“Uroj që kjo strukturë dhe këta oficerë të vënë në lëvizje Policinë e Shtetit në interes të përforcimit të komunikimit me komunitetin. Prej kohësh Policia e Shtetit kishte nevojë për një shkundje, pasi kishte rënë në rutinën e përditshme. Personat që vijnë në kupolën e policisë janë alternative, pasi çdo punonjës ka dhënë kontributin e tij”, tha Prençi.
Prençi ka hedhur akuza në drejtim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, se është përdorur nga politika dhe se ka shitur bashkëpunëtorët e tij. Ai vlerësoi emërimet e reja në Policinë e Shtetit, duke theksuar se të gjithë drejtuesit e rinj të policisë janë specialistë shumë të mirë.
“Unë do të dëshiroja të shihja një polici të distancuar nga politika. Hysni Burgaj ka qenë i përdorur. Ai shiti të gjithë bashkëpunëtorët. Të gjithë ata që janë emëruar janë specialistë shumë të mirë. Ata nuk kanë marrë grada pasi i ka lënë peng zoti Burgaj”, tha ai.