Basha: Rama nuk kërkon konsensus, por nënshtrimin e opozitës

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas thirrjes së bërë nga kryeministri Rama për konsensus, pas shtyrjes së votimit në Kuvend për aktin normativ për nëpunësin civil. Në një deklaratë publike Basha ka deklaruar se, Rama nuk kërkon konsensus, por nënshtrimin e opozitës.

“Akti normativ mbetet fakt, shkatërron konsensusin, marrëveshjen unanime me votën unanime në Kuvend për një nga tre ligjet e Brukselit.  Të jeni të qartë asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do konsensus, nënshtrim, që opozita ti nënshtrohet vullnetit arbitrar, akti normativ zhbën një ligj votuar me 3/5. Opozita shqiptare do të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerës së konsensusit dhe ligjit, nëse me te vërtetë do dialog dhe konsensus për cdo problem që mendon se ka evidentuar në mënyrë të ligjshme opozita është e gatshme, por është ai që i ka prerë rrugën këtij dialogu, duke miratuar në errësirë aktin normativ”,- tha Basha.

 

KE: Dritë jeshile për 4 shtete të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë

KETë mërkurën, më 16 tetor, Komisioni Evropian pritet të paraqesë vlerësimin më të mirë në gjithë këtyre viteve bllokimi politik për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke u dhënë mundësinë katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë me hapin pasardhës për t’u futur në BE.

Shtetet anëtare do të pyeten për të lejuar Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe ndoshta edhe Bosnjën, për të vazhduar formalisht procesin e negocimit me BE-në.

Shqipëria, e cila aplikoi në vitin 2009 për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian, ka pasur një zhvillim për sa i përket zgjedhjeve në vend. Në qershor, ajo zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj dhe kaloi një paketë vendimtare në sistemin e ligjeve.

Kosova dhe Serbia kanë përparuar në marrëdhëniet ndërmjet tyre, që prej luftës së vitit 1998-1999, duke pranuar etnicitetin e serbëve në veriun e Kosovës.

Bosnja ka bërë përparësi në rrugën e çështjeve kushtetuese që e ka bllokuar procesin për 4 vite rresht, ndërsa Maqedonia do të kërkojë, për herë të pestë, dritën jeshile drejt BE-së, gjë që do të çojë në tensionimin e grupeve politike dhe etnike nën qoftë se Greqia vë veton.

Më e pafat pritet të jetë Turqia, pasi Komisioni do të reduktojë shanset e saj për rifillimin e bisedimeve për të hyrë në BE, duke mos i dhënë asaj rekomandimin.

Michael Leigh, ish-drejtori i përgjithshëm i çështjeve të zgjerimit në Komisionin Evropian, thotë për EuropeanVoice, se ky vit nuk ka qenë një vit i keq.

“Kemi parë një përmirësim të vërtetë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zbutja e grindjes për Qipron, besoj se do ta sjellë më afër Turqinë me Bashkimin Evropian”, -ka shtuar më tej Leigh.

Bark i madh, më tepër njerëz të çmendur

pancia_giganteNjerëzit me bark të shëndoshë janë katër herë më të predispozuar për humbjen e memories sesa ata me bark normal.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga “Rush University Medical Center” në Çikago, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të shëndetit.

Personat me bark të madh, kanë një nivel të ulët të proteinës të quajtur “PPAralphna” në tru dhe mushkëri, çka çon në rritjen e riskut të sëmundjes së humbjes së memories.

Janë proteinat ato që kontrollojnë memorien dhe procesin e të mësuarit, dhe mungesa e tyre çon në humbjes e memories ose deri në çmenduri.

Injektimi i një doze “PPAralphna” në trurin e personave, të cilëve u mungon kjo proteinë, bën që ata të jenë më tepër rezistentë ndaj humbjes së kujtesës.

Kate Holmes me thinja, në “Good Morning America”

Katie Holmes
Katie Holmes
Katie Holmes

Bukuroshja Katie Holmes, teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Good Morning America”, ka qenë e pakompleksuar në ekspozimin e thinjave të para të saj, që siç edhe e kanë fokusuar fotografët dukeshin qartë.

Aktorja e sapo divorcuar nga bashkëshorti i saj Tom Cruise, është shfaqur në një formë të admirueshme fizike, ku bukuria e saj citohet të jetë origjinale e pandikuar nga ndërhyrjet kirurgjikale estetike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

article-2451118-18A292F100000578-940_634x411
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

Katie Holmes
Katie Holmes

 

 

 

 

 

 

 

 

PE: Rritja e ekstremit të djathtë, shqetësim për BE-në

Agimi-i-ArteParlamenti Europian është përfshirë në një debat mbi rritjen e lëvizjeve të krahut të ekstremit të djathtë në Europë, i nxitur dhe nga lëvizjet e kohëve të fundit në Greqi. Vrasja e fundit e një militanti social në Greqi ka dominuar debatin, megjithëse shumica e eurodeputetëve e konsideron vrasjen, si simptoma e fundit e një lëvizjeje në rritje, që nuk kursen asnjë vend të BE-së.

Përgjatë debatit, Eurodeputetët kanë theksuar se, BE duhet t’i akordojë një vëmendje më të madhe shqetësimeve të qytetarëve, sepse kriza e zgjatur i nxit të kthehen drejt ekstremeve.

Eurodeputetët e të gjithë krahëve politikë pranuan se klima e ankthit, e zhgënjimit, e destabilitetit ekonomik, përbëjnë një terren të favorshëm për ekstremin e djathtë. Për të kontrolluar këto lëvizje, eurodeputetët vlerësuan se, duhen përdorur mjetet e shtetit të së drejtës dhe gjithashtu qeveritë dhe institucionet europiane duhet të veprojnë paraprakisht në favor të nevojave të qytetarëve dhe të përshtatin politikat e tyre.

Eurodeputetët propozuan në veçanti, që Komisioni Europian të studiojë aktivitetet e organizatave neonaziste në tërësi në BE dhe të krijojë një bazë të dhënash dhe një observator mbi krimet e urrejtjes.

Shumë parlamentarë të krahut të djathtë vunë në dukje gjithashtu se, duhet luftuar kundër çdo lëvizje ekstremiste, cilido të jetë orientimi i tyre politik, si çdo kush që kërcënon demokracinë dhe konsiderohet i rrezikshëm./i.t/

 

 

Tragjedia e Lampeduzës, BE solidaritet dhe politikë për migracionin legal

Gjetja e mënyrave për të evituar tragjedi të reja si ajo që ndodhi në Lampeduza më 3 tetor është një sfidë jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Europian, kanë theksuar eurodeputetët në PE, gjatë një debati me Komisioneren për Punët e Brendshme të BE-së, Cecilia Malmström dhe zv. Ministren lituaneze të Punëve të Jashtme, Vytautas Leškevičius.

Eurodeputetët bënë thirrje për vendosjen e një politike të përbashkët për migracionin legal, të demonstrojnë solidaritet përballë Shteteve Anëtare që janë më të konfrontuara me flukset e migracionit dhe të punojnë mbi rrënjët e problemit, me vendet e origjinës së emigrantëve.

Mjetet e Frontex-it, për të detektuar anije të vogla, që kanë si qëllim të kalojnë Mesdheun, nevojshmëria për të pasur një mbështetje politike, burime si edhe një bashkëpunim i përforcuar me vendet e treta (vendet e origjinës dhe vendet e transitit) janë  disa nga pikat e ngritur gjatë debatit në PE. Eurodeputetët kanë theksuar gjithashtu, se ,si premtimet po ashtu edhe aktet janë të nevojshme në kuadër të solidaritetit./i.t/

 

 

Rama nga Kuvendi: I bëj thirrje opozitës për konsensus në lidhje me aktin normativ

Rama-1-photo-jutta-benzenbergIMG_1645Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit opozitës, të bëhet pjesë përfshirëse mbi diskutimet në lidhje me aktin normativ për ligjin e nëpunësit civil, në funksion të mbarëvajtjes së shtetit dhe nëpunësve të tij.

“Duke e garantuar opozitën e vendit që kjo shumicë është këtu për të mos përsëritur asnjë faj, gabim, e vije sjelljeje në vazhdën e sjelljes së vjetër dhe duke shprehur vullnetin e plotë për të vazhduar të dialogojmë me të gjitha pjesët e opozitës pa asnjë përjashtim, mbetemi në dispozicion edhe në ditët në vijim e në një afat të arsyeshëm për disa ditë më vonë për të gjetur rrugën e arsyes e të konsensusit.

I kemi të gjitha forcat numerike për të garantuar atë konsensus që Kushtetuta parashikon, por kemi gjithë vullnetin para se të përdorim këtë forcë të kërkojmë deri në sekondën e fundit mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës në funksion të mbarëvajtjes së shtetit dhe nëpunësve, që votimi të jetë shprehje e këtij mirëkuptimi”,- deklaroi Rama.

Lirohet Kryeministri Zeidan, u rrëmbye nga “Dhoma e revolucionarëve të Libisë”

ali-zeidanËshtë liruar Kryeministri i Libisë, Ali Zeidan i cili u rrëmbye në të gdhirë të ditës së sotme nga disa forca rebele në kryeqytetin e vendit, Tripoli. Anëtarë të së ashtuquajturës “Dhoma e revolucionarëve të Libisë” një grupim, i cili ka qenë i punësuar nga qeveria për të garantuar sigurinë në Tripoli, ka kryer këtë akt.

Sipas deklarimeve të rrëmbyesve Kryeminsitri Ali Zeidan është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme ndërsa akti është kryer për shkak të deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, se qeveria Libiane ka qenë në dijeni të operacionit për arrestimin e terroristit të Al Kaedes i cili akuzohet për sulmet e vitit 98 në disa ambasada amerikane.

Ndonëse personat përgjegjës për rrëmbimin kanë deklaruar se ky ishte një akt-arrestim me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, vetë zyra e Prokurorit deklaroi, se nuk ka lëshuar asnjë mandat arresti.

Vlorë, digjen dy automjetet e Rektorit të Universitetit

flake-makine-23Rektorit të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Albert Qarri i janë djegur në orët e para të mëngjesit të dyja automjetet që përdorte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, pranë banesës së tij, kur fqinjët kanë lajmëruar rektorin Qarri, se të dy automjetet e tij kishin marrë flakë, makina personale dhe makina e Universitetit.

Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë Rektori Qarri. Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Bulevardi i ri, pronarët e tokës padisin Bashën dhe Berishën

bulevardiPrishja e bulevardit aktual për ndërtimin e projektit të ri, ka acaruar pronarët e tokave që preken nga ky projekt. Ato kanë vendosur të padisin në Gjykatën e Tiranës tre institucione, Bashkinë e Tiranës, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme.

Depozitimi në Gjykatën e Tiranës është kryer nga Myrshit Vorpsi, një nga drejtuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi” sipas raportimit të Shqiptarja.com.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar publikisht se projekti i ri i bulevardit do të rishikohet dhe se për të do të vendosë së shpejti Këshilli Kombëtar i Territorit.