Ja cilat janë postet më të paguara në Shqipëri

euroKush është punonjësi më i paguar i administratës shtetërore? Nuk është as Presidenti i Republikës dhe as Kryeministri por administratori i CEZ-it.

E nëse kreu i shtetit ka një pagë prej 250 mije leke, administratori i kompanisë CEZ, ka një rrogë prej 300 mijë lëkë në muaj. Nëse Kryeministri paguhet 220 mijë lekë në muaj, po kaq paguhet edhe posti Drejtorit të Agjencisë së Trafikut Ajror.

Shoqëritë aksionere me kapital shtetëror ku bëjnë pjesë “Albpetrol”, “Korporata Elektroenergjetike”, “Operatorit i Sistemimit të Transmetimit”, etj., janë kompani që nuk marrin para nga buxheti i shtetit por janë me vetëfinancim. Ndaj dhe struktura e pagës së tyre nuk varet nga buxheti.

Sipas ligjit, ekspertet shpjegojnë se çdo shoqëri ka një bord mbikëqyrës, anëtaret e të cilit zgjidhen nga ministri i linjës dhe ky bord përcakton edhe pagat.

Nëse blini një shtëpi në Greqi, Bullgari, Qipro, Letoni, Portugali dhe Spanjë, ju jepet leje qëndrimi në territor

article-0-015EB0980000044D-295_468x286Një sërë vendesh të Bashkimit Europian si Greqi, Bullgari, Qipro, Letoni, Portugali dhe Spanjë iu akordojnë leje qëndrimi të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të cilët mund të realizojnë një investim imobilar në territorin e tyre.

Në shumicën e rasteve, këto leje qëndrimi të përkohshme mund të shndërrohen në leje qëndrimi të përhershme në hapësirën Shengen. Numri i lejeve të qëndrimit të akorduara në kuadrin e këtyre programeve të mbështetjes për investim, po rritet në mënyrë të shpejtë, si edhe numri i shteteve, që i japin ato.

Në realitet, këto vende kanë hyrë në konkurrencë me njëri-tjetrin, për të propozuar kushte aksesi për leje qëndrimi gjithmonë e më elastike dhe gjithmonë e më pak shtrënguese, në rastet e investimeve imobiliare.

Por, kjo është shfaqur si një realitet shqetësues për vetë BE-në, e cila ka ekspozuar shqetësimin e saj në nivel parlamentar, nëpërmjet një sërë problematikash që ngrihen. Së pari, këto programe mbështetje investimi kanë një sërë pasojash negative, sepse në shumë vende, kërkesa e jashtme provokon shqetësim të tregut imobilar, një ngritje artificiale të çmimit të tyre dhe një konkurrencë të egër për akses në kredi komerciale, për banorët vendas.

Së dyti, një situatë e tillë, bie në kundërshtim me propozimin e direktivës mbi kontratat e kreditit, që lidhet me të mirat imobiliare me përdorim rezidencial. Informacionet që vijnë nga instancat kombëtare tregojnë, që mjetet që përdoren nuk janë gjithmonë transparente dhe nuk janë as objekt i një kontrolli, sipas normave të lejuara dhe se, mund të favorizojnë pastrimin e parave.

Aktivitetet komerciale që lidhen me dhënien e lejeve të qëndrimit janë shndërruar në një burim përfitimi për grupe të vogla interesi si disa banka, shoqëri konsultimi dhe shoqëri imobiliare, që zhvillojnë tregtinë e tyre në shkatërrim të sigurisë së tërësisë së hapësirës Shengen.

Eurodeputetë kanë reaguar në lidhje me këtë situatë, duke i drejtuar pyetjet e mëposhtme Komisionit Europian:

1. A e di Komisioni që dhënia e lejeve të qëndrimit në Hapësirën Shengen, është shndërruar në një biznes fitimprurës, i nxitur nga autoritetet e disa vendeve?

2. Si e gjykon Komisioni faktin që procedurat, shumë të ndryshme nga një Shtet Anëtar në tjetrin mbi dhënien e lejeve të qëndrimit kanë pasoja direkte mbi aksesin në Hapësirën Shengen në tërësinë e tij, dhe se prezanton nivele të ndryshme transparence dhe kontrolli dhe kërkon pragje investimi të variueshëm? Si e gjykon Komisioni këtë gjendje aktuale, në perspektivën e stabilitetit dhe të vazhdimësisë afatgjate të Hapësirës Shengen ?

3. A synon Komisioni marrjen e masave mbi këtë subjekt, p.sh. fiksimin e kritereve minimale për marrjen e një leje qëndrimi në Hapësirën Shengen, duke ditur që titullarët e lejeve, shpesh nuk banojnë në vendin që iu ka dhënë lejen e qëndrimit dhe zhvendosen lirisht në hapësirën Shengen dhe duke ditur po ashtu që praktikat aktuale provokojnë qartësisht deformime të tregut imobilar?

Përtej shqetësimit aktual që vjen nga eurodeputetë në Parlamentin Europian, duket se politikat e këtyre vende po tregohen joshëse ndaj thithjes së kapitalit të huaj, të vendeve të botës së tretë, çka duket se shumë shpejt do të sjellë një përplasje reale me politikat përkatëse brenda BE-së./i.t/

 

 

 

Plani “Katovica”: Nano dhe Berisha në krye të pluralizmit

Katovica-1-001

“DITA”

Intervista/ Prof. Servet Pëllumbi konfirmon se dokumenti Katovicës që ka paraqitur dy netë më parë në një emision TV është autentik. A ishin Nano dhe Berisha të përzgjedhurit e Ramiz Alisë? Tani që R. Alia nuk është më midis nesh, mungesën e tij më tepër duhet ta ndiejnë dyshja Nano-Berisha. Por edhe këta të dy kanë të drejtën e kundërshtimit. Koha le të gjejë kush ka të drejtë – thotë prof.Pëllumbi

Pas intervistës që dha pardje për ‘Channel One’ ku zbuloi dokumentin e Katovicës, Prof. Servet Pëllumbi konfirmoi dje për gazetën ‘DITA’ se dokumenti është origjinal dhe ai e disponon atë kopje.

Profesor, a është autentik materali që ju treguat në intervistën që dhatë në ‘Channel One’?
Po është autentik. Ky material nuk është fare i panjohur për opinionin shqiptar, pasi për të është folur herë pas here, janë trajtuar pjesë të tij, por jo në tërësi. Në fakt, është një mbledhje e Byrosë Politike, ku Ramiz Alia me më shumë se dy vjet vonesë, u zbulon byroistëve përmbajtjen e platformës së Katovicës, të cilën e kishte marrë nga Gorbaçovi.

A u zbatua ajo platformë në Shqipëri?
Me përpikmëri. Unë këtë e kam trajtuar në intervistën që dhashë në tre drejtime kryesore: Në pluralizmin politik që do ta udhëhiqnin të emëruarit nga partitë komuniste, në trajtimin e ish-të përndjekurve politikë dhe në qëndrimin ndaj pronarëve.

Ju thatë në intervistë që stafetën e Katovicës sot e mban ai që flet më shumë për bllokmenët, pra Berisha, apo jo?
Këtë unë ua kam sqaruar më hollësisht në intervistën që kam dhënë për gazetën ‘DITA’ më 18 mars të këtij viti, pra më shumë se tre muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit. Në atë intervistë unë i jam shprehur ekzaktësisht kështu pyetjes suaj për ata që vënë shenjën e barazimit mes Nanos dhe Berishës:

“ Më fute në histori me këtë pyetje. Për Nanon e Berishën, si për çdo protagonist ngjarjesh të rëndësishme historike, fjalën e fundit do ta thonë historianët mbi bazën e dokumenteve. Dhe kjo do kohën e vet. Megjithatë, nuk mendoj se bëjnë ndonjë mëkat “ata, nga  radhët e opozitës,siç thoni ju, që venë shenjën e barazimit midis Nanos dhe Berishës”. Qenia për disa vjet e Nanos në krye të PS-së, apo  thirrja nga disa socialistë “si lider historik”, nuk e bën të paprekshëm nga “kritika historike” dhe as u ndalon socialistëve e jo socialistëve të shohin pika takimi në binomin Nano-Berisha. Ka plot të dhëna që u japin të drejtë të dy palëve. Realisht, të zhveshur nga  glorifikimet, duhet thënë, se midis Nanos e Berishës, ka ndryshime jo to vogla pozicioni politik, interesash, karakteri, niveli intelektual, etj, siç ka dhe gjera të përbashkëta të shfaqura në disa marrëveshje të fshehta, pse jo dhe  pazare midis tyre. Lexuesi apo dhe telespektatori i vëmendshëm, nuk e kanë  të vështirë të kujtojnë disa prej tyre. Të dy, në heshtje, kanë qenë të përzgjedhurit e Presidentit Ramiz Alia për të ndjekur zbatimin e klauzolave të Katovicës dhe për të drejtuar, majtas-djathtas, dy partitë e mëdha në vend.

Ka plot mistere politika shqiptare. Sa ishte gjallë R. Alia, në një pritje në Sheraton, e takova dhe i thashë, si me shaka, në prezencën e të nderuarit president Alfred Moisiu: “Mosha bën të vetën, ndriçoji  disa enigma, tregona si i zgjodhe në krye të dy partive të mëdha Nanon e Berishën, trego për letrën e Gorbaçovit për Katovicën”? Ai në vend të përgjigjes, siç e kishte zakon, qeshi në formë mohuese  dhe e hodhi bisedën në diçka tjetër… Gjithsesi, tani që R. Alia nuk është më midis nesh, mungesën e tij më tepër duhet ta ndiejnë dyshja Nano-Berisha. Por edhe këta të dy kanë të drejtën e kundërshtimit. Koha le të gjejë kush ka të drejtë. Kjo është demokracia…!”

A mund të konsiderohet tashmë i mbyllur kapitulli i Katovicës në Shqipëri?
Urojmë të jetë mbyllur. Nano dhe Berisha nuk kanë më pushtet politik.Por porosia e Katovicës ishte që klasa komuniste në pushtet për dy-tri legjislatura të shndërrohej në klasë kapitaliste. Kjo është arritur dhe në këtë aspekt mund të bëhen shumë diskutime. Koha do të tregojë se është mbyllur përgjithmonë kapitulli Katovicës. Do kemi rast të flasim sërish për të.

Intervistoi Xhevdet Shehu

******

Pse Ramiz Alia?

5Takimi i partive komuniste që u mbajt në Katovicë (Poloni) në vitin 1986 vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mistershme të shekullit. Kjo, jo vetëm për faktin se, nuk ka asnjë të dhënë të hollësishme në lidhje me çfarë është diskutuar, por se ky takim shënoi përfundimisht shpërbërjen e bllokut komunist në tërësi dhe atij lindor në veçanti. Dihet në terma të përgjithshëm se në këtë takim ish-udhëheqësi i BRSS-së, Mihail Gorbaçov u ka deklaruar vendeve të lindjes se ekonomia jonë po shkon drejt katastrofës dhe se ne nuk jemi në gjendje të furnizojmë me material për industritë civile dhe ushtarake ekonomitë tuaja. Ndaj duhet të gjejmë metoda të reja të mbijetesës sipas sistemit perëndimor, por duke trashëguar pushtetin me metoda dhe mënyra të tjera.

Kaq dihet dhe se ky takim ende edhe sot përbën një mister, i cili rri i fshehur apo arkivuar dhe askush nuk ka mundur të marrë më shumë informacion. Ky takim u pasua pas disa vitesh me rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Kjo i detyroi vendet e lindjes që në bazë të një strategjie, e cila ishte e paracaktuar në nivele të larta midis Moskës dhe Uashingtonit të fillonin përgatitjet për një kalim të butë nga sistemi i mëparshëm socialist drejtë atij të kapitalizmit bashkëkohor. Sigurisht që, lufta e ftohtë jo vetëm që krijoi tensione mes dy blloqeve , të cilat po të mos ishin zbutur nga toleranca dhe mendjet e ftohta mund të kishin sjellë katastrofën atomike për rruzullin tokësor. Ndaj ky kapërcim i butë do të ishte në fund të fundit edhe ardhja e lirisë së pritur dhe krijimi dal ngadalë i demokracive të reja në vendet lindore.

Alia ishte një nga njerëzit që në mënyrë të heshtur dhe me dijeninë e udhëheqjes së kohës, mbante lidhjet e tërthorta me ish- bllokun lindor dhe ka qenë ndër të vetmit që ka patur njohuri dhe dijeni për atë çka orientoi takimi i Katovicës. Kjo nuk ishte rastësi, pasi vetë Alia kishte studiuar dhe kishte një njohje të hershme me vetë Gorbaçovin.

Deri në 1979, R. Alia ishte zëvendës i H.Kapos, drejtor ky, i Shërbimit Sekret të partisë që kontrollonte dhe vetë Sigurimin. Me vdekjen e tij, R. Alia mori krejt kontrollin gjë që, se ka pranuar kurrë edhe pse askush nuk e ka pyetur kurrë. Mirëpo ndërkaq kjo dihet brenda e jashtë vendit. Më vdekjen e E. Hoxhës agjencitë e huaja lajmëruan që zëvendësuesi i tij ishte shefi i Policisë Sekrete partiake. Si i tillë nuk të çudit e ashtuquajtura, mundësi e tij potenciale për të ushtruar dhunë edhe në “demokraci”.

“Por kemi edhe organet tona të dhunës. Nëse do të jetë e nevojshme do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në PUSHTET, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar… Pavarësisht konflikteve që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme” (Projekt Pluralizmi, R. Alia mbledhja e Byrosë Politike në 1989)

 

******

 

Teksti i plotë i pacensuruar i mbledhjes së Byrosë Politike që u mbajt në tetor të vitit 1989:

Diskutimi top-sekret i Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe  platforma që ai mori nga Gorbaçovi. Ja kush do të jetë demokracia jonë (Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor, viti 1989)

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

2)  Në krijimin e pluralizmit politik.

dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

Dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të aferohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; Por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do tu a japim. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të intelektualët pensionistë, këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës, le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

G20: masa për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe zbatim të ideve ne terren

1551_8f4863e820dffdbfb808c068c459a0c4Ekonomia globale, stabiliteti financiar dhe financimi i investimeve kanë përbërë elementët bazë gjatë takimit të Ministrave të Financës së G20-s dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore, i cili u mbajt në Uashington DC, më 10-11 tetor. Ministrat e Financave dhe Guvernatorët ranë dakord, se ekzistojnë shumë ide për të promovuar rritjen, por, gjithsesi veprime konkrete kërkohen në mënyrë që të implementohen këto ide.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës së Këshillit të BE-së, Presidenca Lituaneze e përfaqësuar nga Ministri i Financave Rimantas Šadžius, së bashku me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, përfaqësuan interesat e Bashkimit Europian në mbledhjen e radhës së G20.

Ministri i Financave i Lituanisë Rimantas Šadžius, që drejton Këshillin e ECOFIN, prezantoi eksperiencën e BE-së në përmirësimin e aksesit për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) duke favorizuar në këtë mënyrë financimin e investimeve afatgjata.

“G20, pranon faktin se rimëkëmbja globale ngelet e pabarabartë dhe e brishtë. Në luftën kundër papunësisë, që është një nga sfidat më të mëdha globale, disiplina fiskale duhet gjithashtu të ndiqet nga reforma strukturore, që kontribuon në rritje”,- ka deklaruar Ministri i Financave i Lituanisë, Rimantas Šadžius.

Në këtë fushë vendet kryesore të botës, kanë rënë dakord të mbështesin përmirësimet në klimën e investimit, për të simuluar investimin si të sektorit privat, po ashtu dhe të atij publik për infrastrukturën dhe NVM-të, si edhe për përmirësimin e proceseve dhe transparencës të projekteve investuese.

Financimi për investim është një nga temat aktuale në axhendën e Bashkimit Europian. Në mbledhjen informale të ECOFIN-it, që u zhvillua në Vilnus në shtator, Ministrat e Financave të BE-së shkëmbyen pikëpamje mbi opsionet e rrezikut të ndarjes së instrumenteve inovativ të siguruara nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Iniciativa synon të ndihmojë NVM-të, duke siguruar institucionet financiare (bankat) me rrezikun e ndarjes së instrumenteve- nëpërmjet garancive ose sigurimit. Ministrat arritën një marrëveshje informale dhe do t’i rikthehen kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme të ECOFIN-it në Luksemburg.

“Pavarësisht faktit se NVM-të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, ato shpesh përballen me mungesën e burimeve të kreditit. Kjo është pengesa për rritjen dhe në këtë mënyrë, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar këto ndërmarrje. Unë besoj se risku i ndarjes së instrumenteve i propozuar nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve, do të promovojë aksesin për mbështetje financiare për SME-s dhe rezultatet do të sjellin investime në ekonomi, duke përfshirë dhe krijimin e vendeve të punës”,- tha Ministri i Financave të Lituanisë, drejtues i Këshillit të ECOFIN-it.

G20, theksoi gjithashtu urgjencën për të ratifikuar në mënyrë të menjëhershme Kuotën e 2010-s të FMN-së dhe reformën e qeverisjes, që do të rezultojë në përmirësimin e përfaqësimit të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim dhe do të rrisë legjitimitetin e FMN-së.

G20 përbëhet nga 20 vende anëtare, përfshirë edhe BE-në. Këto vende sigurojnë thuajse 90% të GDP-së globale, mbulojnë rreth 80% të tregtisë botërore dhe përbëjnë dy të tretat e popullatës botërore. Vendet që i përkasin G20 janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Itali, Japoni, Meksikë, Republika e Afrikës së Jugut, Rusia, Arabia Saudite, Kore e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./i.t/

 

Bianca Gascoigne stërvitje serioze në plazh

article-0-18ADF3E700000578-755_634x544Ndërkohë që shumica e njerëzve do kishin një pamje të dëshpëruar teksa provonin ‘goditjen e një kamzhiku’ duke kryer një stërvitje të vështirë, Bianca Gascoigne ka një buzëqeshje të përhershme në fytyrë. Personaliteti televiziv Gasciogne është fotografuar teksa kryente një stërvitje për mbajtjen e trupit në formë në plazhet e East Sussex.

 

 

 

 

 

 

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

 

 

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

Bianca Gascoigne
Bianca Gascoigne

 

 

 

 

 

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 të plagosur

aksidentNjë aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, tip “Fiat” dhe “Benz”, kanë mbetur të plagosur shoferi i makinës “Fiat”, Tom Nika, 55 vjeç, dhe pasagjeri që udhëtonte me të, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Nga burimet e policisë, mësohet se 55-vjeçari Nika është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të dhënat paraprake të policisë, rezulton se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga makina tip “Fiat”.

Rama letër Bashës, Idrizit, Mediut dhe Ndokës

edi-rama-sotKryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama u ka drejtuar sot një letër kryetarëve të partive të opozitës, ku u kërkon konsensusin për ligjin e “Nënpunësit Civil”.

Rama ka shkruar se është i gatshëm që t’i takojë ata drejtpërdrejt për të zgjidhur këtë ngërç.

Më poshtë paraqitet letra e plotë e kryeministrit.

Drejtuar: Z. Lulzim Basha; Z. Shpëtim Idrizi; Z. Fatmir Mediu; Z. Leonard Ndoka

 Të nderuar drejtues të opozitës,

 Dua t’ju rishpreh përmes kësaj letre, vullnetin e 23 qershorit, për dialog të vazhdueshëm dhe jam gati të takohem me Ju drejtpërdrejt, lidhur me ligjin 152/2013 “ Për Nëpunësin Civil”.

” Shumica parlamentare dhe qeveria e re e Republikës së Shqipërisë kanë vetëm një synim: ta bëjnë të zbatueshëm ligjin në fjalë që jo vetëm sipas nesh, por edhe sipas asistencës teknike evropiane, është i pazbatueshëm në mungesë të akteve nënligjore të domosdoshme.

Ne kemi zgjedhur rrugën e aktit normativ, si atë më të përshtatshmen.  Nga ana Juaj, s’kemi arritur të dëgjojmë ende asnjë alternativë tjetër që e zgjidh më mirë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore, por jemi të hapur t’Ju dëgjojmë deri në fund për një zgjidhje përtej konsensusit kushtetues.

 Ja pse, për të dëgjuar çdo argument të opozitës dhe ballafaquar me Ju qetësisht, arsyet e shumicës parlamentare për të shtyrë me një akt normativ efektet e Ligjit “Për Nëpunësin Civil”, u’a lë ju të zgjidhni ditën e hëne, të martë apo të mërkurë për një takim mes nesh – nëse natyrisht kjo ftesë përputhet me dëshirat e me interesat Tuaja.

Ne kemi marrë një zotim, të cilit do t’i qëndrojmë deri në fund: me ne në qeverisje, opozitës s’do t’i mungojë në asnjë prej hapësirave për të luajtur rolin e vet dhe asnjë prej mundësive për dialog mes të barabartësh me Qeverinë.

Me respekt,

Edi Rama

FOTO REPORTAZH/ Zvicerianët ironizojnë gjendjen skandaloze të “Qemal Stafës”: Mirësevini në një botë tjetër

stadMediat zviceriane nuk kanë lënë pa raportuar gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet Sstadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

“Mirësevini në një botë tjetër”, shkruan “Le Matin”, duke publikuar disa foto turpëruese nga stadiumi ynë kombëtar.

“Nëse stadiumi i përmbush standardet ndërkombëtare, kjo është një pyetje tjetër...”, vijon gazeta, duke paraqitur stolat e pisët dhe të vjetër të stadiumit, teksa shumë prej tyre mungojnë, shtyllën e ndriçimit, e cila është gati të bjerë, kabujt e korentit që gjenden ngado etj. Për fat nuk kanë hyrë në dhomat e zhveshjes…

 

 

Progres raporti për Shqipërinë

83

Nga Ernest Bunguri

Top Channel siguroi raportin e progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që publikohet më 16 tetor. 

Në pjesën e Kriterit Politik vlerësohen me nota pozitive zgjedhjet, situata politike, miratimi i disa ligjeve kyçe, si dhe plotësimi i detyrimeve të nevojshme për përfitimin e statusit kandidat.

“Në përgjithësi, zgjedhjet shënuan progres të prekshëm në krahasim me praktikat e mëparshme, duke plotësuar kështu prioritetin kyç për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Funksionimi i Parlamentit u përmirësua. Shqipëria duhet të përqëndrojë përpjekjet e saj në një proces më gjithpërfshirës konsultimesh dhe në forcimin e rolit mbikqyrës

Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të depolitizuar administratën publike, për të garantuar vazhdimësinë, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar meritokracinë në emërime, ngritje në detyre apo shkarkime

Progres raporti i KE-se

të Parlamentit. Është e rëndësishme që bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës të mirëfunksionojë për të ofruar një bazë të fortë për reforma të mëtejshme”, thuhet në raport.

Reformat politike dhe ato të integrimit kanë vijuar, sipas raportit, nga Qeveria e vjetër në periudhën para dhe pas zgjedhjeve, si dhe nga Qeveria e re pas marrjes së detyrës në shtator.

“Zbatimi i planit të rishikuar të veprimit për trajtimin e prioriteteve kyçe të opinionit vijoi, megjithëse me një ritëm të ngadaltë. Qeveria e re duhet të përqëndrohet menjëherë në forcimin e buxhetimit dhe planifikimit strategjik dhe në përmirësimin e koordinimit në nivelin qendror dhe lokal”, thuhet më tej.

Pasi vëren miratimin e Aktit Normativ të qeverisë Rama, për shmangien e vakumit ligjor me hyrjen në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil, raporti vlerëson edhe progresin në fushën e administratës publike, një nga 12 prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit të vitit 2010.

“Në përgjithësi është shënuar progres në reformën për administratën publike dhe një hap madhor i ndërmarrë në këtë prioritet kyç ishte miratimi i Ligjit për Shërbimin Civil.Përpjekje të mëtejshme nevojiten për të depolitizuar administratën publike, për të garantuar vazhdimësinë, për të luftuar korrupsionin, për të forcuar meritokracinë në emërime, ngritje në detyre apo shkarkime, dhe për të rritur efikasitetin dhe qendrueshmërinë financiare të saj”, vijohet në raport.

Sipas raportit edhe Strategjia për reformën në drejtësi, një tjetër prioritet kyç i Opinionit, është duke u zbatuar, ndërsa vlerësohet miratimi i Ligjit për Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, trajtimi i të ndaluarve në qendrat e paraburgimit është një tjetër detyrim që merr nota pozitive.

“Ndjekja e rekomandimeve të bëra nga Avokati i Popullit u përmirësua. Përshembull, shumica e rekomandimeve mbi keqtrajtimin në qendrat e paraburgimit, një prej çështjeve të prioriteteve kyçe, u trajtua nga burgjet dhe nga Policia e Shtetit”, thuhet më tej.

Në raportin e një viti më parë Komisioni dilte në përfundimin se Shqipëria kishte plotësuar 4 nga 12 prioritetet kyçe të Opinionit: funksionimi i Parlamentit; miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar; ndryshimi i Kodit Zgjedhor; emërimi i Avokatit të Popullit dhe procesi i dëgjimit dhe votimit të kandidaturave në institucionet kyçe. Ndërsa dy prioritete të tjera vlerësoheshin atëkohë drejt përmbushjes: reforma e administratës publike dhe përmirësimi i trajtimit të të ndaluarve.

Një vit më vonë, me përfundimet e mësipërme dhe ato në disa fusha të tjera të rëndësishme, Komisioni duket se konfirmon progresin e mjaftueshëm të vendit për rekomandimin pa kushte të dhënies së statusit kandidat.

 

Mbyllet raundi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë, mbi Procesin e Aderimit të Bosnjë Hercegovinës në BE

europaBA_2013100118134401_bigPërfaqësuesit e Komisionit Europian dhe liderët politikë dhe institucional të Bosnjë Hercegovinës, përmbyllën dje ne Bruksel, raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit të BH në BE.

Ndonëse perspektiva evropiane e BH ngelet e tillë, problemet e shfaqura si në rastin e mosaplikimit në jurisprudencën kombëtare të vendimit nga GJEDNJ mbi çështjen Sejdic-Finci;  mosplotësimi i angazhimeve të BH, në disa fusha konkrete; vënia në dyshim e metodologjisë së zgjedhur nga ana e BE-së në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe Protokollit të Ndërmjetëm, ngelen problematika kryesore e mos avancimit të mëtejshëm të Bosnjë Hercegovinës drejt BE-së. Kjo situatë së shpejti, do të fillojë të përkthehet dhe në bllokimin e fondeve që priten të akordohen, në kuadrin e instrumentave të ndihmës së para aderimit, IPA që vlerësohen në rreth 47 milione euro.

Pikat përmbledhëse, që u konkluduan nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, njëkohësisht edhe Kryesuesi i mbledhjes Stefan Fyle, janë si më poshtë :

  1. Perspektiva e Bosnjë Hercegovinës, për tu bërë shtet anëtar i BE-së, ngelet e tillë. Takimi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit, që u përmbyll sot (10.10.2013 )  rikonfirmon angazhimin e fortë e të vazhdueshëm të BE-së, ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe popullit të saj. Në këtë këndvështrim, Dialogu i Nivelit të Lartë është një forum i nevojshëm, që do të vazhdojë punën e tij.
  2. Reflektimet dhe konsultat e sotme mbi çështjen Sejdic-Finci, mekanizmin e koordinimit dhe adaptimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk sollën rezultate përfundimtare. Drejtuesit kryesorë politikë dhe drejtuesit e autoriteteve shtetërore dhe niveleve të etniteteve të Bosnjë Hercegovinës, ranë dakord të vazhdojnë në rrugën europiane. Konsultimet ndërmjet drejtuesve kryesorë politikë dhe BE-së, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët e ardhshme, dhe modele të vlefshme do të diskutohen në vazhdim.
  3. Angazhimet e ndërmarra nga liderët politikë dhe institucionet e BH në Udhërrëfyesin e qershorit 2012, dhe së fundmi në deklaratën e nënshkruar më 1 tetor, nuk janë plotësuar. Të dy dokumentet ngelen të vlefshëm dhe liderët kanë detyrë t’i konkretizojnë këto angazhime.
  4. Mungesa e një marrëveshje për një zgjidhje mbi çështjen Sejdić-Finci, bllokon rrugën e aderimit të BH dhe e bën të vështirë justifikimin e akordimit të vazhdueshëm të fondeve të para-aderimit. Si pasojë, procedura për reduktimin e programit fillestar IPA 2013 për BH me 54% d.m.th për 47 milion euro, do të fillojë më 11 tetor. Nëse, një zgjidhje mund të arrihet në ditët në vijim, procedura mund të ndalojë.
  5. Pavarësisht disa progreseve mbi mekanizmin e koordinimit në mbledhjen e sotme, zgjidhja përfundimtare, akoma nuk është arritur. Derisa një mekanizëm efektiv koordinimi mbi çështjet e BE-së, të vendoset, programimi IPA (2014-2020) nuk mund të nisë. Çdo vit vonesë  në programim, rezulton në humbje substanciale të parave të akorduara, të cilat ndryshe, do të ishin të vlefshme për vendin.
  6. Komisioni Europian shpreh keqardhje, që BH po refuzon metodologjinë e mirë përpiluar të adaptimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit/ Protokollit të Marrëveshjes së Ndërmjetme. Komisioni do të hapë një proces konsultimi zyrtar me BH, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Ndërmjetëm do të thirret së shpejti. Komisioni do të konsultohet me Shtete Anëtare mbi mënyrën e reagimit.
  7. Komisioni Europian ngelet i angazhuar të vazhdojë thjeshtësimin e përpjekjeve të liderëve politikë për të gjetur zgjidhje për çështjen Sejdić-Finci dhe beson se, një marrëveshje mund të arrihet, me kusht që të ekzistojë një vullnet politik i mjaftueshëm për kompromis ndërmjet forcave kryesore politike. /i.t/