaruar Nishani.

Sot, Gazeta Dita ka bërë publikë një shkresë zyrtare të vitit 2005, e datës 26 tetor, ku tregohet, se si Nishani jo vetëm që nuk shqetësohej nga gjendja psikologjike e administratës, por jepte urdhra krejtësisht të qetë për shkarkimin e tyre, me motivacionin e vetëm, se kishin marrë pjesë në mitingun e PS-së.

Nëse qeveria aktuale do të përdorë këtë format motivacioni për pushime nga puna, atëherë administrata e cila ka qenë e detyruar të dalë me dhunë në rrugë për të mbushur sheshet i bie të boshatiset e tëra.

Shkresa e Bujar Nishanit është përpiluar kur ai ishte sekretar i PD për degën e Tiranës dhe me gjakftohtësi jepte urdhra për shkarkimin e njerëzve nga puna.

Nishani urdhëron shkarkimin e tre punonjësve.

Motivi: kanë marrë pjesë në fushatën elektorale të PS-së.

“Bashkëlidhur gjeni ankimimin tonë për një grup punonjësish tuaj, të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e kaluar elektorale në stafin e kandidatit socialist, Anastas Angjeli. Këta punonjës kanë shkelur ligjin për depolitizimin e institucionit tuaj. Për rrjedhim kërkojmë nga ju të merrni masat përkatëse sipas shkeljes së kryer”,-  shkruante Nishani në atë kohë.

 

faksimile

 

Parlamenti Europian: Hetime ndaj programeve sekrete të CIA-s

PE/fotoalbaniaplus
PE/fotoalbaniaplus

Implikimi i Shteteve Anëtare të BE-së, në programet e CIA-s, si edhe survejimet në masë si nga SHBA dhe nga disa Shtete Anëtare, ka qenë sërish në fokus të debatit në Parlamentin Europian. Eurodeputetët kanë miratuar një Rezolutë, ku ndër të tjera kërkohet, forcimi i pushtetit të parlamentit, i të drejtës së tij të hetimit mbi dhunimet e të drejtave fondamentale në BE, duke i bërë thirrje institucioneve të BE-së dhe Shteteve Anëtare të hetojnë në thellësi mbi aktivitetet e CIA-s.

Mbajtja e shumë individëve në vende sekrete, në disa prej territoreve të BE-së, në aplikim të programeve të CIA-s, ka sjellë sërish reagimin e eurodeputetëve. Ato vlerësojnë, se klima e pandëshkueshmërisë e krijuar, ka sjellë si pasojë cenimin e të drejtave fondamentale, siç edhe konfirmuan programet e survejimit në masë të kryera nga SHBA dhe nga disa Shtete Anëtare.

Deputetët në Parlamentin Europian kanë kërkuar që e drejta për hetim e Parlamentit të përforcohet dhe përsërisin apelin e tyre ndaj institucioneve europiane dhe ndaj Shteteve Anëtare të hetojnë në thellësi mbi aktivitetet e CIA-s.

Eurodeputetët kanë shprehur ‘ zhgënjimin e tyre të thellë’  pas refuzimit të Komisionit Europian për të ndjekur rekomandimet e Parlamentit, të shtatorit 2012 mbi monitorimin e komisionit të përkohshëm CIA. Këto rekomandime u riprezantuan në Rezolutën e këtij viti. P.sh. ato ftojnë fuqimisht Komisionin të ekzaminojë nëse legjislacioni europian është dhunuar nëpërmjet implikimit në programet e CIA-s.

Parlamenti Europian i ridrejton apelin e tij Këshillit, për të bërë një deklaratë ku të njohë implikimin e Shteteve Anëtare, në programin e CIA-s.

Parlamentarët ftojnë në veçanti, Shtetet Anëtare, të hetojnë operacionet përgjatë të cilave shumë individë janë mbajtur të ndaluar, në qendrat sekrete të ndodhura në territorin e tyre në aplikim të programit të CIA-s. Eurodeputetët i kërkojnë shteteve përkatëse (Francë, Itali, Lituani, Poloni, Rumani dhe Suedi), t’iu përgjigjen letrave të dërguara sipas procedurave speciale të OKB-së.

Ato i bëjnë thirrje gjithashtu Belgjikës, Finlandës, Greqisë, Irlandës, Letonisë, Lituanisë dhe Slovakisë të ratifikojnë në mënyrë prioritare, protokollin fakultativ të Konventës Kundër Torturës.

Eurodeputetët kanë kërkuar nëpërmjet Rezolutës së miratuar që të garantohet kredibiliteti i Parlamentit, të përforcohen në mënyrë substanciale të drejtat e tij të hetimit mbi dhunimet e të drejtave fondamentale në BE, duke përfshirë mundësinë të dëgjojë nën betim personat e implikuar, duke përfshirë dhe anëtarë të qeverive.

Eurodeputetët dëshirojnë që legjislatura e re (2014-2019) të vazhdojë të përmbushë dhe të zbatojë mandatin e komisionit të përkohshëm, të kujdeset që këto rekomandime të bëhen objekt i një monitorimi, të ekzaminojë elementët e rinj, dhe të ushtrojë tërësisht duke i zhvilluar të drejtat e saj për hetim.

Parlamenti synon gjithashtu, që hetimi i tij mbi programin e survejimit NSA-s dhe mbi organet e survejimit të disa prej Shteteve Anëtare, të konkludojë në propozime në favor të një kontrolli parlamentar demokratik efikas të shërbimeve të informimit.

Eurodeputetët ftojnë fuqimisht qeverinë amerikane të ndalojë së përdoruri “urdhra konservator të një ashpërsie të ekzagjeruar”, që ndalojnë avokatët e të burgosurve të Guantanamos të kenë informacione në lidhje me burgosjen e tyre sekrete në Europë. Parlamenti i bën thirrje SHBA-ve të aplikojnë ‘ sa më shpejt të jetë e mundur’ projektin e mbylljes së Guatanamos.

Rezoluta u adoptua me 286 vota pro, 180 kundër dhe 114 abstenime./i.t/

 

 

 

Rama takim me krerët e Policisë së Shtetit: Të gjithë presim shfaqjen e vlerave tuaja

ramaKryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ju sot keni marrë përsipër një detyrë që të tregoni veten pas një karriere me ulje, ngritje, ulje, për të treguar vlerën e madhe që keni. Jeni të gjithë njerëz që nuk keni ardhur në këto pozicione as nga rekomandimet e partisë as nga rekomandimet e klaneve, por nga rekomandimi që përbën karriera dhe puna juaj. E pra sot është dita që ju të tregoni vlerën e një karriere të bërë mes shumë sakrificash dhe padrejtësish duke ruajtur dinjitetin e reformës dhe të familjes tuaj”,- tha Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Policia e Shtetit është një organizëm i prekur thellë nga krimi dhe korrupsioni, një polici ndaj të cilës asnjë qytetar shqiptar nuk e ndjente që ishte i mbrojtur.

“Po shkojmë drejt objektivit të një policie që është unifikuar në qëllime dhe është terësisht e integruar në mekanizmat që veprojnë sot dhe pa u lodhur për vite të tëra, deri sa të kemi arritur të marrim mbrapsht suksesin që kërkojmë, jetën e çdo qytetari, pasurinë si dhe pronën private të çdo shqiptari. Policia e shtetit do të marrë përsipër të mbrojë çdo m2 të Republikës së Shqipërisë, tokë buke, plazh, kodër, pyll apo shtrat lumi, burimet ujore , burime natyrore, çdo byrim të mirëqënies së këtij populli dhe të garancive së mirëqënies së gjeneratave të tjera, që do të thotë se policia e shtetit do t’ju përgjigjet qytetarëve kur ata janë pre e kërcënimeve për pronën e tyre apo që ngrenë zërin për të shprehur shqetësime.”

Gjithashtu Rama u shpreh për fuqizimin e komisariateve kryesisht në zonat me lëvizje të mëdha demografike, duke hedhur hapa për të konceptuar dhe drejtuar policinë e shtetit si partner me qytetarët.

“Nga 811 oficerë të lartë, që ishin tërësisht të shkëputur me realitetin, mbledhur të tërë në një strukturë amorfe, tërësisht inegzistente, ne do të kalojmë në 255 funksionarë. Ndërkohë që të gjitha funksionet e tjera që ishin pjesë e strukturës do zbresin në terren për betejen e sigurisë së popullit. Është një betejë për të emancipuar policinë e shtetit me një forcë, që është forca që mbrohet qytetari. Kjo reformë synon të profilizojë detyrën e policisë, si një trup strategjik drejtues dhe monitorues dhe nga ana tjetër të fuqizojë trupën policore operacionale me funksione të drejtëpërdrejta. Drejtësia kërkohet sot nga shumë nëna dhe familje të cilat janë përvëluar nga goditje të tilla kriminale, prandaj detyra jonë parësore është që të kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës”,- deklaroi Kryeministri i vendit Edi Rama.

 

 

 

Itali, arrestohet organizata kriminale shqiptaro – italiane

Carabinieri_triesteSipas medieve italiane policia italiane ka arritur të shkatërrojë një organizatë kriminale që përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni i koduar ‘Boiardo’ ka sjellë arrestimin e 9 personave, 7 prej të cilëve shqiptarë dhe 2 italianë. Akuzat e ngritura janë mbi trafikim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Gjergj Sefgjini, Klajdi Hysa, Marsel Shpijati, Erbet Hysa, Ermal Elezi, Taulant Lila, Vilson Fati dhe dy italianët Maurizio Andreasi Bassi dhe Mattia Gabrielli të cilët akuzohen për shitje kokaine dhe kanabisi.

Arrestimet mbi organizatën kanë nisur që prej muajit gusht 2012 dhe kanë përfunduar vetëm ditën e djeshme për të gjithë të dyshuarit si anëtarë të organizatës kriminale.

 

 

Prençi: Hysni Burgaj u përdor dhe shiti gjithë bashkëpunëtorët

hysni-burgajNë një intervistë për “Ora News” ish Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi e ka konsideruar si të domosdoshme reformën në Policinë e Shtetit.

“Uroj që kjo strukturë dhe këta oficerë të vënë në lëvizje Policinë e Shtetit në interes të përforcimit të komunikimit me komunitetin. Prej kohësh Policia e Shtetit kishte nevojë për një shkundje, pasi kishte rënë në rutinën e përditshme. Personat që vijnë në kupolën e policisë janë alternative, pasi çdo punonjës ka dhënë kontributin e tij”, tha Prençi.

Prençi ka hedhur akuza në drejtim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, se është përdorur nga politika dhe se ka shitur bashkëpunëtorët e tij. Ai vlerësoi emërimet e reja në Policinë e Shtetit, duke theksuar se të gjithë drejtuesit e rinj të policisë janë specialistë shumë të mirë.

“Unë do të dëshiroja të shihja një polici të distancuar nga politika. Hysni Burgaj ka qenë i përdorur. Ai shiti të gjithë bashkëpunëtorët. Të gjithë ata që janë emëruar janë specialistë shumë të mirë. Ata nuk kanë marrë grada pasi i ka lënë peng zoti Burgaj”, tha ai.

Plagoset me armë zjarri pronari i një pike bastesh në ish-Bllok

policia-e-tiranesNjë plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se plagosja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”.

Nga të dhënat e policisë, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Françesko Dushku, 32 vjeç, pronar i një pike bastesh aty pranë.

Mësdohet se Dushku pati një zënkë të momentit me një shtetas tjetër, i identifikuar si Genci Basha. Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat blu dhe nisën menjëherë hetimet. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ankimon vendimin e Apelit për “21 janarin”

21-janariProkuroria ka ankimuar sot në Gjykatën e Tiranës, vendimin e Apelit për “21 janarin”.

Sipas “News 24” rekuri i prokurorisë është dërguar nga prokurorët, Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani, pasditen e sotme në Gjykatën e Tiranës.

Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg, gardistin Andrea Prendi për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, më 21 janar 2011, dhe me tre vjet burg, ish-majorin Agim Llupo për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.

Gjykata e Apelit e dha këtë vendim, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i shpalli të pafajshëm dy të pandehurit.

Ergys Kaçe drejt Italisë

ergysRikthimi i Ergys Kaçes në dispozicion të trajnerit Hub Steevens është thjesht i përkohshëm. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar orët e fundit, faqja e specializuar “Sportdog.gr”, zbulon disa prapaskena të shoqërisë së PAOK-ut që mesa duket nuk ka aspak ndërmend ta rehabilitojë plotësisht djaloshin shqiptar edhe pse e konsideroi të mbyllur çështjen e fotos me bluzën e UÇK-së.

Media greke thekson se marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit është krisur dhe riintegrimi i tij nuk do të jetë i plotë pasi PAOK planifikon ta largojë te një skuadër tjetër gjatë merkatos së dimrit. Planet e presidentit Ivan Savides janë që Kaçe të huazohet me të drejtë blerjeje nga klubi i tij i ardhshëm në merkaton e verës.

“Sportdog.gr” shkruan gjithashtu se 20-vjeçari ka ndryshuar menaxher duke emëruar një person që ka lidhje të ngushta me disa klube në Serie A. Në fund të shkrimit, theksohet se mundësia që Kaçe të përfundojë në një kampionat tjetër është e madhe, pasi kohët e fundit edhe marrëdhënia e tij me tifozët e PAOK-ut është ftohur ndjeshëm.

Aktualisht Kaçe ndodhet në grumbullim me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e fundit eliminatore kundër Zvicrës dhe Qipros dhe më pas do të rinisë stërvitjen me klubin nga Selaniku ku mesa duket, i ka ditët e numëruara.

Harta misterioze e Piri Reis

mapaNje prej objekteve me interesante dhe enigmatike qe vjen nga e kaluara jone eshte harta e Piri Reis. Kjo harte u vizatua nga admirali turk me te njejtin emer ne vitin 1513 d.c. (pas krishtit). dhe eshte zbuluar vetem gjysma e saj ne vitin 1929, gjate punimeve te ristrukturimit te Pallatit Perandorak te Stambollit. E vizatuar ne lekure gazele, mund te shohim: bregun perendimor te Afrikes,  bregun e Europes, bregun lindor te Amerikes Jugore, bregu lindor i Amerikes Veriore (pjeserisht) dhe Token e Mbretereshes Maud ne Antarktik.
Veçoria e kesaj harte, nuk eshte ne faktin qe paraqet Antarktiken perpara se ajo te zbulohej zyrtarisht ne vitin 1818, por qe e paraqet ate ne nje epoke subglaciale (pa akuj), ashtu siç dukej midis 15.000 dhe 4.000 viteve para krishtit (a.c).
Profili i kontinentit Antarktik pa akujt qe e mbulonin do te zbulohej vetem ne vitin 1949 gjate kursit te vitit Nderkombetar Gjeofizik, nepermjet metodes sizmike te reflektimit. Ashtu siç thote vete admirali Reis, ai nuk e vizatoi harten me doren e tij, pra teresisht nga zero, por pati mundesine ta rikopjonte nga burime me te vjetra; fale fames qe pati per meritat e tij, kishte ne fakt hyrje te privilegjuar ne Biblioteken e Kostandinopojes (sot Stambolli), nga ku mundi te dokumentoj me botime dhe me antike.

Kushdoqofte ai para 4.000 vitesh para Krishtit dhe gjithsesi perpara lindjes se nje qyteterimi te njohur, si arriti te kishte keto njohuri kaq te avancuara ne hartografi?

Se pari, harta prezantohet me nje longitude teper te sakte; eksperte qe kane analizuar kete harte kane vene re gabime me marzh me te vogel se 1 grade. Ju kujtoj, se longitude percaktohet nga distanca e gradeve ne lindje dhe atyre ne perendim kundrejt nje meridiani referues, qe ne hartografike aktuale jepet nga meridiani i Greenwich. Llogaritja e longitudes ndryshe nga perllogaritja e latitudes e cila llogaritej lehtesisht sipas ravijezimit me trupat qiellore, ka qene gjithmone nje problem jo i thjeshte per hartografet e kaluar. U ideuan shume metoda por asnjera nga keto ishte ne gjendje te zgjidhte problemin ne praktike. Ajo qe ne te vertete duhej, ishte te llogaritej me saktesi koha qe kalonte nga pika e nisjes ne ate te mberritjes. Vetem pas vitit 1730, anglezi John Harrison, pas shume tentativash, arriti te ideonte nje kronometer relativisht te sakte (me nje gabim ose mbetje me te vogel se 3 sekonda ne dite) i cili beri te mundur ne vitet qe do vinin nje llogaritje te sakte te longitudes.

 

Bota Antike – Mercator

 

Oronzio Fineo

 

Buache

Se dyti, duhet te dime qe per te paraqitur nje sfere (psh Token) ne nje siperfaqe te sheshte/rrafshte, duhet te aplikojme disa adaptime qe quhen ndryshe projeksione. Gjate viteve jane krijuar lloje te ndryshme projeksionesh midis te cilave me e famshmja e perdorur ne altlante, eshte ajo e quajtur Merkator. Me pak fjale, eshte vertetuar se harta Piri Reis ne paraqitjen e saj adopton pikerisht nje projeksion qe quhet projeksion azimutal i barazlarguar. Te gjitha keto lene te nenkuptohet se çfare njohurish matematike te thella duheshin per te perpiluar nje harte te tille.

Duam te kujtojme faktin se rasti Piri Reis nuk eshte i vetem, por si ai egzistojne harta te tjera qe paraqesin vende qe per ate epoke nuk njiheshin akoma, dhe citojme ketu disa prej tyre: Oronzio Fineo, Mercator dhe Buache.

Admirali Reis, konsiderua rnga shume persona si pirat, ne realitet ishte nje person shume i kulturuar dhe mendjendritur. Duke perfituar nga pervoja e tij e gjate si lundertar, vendosi te hidhte ne leter te gjitha njohurite qe kishte marre gjate udhetimeve te tij te shumta. Po flasim pikerisht per Kitabi Bahriy. Brenda tij mund te zbulojme perveç pasurise se madhe te informacioneve detare, edhe faktin se Kolombi nuk e zbuloi Ameriken, por thjesht e ri-zbuloi. Kronikat na tregojne se nje marinar i Kolombit i zene rob nga xhaxhai Qemal Reis dha nje ndihme te madhe gjate perpilimit te Hartes. Marinari i dhuroi Reisit, nje harte te perdorur nga vete Kolombi, ne te cilen dukeshin lehte brigjet e Botes se Re. E gjitha kjo kofirmohej nga nje leter qe Kristofor Kolombi i dergoi vellait te tij Bartolomeo.

Asnje hartograf i antikitetit, qe nga Eratostene (275?-194 a.c.) deri tek Klaudio Tolomeo (shek. II d.C.), nga Marino di Tiro (dhe ky i shek. II), tek Pomponio Mela (shek I), ka paraqitur, ne veprat e tyre qe kane arritur ne ditet e sotme, Ameriken dhe Antarktiden. Ndersa nje vezhgim i shpejte ne harten me ngjyra te Piri Reis, realizuar mbi nje lekure gazele me permasa 85 x 60 cm, na lejon te konstatojme se ajo perfshin brigjet perendimore te Afrikes dhe te Europes, prej Kepit Palmas ne Brest, perfshire ishujt e Atlantikut Verior dhe disa te Atlantikut Jugor, Kuba dhe ishujt e Karaibeve, bregu atlantik i Amerikes se Jugut, nga Kepi Frio ne veri, deri ne Amazone, dhe ishulli Maracà, dy ishuj misterioze dhe te panjohur, njera prej te cilave quhej Antila, ndersa tjetra shtrihet ne nje zone ku, ne ditet tona, egzistojne vetem ishujt e vegjel shkembore te Saint-Pierre dhe Saint-Paul, nje pjese e zinxhirit te Andeve, bregu jugor i poshtem i Amerikes se Jugut, nga Bahia Blanca ne Kepin Horn, ishujt Shetland jugore, ishujt Falkland, nje pjese e kontinentit antarktik, midis se ciles Token e Mretereshes Maud.

Rio i Amazones eshte vizatuar dy here: heren e dyte admirali paraqet ne menyre korrekte ishullin Marajo, zbuluar vetem ne vitin 1543. Mungojne rreth 900 milje bregdet midis Kepit Frio dhe Bahia Blanca, por Ishujt Falkland (zbuluar ne vitin 1592) jane paraqitur ne menyre perfekte. Nuk duket ne harte ngushtica e Drake, qe ndan Kepin Horn nga kontinenti antarktik, por gjejme ishujt Shetland te hemisferes jugore. Dhe nga Anraktida shihen qarte Gadishulli Palmer, Toka e Mbretereshes Maud dhe nje numer i konsiderueshem maja malesh sub glaciale (akullnajore) ne dukje nga brigjet, te identifikuar si te tille nga spedicioni antarktik norvegjezo-suedezo-britanik ne 1954. Eshte kurioz fakti qe admirali ka vizatuar vetem gjysmen e ishullit te Kubes, duke paraqitur pjesen perendimore ne formen e nje grumbulli ishujsh me te vegjel. Por profesori Hapgood ka zbuluar misterin: kjo pjese ka qene e fundosur, ne epoken antike. Serish ketu kemi nje tjeter element qe deshmon vjetersine shume-mijera vjeçare te disa fragmenteve te perdorura ne harten e admiralit turk.

– See more at: http://www.alien.al/2011/05/harta-misterioze-e-piri-reis.ufo#sthash.HyOhLKGH.dpuf