Shaqiri thirrje tifozëve: Na mirëkuptoni

47

shaqiriXherdan Shaqiri, e quan Shqipërinë “atdhe” të tij, por u kërkon tifozëve që ta mirëkuptojnë për situatën para të cilës ndodhen lojtarët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës.

“Ndjehemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për Shqipërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në “Qemal Stafa”, pasi si ne dhe Shqipëria synojmë fitoren. Sa u përket tifozëve, është më se normale që do të reagonin në këtë mënyrë, por ama lutem ta kuptojnë këtë situatë”, shprehet Shaqiri.

Lojtari i Bajernit të Mynihut thotë se, shqiptarët e Zvicrës veprojnë si profesionistë pavarësisht se përballë do të kenë Shqipërinë. “Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë futbolli fundja-fundit është profesion. Ne jemi profesionistë”, deklaron Shaqiri.