Mbyllet raundi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë, mbi Procesin e Aderimit të Bosnjë Hercegovinës në BE

47

europaBA_2013100118134401_bigPërfaqësuesit e Komisionit Europian dhe liderët politikë dhe institucional të Bosnjë Hercegovinës, përmbyllën dje ne Bruksel, raundin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit të BH në BE.

Ndonëse perspektiva evropiane e BH ngelet e tillë, problemet e shfaqura si në rastin e mosaplikimit në jurisprudencën kombëtare të vendimit nga GJEDNJ mbi çështjen Sejdic-Finci;  mosplotësimi i angazhimeve të BH, në disa fusha konkrete; vënia në dyshim e metodologjisë së zgjedhur nga ana e BE-së në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe Protokollit të Ndërmjetëm, ngelen problematika kryesore e mos avancimit të mëtejshëm të Bosnjë Hercegovinës drejt BE-së. Kjo situatë së shpejti, do të fillojë të përkthehet dhe në bllokimin e fondeve që priten të akordohen, në kuadrin e instrumentave të ndihmës së para aderimit, IPA që vlerësohen në rreth 47 milione euro.

Pikat përmbledhëse, që u konkluduan nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, njëkohësisht edhe Kryesuesi i mbledhjes Stefan Fyle, janë si më poshtë :

  1. Perspektiva e Bosnjë Hercegovinës, për tu bërë shtet anëtar i BE-së, ngelet e tillë. Takimi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë për Procesin e Aderimit, që u përmbyll sot (10.10.2013 )  rikonfirmon angazhimin e fortë e të vazhdueshëm të BE-së, ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe popullit të saj. Në këtë këndvështrim, Dialogu i Nivelit të Lartë është një forum i nevojshëm, që do të vazhdojë punën e tij.
  2. Reflektimet dhe konsultat e sotme mbi çështjen Sejdic-Finci, mekanizmin e koordinimit dhe adaptimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, nuk sollën rezultate përfundimtare. Drejtuesit kryesorë politikë dhe drejtuesit e autoriteteve shtetërore dhe niveleve të etniteteve të Bosnjë Hercegovinës, ranë dakord të vazhdojnë në rrugën europiane. Konsultimet ndërmjet drejtuesve kryesorë politikë dhe BE-së, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët e ardhshme, dhe modele të vlefshme do të diskutohen në vazhdim.
  3. Angazhimet e ndërmarra nga liderët politikë dhe institucionet e BH në Udhërrëfyesin e qershorit 2012, dhe së fundmi në deklaratën e nënshkruar më 1 tetor, nuk janë plotësuar. Të dy dokumentet ngelen të vlefshëm dhe liderët kanë detyrë t’i konkretizojnë këto angazhime.
  4. Mungesa e një marrëveshje për një zgjidhje mbi çështjen Sejdić-Finci, bllokon rrugën e aderimit të BH dhe e bën të vështirë justifikimin e akordimit të vazhdueshëm të fondeve të para-aderimit. Si pasojë, procedura për reduktimin e programit fillestar IPA 2013 për BH me 54% d.m.th për 47 milion euro, do të fillojë më 11 tetor. Nëse, një zgjidhje mund të arrihet në ditët në vijim, procedura mund të ndalojë.
  5. Pavarësisht disa progreseve mbi mekanizmin e koordinimit në mbledhjen e sotme, zgjidhja përfundimtare, akoma nuk është arritur. Derisa një mekanizëm efektiv koordinimi mbi çështjet e BE-së, të vendoset, programimi IPA (2014-2020) nuk mund të nisë. Çdo vit vonesë  në programim, rezulton në humbje substanciale të parave të akorduara, të cilat ndryshe, do të ishin të vlefshme për vendin.
  6. Komisioni Europian shpreh keqardhje, që BH po refuzon metodologjinë e mirë përpiluar të adaptimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit/ Protokollit të Marrëveshjes së Ndërmjetme. Komisioni do të hapë një proces konsultimi zyrtar me BH, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Ndërmjetëm do të thirret së shpejti. Komisioni do të konsultohet me Shtete Anëtare mbi mënyrën e reagimit.
  7. Komisioni Europian ngelet i angazhuar të vazhdojë thjeshtësimin e përpjekjeve të liderëve politikë për të gjetur zgjidhje për çështjen Sejdić-Finci dhe beson se, një marrëveshje mund të arrihet, me kusht që të ekzistojë një vullnet politik i mjaftueshëm për kompromis ndërmjet forcave kryesore politike. /i.t/