G20: masa për përmirësimin e rritjes ekonomike dhe zbatim të ideve ne terren

47

1551_8f4863e820dffdbfb808c068c459a0c4Ekonomia globale, stabiliteti financiar dhe financimi i investimeve kanë përbërë elementët bazë gjatë takimit të Ministrave të Financës së G20-s dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore, i cili u mbajt në Uashington DC, më 10-11 tetor. Ministrat e Financave dhe Guvernatorët ranë dakord, se ekzistojnë shumë ide për të promovuar rritjen, por, gjithsesi veprime konkrete kërkohen në mënyrë që të implementohen këto ide.

Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës së Këshillit të BE-së, Presidenca Lituaneze e përfaqësuar nga Ministri i Financave Rimantas Šadžius, së bashku me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, përfaqësuan interesat e Bashkimit Europian në mbledhjen e radhës së G20.

Ministri i Financave i Lituanisë Rimantas Šadžius, që drejton Këshillin e ECOFIN, prezantoi eksperiencën e BE-së në përmirësimin e aksesit për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) duke favorizuar në këtë mënyrë financimin e investimeve afatgjata.

G20, pranon faktin se rimëkëmbja globale ngelet e pabarabartë dhe e brishtë. Në luftën kundër papunësisë, që është një nga sfidat më të mëdha globale, disiplina fiskale duhet gjithashtu të ndiqet nga reforma strukturore, që kontribuon në rritje”,- ka deklaruar Ministri i Financave i Lituanisë, Rimantas Šadžius.

Në këtë fushë vendet kryesore të botës, kanë rënë dakord të mbështesin përmirësimet në klimën e investimit, për të simuluar investimin si të sektorit privat, po ashtu dhe të atij publik për infrastrukturën dhe NVM-të, si edhe për përmirësimin e proceseve dhe transparencës të projekteve investuese.

Financimi për investim është një nga temat aktuale në axhendën e Bashkimit Europian. Në mbledhjen informale të ECOFIN-it, që u zhvillua në Vilnus në shtator, Ministrat e Financave të BE-së shkëmbyen pikëpamje mbi opsionet e rrezikut të ndarjes së instrumenteve inovativ të siguruara nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve. Iniciativa synon të ndihmojë NVM-të, duke siguruar institucionet financiare (bankat) me rrezikun e ndarjes së instrumenteve- nëpërmjet garancive ose sigurimit. Ministrat arritën një marrëveshje informale dhe do t’i rikthehen kësaj çështje në mbledhjen e javës së ardhshme të ECOFIN-it në Luksemburg.

Pavarësisht faktit se NVM-të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, ato shpesh përballen me mungesën e burimeve të kreditit. Kjo është pengesa për rritjen dhe në këtë mënyrë, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar këto ndërmarrje. Unë besoj se risku i ndarjes së instrumenteve i propozuar nga Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve, do të promovojë aksesin për mbështetje financiare për SME-s dhe rezultatet do të sjellin investime në ekonomi, duke përfshirë dhe krijimin e vendeve të punës”,- tha Ministri i Financave të Lituanisë, drejtues i Këshillit të ECOFIN-it.

G20, theksoi gjithashtu urgjencën për të ratifikuar në mënyrë të menjëhershme Kuotën e 2010-s të FMN-së dhe reformën e qeverisjes, që do të rezultojë në përmirësimin e përfaqësimit të tregjeve në zhvillim dhe vendeve në zhvillim dhe do të rrisë legjitimitetin e FMN-së.

G20 përbëhet nga 20 vende anëtare, përfshirë edhe BE-në. Këto vende sigurojnë thuajse 90% të GDP-së globale, mbulojnë rreth 80% të tregtisë botërore dhe përbëjnë dy të tretat e popullatës botërore. Vendet që i përkasin G20 janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Itali, Japoni, Meksikë, Republika e Afrikës së Jugut, Rusia, Arabia Saudite, Kore e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./i.t/