Ja si Nishani shkarkonte njerzit nga puna, motivi: Ka marrë pjesë në mitingun e PS-së

63

faksimilePresidenti i vendit, Bujar Nishani, dy ditë më parë është ankuar publikisht për gjendjen psikologjike jo të mirë të administratës publike për shkak të shkarkimeve sipas tij.

“Nuk ka nevojë politika, por edhe tërë ambienti ynë shoqëror për acarime të tilla,- ka deklaruar Nishani.

Sot, Gazeta Dita ka bërë publikë një shkresë zyrtare të vitit 2005, e datës 26 tetor, ku tregohet, se si Nishani jo vetëm që nuk shqetësohej nga gjendja psikologjike e administratës, por jepte urdhra krejtësisht të qetë për shkarkimin e tyre, me motivacionin e vetëm, se kishin marrë pjesë në mitingun e PS-së.

Nëse qeveria aktuale do të përdorë këtë format motivacioni për pushime nga puna, atëherë administrata e cila ka qenë e detyruar të dalë me dhunë në rrugë për të mbushur sheshet i bie të boshatiset e tëra.

Shkresa e Bujar Nishanit është përpiluar kur ai ishte sekretar i PD për degën e Tiranës dhe me gjakftohtësi jepte urdhra për shkarkimin e njerëzve nga puna.

Nishani urdhëron shkarkimin e tre punonjësve.

Motivi: kanë marrë pjesë në fushatën elektorale të PS-së.

“Bashkëlidhur gjeni ankimimin tonë për një grup punonjësish tuaj, të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e kaluar elektorale në stafin e kandidatit socialist, Anastas Angjeli. Këta punonjës kanë shkelur ligjin për depolitizimin e institucionit tuaj. Për rrjedhim kërkojmë nga ju të merrni masat përkatëse sipas shkeljes së kryer”,-  shkruante Nishani në atë kohë.

 

faksimile