Plagoset me armë zjarri pronari i një pike bastesh në ish-Bllok

54

policia-e-tiranesNjë plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se plagosja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”.

Nga të dhënat e policisë, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Françesko Dushku, 32 vjeç, pronar i një pike bastesh aty pranë.

Mësdohet se Dushku pati një zënkë të momentit me një shtetas tjetër, i identifikuar si Genci Basha. Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat blu dhe nisën menjëherë hetimet. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.