Rama takim me krerët e Policisë së Shtetit: Të gjithë presim shfaqjen e vlerave tuaja

45

ramaKryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ju sot keni marrë përsipër një detyrë që të tregoni veten pas një karriere me ulje, ngritje, ulje, për të treguar vlerën e madhe që keni. Jeni të gjithë njerëz që nuk keni ardhur në këto pozicione as nga rekomandimet e partisë as nga rekomandimet e klaneve, por nga rekomandimi që përbën karriera dhe puna juaj. E pra sot është dita që ju të tregoni vlerën e një karriere të bërë mes shumë sakrificash dhe padrejtësish duke ruajtur dinjitetin e reformës dhe të familjes tuaj”,- tha Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, Policia e Shtetit është një organizëm i prekur thellë nga krimi dhe korrupsioni, një polici ndaj të cilës asnjë qytetar shqiptar nuk e ndjente që ishte i mbrojtur.

“Po shkojmë drejt objektivit të një policie që është unifikuar në qëllime dhe është terësisht e integruar në mekanizmat që veprojnë sot dhe pa u lodhur për vite të tëra, deri sa të kemi arritur të marrim mbrapsht suksesin që kërkojmë, jetën e çdo qytetari, pasurinë si dhe pronën private të çdo shqiptari. Policia e shtetit do të marrë përsipër të mbrojë çdo m2 të Republikës së Shqipërisë, tokë buke, plazh, kodër, pyll apo shtrat lumi, burimet ujore , burime natyrore, çdo byrim të mirëqënies së këtij populli dhe të garancive së mirëqënies së gjeneratave të tjera, që do të thotë se policia e shtetit do t’ju përgjigjet qytetarëve kur ata janë pre e kërcënimeve për pronën e tyre apo që ngrenë zërin për të shprehur shqetësime.”

Gjithashtu Rama u shpreh për fuqizimin e komisariateve kryesisht në zonat me lëvizje të mëdha demografike, duke hedhur hapa për të konceptuar dhe drejtuar policinë e shtetit si partner me qytetarët.

Nga 811 oficerë të lartë, që ishin tërësisht të shkëputur me realitetin, mbledhur të tërë në një strukturë amorfe, tërësisht inegzistente, ne do të kalojmë në 255 funksionarë. Ndërkohë që të gjitha funksionet e tjera që ishin pjesë e strukturës do zbresin në terren për betejen e sigurisë së popullit. Është një betejë për të emancipuar policinë e shtetit me një forcë, që është forca që mbrohet qytetari. Kjo reformë synon të profilizojë detyrën e policisë, si një trup strategjik drejtues dhe monitorues dhe nga ana tjetër të fuqizojë trupën policore operacionale me funksione të drejtëpërdrejta. Drejtësia kërkohet sot nga shumë nëna dhe familje të cilat janë përvëluar nga goditje të tilla kriminale, prandaj detyra jonë parësore është që të kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës”,- deklaroi Kryeministri i vendit Edi Rama.